• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, May 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Ç’farë më tha para vetëvrasjes Llazi Serbo dhe çfarë shkruante ai në letrën testament…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të ngushtë të aktorit të famshëm, që kishte idhull Bekim Fehmiun dhe e “imitoi” atë…!

Nga Bardhyl R Berberi

Memorie.al / I tërë qyteti i Korçës ngriu, kur mori vesh lajmin se në orët e para të mëngjesit, “Artisti i Merituar”, Llazi Sërbo, me gati 100 role në skenën e teatrit dhe kinematografisë, ishte gjetur i vet-vrarë me një armë gjahu nga aktori dhe miku i tij, Andrea Pepi. Aktori Llazi Sërbo, prej shumë vitesh jetonte i vetmuar në një shtëpi dykatëshe në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës. Si çdo mëngjes kur kalonte pranë shtëpisë së tij, aktori Andrea Pepi, kthehej në mëngjes dhe e përshëndeste, por kur ka hyrë në një nga dhomat e shtëpisë, e ka gjetur të shtrirë përtokë nën një vragë të gjatë gjaku, mikun e tij Llazi Sërbo. Menjëherë ka njoftuar policinë e Korçës, e cila ka kryer ekspertizën e ngjarjes.

Sipas grupit hetimor, aktori i mirënjohur Llazi Sërbo, “është vet-vrarë me një armë gjahu”, të cilën e mbante me leje, pasi ishte anëtar i Shoqatës së Gjuetarëve. Policia ka gjetur në shtëpinë e tij dy testamente, si dhe paratë e varrimit dhe një sasi të konsiderueshme lekësh, që ia linte mbesës së tij, ndërsa shtëpinë e tij dykatëshe në lagjen nr.1 të Korçës, ai shkruante në testament, se ua kish lënë miqve të tij aktorë. Sipas burimeve policore, aktori i mirënjohur, Llazi Sërbo, vuante nga një depresion prej shumë vitesh, madje edhe kurohej. Ndonëse kanë kaluar disa vjet, miku i tij më i ngushtë, piktori Thoma Angjeli, tregon detaje të veçanta.

Miqtë rrëfejnë

Gjithashtu mund të lexoni

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

Miqtë rrëfejnë se për gati dy vjet e gjysmë, nuk kishte dalë fare nga shtëpia dhe i vetmi person që hynte për ta vizituar, ka qenë piktori Thoma Angjele, me të cilin ka pasur një miqësi më shumë se 40-vjeçare. Ndonëse tepër i tronditur, piktori Thomaq Angjele, ka rrëfyer të pathëna rreth jetës së mikut të tij dhe për intimitete të veçanta…!

Kemi qëndruar në një kafene dhe Thomai apo Maqo, siç i thërriste Llazi, thotë se që nga fundi i muajit gusht, jetonte me një ankth në shpirt. Kjo për shkak se pak ditë pas vetëvrasjes së Bekim Fehmiut, Llazi i kishte thënë Thoma Angjeles:

– “E more vesh? Bekim Fehmiu vrau veten. E pse të jetojë njeriu, kur i përmbush misionet e tij në jetë? Edhe unë, Maqo, – i kishte thënë Llazi, – dua një vdekje të veçantë, si të Bekim Fehmiut. Nuk dua që të hiqem zvarrë si zvarranik”, – tregonte Maqua.

“Ishte adhurues i Bekim Fehmiut. Atë e kishte si idhull në jetë. Duke qeshur, më dha të kuptoja se ai do t’i jepte fund jetës, ashtu si Bekim Fehmiu, me vetëvrasje.

– Je në vete?! – i thashë. – Ti je ende i ri dhe energjik, skena dhe filmi kanë nevojë për ty…”!

Takimet me Lasgush Poradecin

E pyesim Maqon, si janë njohur me Sërbon dhe ai thotë se e ka njohur mikun e tij; “që në kohën kur ai sapo kishte mbaruar Liceun dhe u emërua si mësues vizatimi për dy vjet në qytetin e Pogradecit. Në studion ku unë punoja, vinte çdo ditë Lasgush Poradeci. Llazi vinte në studion time dhe me shumë respekt komunikonte me Lasgushin. Për hir të së vërtetës, edhe Lasgushi e afronte Llazin, madje edhe bisedonin të dy…”!

Piktori Angjele e kujton Llazi Sërbon, si një djalë energjik. “Pasi mbaroi studimet e larta, ai u fejua me një mjeke, vajzë e shkëlqyer, por që pas disa muaj fejese u ndanë…! Ajo i qëndroi tek koka 6 muaj kur ai theu këmbën…”!

Miku i aktorit, ndërsa përmend temperamentin e veçantë të Serbos, kujton se ai, pikërisht për këtë veti tërhoqi shumë regjisorë, të cilët i dhanë role kryesore në filma, si tek ata artistikë: “Operacione zjarri”, “Gracka”, “Asgjë nuk harrohet”, “I treti”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi” etj.

“Në vitet ’70-të, Llazi pati një hov në filma artistikë. Në të gjithë filmat që përmenda, ai luante role kryesore. Pati sukses të jashtëzakonshëm në atë kohë me dramën “Njollat e murrme” të Minush Jeros”. Miku artist i Sërbos, kujton se tek aktori, shenjat e para të depresionit, u shfaqën që në vitin 1996. “Nuk kënaqej më me asgjë. Shprehte dëshira që shpesh ishin absurde, madje edhe të parealizuara. Për shembull, kur e takoje Sërbon, donte që të rrije gjithë kohën me atë, pa u shkëputur”.

Depresioni

Më pas depresioni i përshkallëzohet dhe aktori mbyllet në shtëpi për dy vjet e gjysmë. “Qëndroi në një dhomë të errët dhe nuk pranonte njeri. Aty futesha vetëm unë…! Nuk donte të hante. Pinte vetëm ujë. Vetëm rrallë mund të hante edhe ndonjë kos. U dobësua. Më pas, duke e parë në këtë gjendje filluam që t’i japim lëng mishi. Më tha: ‘Më kanë bërë magji dhe magjinë e kam tek ora e dorës. Merre orën time dhe do ta hedhësh thellë në liqenin e Pogradecit’. Më pas thërriste: ‘Ja hijet në mur! Më ndjekin mua”. I ishin krijuar halucinacione dhe i dukej në murin e dhomës ku qëndronte shtrirë, sikur një hije e ndiqte nga pas”, – rrëfen piktori, mik i Llazi Sërbos. Ai pohon se; “vetëm pas dy vjet e gjysmë; arritëm që ta nxjerrim nga dhoma ku ishte futur. I morëm mjekim dhe sikur u qetësua”.

Piktori kujton një episod, që e lidhte Llazi Sërbon me fillime të shkollimit të tij, kur studionte skulpturë në Lice. “Më vjen një ditë me skulptorin e njohur, Vladimir Kaçaku, i cili ishte nga miqtë e afërt të tij dhe më thotë: ‘Maqo, vetëm ti e di se sa e kam dashur Lasgushin. Kemi vendosur që t’i bëjmë një bust këtij gjeniu bashkë me Ladin. Dhe me marrëveshje të kryetarit të Bashkisë së asaj kohe në Pogradec, Bashkim Myrtezait, realizuan një monument të Lasgush Poradecit, jo për ta vendosur në shesh, por ta vendosnin kur të bëhej muzeu i Lasgushit.

Por monumenti u realizua me një teknikë tjetër moderne dhe në trupin e Lasgushit, ishte vendosur një orë, një çelës, një qiri, një dragua dhe disa figura të tjera. Monumenti, ndonëse u realizua dhe ata morën nga Bashkia 10 milionë lekë, u kritikua shumë dhe nuk u vendos gjëkundi dhe sot ndodhet në një magazinë të pallatit të kulturës i dëmtuar”.

Piktori Thoma Angjele tregon se kohë më pas, aktori Sërbo u përmirësua mjaft. Ai kujton edhe se si e festuan 50-vjetorin e lindjes së aktorit, tek ish-kampi i punëtorëve në Korçë, e ku kishin ardhur miqtë e tij të afërm; Viktor Gjika, Timo Flloko, Mario Ashiku, Guljem Radoja etj., të cilët i donte shumë.

Kujtimi i fundit

Piktori, ndërsa ngashëren për humbjen e mikut të shtrenjtë, ndalon një çast dhe kujton një tjetër episod me aktorin Sërbo, ku ai sërish përmend vdekjen. E trishton shumë ky kujtim i fundit dhe ndjen sikur është në faj. Duhej ta kish kuptuar se miku i tij, nuk bënte shaka me vdekjen…!

“Sa herë takoheshim, përsëriste të njëjtën sentencë: Maqo, vetmia e vret njeriun më tepër se plumbi…! Para disa kohësh po shëtisnim buzë liqenit, pasi Llazi u kthye nga Amerika, ku shkoi për varrimin e vëllait të tij, që ndërroi jetë atje. Ndërsa shëtisnim, qëndroi para një vile buzë liqenit dhe më thotë: ‘Dua që ta blej këtë shtëpi dhe kur të vdes, të më varrosni në oborrin e kësaj vile. Dua që të varrosem në Pogradec, më pëlqen të prehem këtu buzë liqenit…’. Unë i thosha me ton më të ashpër: “Lëri këto marrëzira!. Por ai, e kishte seriozisht”! Memorie.al

Marrë nga gazeta “Pogradeci”

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar...”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

Next Post

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, - siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. - së, ku nji i dënuar nga Berati...”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Artikuj të ngjashëm

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja

May 27, 2025
“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi
Art & Kulture

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

May 17, 2025
“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

May 1, 2025
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

April 25, 2025
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Në kongresin e shkrimtarëve në Korçë, në nëntor ‘73, në prani të Ramizit dhe Nexhmijes, Kadareja guxoi e tha; Fishta është konservatori më i madh i letërsisë shqipe…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

April 17, 2025
“Im at, shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’,  por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ e, pas gjyqit politik në Komitetin Qendror, kolegu i babait, vrau veten…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar
Art & Kulture

“Pamfleti i Vehbi Skënderit, ku kritikohej Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, nuk u botua, kryeredaktori i ‘Zëri i Popullit’ ja dorëzoj Manush Myftiut, i cili…”/ Historia e trishtë e poetit që u dënua, duke punuar si hamall!

March 31, 2025
Next Post
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, - siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. - së, ku nji i dënuar nga Berati...”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!