• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, July 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Autoritetet jugosllave rikthyen 368 të arratisurit shqiptarë, në 30-31 janar, – thanë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara – ku mes tyre, ka edhe gra e fëmijë…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shkurt 1990

“Autoritetet jugosllave rikthyen 368 të arratisurit shqiptarë, në 30-31 janar, – thanë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara – ku mes tyre, ka edhe gra e fëmijë…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shkurt 1990
“Autoritetet jugosllave rikthyen 368 të arratisurit shqiptarë, në 30-31 janar, – thanë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara – ku mes tyre, ka edhe gra e fëmijë…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shkurt 1990
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
“Sa filloi mbledhja, instruktori tha; ky ka dashur të përdhunojë vajzën e një familje të nderuar komuniste këtu në Durrës…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit që tentoj arratisjen në ’87-ën
Letra për Enverin: “Në pikën kufitare Zogaj, edhe pse pesë herë u ndez prozhektori, dy armiq nuk u zbuluan dhe të asgjesoheshin…”/ Raporti sekret i Feçor Shehut në 1980-ën

                                          “New York Times”: Kulisat e takimit Alia-Micotaqis, në vitin 1991

Memorie.al / Bisedimet e sotme midis udhëheqësve shqiptarë dhe grekë, kanë dështuar për zgjidhjen e krizës që ka ndodhur me eksodin e më shumë se 6 mijë refugjatëve shqiptarë, që shkuan drejt Greqisë. Ndryshimet ishin në mënyrë të dukshme serioze, saqë kryeministri i Greqisë, Konstandin Micotaqis, lideri i parë perëndimor që viziton Shqipërinë, që kur u vendos regjimi komunist në vitin 1944, deklaroi se; “nuk është i sigurt në tërësi, nëse vizita e tij do të sjellë zhvillime më të mira, apo më të këqija, mes dy vendeve”.

Zoti Micotaqis, duke folur në prani të gazetarëve, në një bisedim publik disi të çuditshëm me presidentin e Shqipërisë, Ramiz Alia, u shpreh për pritjen e tij: “Nuk është e mjaftueshme të themi se ne dëshirojmë marrëdhënie të mira, por duhet të bëjmë diçka rreth tyre. Dhe të arrihet kjo, nuk është thjesht e mjaftueshme, që të veprojë vetëm njëra palë”.

Vizita dyditore e kryeministrit grek në Shqipëri, në të vërtetë, kërkonte një marrëveshje që t’u jepet fund tensioneve rreth vërshimit të refugjatëve shqiptarë në Greqi, ku pjesa më e madhe e tyre, janë grekë etnikë. Athina ka akuzuar se eksodi është i nxitur nga Tirana, që të shpëtojë vendin nga ndonjë kërcënim i mundshëm i minoritetit dhe përmes saj, të tkurret opozita politike, në prag të zgjedhjeve të para shumëpartiake, që do të mbahen në shkurt.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Greqia kërkoi formulimin e një qëndrimi publik nga Ramiz Alia, që t’u garantojë amnisti refugjatëve dhe të premtojë kthimin e sigurt të tyre, si dhe, në serinë e masave, të parashikohet dhënia e ndihmës minoritetet etnik grek.

Nuk pranohen kërkesat greke

Në të vërtetë shqiptarët përjashtuan pjesën më të madhe të kërkesave të bëra nga grekët. Sazan Bejo, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, tha se; “Tirana refuzoi të deklarojë një amnisti për refugjatët, por do të shtrojë për diskutim ‘lehtësimin’ e tyre, sipas ligjit shqiptar. Kjo kupton se ata do të jenë të penalizuar, vetëm nëse janë larguar pa një pasaportë dhe aplikim vize dhe vërtetim dalje, apo shumica e tyre, që do të pohojnë se janë arratisur nga persekutimi politik.

Bejo shtoi gjithashtu se; “pala shqiptare refuzoi kërkesat greke që një delegacion i Kombeve të Bashkuara, të lejohet që të vizitojë grekët etnikë në Shqipëri; që të ngrihen konsullata greke në tre qytete shqiptare në Juglindje, të populluar në pjesën më të madhe nga minoritarë grekë dhe që priftërinjtë grekë të lejohen të kryejnë shërbesat në kishat ortodokse greke”.

Tirana zyrtare u përgjigj se; “vizita e delegacionit të Kombeve të Bashkuara është një çështje që do të kërkohet vetë nga kjo organizatë; se Ambasada Greke këtu, është e mjaftueshme, pa pasur nevojë për konsullata të tjera dhe se Kisha Ortodokse Shqiptare, është e pavarur nga Kisha Greke”.

Gjithashtu, të dy palët nuk ranë dakord për numrin e minoritetit etnik grekë. Zëdhënësi shqiptar, tha se Tirana zyrtare ka përllogaritur një numër, që mund të jetë rreth 60 mijë, në krahasim me të dhënat greke, që flasin për rreth 400.000 minoritarë.

Po ashtu, jo vetëm që nuk u pranua pretendimi grek për keqtrajtimin e minoriteteve, por për herë të parë Tirana zyrtare, nisi kundërsulmin, duke shpallur se; “ndodhet një minoritetit etnik shqiptar atje”. Greqia refuzoi që të flasë për këtë çështje.

Presidenti Alia, nuk pranoi argumentet se këtu kishte një dështim total në bisedime. Por ai nuk dha detaje të marrëveshjes së paralajmëruar, rreth ndonjë çështjeje thelbësore. Duke folur në prani të zotit Micotaqis dhe gazetarëve në zyrën e tij në Presidiumin e Kuvendit Popullor, ai tha se; “unë nuk do të flas për një dështim.

Unë nuk mund të shprehem se marrëdhëniet shqiptaro-greke, janë duke u forcuar, gjë që e dëshirojmë të gjithë, apo rreth çështjes së minoritetet etnik grek”. Të dyja palët bënë përpjekje në minutat e fundit, që të arrijnë një marrëveshje të pjesshme, që u reflektua me një qëndrim të përbashkët nga dy ministrat e Jashtëm.

Megjithëse nuk është garantuar një amnisti e plotë për emigrantët, dy diplomatët thanë: “Të dyja palët janë dakord se kjo është në interesin e tyre të ndërsjellë, që grekët e minoritetet të mbeten në vendin e tyre, pra të mos largohen; dhe që ata që janë larguar, të mund të kthehen dhe të vazhdojnë të jetojnë këtu pa asnjë ndëshkim, si qytetarë të lirë të Shqipërisë”.

Ministri i Jashtëm grek, Antonis Samaras, tha në mbyllje të konferencës së shtypit se “qëndrimi tregon se bisedimet nuk kanë qenë një dështim”. Ai tha gjithashtu se “kërkesat e tjera të Greqisë nuk janë refuzuar tërësisht, por janë duke u marrë ende në konsideratë nga shqiptarët”.

Jugosllavët përzënë forcërisht, 368 shqiptarët e arratisur në 1990-ën

Përballë shtimit të numrit të azilkërkuesve shqiptarë dhe ngurrimit në rritje të shteteve perëndimore, për të parandaluar strehimin përfundimtar të tyre, autoritetet jugosllave javët e fundit kanë nisur të kthejnë forcërisht të gjithë të arratisurit nga Shqipëria, që qeveria e shtetit komunist i kishte raportuar si të dënuar dhe, nëse ktheheshin, të arratisurit do të vuanin gjer në tre vjet burgim.

“Autoritetet jugosllave rikthyen 368 të arratisurit shqiptarë në 30-31 janar”, – thanë sot zyrtarët e Kombeve të Bashkuara. Grupi raporton se mes tyre, ka edhe gra dhe fëmijë.

Ndëshkimi i dyfishtë për të arratisurit

Diplomatët perëndimorë këtu janë shprehur të shqetësuar, se 100 shqiptarë të tjerë llogaritet të jenë dënuar në një afat kohor 30-ditor këtu, për hyrje ilegale dhe mundet që së shpejti të kthehen në Shqipëri, për më tepër që mund të kthehen edhe ata që kanë qenë në të kaluarën. te Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, të cilët ishin mbajtur si azil-kërkues derisa ishin strehuar në vendet e treta.

