• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Krushqit e Lirisë

Dedë Pashko Bruçaj, djaloshi trim nga Bzheta që vuajti nën tortura pasi nuk tregoi takimet me diversantët dhe bëri 21 vjet në burgjet e Enver Hoxhës

Dedë Pashko Bruçaj, djaloshi trim nga Bzheta që vuajti nën tortura pasi nuk tregoi takimet me diversantët dhe bëri 21 vjet në burgjet e Enver Hoxhës
Dedë Pashko Bruçaj, djaloshi trim nga Bzheta që vuajti nën tortura pasi nuk tregoi takimet me diversantët dhe bëri 21 vjet në burgjet e Enver Hoxhës
Dedë Pashko Bruçaj, djaloshi trim nga Bzheta që vuajti nën tortura pasi nuk tregoi takimet me diversantët dhe bëri 21 vjet në burgjet e Enver Hoxhës

Nga Caf Jonuz Çulaj

Pjesa e shtatë

Memorie.al/ Bzheta, asht fshat malor e bën pjesë në Shkrel, rreth 40 km. nga Shkodra. Toka asht e pakët dhe pa ujë, ndërsa uji i pijshëm merret larg. Banorët e saj merren kryesisht me blegtori. Një nga familjet e këtij fshati që duheshin të ushqeheshin nga prodhimi, ishte ajo e Pashko Bruçajt. Njerëz shumë e pronë pak. Shtatë fëmijët që duhesh të ushqeheshin nga prodhimi që mund të jepnin 3 dynymët e tokës mbi ujë, që kishte e pak kokë bagëti të imta.

Djali i tij i madh ishte Deda. Pashkoja e shihte se si rritej e sikur i thonte: “Hë, de, rritu ma shpejt, që të më ndihmosh në punë”. Fjala ishte që të sigurohej buka, se për të tjerat sikur ishte “herët” me pretendue.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur familja e gjeneral Bekteshit ishin në Berat, Sigurimi u vuri bashkëpunëtoren e tij, ‘Nerënxa’, dikur shoqe klase me Verën, por edhe me mua, te ‘11 Janari’, e cila…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Spartak Ngjela, shoku im i fëmijërisë, që në vitet ’60-të, fliste kundër Enver Hoxhës, thoshte gjëra të frikshme dhe kur në maj ’73, unë i tregova për revoltën e Spaçit, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Deda mori vetëm arsim fillor, pasi ai 7-vjeçar u realizue ma vonë në fshatin e tij. Por ani se mësimet e tjera që do t’i duheshin në jetë i mori nga i ati, sikurse ndodh zakonisht në vende të thella malore.

Në vitin 1956 Deda, u kthye nga ushtria, e cila e kishte burnue edhe ma shumë. Në një jetë kolektive njeriu mëson shumë. E tillë asht ushtria, i tillë asht edhe burgu.

Ishte bë kolektivizimi i fshatit, të ardhurat në lekë e në prodhime, qenë shumë të vogla. Vërtetë fshati ishte i vorfën, por kësisoj vorfnie nuk ishte provue. Ishte vorfni kolektive e njerëzit sikur u mësuan me të.

Burimi i arsyeshëm jetese ishte punësimi në punë shteti (ndërmarrje pyjore, tregti, ndërtim etj.) por kjo ishte pronë e disa njerëzve të zgjedhur.

Brenda kooperativës bujqësore, puna në nxjerrjen e lëndës drusore ishte ma e leverdishmja. Arriti të punojë në këtë sektor. Çdo ditë me sëpatën në krah i ngjitej pyllit, me një strajcë të vogël me bukën e misrit e pak ushqim. Zakonisht ulej rranxë një ahu e në hijen e tij hante atë ç’ka kishte në strajcë.

Një ditë ai pa tek ulej nga një shteg mali një burrë i veshur me rroba ushtarake, por pa grada e pa yllin me pesë cepa në kapele. Në krah kishte një automatik e në brez një pistoletë. Deda kishte kryer ushtrinë e i njihte armët që kishte ushtria shqiptare. Armët e personit që po i afrohej qenë disi ndryshe.

-A je burrë – tha i ardhuri

Sipas zakonit, Deda i’u përgjigj:

-Të paçim, brre burrë!

I dhanë dorën njeni – tjetrit dhe u ulën. Deda i afroi ushqimin që kishte para, e i ardhuri u shtrue si të ishte në shtëpi të vet e hëngri plot shije, dukej se ishte i uritur.

Mandej biseda vazhdoi, mysafiri e pyeti Dedën se i kujt ishte, e kur e morri vesh se ishte djali i Pashko Bruçajt, u ngrit në këmbë e i tha se kishin lidhje farefisnore, duke u prezantue:

-Unë jam Zef Marku.

Deda u befasua, ai kishte dëgjuar që ai ishte arratisë me kohë, se hynte e dilte e se plumbi nuk e kapte. Zefi i tha se jetonte në Podgoricë të Malit të Zi, e se misioni i tij ishte, që të shpejtonte rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipni. I tregoi edhe odisenë e kalimit sa herë të kufirit e përpjekjet që kishte bë me Sigurimin e Shtetit.

Biseduam gjanë e gjatë, sidomos për situatën ndërkombëtare që si dukej, si mbas Zefit, në Konferencën e nivelit të naltë të Fuqive të Mëdha që do të zhvillohej në Paris, do të diskutohej edhe për Shqipërinë. Shpresat pra, sipas Zefit, qenë të mëdha edhe për të ardhmen e popullit shqiptar.

Vendosën të takoheshin herë mbas here. Zefi do të sillte trakte e Deda do t’i shpërndante. Gjithashtu do të mblidhte edhe të dhëna me karakter ushtarak e ekonomik dhe kështu vepruan për disa vite.

Viti 1960 do të mblidheshin në Moskë 81 parti komuniste e punëtore, ku edhe Shqipnia do të përfaqësohej. Shumëkush shpresonte se kursi i ndjekur nga PPSH-ja do të ndryshonte dhe marrëdhëniet me Perëndimin do të zbuteshin, e kushedi edhe gjendja ekonomike e popullit do të përmirësohej. Por nuk ndodhi kështu, pasi Enver Hoxha, shkëputi lidhjet me Bashkimin Sovjetik e u lidh me Kinën. Kursi shqiptar nuk ndryshoi e shpresat u zbehën.

Pikërisht në këtë kohë Deda arrestohet dhe nga hetuesia quhet “peshk i madh”. Mirëpo Deda, nuk foli, nuk nxori asgjë pavarësisht torturave dhe ndërrimit të hetuesve. Edhe pse sollën dëshmitarë të shumtë, Deda nuk u dorëzua.

Në ditën e gjyqit, askush nuk e njohu prej shpërfytyrimit të tij nga torturat e shumta. Prokurori kërkoi dënimin kapital, por gjykata e “zbutun” e dënoi me 25 vite heqje lirie.

Fillon tashmë kalvari me burgje e kampe të ndryshme dhe pjesën më të madhe të dënimit e vuajti, në Burgun e Burrelit, për të cilin thuhej: “Burrel – hyn e nuk del”.

Trajtimi këtu ishte mjaft i egër, gjithçka me pakicë, buka, uji, gjanësia e shtratit. Me shumicë ishin vuajtjet, keqtrajtimet, dhuna, tortura psikologjike. Aty ai u njoh me shumë njerëz, ku shumica ishin me kulturë të gjanë.

Ata u banë profesorët e tij. Dijet erdhën në rritje. Ai u formue kështu intelektualisht, duke u bë mësues për të burgosurit e rinj që ishin nën nivelin e tij.

Mbasi plotësoi 19 vjet burg lirohet. Do të mjaftonin 19 minuta për të marrë vesh se ç’ishte ky burg. Nuk qe e thanë që të çmallej me familjen e tij në vendlindje, mbasi internohet në Belsh të Elbasanit ku e caktuan me punue në kooperativën bujqësore të atij fshati. Pesë vjet të tjera i izoluem nga bota.

Mungesa e ushqimit, dhuna fizike dhe psikike, e banë punën e vet. Nuk mungoi edhe Sigurimi i Shtetit që vazhdonte me e ndjek e survejue në çdo hap. Vjen edhe internimi. Kryen edhe internimin, por prap nuk lejohet që të shkojë në vendlindje.

Në moshën 51 vjeç, vdes.

Të drejtën për ta pa fshatin e tij të dashtun e fitoi mbas vdekjes, pra me sy të mbyllun, kur u varros, më 1986./Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni: "Me rastin e vizitës së Hrushovit në Shqipni, në ‘Pallatin e Brigadave’ kjenë thirre edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe kur Enveri i tha…”

Next Post

Kalendari Historik 18 Maj

Artikuj të ngjashëm

“Në fund të atij takimi disa minutash me kryetarin e Gjykatës së Lartë, aty në Shtëpinë e Pritjes në Berat, para se të ndaheshim, ai më tha;….”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti
Kujtime

“Kur familja e gjeneral Bekteshit ishin në Berat, Sigurimi u vuri bashkëpunëtoren e tij, ‘Nerënxa’, dikur shoqe klase me Verën, por edhe me mua, te ‘11 Janari’, e cila…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 25, 2026
“Spartak Ngjela, shoku im i fëmijërisë, që në vitet ’60-të, fliste kundër Enver Hoxhës, thoshte gjëra të frikshme dhe kur në maj ’73, unë i tregova për revoltën e Spaçit, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
Kujtime

“Spartak Ngjela, shoku im i fëmijërisë, që në vitet ’60-të, fliste kundër Enver Hoxhës, thoshte gjëra të frikshme dhe kur në maj ’73, unë i tregova për revoltën e Spaçit, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 25, 2026
“Hektor Peçi, më ka treguar se kur shërbente si mjek i Enver Hoxhës, e njoftuan të shkonte në burgun e Burrelit dhe kur hyri në qeli, pa të shtrirë në…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së
Kujtime

“Hektor Peçi, më ka treguar se kur shërbente si mjek i Enver Hoxhës, e njoftuan të shkonte në burgun e Burrelit dhe kur hyri në qeli, pa të shtrirë në…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

March 25, 2026
“Ndryshe nga sa deklaroi Enver Hoxha në kongresin e 8-të në nëntor ’81, inxhinieri amerikan, Cox, madje i afërt i presidentit Nikson, kishte montuar në Ballsh një….”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së
Kujtime

“Ndryshe nga sa deklaroi Enver Hoxha në kongresin e 8-të në nëntor ’81, inxhinieri amerikan, Cox, madje i afërt i presidentit Nikson, kishte montuar në Ballsh një….”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

March 25, 2026
“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm
Kujtime

“Në raportin e Xhemal Bejto Fasllisë, flitej për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, ku kishte marrë pjesë edhe Hajdari, pasi Q. Lleshi, akuzohej për vrasjen e Qemal Stafës…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 25, 2026
Raporti sekret i Mine Gurit për Komitetin Qendror: Ja kuadrot e Sigurimit të Shtetit që janë të implikuar në akte imoraliteti dhe…
Kujtime

“Zylyftar Ramizi në kampin e Sarandës, takoi Hasan Bashën, mjekun e njohur të Ballshit, i dënuar me grupin që lavdëronin Mehmet Shehun pas vdekjes, të cilit…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 25, 2026
Next Post
Maj

Kalendari Historik 18 Maj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme