• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Bektash Hamzai, banues në Vlorë, punëtor, pensionist invalid, shtresë e varfër, familje dëshmori, pa arsim, i martuar me 7 fëmijë…”/ Lista me 67 qytetarët vlonjat që iu hoq masa internimit në ’67-ën.

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
“Bektash Hamzai, banues në Vlorë, punëtor, pensionist invalid, shtresë e varfër, familje dëshmori, pa arsim, i martuar me 7 fëmijë…”/ Lista me 67 qytetarët vlonjat që iu hoq masa internimit në ’67-ën.
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
“Bektash Hamzai, banues në Vlorë, punëtor, pensionist invalid, shtresë e varfër, familje dëshmori, pa arsim, i martuar me 7 fëmijë…”/ Lista me 67 qytetarët vlonjat që iu hoq masa internimit në ’67-ën.
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
“Bektash Hamzai, banues në Vlorë, punëtor, pensionist invalid, shtresë e varfër, familje dëshmori, pa arsim, i martuar me 7 fëmijë…”/ Lista me 67 qytetarët vlonjat që iu hoq masa internimit në ’67-ën.

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntë

Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.

Po kjo “praktikë”, pra masa ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).

Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë. Po kështu, përveç masave me internime dhe dëbime, komisioni qeveritar, jepte vendime edhe për sekuestrimin e pasurisë së të gjithë personave që arratiseshin nga Shqipëria.

Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!

Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban siglën “Tepër Sekret”, (por tashmë prej kohësh e de klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, apo u janë sekuestrimet e pasuritë, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.

                                                              Vijon nga numri kaluar

                                   VENDIMI NR. 36 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                              TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM     DËBIMEVE                           Tiranë, më 24.6.1967  

                     VENDIM Nr. 36

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 24.6.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të liroj nga internimi për arsye se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, personat e poshtëshënuar:

1. IDRIZ DERO DKROLIKA, i datëlindjes 1905, lindur në katundin Vajzë të rrethit të Vlorës, me profesion punëtor pensionist, shtresë e varfër, i martuar me 6 fëmijë, i pa organizuar dhe i pa dënuar ndonjëherë.

2. SADO LAME DKROLIKA,e datëlindjes 1925, bashkëshortja e Idrizit.

3. VITORE IDRIZ DKROLIKA,e datëlindjes 1947, e bija.

4. HAJREDIN HARIZ METODASHI, i datëlindjes 1910, lindur në katundin Mesaplik, shtresë e varfër, pa parti, i pa dënuar, i martuar, ka 6 fëmijë.

5. SELIME ALEM METODASHI,e datëlindjes 1920, lindur në katundin Tërbaç, me profesion punëtore, bashkëshortja e Hajredinit.

6. TAIRE HAJREDIN MATODASHI,e datëlindjes 1946, me profesion punëtore, me arsim 7 vjeçar, e bija.

7. HAMZA LILO KORKAJ,i datëlindjes 1915. Lindur në katundin Velçë, rrethi Vlorë, me profesion marangoz, me arsim fillor, shtresë e varfër, i pa dënuar, i martuar, ka 5 fëmijë.

8. QERIBA MEHMET KORKAJ,e datëlindjes 1931, lindur në katundin Ramicë, rrethi Vlorë, me profesion kuzhiniere, bashkëshortja e Hamzait.

9. MASKË RESUL VESHAJ,i datëlindjes 1910, lindur në katundin Lepenicë, shtresë e varfër, me profesion punëtor, me arsim fillor, pa parti, dënuar njëherë për……, i martuar, ka 5 fëmijë.

10. ZONJË ALUSH VESHAJ, e datëlindjes 1927, lindur në Lepenicë, rrethi Vlorë, me arsim fillor, me profesion punëtor, bashkëshorte e Maskës.

11. DKROVI MASKE VESHAJ,e datëlindjes 1948, me arsim 7 vjeçar, me profesion punëtore, e pa martuar, e bija.

12. NUH SALI DULE,i datëlindjes 1917, lindur në Çamëri, shtresë e varfër, me profesion punëtor, analfabet, i martuar, ka 5 fëmijë, e pa dënuar.

13. XHEMILE HAJDER DULE, e datëlindjes 1921, lindur në Çamëri, bashkëshortja e Nuhut.

14. KOÇO LLAMBRO DARDHA,i datëlindjes 1923, lindur në Dukat të rrethit Vlorë, shtresë e varfër, me profesion arsimtar, me arsim të mesëm, i pa dënuar, i martuar me 5 fëmijë.

15. THEODHORA MILO DARDHA,e datëlindjes 1925, lindur në Vlorë, me arsim fillor, e pa dënuar, bashkëshortja e Koços.

16. ROLAND KOÇO DARDHA,i datëlindjes 1948, me arsim 6 lasë, i dënuar njëherë për….., i biri.

17. VIOLETA KOÇO DARDHA,e datëlindjes 1949, lindur në Vlorë, me arsim dy të mesme, e bija.

18. KUJTIM IDRIZ DEROLIKAJ,i datëlindjes 1948, i biri i Idrizit.

19. FERDI HAJREDIN METODASHI,i datëlindjes 1949, me arsim fillor, i biri i Hajredinit.

20. KASTRIOT HAMZA KORKAJ,i datëlindjes 1950, i biri Hamzajt.

21. SHYQËRI MASKE VESHAJ,i datëlindjes 1949, me arsim 7 vjeçar, i biri Maskës.

22. HAMIT NUH DULE,i datëlindjes 1950, me arsim fillor, me profesion punëtor, i pa dënuar, i biri i Nuhit.

23. GODO RAKIP LIMAJ,i datëlindjes 1920, lindur në katundin Vranisht, me profesion punëtor, shtresë e varfër, i martuar me 7 fëmijë, i dënuar dy herë….njëherë për goditje të përfaqësuesit të pushtetit.

24. REFIJE FASLLI LAPAJ (LIMAJ),e datëlindjes 1927, lindur në Zhulat të rrethit Gjirokastër, shtresë e varfër, analfabete, e ç’kurorëzuar me burrin, por banojnë përsëri bashkë.

25. MUHARREM HAXHI FARKAJ,i datëlindjes 1909, lindur në Berat dhe banues në Vlorë, shtresë e varfër, me profesion punëtor, i martuar, me 4 fëmijë.

26. NURIJE RIZA FARKAJ,e datëlindjes 1917, me profesion punëtore, pa arsim, bashkëshortja e Muharremit.

27. RESHAT MUHARREM FARKAJ,i datëlindjes 1950, lindur dhe banues në Vlorë, me arsim 5 klasë, me profesion punëtor, i biri.

28. AGIM MUHARREM FARKAJ,i datëlindjes 1944, lindur dhe banues në Vlorë, me arsim 7 vjeçar, i pa dënuar, beqar, i biri.

29. MEHDI LELO ÇOBANI, i datëlindjes 1936, lindur në katundin Risili dhe banues në qytetin e Vlorës, shtresë e mesme, me profesion shofer, i martuar me 5 fëmijë, me arsim 7 vjeçar, i pa dënuar.

30. AFËRDITA NAZIF ÇOBANI,e datëlindjes 1925, lindur dhe banuese në Vlorë, pa punë, me arsim 7 vjeçar, e pa dënuar, bashkëshortja e Mehdiut.

31. ESMA BELUL LAZAJ,e datëlindjes 1927, lindur në katundin Kallarat dhe banuese në qytetin e Vlorës, me profesion punëtore, me arsim fillor, e pa dënuar, shtresë e varfër, e martuar me 4 fëmijë.

32. LAVDIE TAFIL LAZAJ,e datëlindjes 1947, lindur në Zerqan të rrethit të Dibrës dhe banuese në qytetin e Vlorës, me arsim 7 vjeçar, me profesion punëtore, e pa dënuar, e pa martuar, vajzë.

33. PAJTIM TAFIL LAZAJ, i datëlindjes 1950, lindur dhe banues në Vlorë, me arsim 7 vjeçar, me profesion punëtor, i pa dënuar, djali.

34. DHIMITËR STAVRI STOJA, i datëlindjes 1937, lindur në Gjirokastër dhe banues në qytetin e Vlorës, me profesion elektricist, me arsim 7 vjeçar, shtresë e varfër, i martuar me dy fëmijë.

35. KRISTINA THIMO STOJA,e datëlindjes 1940, lindur në Çatistër të Gjirokastrës dhe banuese në qytetin e Vlorës, me arsim 7 vjeçar, e pa dënuar, bashkëshorte e Dhimitrit.

36. HAMIT MUHARREM AGAÇI,i datëlindjes 1925, lindur dhe banues në Vlorë, me profesion punëtor, shtresë e mesme fshatare, pa punë, i dënuar tre herë për rrahje dhe plagosje të lehta.

37. DRITA HAMIT AGAÇI,e datëlindjes 1949, me arsim 7 vjeçar, me profesion punëtore, e bija.

38. BEKTASH HASIM HAMZAI,i datëlindjes 1908, lindur dhe banues në Vlorë, me profesion punëtor, pensionist invalid, shtresë e varfër, i pa dënuar, familje dëshmori, pa arsim, i martuar me 7 fëmijë.

39. RRAPE DEMO HAMZAI,e datëlindjes 1920, me profesion punëtor, lindur dhe banues në Vlorë, bashkëshorte e Bektashit.

40. HASIM BEKTASH HAMZAI,i datëlindjes 1945, lindur dhe banues në Vlorë, me profesion punëtor, me arsim 7 vjeçar, është dënuar një herë për……..beqar, i biri.

41. LUAN BEKTASH HAMZAI,i datëlindjes 1947, lindur dhe banues në Vlorë, me profesion mekanik, me arsim 7 vjeçar, A.B.R.P.SH., i biri.

42. FETA BEKTASH HAMZAI, i datëlindjes 1950, lindur dhe banues në Vlorë, me arsim fillor, me profesion punëtor, i biri.

43. MERSIN DAUT MERSINI, i datëlindjes 1922, lindur në Janinë dhe banues në qytetin e Vlorës, shtresë e varfër, punëtor në Ndërmarrjen Pyjore, i pa dënuar, i martuar me 5 fëmijë.

44. HAVA RUSTEM MERSINI, e datëlindjes 1931 lindur në Mazrek të Çamërisë dhe banues në qytetin e Vlorës, pa punë, e pa dënuar, bashkëshorte e Mersinit.

45. HODO MERSIN MERSINI, i datëlindjes 1950, lindur në Kolonjë dhe banues në qytetin e Vlorës, punëtor, me arsim fillor, i pa dënuar, i biri.

46. XHEZO QERIM SEJDIRAJ, i datëlindjes 1934, lindur dhe banues në qytetin e Vlorës, shtresë e varfër, me profesion hidraulik e me punë në Fabrikën e Çimentos, i dënuar dy herë për…i martuar me tre fëmijë.

47. LIRI QATIP SEJDIRAJ, e datëlindjes 1938, lindur dhe banues në qytetin e Vlorës, me arsim fillor, e dënuar njëherë për…bashkëshorte e Xhezos.

48. MYRTO RRUSHIT YMERI, i datëlindjes 1939, lindur në Çamëri dhe banues në qytetin e Vlorës, punëtor në N.B.SH. Ullishte, shtresë e mesme fshatare, i pa dënuar, analfabet, i martuar me 6 fëmijë.

49. ZENELBI AZEM YMERI, e datëlindjes 1941, lindur në Çamëri dhe banues në qytetin e Vlorës, me arsim 7 vjeçar, e pa dënuar, e martuar me Myrto Ymerin.

50. ZYBE MYRTO YMERI, e datëlindjes 1947, lindur dhe banues në Vlorë, me profesion punëtore, e pa dënuar, e bija.

51. MEHMET MYRTO YMERI, e datëlindjes 1950, lindur dhe banues në Vlorë, punëtor në N.B.SH., me arsim 7 vjeçar, i pa dënuar, i biri.

52. HYSEN AVDUL SINANI, i datëlindjes 1913, lindur në Gjirokastër dhe banues në Vlorë, me profesion infermier, me punë në spitalin e Vlorës, me arsim fillor, shtresë e pasur, i pa dënuar, i martuar me 7 fëmijë.

53. XHEVRIJE ISMAIL SINANI, e datëlindjes 1920, me profesion punëtore, e pa dënuar ndonjëherë, bashkëshorte e Hysenit.

54. AVDUL HYSEN SINANI, i datëlindjes 1945, lindur dhe banues në Vlorë, punëtor në N.B.SH. Ullishte, me arsim 7 vjeçar, i pa dënuar.

55. FITIM HYSEN SINANI, i datëlindjes 1956, lindur dhe banues në Vlorë, me arsim 7 vjeçar, me profesion punëtor,i pa dënuar, i biri.

56. SHYQËRI RAMADAN RAMADANI, i datëlindjes 1921, lindur në Ferizaj të Jugosllavisë dhe banues në qytetin e Vlorë, me profesion kovaç, privat, shtresë e varfër, i dënuar tre herë për luajtje bixhoz, i martuar me tre fëmijë.

57. MITRE SELMAN RAMADANI, e datëlindjes 1930, lindur në Lushnje dhe banues në Vlorë, me profesion punëtore, e pa dënuar, bashkëshortja e Shyqëriut.

58. VASIL TRUSHI DIMO, i datëlindjes 1913, lindur në Levan të Fierit dhe banues në Vlorë, me profesion punëtor, me punë në fabrikën e Sodës Kaustike, analfabet, i pa dënuar, shtresë e varfër fshatare, i martuar, me 4 fëmijë.

59. MARIE SPIRO DIMO, i datëlindjes 1913, lindur në katundin Topojë të Fierit dhe banues në Vlorë, e pa dënuar, bashkëshorte e Vasilit.

60. OLE VASIL DIMO, e datë-lindjes 1940, lindur në Fier dhe banues në Vlorë, punëtore në Kombinatin “Ernest Telman”, me arsim 7 vjeçar, e pa dënuar, e bija.

61. KOLI VASIL DIMO, i datëlindjes 1943, lindur në Fier dhe banues në Vlorë, punëtor në N.I.SH. Tulla, me arsim 7 vjeçar, i pa dënuar, i biri.

62. ARISTIDH VASIL DIMO, i datëlindjes 1950, lindur në Fier dhe banues në Vlorë, me arsim fillor, i pa dënuar, i biri.

63. BRAHIM SADIK KANANI, i datëlindjes 1915 lindur në katundin Qarr të Fierit dhe banues në Vlorë, me profesion punëtor, analfabet, shtresë e varfër, i pa dënuar, i martuar ka 6 fëmijë.

64. FERUZE HAMIT KANANI, e datëlindjes 1915, lindur në katundin Nikollar të Kolonjës, dhe banuese në Vlorë, e pa dënuar, bashkëshorte e Brahimit.

65. SABAUDIN BRAHIM KANANI, e datëlindjes 1915, lindur dhe banuese në Vlorë, me profesion mekanik në N.SH.N. “Perlat Rexhepi”, me arsim fillor, i pa dënuar, i martuar, i biri.

66. FETA BRAHIM KANANI, e datëlindjes 1947, lindur dhe banuese në Vlorë, punëtor në N.SH.N. “Perlat Rexhepi”, me arsim fillor, i dënuar në vitin 1965, me dy vjet heqje lirie për sjellje të padenjë në shoqëri, i biri.

67. FESTIM BRAHIM KANANI, e datëlindjes 1945, lindur dhe banuese në Vlorë, me me profesion punëtor, me arsim fillor, i pa dënuar, sot ushtar, i biri. Memorie.al

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                                     KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                                                   …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                              KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

DHORI PANARITI                                                                ARANIT ÇELA

                                             Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Next Post

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase...”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

Artikuj të ngjashëm

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 29, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Kur Smajl Baruti me të motrën Olimbinë, po delshin prej shpisë së Asim Rusit, ku ishin mshehë, oficeri i Sigurimit, Shaban Sahiti, afrue me revole në dorë…”/ Historia e trishtë, e dy bijve të kolonel Ali Rizait

May 29, 2025
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

Nga familjet Macaj e Mirditës, Runa e Tepelenës dhe Xhindole e Lushnjes, te Beçi e Përmetit, Papa e Sarandës, e Alliu të Krujës… / Kush ishin familjet e njohura “reaksionare”, që u internuan në 1967-ën?

May 29, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shef Degës Brendshme, Hilmi Seiti, si ish-student i gjimnazit të Shkodrës, disa prej ish-bashkënxanësve të tij, do t’i gjente në burg…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 29, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 28, 2025
Next Post
“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase...”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!