• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Beqir Starova, një i burgosur i vjetër, u shemb në tokë, duke lëshuar britma të llahtarshme dhe pas tij, edhe rreth 25-30 të tjerë, të rrëzuar në oborr…”/ Ngjarja në kampin e Elbasanit, mars ‘67

“Pasi operativi i Sigurimit, tha; Stefan Gjoka, Gjergji Pano, Ylli Nivica dhe Përparim Seferi, në emër të popullit jeni të arrestuar, policët…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit politik!
Memorie.al
“Kolën nga Malësia e Shkodrës, kishte një javë që e kishte zënë galeria dhe komanda s’i tregoi familjes që i erdhi në takim, por kur e nxorëm pas dy javësh…”/ Rrëfimi tronditës për burgun e Spaçit
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
Enveri pas Termetit ne takim
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
“Si e pritëm dhe çfarë ndodhi në Spaç, kur mësuam se kryeministri Mehmet Shehu, kishte bërë vetëvrasje dhe…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit që u arratis në ’85-ën

Nga Agim Musta

Pjesa e njëmbëdhjetë

Memorie.al / Në përvjetorin e katërt të ikjes nga jeta të historianit, studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Agim Musta,  (24 Korrik 2019), ish – i burgosur politik, vajzat e tij Elizabeta dhe Suela, i dhanë të drejtën e ekskluzivitetin për botim, medias online Memorie.al, të një prej botimeve më të spikatura të autorit, siç është ‘Libri i zi i Komunizmit Shqiptar’. Kjo vepër, mban të dhëna, dëshmi, fakte, statistika dhe argumente të shumta e të panjohura për publikun e gjerë, mbi krimet dhe terrorin komunist në Shqipëri, veçanërisht ndaj intelektualëve, në periudhën 1945-1991. Botimi për herët të parë të pjesëve të këtij libri, është dhe realizimi i një prej amaneteve të historianit Agim Musta, i cili, që nga fillimi i vitit 1991 e deri sa ndërroi jetë, për afro tre dekada u angazhua me të gjitha fuqitë e tij, duke punuar për ngritjen e kujtesës kolektive, përmes botimeve me libra dhe publikimeve në shtypin e përditshëm. E gjithë ajo punë voluminoze e z. Agim Musta, e konkretizuar në disa libra, është një kontribut me vlera të mëdha, për zbardhjen e krimeve të regjimit komunistë të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Një pjesë e mirë e botimeve të z. Agim Musta, është e përkthyer dhe në anglisht. Duke falenderuar dy vajzat e të ndjerit Musta, që zgjodhën Memorie.al, për të përkujtuar babanë e tyre, nga sot po fillojmë publikimin pjesë pjesë, të ‘Libri i zi i Komunizmit Shqiptar’.

                                                               Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

                                           -Gjyqet politike të regjimit komunist shqiptar-

                                                                      (1945-1991)

“Pavioni i vdekjes”!

Nuk dihet se kush e kishte quajtur “Pavioni i vdekjes”, pavionin Nr. 3, të Spitalit burg të Tiranës. Me siguri do të kishte qenë ndonjë i burgosur politik ose ordiner, që kishte shpëtuar nga thonjtë e vdekjes, në atë pavion. Një zot e di çfarë i kishin parë sytë, të dënuarit anonim. Çdo muaj, në ‘pavionin e vdekjes’, vinin me dhjetëra të burgosur nga kampet-burgjet, për t’u operuar. Ndërmjet tyre, kishte me plasje stomaku, nefrite, ulçera, hernie, etj., por shumicën e bënin të aksidentuarit në miniera, që punonin në kushte mesjetare. Dyzet mijë të burgosur politikë dhe ordinerë, punonin si skllevër në këto miniera.

Bulqiza, Batra, Spaçi, Qafë-Bari, ishin kthyer në sinonime të Ferrit Danteskt. Postulati, i mongol-çifutit Vladimir Iliç Lenin, që: “Armiqtë dhe keqbërësit, të mbahen në kampe pune, në gjendje gjysmë të uritur”, ishte zbatuar katërcipërisht në Shqipëri.

Salla e operacionit të ‘pavionit të vdekjes’ nuk kishte një, por katër shtretër. Kirurgu i këtij pavioni, Avdi Bala, operonte me një shpejtësi marramendëse. Galerive u duheshin punëtorë skllevër, për të mbajtur në këmbë mekanizmat gërdallë të shtetit diktatorial. Në katër të burgosur që operoheshin, njëri vdiste. Kjo, quhej fitore. Bilanci dilte pozitiv, 75 për qind. Çfarë bëhej me kufomat e fatkeqëve, askush s’e dinte. Flitej, se disa kadavra përdornin si mulazhë dhe disa i eksportonin jashtë shtetit. E vërteta, kurrë s’ka për t’u mësuar.

‘Pavioni i vdekjes’, ka funksionuar rregullisht, për 40 vjet me radhë. Sa janë operuar, sa kanë vdekur, askush s’e di. Kirurgu i Pavionit nr.3, ishte kthyer në legjendë. Të dënuarit e gjithë Shqipërisë, e mbanin në gojë emrin e tij. Ai ishte shndërruar në një Jozef Mengel, i burgjeve dhe i kampeve shqiptare. Dikush nga bllokmenët, propozoi që ai të shkonte në Francë për t’u specializuar në një nga klinikat më me zë të Parisit. Mjeku u nis për Paris. Profesori francez, u tmerrua, kur mjeku shqiptar kreu një operacion me shpejtësi rrufeje.

“Kështu nuk operohen as kafshët” -i tha profesori, Avdi Balës, dhe e ftoi në kabinetin e tij. – “Ju lutem, zotëri kirurg shqiptar! Më thoni, sa pacientë keni operuar brenda një dekade”? “Rreth 3000 mijë vetë” – u përgjigjet me krenari, kirurgu Bala. “Mon die, set inkredibël”! – pëshpëriti francezi duke zgurdulluar sytë. – Zoti Bala – unë brenda dekadës, s’kam operuar më shumë se 300 pacientë. Nuk mund ta konceptoj dot se në ç’kushte keni operuar. Duhet të largoheni menjëherë nga klinika ime. Besoj se më kuptuat”. Avdi Bala, doli nga klinika e profesorit të dëgjuar francez, sikur po dilte nga një ring boksi, pas një ndeshjeje të vështirë. Mori taksinë dhe shkoi në ambasadën shqiptare. Pas dy ditësh la Parisin dhe u kthye në Tiranë. Pavioni i vdekjes, e priti krahëhapur.

Shkatërrimi i trurit

A. Të sëmurët psikikë në burgje dhe në kampe me punë të detyruar

Një nga njollat më të zeza të diktaturës enveriane, është trajtimi mizor i të sëmurëve psikik në hetuesi, gjatë gjykimit, në burgje dhe në spitalet psikiatrike. Sa të sëmurë psikikë janë arrestuar?! Sa janë çmendur në proceset hetimore? Sa të tillë janë dënuar nga gjyqet e diktaturës? Sa të sëmurë psikikë janë pushkatuar? Sa të tillë kanë bërë vetëvrasje? Sa të sëmurë psikikë të burgosur politikë, janë sakatuar ose zhdukur nëpër spitalet psikiatrike të Vlorës, të Tiranës dhe të Elbasanit?!

Askush nuk e di me saktësi këtë numër dhe kurrë nuk ka për t’u mësuar e vërteta. Dora gjakatare e Sigurimit, nuk ndalej për të arrestuar dhe të sëmurë psikikë, të njohur publikisht dhe të trajtuar nëpër klinikat psikiatrike. Më kujtohen:

  1. Xhafer Dema, më 1963, mbasi nxitet nga disa provokatorë në një pijetore të Tiranës, bërtet “Rroftë Zogu”! paçka se Zogu kishte 2 vjet që kishte vdekur. Trajtohet mizorisht në hetuesi dhe dënohet me 8 vjet burgim.
  2. Qemal Gega, doktor veteriner i diplomuar në Francë, 1 vëllai i Liri Gegës, megjithëse i sëmurë psikik dhe në moshën 70-vjeç, arrestohet dhe dënohet 10 vjet për agjitacion e propagandë: Një pjese jo e vogël e të arrestuarve politikê, pësonin trauma psikike gjatë torturave në hetuesi, dhe “gjyqet e popullit”, jashtë çdo norme ligjore, i dënonin këta fatkëqij pa marrë aspak parasysh gjendjen e tyre shëndetësore.
  3. I tillë ishte Petro Rondo nga Himara, i çmendur në hetuesi, më 1965, dhe gjyqi e dënon me 25 vjet burgim. 22 vjet punoi Petroja, në galerat e Spaçit, duke ulërirë si ujk i tërbuar, pa asnjë mjekim, pa asnjë trajtim.
  4. Hajri Pashaj, nga Hekali i Mallakastrës. Babanë ia kishin pushkatuar komunistët dhe ai ishte çmendur në hetuesi, në moshën 20-vjeçare. Gjyqi e dënoi me 20 vjet burgim. Kur u bë Revolta e Spaçit, në maj 1973, dërgohet në Spaç për të shuar revoltën me hekur e me zjarr, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, bashkëfshatar i Hajriut. Në një bisedë kërcënuese me të burgosurit, pas shtypjes së revoltës, Feçori i thotë Hajriut: “Ti je armik. Edhe babanë armik e ke pasur, prandaj, si ç’ia bëmë atij, kështu do të ta bëjmë edhe ty po e luajte bishtin”!

“Mua të më hash m…” – iu përgjigj Hajriu, shumë i zemëruar. Në atë situatë, vetëm një i çmendur mund të merrte guxim për t’ia thënë atë fjalë. Pas kësaj Hajriun e pushkatojnë, bashkë me 3 të burgosur të tjerë, në një humnerë të Spaçit. Me Hajriun kam vuajtur 6 vjet dënim dhe të gjithë e dinin, se ai ishte i sëmurë psikik.

  1. Kujtim Çuni, nga Kukësi, i arratisur me gjithë familjen në Jugosllavi, më 1949, kur ai ishte 2 vjeç. Shkon familjarisht në Australi dhe në moshën 16 vjeç kthehet në Shqipëri i fshehur në hambarët e një trageti italian. Me të mbërritur në tokën e vendlindjes, e arrestojnë dhe e torturojnë derisa çmendet, për t’i marrë pohimin se ishte agjent i CIA-s. Në gjyq nuk flet asnjë fjalë, megjithatë e dënojnë 10 vjet burgim. E bien në kampin e Fushë-Krujës, ku shkatërronte çdo gjë që gjente përpara e sidomos pasqyrat e berberëve. Gardianët e rrihnin për çdo ditë dhe e mbanin të lidhur me pranga. E hoqën nga kampi dhe nuk mësuam asgjë për fatin e tij.
  2. Koço Gjini nga Korça, ish-oficer i Sigurimit. Dërgohet si i “arratisur” në Francë, më 1960, me mision për të vrarë Xhepin, (Sadik Premten). Me të mbërritur në Paris, ndërron mendje dhe nuk e kryen misionin që i kishin ngarkuar “ustallarët”. Sigurimi shqiptar i bën atentat, por shpëton i plagosur rëndë. Shtrohet në një spital të Parisit nga autoritetet franceze dhe me ndërhyrjen e ambasadës, dënohet me 25 vjet burgim. Kishte një trup të madh dhe zë të trashë, si të ariut. Verë e dimër bridhte nëpër kamp zbathur dhe i veshur me zhele. Kishte uri prej ujku dhe hante mbeturinat që hidheshin në plehra. Fliste vazhdimisht me vete, duke përsëritur fjalën; Xhepi, Xhepi, Xhepi!
  3. Aristidh Hasera, nga Dropulli, nxënës i shkëlqyer. Arrestohet në moshën 18 vjeç, çmendet në hetuesi dhe bën vetëvrasje në Spaç, në moshën 23 vjeç.
  4. Fadil Kokomani, vëllai i ish-gjeneralit Muharrem Kokomanit, gazetar durrsak. Dënohet me vdekje, më 1963, për pikëpamjet e tij politike, por nuk ekzekutohet, se pëson traumë psikike gjatë gjykimit. S’i bëhet asnjë trajtim mjekësor dhe detyrohet të punojë me kamxhik mbi kokë, në kampet me punë të detyruar. Me 1978, duke qenë i çmendur, dënohet përsëri me vdekje dhe pushkatohet në Spaç, së bashku me Vangjel Lezhon dhe Xhelal Koprenckën.
  5. Gjok Hoti, nga Bajza e Shkodrës, i sëmurë psikik në Spaç, ri dënohet edhe 10 vjet të tjerë gjatë vuajtjes së dënimit të parë.
  6. Ali Goxhaj, nga Konispoli, ish-sekretar i Komitetit Ekzekutiv, arrestohet si “komplotist” me grupin e Teme Sejkos, më 1960. Nga torturat në hetuesi, pëson traumë psikike. Dërgohet në Spitalin Psikiatrik të Elbasnit dhe mbas 10 vjetësh e nxjerrin nga spitali të pashëruar dhe e dënojnë me 25 vjet burgim. I çmendur, vuan 20 vjet dënim, duke punuar nëpër kampe me punë të detyruar. Sot bredh nëpër Shqipëri, pa pension dhe i pa kuruar.
  7. Nexhdet Dalasi, nga Devolli i Korçës. I çmendur në hetuesi. Dënohet 3 herë me nga 10 vjet burgim, për agjitacion e propagandë, duke qenë i shtruar në Psikiatrinë e Elbasanit.
  8. Nush Huli nga katundi Fushë-Kuqe i Krujës, mësues. Arrestohet në moshën 22 vjeç, më 1960 i akuzuar për përgatitje atentati kundër Mehmet Shehut. Çmendet gjatë hetuesisë, megjithatë dënohet me vdekje. Presidiumi ia kthen dënimin me 25 vjet burgim. E sjellin në burgun e Burrelit, më 1963, mbasi e kishin mbajtur 3 vjet, në Spitalin Psikiatrik të Tiranës.
  9. Mazllëm … (Mbiemri nuk më kujtohet mbasi ka kaluar një kohë e gjatë), kosovar. Vuante dënimin në burgun e Burrelit, megjithëse i çmendur, gjatë viteve gjashtëdhjetë, bërtiste me një zë të llahtarshëm: “Më jepni bukë! Unë jam Zoti”!

Në spitalet psikiatrike dërgoheshin vetëm ata të sëmurë psikikë që paraqitnin rrezikshmëri dhe pengonin punën nëpër kampe. Ata mbaheshin në kushte tejet çnjerëzore, te zhveshur, të ndyrë, të zbathur, të uritur, me abscese të hapura nëpër këmbë, me mikrobin e stafilokokut, për të mos lëvizur nga shtrati i tyre. Ata keqtrajtoheshin nga personeli mjekësor, shumë prej të cilëve ishin oficerë të Sigurimit të Shtetit, dhe si mbas urdhrave që merrnin, edhe i zhduknin fizikisht, duke përdorur “marifet e tyre”!

Të shumta kanë qenë rastet kur ata hidheshin me kokë në beton, nga katet e sipërme të spitaleve, ose digjeshin me alkool, që ia vidhnin personelit mjekësor. Ata mbaheshin në spitale për shumë vite dhe pa asnjë kurim. Kur ndonjë e tepronte me sharje kundër udhëheqjes së Partisë-shtet, e dënonin dhe e çonin në galerat e Spaçit ose të Qafë-Barit.

Në vitin 1983, në kampin e Përparimit të Sarandës, një i sëmurë psikik, që kundërshtonte të dilte në punë, u rrah nga gardianët derisa dha shpirt. Një tjetër të sëmurë psikik, po në këtë kamp e zhveshën lakuriq në acarin e dimrit, e lidhen në një shtyllë dhe e lanë atje derisa vdiq. Shumë oficerëve të Sigurimit dhe të ushtrisë, që dinin “sekrete”, kur dënoheshin, u jepnin barna për të humbur kujtesën. Ishte e zakonshme përdorimi i narkotikëve gjatë hetuesisë, për dobësimin e sistemit nervor. Efektet e këtyre barnave, unë i kam ndier edhe disa vjet mbas dënimit.

Shumë të burgosur politik kanë vuajtur gjithë jetën nga veprimi i tyre. Kjo dukej açik në kapanonet e Spaçit dhe të Ballshit, ku kishte me shumicë të burgosur të sëmurë. “Pavijoni Nr.6 i Çehovit, ishte parajsë, në krahasim me pavijonet tona psikiatrike.

Si mbas Kodit Penal të diktaturës komuniste, kur i burgosuri dënohej me vdekje dhe pësonte trauma psikike, vendimi nuk mund të ekzekutohej, pa raportin e një komisioni mjekësh psikiatër, të cilët duhej të vërtetonin se i dënuari ishte plotësisht i përgjegjshëm. Në të shumtat e rasteve, mjekët e pa aftë, nuk ishin në gjendje të dallonin simulantin nga i sëmuri psikik.

Atëherë, këtyre mjekëve sharlatanë, u vinte në ndihmë Sigurimi Shtetit me “minj birucash”, që ishin “specialistë” për të përcaktuar nëse i dënuari me vdekje, ishte me të vërtetë i çmendur apo simulant. Këta futeshin në qeli së bashku me të dënuarin dhe qëndronin atje gjersa të zbulonin të “vërtetën”, fjala e tyre i çonte në plumb, ose në spitalin psikiatrik, fatkëqijtë e dënuar me vdekje. Dhe mjekët e “nderuar”, mbasi hidhnin firmat në raportin mjekësor, e shuanin rimorcin e ndërgjegjes, me gota konjaku.

Personat me trauma psikike, që u përmendëm me sipër, unë i kam njohur personalisht gjatë vuajtjes së dënimit tim 13-vjeçar. Mund të them me siguri se të burgosurit politikë me trauma psikike, gjatë periudhës gjysmëshekullore të diktaturës komuniste në Shqipëri, kanë qenë disa qindra.

B. Epileptikët e burgjeve

Sa shumë epileptikë kishte në burgjet e diktaturës! Kishte nga ata, që kishin qenë të tillë edhe para arrestimit, por shumica ishin bërë epileptikë, nga pasojat e torturave gjatë hetuesisë. Jo të gjithë epileptikët, njiheshin nga bashkëvuajtësit dhe nga mjekët e burgjeve. Ata e mbanin të fshehur sëmundjen dhe ajo merrej vesh vetëm atëhere, kur shfaqej e dhunshme.

Nuk do ta harroj kurrë atë ndodhi të lemerishme, që ndodhi në oborrin e kampit – burg të Elbasanit, një ditë të djelë, të muajit mars të vitit 1967. Beqir Starova, një i burgosur i vjetër, 1 m. e 90 cm. i gjatë, që vuajtjet dhe torturat e kishin tjetërsuar në një qenie parahistorike, i provokuar nga një gardian burgu, u shtri sa gjatë gjerë në oborrin e kampit, duke lëshuar britma të llahtarshme.

Brenda disa minutash, për induksion, u rrëzuan në tokë, 20-30 të burgosur, të mbërthyer nga krizat epileptike. Ata përplaseshin në tokë, si desh të therur dhe nga klithmat që lëshonin, të dridhej këmisha në shtat. Oborri i kampit-burg ishte kthyer në një arenë epileptikesh, ku përplaseshin në pluhur, të jargosur, me britma të llahtarshme, që të ngjethnin mishin. Një ndodhi të tillë, asnjë i burgosur nuk e kish përjetuar më parê.

U rreshtuam në formë harku, me fytyra të zverdhura si limoni dhe disa bashkëvuajtës, vrapuan për t’i ndihmuar shokët epileptikë, duke i mbajtur nga koka, nga duart dhe nga këmbët, për të mos pësuar lëndime të rënda. Mjeku me zemër të artë, Miço Konomi dhe infermier Osmani, iu vinin rrotull të tronditur të sëmurëve, pa patur mundësitë t’i nxirrnin nga gjendja konvulsive ku ndodheshin. Oficerët dhe rojet e kampit, të hipur në karakolle, zgërdhiheshin dhe fërkonin duart, duke soditur atë pamje makabre.

“Po këta ç’patën? Askush si rrahu”?! – tha njëri prej tyre. “Duhet patur kujdes, se mos është ndonjë lojë, për të organizuar arratisje masive!” – shtoi një tjetër, që e hiqte veten më të zgjuar se të tjerët. Gjendja tragjike e epileptikëve nuk vazhdoi më tepër se 10 minuta. Ata mbetën në tokë të palëvizur, me jargët që ju kullonin nga cepat e buzëve.

Bashkëvuajtësit i morën në krahë dhe i çuan në shtretërit e tyre. Do të kalonin ditë, ndoshta dhe javë që ata fatkeqë të merrnin veten. Ajo skenë tronditëse, s’më ndahet nga mendja dhe e shoh shpesh edhe në gjumë, megjithëse kanë kaluar afro 40 vjet. Memorie.al

                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 08 Gusht 2023

Next Post

“Xhandarmëria bullgare i arrestoi në Çarshinë e Shkupit, dy vëllezërit tregtarë të qelesheve, Mahmutin dhe Hakiun, pasi kishin furnizuar shqiptarët...”/ Historia e panjohur e demonstratës së 10 majit ‘41

Artikuj të ngjashëm

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
21 Vjet burg komunist

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg
21 Vjet burg komunist

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

July 7, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
21 Vjet burg komunist

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 7, 2025
Memorie.al
21 Vjet burg komunist

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 7, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
21 Vjet burg komunist

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
21 Vjet burg komunist

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
Next Post
“Xhandarmëria bullgare i arrestoi në Çarshinë e Shkupit, dy vëllezërit tregtarë të qelesheve, Mahmutin dhe Hakiun, pasi kishin furnizuar shqiptarët…”/ Historia e panjohur e demonstratës së 10 majit ‘41

“Xhandarmëria bullgare i arrestoi në Çarshinë e Shkupit, dy vëllezërit tregtarë të qelesheve, Mahmutin dhe Hakiun, pasi kishin furnizuar shqiptarët...”/ Historia e panjohur e demonstratës së 10 majit ‘41

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme