• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

“Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë”, i njohur ndryshe si “Statuti i Lushnjes 1920”, ishte Kushtetuta e I-rë Shqiptare

“Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë”, i njohur ndryshe si “Statuti i Lushnjes 1920”, ishte Kushtetuta e I-rë Shqiptare

Nga Kevin Haxhiu

Memorie.al/ Shteti Shqiptar pas shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912, do të kishte vetëm në vitin 1914, një ligj themeltar të shtetit, pra një kushtetute, e cila quhej “Statuti Organik”. Ky Statut për nga renditja e Kushtetutave, shënon të I-rën kushtetutë në historinë e shtetit Shqiptarë, por kjo është vetëm për nga renditja, pasi ky Statut u hartua dhe u vendos nga një organ ndërkombëtar i huaj, pra nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit – (KNK).

Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, Traktati i Fshehtë i Londrës – (TFL) 1915, Konferenca e Paqes në Paris në vitin 1918, si dhe vendet fqinje, përbënin rrezik për pavarësinë dhe integritetin territorial të shtetit Shqiptar, ndaj dhe u organizua Mbledhja Kombëtare e Lushnjes, e njohur në histori si Kongresi i Lushnjes, i cili zhvilloi punimet nga data 21 deri më 31 Janar 1920. Në këtë kongres u morën vendime tepër jetike për shtetin shqiptar, të cilat sanksiononin qartë sovranitetin e plotë të shtetit shqiptar.

Pas vendimeve të Kongresit të Lushnjes, Shqipëria ishte e lirë dhe jo më e rrezikuar për t’u copëtuar territori i saj nga fuqitë e mëdha. Shqipëria tashmë kishte institucionet e saj të ligjshme, demokratike, sovrane, si dhe ligjin themeltar të shtetit, kushtetutën, e cila u emërtua “Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë”, por që njihet ndryshe si “Statuti i Lushnjes-1920”.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

Statuti ose kushtetuta e parë e shtetit Shqiptar, është ajo që u emërtua si: “Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë”, e njohur ndryshe si “Statuti i Lushnjes 1920”. Ky Statut përfaqëson kushtetutën e parë shqiptare, për faktin se ky ligj themeltar i shtetit, u hartua dhe u miratua nga një ‘Mbledhje Kombëtare’, siç ishte Kongresi Kombëtarë, i Lushnjes (21-31 Janar 1920) ku delegatët që merrnin pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme për fatet e shtetit shqiptar, ishin përfaqësues të zgjedhur nga populli në çdo Prefekturë të Shqipërisë.

Statuti i Lushnjes ishte i përkohshëm, pasi Statuti përfundimtar do të miratohej nga Asambleja Kushtetuese. Statuti i Lushnjes qëndroi në fuqi rreth dy vite, pasi më pas Këshilli Kombëtarë (Parlamenti), në dhjetor të vitit 1922, do ta zgjeronte këtë statut dhe statuti i ri do të emërtohej  “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes”. Statuti i Lushnjes kishte një përmbajtje të shkurtër, vetëm me 6 nene, si dhe ishte i përkohshëm, por ai ka vend të veçantë në historinë e së drejtës kushtetuese në Shqipëri.

Në Nenin 1 të këtij Statuti, sanksionohej detyrimi i Këshillës së Naltë që të jepte aprovimin për çdo vendim që paraqitej nga qeveria dhe të vërtetuar nga parlamenti.

Në Nenin 2, parashikohej një e drejtë për Këshillën e Naltë që në kohë krize qeveritare të zgjidhte një kryeministër për formimin e qeverisë së re dhe ky vendim do të hynte në fuqi pasi të pëlqehej nga parlamenti (senati).

Në Nenin 3, sanksionohej së në rast se të zgjedhurit e kryeministrit për të qenë ministra në qeveri, nuk do të pranoheshin për tre herë radhazi nga Senati, atëherë Këshilla e Naltë, kishte për detyrë të mblidhte Mbledhjen e Kombit.

Në Nenin 4, sanksionohej se edhe në rast kundërshtimesh midis Këshillës së Naltë dhe Senatit, kjo e para nuk kishte të drejtë që të shpërndante senatin. Si Këshillën e Naltë po ashtu edhe Senatin, i shpërndante vetëm Mbledhja e Kombit.

Në Nenin 5, parashikohej se në rast dorëheqje te një prej anëtarëve të Këshillës së Naltë, atëherë tre anëtarët e tjerë vazhdonin detyrën, por në rast se dorëheqjen e jepnin dy anëtarë atëherë, Senati kishte të drejtë të zgjidhte dy anëtarë të tjerë.

Në Nenin 6 dhe të fundit të këtij Statuti, sanksionohej forma qeverisëse e shtetit, pra ndryshe nga Kushtetutat e tjera të cilat zakonisht formën qeverisëse e sanksionojnë në Nenet në fillim të tyre.

Forma qeverisëse parashikonte se me ardhjen e Mbretit në fron, atëherë Këshilla e Naltë njihej pa ndonjë vendim si e rrëzuar. Në një kohë shumë të shkurtër, në vetëm pak vite shtet i pavarur, (1912-1921), Shqipëria nisi të përparonte përsa i përket hartimit të legjislacionit.

Kushtetuta për Shqipërinë ishte një arritje madhore për faktin se vendi ynë kishte kaluar një pushtim gati pesë shekullor Osman, si dhe pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912, shqiptarët përsëri ishin përballur me rrezikun për copëtimin e territorit nga fuqitë e mëdha në favor të vendeve fqinje, por të gjitha këto plane grabitqare morën fund pas vendimeve të Kongresit Kombëtar të Lushnjes, ku përfaqësuesit e zgjedhur prej shqiptarëve si delegatë, ja dolën të ngrinin themelet e institucioneve sovrane të shtetit shqiptar mbi ligje dhe rregulla.

Zhvillimi i legjislacionit në Shqipëri duket tepër qartë që në vitin 1920, ku shteti shqiptar do të kishte për herë të parë një kushtetutë të miratuar nga një Mbledhje Kombëtare. “Statuti i Lushnjes-1920”, në vitin 1922 u zgjerua dhe statuti i ri u emërtua “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes”, por edhe ky i fundit ishte në fuqi përkohësisht, pasi Statuti përfundimtar do të vendosej nga Kuvendi Kushtetues.

Forma qeverisëse që sanksionohej në “Statutin e Lushnjes-1920” dhe “Statutin e Zgjeruar të Lushnjes-1922”, ishte e njëjtë: Monarki, por që vendin e Mbretit përkohësisht e zinte Këshilli i Naltë. “Statuti i Lushnjes-1920” dhe “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes-1922”, përbëjnë arritje madhore si dhe përfaqësojnë themelet e historisë të së drejtës kushtetuese në Shqipëri. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 15 Janar 2022

Next Post

“Një ditë, Kadriu më pyeti; more shoku Enver, mos rri më në atë vend të studios në shtëpi, pasi ndonjë me pushkë…”/ Plenum i 5-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Të Ndryshme

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

December 1, 2024
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

November 19, 2024
Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë
Të Ndryshme

Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë

September 1, 2024
Pamje nga paradat ushtarake të organizuara në Tiranë me pjesëmarrjen e president Ahmet Zogu dhe autoriteteve të kohës në vitet 1926-1927
Të Ndryshme

Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike

May 22, 2024
‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.
Të Ndryshme

‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.

April 17, 2024
Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër
Të Ndryshme

Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër

February 28, 2024
Next Post
“Një ditë, Kadriu më pyeti; more shoku Enver, mos rri më në atë vend të studios në shtëpi, pasi ndonjë me pushkë…”/ Plenum i 5-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu

“Një ditë, Kadriu më pyeti; more shoku Enver, mos rri më në atë vend të studios në shtëpi, pasi ndonjë me pushkë…”/ Plenum i 5-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!