Për shumë dekada, Jugosllavia ka qenë pikë tranziti për njerëzit që largoheshin nga vendet e bllokut të ish-Lindjes. Të tilla arratisje, kanë ardhur duke u zvogëluar sapo qeveritë e reja në këto vende bënë procedurat ligjore të udhëtimit më të lehta, por zyrtarët këtu dhe kudo në Europën Perëndimore, tani janë të frikësuar se varfëria ekonomike dhe lehtësitë e reja të emigrimit, mund të prodhojnë një vërshim të pashmangshëm të refugjatëve që kërkojnë një jetë më të mirë në Perëndim.

Shqipëria, vendi më i varfër dhe i prapambetur i Europës, është qeverisur që pas Luftës së Dytë Botërore nga komunistët në mënyrë strikte, saqë edhe tani, në muajt e fundit, ata kanë mbyllur udhëtimin jashtë vendit, pothuajse për të gjithë qytetarët.

Edhe kërkesat e tyre për pajisje me leje pakësohen përpara se ata do të udhëtojnë në një qytet tjetër brenda vendit. Vërshimet e fundit të të arratisurve nga Shqipëria, kanë qenë për shkak të standardeve dëshpëruese të jetesës këtu dhe një zvogëlimi të kontrollit kufitar.

Tirana zyrtare nuk jep siguri

“Qeveria jugosllave është veçanërisht e ndjeshme rreth të arratisurve shqiptarë, sepse ka probleme me shumicën e shqiptarëve etnikë, që ndodhen në rajonin serb të Kosovës”, – thotë një diplomat perëndimor.

“Qeveria e Beogradit informoi Komisionin e Lartë të Kombeve të Bashkuara të martën, se zyrtarët shqiptarë në pikën e kalimit kufitar afër qytetit të Titogradit, në Republikën jugosllave të Malit të Zi, kanë dhënë garanci verbale se shqiptarët nuk do të dënohen nëse ata janë kthyer përmes kufirit”, – tha një zyrtar i OKB-së.

“Kjo lloj sigurie nuk është e mjaftueshme”, – këmbënguli zyrtari. Sipas tij, “Parimi i paprekshëm i mbrojtjes së refugjatit është se personat nuk rikthehen në vendin e tyre, kur ata do të kenë jetën ose lirinë e tyre të rrezikuar”.

Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, do të mirëpresë sigurinë nga Shqipëria, që këta njerëz nuk do të jenë të rrezikuar”, – tha zyrtari. “Por siguritë e paqarta që jepen në kufi, nuk janë të mjaftueshme”.

“Ne kemi raste të dokumentuara nga shqiptarët që janë paraqitur së fundi, ku disa prej të arratisurve të rikthyer, kanë qenë të dënuar mbi 3 vjet burgim”, – thotë zyrtari. Zyrtarët e qeverisë shqiptare dhe jugosllave, refuzuan të komentojnë rikthimin e shqiptarëve.

Numri i shqiptarëve të strehuar në Jugosllavi, ka ardhur në rritje në këta 50 vitet e fundit, ku nga vitet 1980, deri në 1990, kishte më shumë se 1.000 shqiptarë dhe 472 vetëm në janar të këtij viti”, – thonë zyrtarët. Memorie.al

Artikujt janë publikuar në “New York Times” më 14 janar 1991 dhe më 23 shkurt 1991

Titujt janë redaksional

Përgati për botim, Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pjesa e dytë, ishte katastrofale për vendësit e ‘Cernogorec’, se golat e ‘Tiranës’, vinin si rrëke shiu, sa publiku i revoltuar, braktisi stadiumin...”/ Shtypi i Beogradit në vitet ’30-të, për sportin shqiptar

Next Post

Kalendari Historik 25 Korrik 2024

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Dossier

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 1, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Korrik 2024

Kalendari Historik 25 Korrik 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme