• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Beqiri me Petrit Dumen, kishin kontradikta të thella për mënyrën se si drejtohej ushtria, por Enveri edhe pse i dinte ato, jo vetëm nuk i sheshoi, por…”/ Refleksionet e gjeneralit të njohur

“Enveri, Mehmeti dhe Beqiri, nuk njihnin artin ushtarak, pasi s’kishin bërë shkolla ushtarake dhe si rezultat, ata gabuan rëndë edhe me bunkerizimin…”/ Refleksionet e gjeneralit të njohur
“Enveri, Mehmeti dhe Beqiri, nuk njihnin artin ushtarak, pasi s’kishin bërë shkolla ushtarake dhe si rezultat, ata gabuan rëndë edhe me bunkerizimin…”/ Refleksionet e gjeneralit të njohur
“Oficeri N. K. i repartit 9181 në Tiranë, është shumë i rrezikshëm, sepse tha kur të bëhet luftë, të parin do vras …”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për ushtarakët
“Im atë, pasi i bëri Mbretit Zog fotot e dasmës dhe Enverit foton e parë, në dhjetor ‘45, më pas morri Sulo Gradecin dhe ja mësoi profesionin…”/Dëshmia e fotografit të njohur
Raportet e panjohura të Enver Hoxhës me Josif Broz Titon, Partinë Komuniste Shqiptare dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare
Kombinacionet e Sigurimit për “vdekjet aksidentale” të Sali Ormënit, Zenel Islamit dhe Myslym Ketës dhe dëshmitë e panjohura për…
Dëshmia e rrallë: “Të kërkojmë Kosovën, është megalomani, sepse do bëhemi si Mustafa Kruja, i cili…”/ Trakti i panjohur që hedh dritë mbi ‘Marrëveshjen e Mukjes’ shtator ‘43

Nga Admirina Peçi                                 

Pjesa e dytë

                                   -Një libër për veprimtarinë kriminale të Hoxhës…!-

Memorie.al / Në librin e tij “Prapaskenat kobzeza të Enver Hoxhës”, botim i vitit 2008, gjeneral-major Ernest Jakova, i bën një skaner gjithë veprimtarisë kriminale të diktatorit Enver Hoxha, si gjatë viteve të Luftës dhe më pas, me instalimin prej tij të një prej diktaturave më të ashpra. Për periudhën e pasluftës, autori ndalet kryesisht e analizon gjendjen në Ushtri dhe prapaskenat në Ministrinë e Mbrojtjes. Libri i tij, si një dëshmitar i afërt në shumë ngjarje të prekura, vlen si një reference e vlefshme për studiuesit, ndërsa për lexuesit, vlen ta rikthejmë vëmendjen tek ky libër sidomos këto kohë, kur po artikulohen mendime për një rehabilitim të figurës së Enver Hoxhës…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Pasi analizon në tre kapituj të librit, shumë teza që trajtojnë prapaskenat tij në drejtimin e Partisë Komuniste, por edhe të Luftës ndaj okupatorëve nazifashistë, e më tej instalimin e metodave më të egra të diktaturës dhe prapaskenave me grupet armiqësore në ushtri, gjeneral-major Ernest Jakova, shtron në librin e tij, 17 pyetje dhe përgjigje që shumëkush mund ti ketë artikuluar këto tre dekada pas rrëzimit të komunizmit. Dhe në fund të 17 pyetjeve, ai sjell një epilog për çështjen që trajton të përmbledhur në 6 konkluzione.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

8.  Z. Jakova, Enver Hoxha ishte trim apo frikacak?

Për t’i dhënë përgjigje të plotë e të saktë kësaj pyetjeje, më parë duhet të japim disa përkufizime: çfarë është frika? Çfarë është trimëria? Dhe, cila është lidhja midis tyre? “Frika te njeriu është një turbullirë e fortë shpirtërore, para një rreziku real apo imagjinar”.

Kurse; “Trimëria është aftësia e njeriut për të mposhtur frikën”. Sa më shumë aftësi për të mposhtur frikën ka njeriu, aq më trim është ai. Pra, shkalla e trimërisë në raport me frikën te njerëzit, është e ndryshme.

Por, ka edhe njerëz të tillë të rrallë, që nuk kanë fare aftësi për të mposhtur frikën dhe këta tërë jetën, mbeten frikacakë. Po japim disa shembuj: ndër komandantët trima të njësive të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, më të dalluar të tillë, ishin; Mehmet Shehu, komandant i Brigadës së Parë Sulmuese dhe Petrit Dume, komandant i batalionit “Hakmarrja” etj.

Gjithashtu ndër atentatorët e shumtë, më trimat e trimave, kanë qenë Kajo Karafili dhe Myslym Keta. Këta më shumë, ishin bërë tmerr për armikun okupator dhe tradhtarët e vendit.

Kurse, Enver Hoxha, që ishte Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, si pa arsim ushtarak të lartë dhe pa përvojë, që kishte nevojë të drejtonte në luftë herë njërën njësi e herë tjetrën, për t’u aftësuar në drejtimin e luftimeve, betejave dhe operacioneve, asnjëherë nuk e bëri këtë, as në rastet kur kjo ishte nevojë e domosdoshme.

Më kujtohet kur një natë dimri me shi të hollë të dhjetorit 1943, Brigada e Tretë Sulmuese, duke marshuar në afërsi të fshatit Shmil, të Çermenikës së Zezë, takohet me kolonën e vogël me kafshë të Enver Hoxhës, që vinte përballë.

Ai nuk e shfrytëzoi rastin, për të drejtuar brigadën në luftë kundër armikut, që kërkonte situata, por menjëherë u largua me kolonën e tij, në drejtim të maleve të Martaneshit, ku qëndroi i fshehur gjatë gjithë atij dimri.

Grupi i tij përbëhej nga 20 veta, 10 prej të cilëve ishin partizanë për roje. Në përbërje të grupit me të, kishte qenë edhe Muhamer Spahiu, i cili më ka thënë tekstualisht: “Të gjithë mbanin qëndrim si në luftë. Kishim dalë partizanë me armë në dorë vullnetarisht për të luftuar armikun. I vetmi që kishte frikë aq shumë sa nuk e fshihte dot, ishte Enver Hoxha”.

Një frikë edhe më e madhe e llahtarshme, e kishte kapur Enver Hoxhën kur Shqipëria u prish me Bashkimin Sovjetik, më 1960.

Siç kemi thënë më sipër, duke e ndjerë veten fajtor për krimet e rënda që kishte bërë në Shqipëri, në kohën e Stalinit dhe duke e parë veten të zbuluar, pa mbrojtje të sigurt, si më parë dhe në rrezik për t’u eliminuar nga një lloj “puçi ushtarak”, që ai mendonte s’mund t’i vinte nga kuadrot kryesore ushtarake të ushtrisë, të cilat ai i ka konsideruar kundërshtare të tij dhe si të tilla, kishte vendosur t’i eliminonte.

Kësaj radhe, rreziku që i kanosej Enver Hoxhës nga puçi ushtarak ishte vetëm imagjinar, në mendjen e tij, sepse veprime ushtarake për të kryer puç ushtarak, nuk kishte dhe nga hetimet e gjykimet e shumta që i ishin bërë të pandehurve, kuadro të ushtrisë, nuk kishte dalë asgjë për të.

Ai ishte i sajuar nga vetë Enver Hoxha, për të justifikuar eliminimin e tyre. Dhe kjo është hera e dytë, që ai trembej kaq shumë, që tregon se Enver Hoxha nuk kishte fare aftësi për të mposhtur frikën dhe tërë jetën kishte mbetur frikacak. Një frikacak i madh, por me përgjegjësi tepër të larta: kryetar partie, kryetar shteti dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë.

I fshehur pas këtyre dhe duke u mbështetur fort në forcën e madhe të partisë, Enver Hoxha, me rrugë shtetërore kishte likuiduar të gjithë ata që ai, si frikacak që ishte, mendonte se vinin në rrezik jetën dhe interesat e tij personale.

Kurse me dorën e vet, një frikacak i tillë, nuk guxon të therë e të bëjë me gjak, as edhe një zog pule. Një rrufjan politik frikacak, mashtrues e i pabesë, kriminel e tradhtar, me fytyrë njeriu e ndjenja kafshe.

9. Përse Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, Enver Hoxha, gjatë tre vjetëve luftë, nuk u bë ushtarak i kualifikuar?

Së pari, sepse ai ishte pa arsim ushtarak dhe nga natyra ishte frikacak dhe pa aftësi për të mposhtur frikën, dhe rrjedhimisht nuk ishte marrë me drejtimin e luftës.

Së dyti, sepse mësuesi dhe komandanti i tij, Miladin Popoviçi, nuk i mësoi asgjë ushtarake atij, duke e parë se ushtria gjermane, e kishte të humbur luftën dhe do të largohej nga Shqipëria.

Ka mundësi që të ishte edhe ai pa arsim ushtarak. Ai ishte i preokupuar për dy çështje kryesore: që Partia Komuniste Shqiptare, të ishte gjithnjë e më shumë pro jugosllave dhe që lufta për çlirimin e Shqipërisë, të drejtohej vetëm nga PKSH-ja, (pa “Ballin Kombëtar” dhe “Legalitetin”), se vetëm kështu mund të realizoheshin interesat jugosllave në Shqipëri.

Në këto kushte, drejtimi i luftës për çlirimin e Shqipërisë në tërësi dhe i operacioneve strategjike në veçanti, është bërë praktikisht, nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, major Spiro Mojsiu, bashkë me komandantët e Korparmatave: Mehmet Shehu, Dali Ndreu, Tuk Jakova, Tahir Kadareja etj., të cilët me aftësi të larta drejtuese dhe me veprime luftarake të guximshme heroike, e çuan luftën deri në fitore në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Karakteristikë në luftën partizane është se detyrat luftarake, njësive u vihen në forma direktive (jo urdhri) për një kohë të gjatë, që kërkojnë niciativë të gjerë dhe liri të madhe veprimi në realizimin e detyrave.

10. Përse kuadrot kryesore ushtarake të ushtrisë nuk bënë puç ushtarak kundër Enver Hoxhës, kur ai e priste atë?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, më parë duhet të themi se çfarë është puçi ushtarak dhe cili ishte qëndrimi i kuadrove të Ushtrisë dhe ai i Enver Hoxhës?

“Puç ushtarak” është përmbysja e një qeverie të ligjshme, me prerje në besë, nga njerëz të vetë asaj, me veprime dhune të befasishme në kohë të shkurtër dhe marrja e pushtetit. Si i tillë, puçi ushtarak është i dënueshëm ligjërisht dhe njerëzit që e kryejnë atë, janë të pabesë, kriminelë dhe tradhtarë. Për këtë arsye, puç ushtarak në Shqipëri, nuk ka pasur asnjëherë. Prandaj, edhe në rastin e kuadrove të Ushtrisë, nuk mund të kishte.

Qëndrimi i kuadrove të Ushtrisë, ka qenë si vijon: ata vazhdonin të mbanin qëndrim gjithnjë me atdhetari më të lartë dhe njëkohësisht me partishmëri të lartë, të cilat po i demonstronin në punën e tyre të përkushtuar që bënin, për t’i bërë ballë me heroizëm një agresioni të mundshëm nga ana e Bashkimit Sovjetik dhe kjo ishte më se e drejtë.

Ndërsa, Enver Hoxha me kuadrot e partisë, të pushtetit dhe të Sigurimit të Shtetit, të zhytur në krime dhe tradhti të shumta, kishin kohë që kishin degjeneruar dhe e ndjenin veten fajtorë pa rrugëdalje, aq shumë, sa Enver Hoxha priste puç ushtarak nga kuadrot e Ushtrisë, se ishin të pastër e pa krime. Dhe ky qëndrim i tij, ishte tepër i padrejtë.

Likuidimi i kuadrove të Ushtrisë nga Enver Hoxha, si i vetmi element i shëndoshë që kishte mbetur, shënon fundin e PPSH-së, të cilën Enver Hoxha, e ka lënë tërësisht të degjeneruar. Enveristët e sotëm që drejtojnë partitë e majta dhe pjesërisht ato të djathta, janë elementi më i degjeneruar i saj, ku më të degjeneruarit, janë ata me përgjegjësi më të larta.

Prandaj nga këta, nuk mund të pritet asgjë e mirë për Shqipërinë. Enveristët e mbrojnë Enverin, për të mbrojtur veten e tyre, për të mohuar e fshehur krimet dhe tradhtitë e shumta që kanë bërë bashkë me të. Të majtët e sotëm, mashtrojnë kur deklarojnë se kanë hequr dorë nga “lufta e klasave”, sepse po hoqe dorë nga lufta e klasave, ke hequr dorë njëkohësisht nga qenia i majtë.

11. Enver Hoxha, kishte disa parime të veçanta personale?

Vënia e interesave jugosllave e sovjetike dhe e të tijave vetjake mbi çdo gjë.

2) Përvetësimi i punëve të mira të të tjerëve dhe i lavdisë së tyre, sepse ato duhet t’i përkasin vetëm atij.

3) Të gjithë ata që ishin më të shquar dhe trima të vërtetë, ai i konsideronte rrezik për të, i mbante në evidencë dhe i likuidonte.

4) Të gjitha krimet që ai bënte, ia atribuonte partisë: “E bëri Partia” dhe ajo ishte e pagabueshme, duke fshehur pas saj veten e tij.

5) Kuadrot kryesore, i detyronte të firmosnin një deklaratë, se ishin dakord me masën me pushkatim, për personat e rëndësishëm të partisë.

6) Diktaturën komuniste, e paraqiste si regjimin shoqëror më demokratik.

7) Nxiste dhe përkrahte nismat për paraqitjen revolucionare të jetës së vendit dhe dhënien e dekoratës “Hero i Punës Socialiste”.

8) Traditat e larta të shqiptarit, si; trimëria, burrëria, besa, bujaria, mikpritja etj., që janë krenaria e popullit shqiptar, i zëvendësoi me edukimin e veseve më të këqija të edukatës njerëzore, siç janë frika, pabesia, hakmarrja, mëria, dhuna, krimi dhe tradhtia etj.

9) Eliminoi patriotizmin, dashurinë për atdheun, flamurin e familjen dhe i zëvendësoi ato me shfaqjen e dashurisë e, besnikërisë karshi Enverit e Partisë.

10) Dështimet e herëpashershme të paevitueshme në ekonomi, ai i kthente në arritje, duke zhvilluar gjyqe në parti e në shtet, kundër disa kuadrove të partisë, me akuzën: armik sabotues, agjent e poli-agjent e pushkatuar dhe duke e paraqitur veten çdo herë vigjilent e shpëtimtar të Shqipërisë.

11) Fajet ua hidhte të tjerëve. Kështu bëri me Ymer Dishnicën në Mukje, me Liri Gegën në Berat, me Koçi Xoxen në Plenumin e 11-të e në Kongresin e Parë të Partisë.

12) Drejtonte personalisht Sigurimin e Shtetit, për të ruajtur veten e tij, nga të papriturat. E quante atë: “Arma heroike e Sigurimit, besnike e Partisë”.

13) Arma e tij personale, e pamëshirshme, ishte prapaskena kobzezë kombinuar me autoritetin e partisë dhe të tijin diktatorial.

12. Cilat ishin mosmarrëveshjet midis Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes?

Midis Beqir Ballukut, ministër i Mbrojtjes dhe Petrit Dumes, Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ka pasur mosmarrëveshje të theksuara, lidhur me kryerjen e detyrave të tyre funksionale, që vinin: 1) nga niveli i ndryshëm i përgatitjes ushtarake të tyre; 2) nga shkathtësia e ndryshme e tyre, në kryerjen e detyrave.

Beqir Balluku, ishte pa arsim të lartë ushtarak, me intelekt mediokër dhe i ngadaltë në punë. Kurse Petrit Dume, kishte kryer dy akademi të larta ushtarake (“Frunze” dhe “Voroshillov”) në Bashkimin Sovjetik, pra, me dije të larta ushtarake, me nuhatje e intuitë të zhvilluar, tepër dinamik në punë dhe me kërkesë të lartë në zbatimin e detyrave, qëndronte në lartësinë e kërkesave të kohës.

I tillë, dinamik e kërkues, ai kishte qenë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ku ishte dalluar për rezultate të larta në drejtimin e luftimeve. Pra, shumë më lart se Beqir Balluku.

Kështu, ndërsa kryerja e detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për Petrit Dumen, ishte një kënaqësi, kryerja e detyrës së ministrit të Mbrojtjes, për Beqir Ballukun, ishte një torturë, të cilës ai i qe nënshtruar. Petrit Dume, ankohej se Beqir Balluku, e pengonte në kryerjen e detyrave të tij funksionale dhe kjo ishte e vërtetë.

Beqir Balluku, ankohej se Petrit Dume, po i merrte kompetencat e ministrit të Mbrojtjes. Pra, Petrit Dume, ishte plotësisht kompetent për detyrën e tij funksionale, kurse Beqir Balluku, nuk ishte plotësisht.

Megjithëse kjo anomali dhe këto kontradikta, midis Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes, njiheshin me hollësi nga Enver Hoxha, ai kurrë nuk i normalizoi, por i nxiti për t’i përdorur edhe ato, për justifikimin e eliminimit të tyre dhe të kuadrove kryesorë ushtarakë të Ushtrisë.

13. Përse për bëmat e Enver Hoxhës, nuk flitej më parë?

(Kjo pyetje bëhet në formë akuze nga enveristët). Dijet dhe bindjet te njeriu, nuk janë të njëjta pa ndryshim, gjatë gjithë jetës së tij. Por ndërsa dijet, rriten me ndryshim të ngadalshëm, pa ndërprerje, ndryshimi i bindjeve, është shumë i rrallë dhe bëhet me hope.

Si shembull konkret, këtu kemi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, për kalimin nga bindjet socialiste komuniste, në bindjet demokratike kapitaliste. Në këtë ndryshim të bindjeve u përfshi edhe vendi ynë. Ky ndryshim i bindjeve në këtë rast, është progresiv dhe i domosdoshëm.

Ai ka ndodhur jo më parë, por vetëm në kohën kur u përmbys diktatura komuniste. Këtu, pretendimi i enveristëve, për t’i ndenjur besnik Enver Hoxhës dhe komunizmit, është krejt i padrejtë dhe pa kuptim.

Për sa i përket krimeve dhe tradhtive të Enver Hoxhës, kuadrot e Ushtrisë, duke mos marrë pjesë në to, nuk kanë qenë në dijeni të plotë të tyre dhe përgjegjësia këtu është morale, kurse për enveristët, është penale.

Kulti i individit të Enver Hoxhës në atë kohë, ishte ngritur aq shumë, sa përjashtonte çdo kritikë kundër tij. Në kushtet e atëhershme, nuk mund të veprohej mbi bazën siç mendohet tani, ashtu siç nuk mund të veprohet sot, mbi bazën siç mendohej atëherë, siç bëjnë enveristët./Memorie.al

Marrë nga Shqiptarja.com

                                                Vijon nga numri i ardhshëm 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si u dënuan sportistët shkodranë për shkak të luftës së klasave dhe pezullimet e ekipeve të Klubit ‘Vllaznia’, për aktivitetet...”/ Rrëfimi i rrallë i mjekut sportiv, Dr. Zyhdi Çoba

Next Post

“Që kur ishte sekretar i parë shoku Rrapo Dervishi, i kam thënë se; Perikli Sheti, merr para për operacionet dhe nuk e fusin në burg, pasi...”/ Letra e ish-oficerit të Sigurimit, Hekuran Pobrati, në ’82-in

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
“Që kur ishte sekretar i parë shoku Rrapo Dervishi, i kam thënë se; Perikli Sheti, merr para për operacionet dhe nuk e fusin në burg, pasi…”/ Letra e ish-oficerit të Sigurimit, Hekuran Pobrati, në ’82-in

“Që kur ishte sekretar i parë shoku Rrapo Dervishi, i kam thënë se; Perikli Sheti, merr para për operacionet dhe nuk e fusin në burg, pasi...”/ Letra e ish-oficerit të Sigurimit, Hekuran Pobrati, në ’82-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!