• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, August 12, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Dedë Pashko Bruçaj, djaloshi trim nga Bzheta që vuajti nën tortura pasi nuk tregoi takimet me diversantët dhe bëri 21 vjet në burgjet e Enver Hoxhës

Dedë Pashko Bruçaj, djaloshi trim nga Bzheta që vuajti nën tortura pasi nuk tregoi takimet me diversantët dhe bëri 21 vjet në burgjet e Enver Hoxhës
Dedë Pashko Bruçaj, djaloshi trim nga Bzheta që vuajti nën tortura pasi nuk tregoi takimet me diversantët dhe bëri 21 vjet në burgjet e Enver Hoxhës
“Si u arratisëm nga burgu i Burrelit në ’67-ën”/ Historia e panjohur e Adem Allçit, kampionit të boksit dhe nipit të Shefqet Peçit, që mbeti në tela i …
Dedë Pashko Bruçaj, djaloshi trim nga Bzheta që vuajti nën tortura pasi nuk tregoi takimet me diversantët dhe bëri 21 vjet në burgjet e Enver Hoxhës
0
Shares
2.3k
VIEWS

Nga Caf Jonuz Çulaj

Memorie.al/ Bzheta, asht fshat malor e bën pjesë në Shkrel, rreth 40 km. nga Shkodra. Toka asht e pakët dhe pa ujë, ndërsa uji i pijshëm merret larg. Banorët e saj merren kryesisht me blegtori. Një nga familjet e këtij fshati që duheshin të ushqeheshin nga prodhimi, ishte ajo e Pashko Bruçajt. Njerëz shumë e pronë pak. Shtatë fëmijët që duhesh të ushqeheshin nga prodhimi që mund të jepnin 3 dynymët e tokës mbi ujë, që kishte e pak kokë bagëti të imta.

Djali i tij i madh ishte Deda. Pashkoja e shihte se si rritej e sikur i thonte: “Hë, de, rritu ma shpejt, që të më ndihmosh në punë”. Fjala ishte që të sigurohej buka, se për të tjerat sikur ishte “herët” me pretendue.

Deda mori vetëm arsim fillor, pasi ai 7-vjeçar u realizue ma vonë në fshatin e tij. Por ani se mësimet e tjera që do t’i duheshin në jetë i mori nga i ati, sikurse ndodh zakonisht në vende të thella malore.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në majin e 1958-ës, Gjykata e Lartë e deklaroi Rrok Gerën të pafajshëm dhe ai nuk e besoi, kur i thanë të dilte nga burgu i Burrelit, pasi…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut

“Në Gjyqin Special, në fjalën e tij të fundit pas dhënies së dënimit, Rrok Gera tha: qysh prej 7 prillit 1939 e deri në korrik ‘44, nuk jam marrë me…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut

Në vitin 1956 Deda, u kthye nga ushtria, e cila e kishte burnue edhe ma shumë. Në një jetë kolektive njeriu mëson shumë. E tillë asht ushtria, i tillë asht edhe burgu.

Ishte bë kolektivizimi i fshatit, të ardhurat në lekë e në prodhime, qenë shumë të vogla. Vërtetë fshati ishte i vorfën, por kësisoj vorfnie nuk ishte provue. Ishte vorfni kolektive e njerëzit sikur u mësuan me të.

Burimi i arsyeshëm jetese ishte punësimi në punë shteti (ndërmarrje pyjore, tregti, ndërtim etj.) por kjo ishte pronë e disa njerëzve të zgjedhur.

Brenda kooperativës bujqësore, puna në nxjerrjen e lëndës drusore ishte ma e leverdishmja. Arriti të punojë në këtë sektor. Çdo ditë me sëpatën në krah i ngjitej pyllit, me një strajcë të vogël me bukën e misrit e pak ushqim. Zakonisht ulej rranxë një ahu e në hijen e tij hante atë ç’ka kishte në strajcë.

Një ditë ai pa tek ulej nga një shteg mali një burrë i veshur me rroba ushtarake, por pa grada e pa yllin me pesë cepa në kapele. Në krah kishte një automatik e në brez një pistoletë. Deda kishte kryer ushtrinë e i njihte armët që kishte ushtria shqiptare. Armët e personit që po i afrohej qenë disi ndryshe.

-A je burrë – tha i ardhuri

Sipas zakonit, Deda i’u përgjigj:

-Të paçim, brre burrë!

I dhanë dorën njeni – tjetrit dhe u ulën. Deda i afroi ushqimin që kishte para, e i ardhuri u shtrue si të ishte në shtëpi të vet e hëngri plot shije, dukej se ishte i uritur.

Mandej biseda vazhdoi, mysafiri e pyeti Dedën se i kujt ishte, e kur e morri vesh se ishte djali i Pashko Bruçajt, u ngrit në këmbë e i tha se kishin lidhje farefisnore, duke u prezantue:

-Unë jam Zef Marku.

Deda u befasua, ai kishte dëgjuar që ai ishte arratisë me kohë, se hynte e dilte e se plumbi nuk e kapte. Zefi i tha se jetonte në Podgoricë të Malit të Zi, e se misioni i tij ishte, që të shpejtonte rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipni. I tregoi edhe odisenë e kalimit sa herë të kufirit e përpjekjet që kishte bë me Sigurimin e Shtetit.

Biseduam gjanë e gjatë, sidomos për situatën ndërkombëtare që si dukej, si mbas Zefit, në Konferencën e nivelit të naltë të Fuqive të Mëdha që do të zhvillohej në Paris, do të diskutohej edhe për Shqipërinë. Shpresat pra, sipas Zefit, qenë të mëdha edhe për të ardhmen e popullit shqiptar.

Vendosën të takoheshin herë mbas here. Zefi do të sillte trakte e Deda do t’i shpërndante. Gjithashtu do të mblidhte edhe të dhëna me karakter ushtarak e ekonomik dhe kështu vepruan për disa vite.

Viti 1960 do të mblidheshin në Moskë 81 parti komuniste e punëtore, ku edhe Shqipnia do të përfaqësohej. Shumëkush shpresonte se kursi i ndjekur nga PPSH-ja do të ndryshonte dhe marrëdhëniet me Perëndimin do të zbuteshin, e kushedi edhe gjendja ekonomike e popullit do të përmirësohej. Por nuk ndodhi kështu, pasi Enver Hoxha, shkëputi lidhjet me Bashkimin Sovjetik e u lidh me Kinën. Kursi shqiptar nuk ndryshoi e shpresat u zbehën.

Pikërisht në këtë kohë Deda arrestohet dhe nga hetuesia quhet “peshk i madh”. Mirëpo Deda, nuk foli, nuk nxori asgjë pavarësisht torturave dhe ndërrimit të hetuesve. Edhe pse sollën dëshmitarë të shumtë, Deda nuk u dorëzua.

Në ditën e gjyqit, askush nuk e njohu prej shpërfytyrimit të tij nga torturat e shumta. Prokurori kërkoi dënimin kapital, por gjykata e “zbutun” e dënoi me 25 vite heqje lirie.

Fillon tashmë kalvari me burgje e kampe të ndryshme dhe pjesën më të madhe të dënimit e vuajti, në Burgun e Burrelit, për të cilin thuhej: “Burrel – hyn e nuk del”.

Trajtimi këtu ishte mjaft i egër, gjithçka me pakicë, buka, uji, gjanësia e shtratit. Me shumicë ishin vuajtjet, keqtrajtimet, dhuna, tortura psikologjike. Aty ai u njoh me shumë njerëz, ku shumica ishin me kulturë të gjanë.

Ata u banë profesorët e tij. Dijet erdhën në rritje. Ai u formue kështu intelektualisht, duke u bë mësues për të burgosurit e rinj që ishin nën nivelin e tij.

Mbasi plotësoi 19 vjet burg lirohet. Do të mjaftonin 19 minuta për të marrë vesh se ç’ishte ky burg. Nuk qe e thanë që të çmallej me familjen e tij në vendlindje, mbasi internohet në Belsh të Elbasanit ku e caktuan me punue në kooperativën bujqësore të atij fshati. Pesë vjet të tjera i izoluem nga bota.

Mungesa e ushqimit, dhuna fizike dhe psikike, e banë punën e vet. Nuk mungoi edhe Sigurimi i Shtetit që vazhdonte me e ndjek e survejue në çdo hap. Vjen edhe internimi. Kryen edhe internimin, por prap nuk lejohet që të shkojë në vendlindje.

Në moshën 51 vjeç, vdes.

Të drejtën për ta pa fshatin e tij të dashtun e fitoi mbas vdekjes, pra me sy të mbyllun, kur u varros, më 1986./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni: "Me rastin e vizitës së Hrushovit në Shqipni, në ‘Pallatin e Brigadave’ kjenë thirre edhe përfaqsuesit e komuniteteve fetare dhe kur Enveri i tha…”

Next Post

Kalendari Historik 18 Maj

Artikuj të ngjashëm

“Ministri Rrok Gera u tregua shumë i përzemërt me mua, ai ka një arsimim të shkëlqyer në Financë dhe Ekonomi në Universitetin e Vjenës…”/ Relacioni i ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, në ’36-ën
Personazh

“Në majin e 1958-ës, Gjykata e Lartë e deklaroi Rrok Gerën të pafajshëm dhe ai nuk e besoi, kur i thanë të dilte nga burgu i Burrelit, pasi…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut

July 26, 2022
“Në Gjyqin Special, në fjalën e tij të fundit pas dhënies së dënimit, Rrok Gera tha: qysh prej 7 prillit 1939 e deri në korrik ‘44, nuk jam marrë me…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut
Personazh

“Në Gjyqin Special, në fjalën e tij të fundit pas dhënies së dënimit, Rrok Gera tha: qysh prej 7 prillit 1939 e deri në korrik ‘44, nuk jam marrë me…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut

July 25, 2022
“Rrok Gera, u diplomua në Vienë dhe shërbeu si ekonomist, diplomat, jurist, politikan, ministër, etj., deri…” / Historia e panjohur e pinjollit të familjes aristokrate të Shkodrës, që vuajti në burgun e Burrelit
Personazh

“Rrok Gera u caktua si i dërguar i Shqipërisë në Berlin, por ai nuk e mori këtë detyrë, pasi u emërua në krye të Financave ne qeverinë e…”/ Historia e panjohur e ministrit të Zogut

July 24, 2022
“Në emër të qeverisë shqiptare, në ’36-ën, ministri Rrok Gera, nënshkroi me ‘Banco di Napoli’ marrëveshjen e huas për zgjerimin e Portit të Durrësit dhe …”/ Historia e panjohur e ministrit të Zogut
Personazh

“Rrok Gera pranoi postin e kreut të Financave në qeverinë e kryesuar nga Fiqri Dine në ‘44-ën, vetëm pasi regjenti Mehdi Frashëri, i’a bëri…”/ Historia e panjohur e ministrit të Zogut

July 23, 2022
“Dr. Hubert Neuwirth, në librin e tij ‘Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri (1939-1944)’, e rendit Rrok Gerën, krahas figurave, si; Konica, Mehdi e Mithat Frashëri, Abaz Kupi etj.,…”/ Historia e panjohur e 7’prillit ‘39
Personazh

“Dr. Hubert Neuwirth, në librin e tij ‘Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri (1939-1944)’, e rendit Rrok Gerën, krahas figurave, si; Konica, Mehdi e Mithat Frashëri, Abaz Kupi etj.,…”/ Historia e panjohur e 7’prillit ‘39

July 22, 2022
“Porositë që më dha ambasada shqiptare në Romë në ‘74-ën dhe takimet me Nesti Nasen në New York, ku personelin e misionit në OKB, unë e…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit
Personazh

“Përveç rezistencës së armatosur, gazetat më të mëdha të botës, në shkrimet e tyre, i’u kushtuan vënd edhe grupit negociator, me në krye Rrok Gerën, i cili…”/ Historia e panjohur e 7’prillit 1939

July 21, 2022
Next Post
Maj

Kalendari Historik 18 Maj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!