• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, February 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe …”/ Refleksione për fratin e famshëm

“Kur Pal Zefi, tha; ‘a ka mbet ndonjë shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit’, Pavllo Popa dhe Paulin Vata…”/ Refleksionet e gazetarit, në përvjetorin e Revoltës së Spaçit
“Nga diplomimi në Toulouse për Gjuhë-Letërsi franceze dhe në Drejtësi, te arrestimi nga shoku i klasës, Enver Hoxha, që e dorzoi në…”/ Historia e panjohur prof. Selman Riza
“Te Instituti i Historisë dhe Etnografisë në Tiranë, takova Skënder Luarasin, por e humba simpatinë për të, se fliste për fitime, kurse Sejfula Malëshova…”/ Kujtimet e fratit të famshëm
“Kur Pal Zefi, tha; ‘a ka mbet ndonjë shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit’, Pavllo Popa dhe Paulin Vata…”/ Refleksionet e gazetarit, në përvjetorin e Revoltës së Spaçit
“Për 25 vjet, kam qenë në Çekosllovaki, Austri, Francë, Belgjikë e Itali, i dërguar nga Sigurimi, për vrasje të emigrantëve shqiptarë dhe…”/ Dëshmia e bujshme e ish-të burgosurit politik
“Një nga meritat kryesore të kujtimeve të At Zef Pllumit, të qëndruarit besnik ngjarjeve në pasqyrimin e tyre, si p.sh., takimi me Mehmet Shehun dhe…”/ Refleksione për veprën “Rrno vetëm për me tregue”

Nga Prof. Dr. Aleksandër Meksi

Memorie.al/ Në kohën tonë kanë parë dritën e shtypit sprova të shumta për të kërkuar të vërtetat e fshehura apo të “harruara” gjatë 50 viteve të shkuara, historinë, ngjarje dhe njerëz të cilët “bënë historinë”, gjatë një periudhe jo të vogël, nga pavarësia deri para Luftës së Dytë Botërore. Duhet pranuar se janë hapur dritare të shumta për ta parë këtë periudhë, deri dje të ndaluar, kur shqiptarët treguan se ishin dhe evropianë, dhe të ditur, dhe të aftë për të ndryshuar vendin dhe njerëzit në rrugën e gjatë nga Anadolli në Evropë (në kuptimin figurativ), nga autokracia në demokraci, nga krahinalizmi dhe klientelizmi fisnor në meritokraci, nga prapambetja në qytetërim.

Sigurisht, jo çdo libër që botohet, apo çdo gjykim i shprehur është i drejtë e i përkryer, rëndësi ka që po flitet e po shkruhet për atë periudhë. Është koha ajo, që si gjithnjë, do të gjykojë me drejtësi të kaluarën. Kjo rrugë duhet të ndiqet me më shumë dije e me më pak paragjykime, në mënyrë më të organizuar e shkencore, me më pak diletantizëm dhe kryesisht, duke u bazuar në dokumentacionin historik.

Nuk mund të mos vërej se nga institutet shkencore dhe studiues individual, nuk ka interesim për këtë periudhë, nuk jepen tema nga kjo periudhë e me këtë problematikë, për kërkime reale apo dhe për mbrojtje doktorature, në mënyrë që dhe këto kërkime të kenë të drejtën e “qytetarisë”, si shumë të tjera që jepeshin deri dje (madje dhe kur ishin fiktive), por që vazhdojnë të konsiderohen edhe sot.

Gjithashtu mund të lexoni

“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm

“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

Pra vazhdohet ende me metodat e deridjeshme arkaike e të superuara. Gjatë diktaturës vuajtën dhe u persekutuan, u vranë, vdiqën burgjeve dhe u internuan shumë njerëz. Shumë. Një numër i pamasë për një popull të vogël. Ndër ta një grup më vete, që i qëndroi dhunës me dinjitet dhe stoicizëm, ishin të përndjekurit për shkak të besimit në Zot, shërbenjës të fesë e besimtarë, të cilët refuzuan t’i bien mohit fesë së tyre, Perëndisë së tyre. Fillimisht ata u përndoqën menjëherë pas luftës, por më mizorisht pas vitit të mbrapsht 1967.

Një vend nderi ndër ta zë At Zef Pllumi, i cili, siç thotë në veprën e tij, rron që të na tregojë, por jo për vete, si shumëkush, por për të tjerët, sepse e di fort mirë se po të harrohet, marrëzia e komunistëve rrezikon të përsëritet. Ai, si shumë klerikë të tjerë që dolën gjallë nga ferri i Enverit të parë, nuk kërkoi asgjë nga demokracia, po vazhdoi punën e vet si bari i grigjës së Perëndisë sepse, e kuptoi se përpara duhej ba njeriu e pastaj Shqipëria e demokracia.

Ata nuk i shikon tribunave, ata nuk japin intervista, ata vuajnë me vuajtjet e njerëzve, gëzohen me gëzimet e tyre dhe festojnë bashkë me ta. At Zefi është i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike shqiptare, të një brezi i cili qysh me krijimin e shtetit shqiptar, ashtu si dhe më përpara, punoi pa u kursye për një Shqipëri të mirë e të përparuar, është i fundmi i një race edhe më e rrallë sot se dje, por që sigurisht do të rikrijohet, nën mësimet e duke ndjek rrugën e atyre që i mbijetuan “në besim” dhunës absurde të deridjeshme.

At Zef Pllumi ishte konseguent në bindjet e veta, por jo me kryeneçësi arbërore. Bindjet e tija nuk i tradhtoi e nuk i mohoi, e për këtë e pësoi dhe mbajti mbi shpinë, si i pari i fesë së vet, kryqin e rëndë dhe pranoi martirin. Ai nuk u bë as tregtar flamujsh, as kameleon e as i pa princip, por i mbeti besnik Krishtit Zot. Padër Zefi, bashkë me shokët e tij në fe, dha një kontribut të çmueshëm në ri ngritjen e Kishës Katolike, të shkallmueme në gjithë shfaqjet e saj materiale, por jo në zemrat e besimin e njerëzve.

Në këto vite të vështira, nën rrobën e thjeshtë të françeskanit, ai ka mbetur i njëjtë, duke mbajt mbi supe peshën e rëndë të viteve dhe mundimeve. Sjellja e tij, qëndrimi dhe zëri i tij rrezatojnë urtësi e humanizëm, besim tek ai dhe respekt për besimin e tij. Atë nuk e gjen asnjëherë vetëm, por të rrethuar nga besimtarë e nevojtarë, nga miq e nxënës. Dhe prej tij gjithnjë ke çfarë mëson, jo vetëm për besimin e tij.

Zef Pllumi shquhet ndër ne jo vetëm për mendimin e tij, por dhe për kontributin në kulturën shqiptare. Ai ka lindur në vitin 1924 në Malin e Rencit (Lezhë). Në vitin 1931 hyn në Kolegjin Françeskan të Shkodrës, ku ndjek ciklin e arsimimit klasik me mësues personalitetet e shquara të kulturës kombëtare, si At Gjergj Fishta, Pater Anton Harapi, At Gjon Shllaku e të tjerë ku, veç të tjerash, përvetëson dhe mjaft gjuhë të huaja.

Gjatë viteve 1943-1944, është bashkëpunëtori më i ri i revistës “Hylli i Dritës” dhe sekretar personal i Pater Anton Harapit. Në fund të vitit 1946, arrestohet dhe dënohet me tre vjet burg, të cilat i vuan në kampet famëkeqe të Bedenit dhe Orman-Pojanit. Në vitin 1956 shugurohet meshtar dhe për 12 vite shërben si meshtar i Dukagjinit, me qendër në Shosh. Në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vite vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme. Me ardhjen e demokracisë rifillon meshtarinë tek Kisha e Shna Nout në Tiranë, (25 Dhjetor 1990).

Prej atëherë nuk pushon dhe pasioni i dikurshëm për dijen dhe kulturën. Nga viti 1993 deri 1997, rinxjerr revistën “Hylli i Dritës”, e cila pas një ndërprerjeje ka dalë dhe këtë vit. Janë gjithashtu këto vite kohë e një veprimtarie krijuese për At Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”, “Frati i Pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo”, “Ut heri diçebamus – siç i thonim dje”, ndërkohë, me gjithë moshën e thyer e vështirësitë e shikimit, i ndihmuar nga nxënësit e vet, punonte për libra të tjera.

Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave. Një krijimtari e frymëzuar dhe me vlera të mëdha që intelektualë të shquar, pjesëtarë të Klerit Katolik bënë në vitet ‘20-’30-të të shekullit të kaluar, për të krijuar Shqipërinë e qytetëruar. Njëkohësisht, kjo tregon se çka është me vlerë nuk humb por mbetet, ndërsa ne duhet t’ju përulemi atyre me respekt.

Në këto vite, At Zef Pllumi ka dhënë ndihmesën e tij edhe në fushën e arsimimit të rinisë. Falë ndërhyrjes dhe e këmbënguljes së tij, është bërë e mundur që gati 150 të rinj të dërgohen për studime të larta jashtë vendit. Ishte ndërhyrja e tij që mundësoi hapjen së shpejti të shkollës së mesme austriake në Shkodër.

Për të kuptuar shpirtin human të At Zef Pllumit po sjell një ndodhi personale me të. Pas një bisede të përzemërt, që zgjati dy-tre orë, ku folëm gjerë e gjatë për probleme tonat, nga politika tek shkenca, nga e djeshmja tek e sotmja, për botime dhe interesa në këto fusha, shkëmbyem libra dhe u ndamë duke shtrënguar duart.

Për një çast ai kujtohet dhe më pyet: “A keni pas të bani me Gabriel Meksin”? – “Po – i thashë unë, – jam djali i tij”. Ai më shtrëngoi dhe një herë dorën dhe më tregoi një episod nga provimi i tij i maturës në lëndën e historisë; Kur nxënës Zefi filloi të përgjigjet, një nga mësuesit i ndërhyn duke i bërë vërejtje për opinionin e shprehur.

Im atë, i pranishëm si përfaqësues i Ministrisë së Arsimit atë vit në Shkodër, ndërhyn duke e marrë në mbrojtje me fjalët: “Këto përgjigje janë për mua, djali le të vazhdojë”. Nxënësi i atëhershëm, Zef Pllumi, mori në maturë notat më të larta dhe sot 60 vjet e kusur, mbante mend përkrahjen që pati nga dikush, që nuk njihte më parë dhe që nuk e takoi më kurrë. Mirënjohje kjo, e pa interes, mjaft e rrallë ndër shqiptarët e sotëm, por jo për njerëz me zemër të madhe, si Padër Zef Pllumi.

Jeta dhe veprimtaria e At Zef Pllumit gjer më sot, në dobi të njerëzve dhe për të mirën e kombit, tregon qartë personalitetin shumëplanësh të tij si njeri që i kapërceu me dinjitet provat e vështira që jeta i kishte rezervuar, si një figurë e shquar e katolicizmit shqiptar, si njeri i shquar i kulturës shqiptare. Emri i tij, puna e tij, janë një nder për kombin shqiptar dhe është detyra e jonë ta shprehim këtë dhe e atyre që janë të ngarkuar, për t’ia dhënë këtë cilësim./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe....”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t

Next Post

“Kur e takonim në burgun e Burrelit, ne katër fëmijët dhe nëna, Et’hemi na kërkonte të heshtnim, dhe sidomos mos t’i shkruanim asgjë, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të dramaturgut të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm
Personazh

“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm

February 9, 2026
“Në librin e tij ‘Gjashtë muaj histori të Shqipërisë’, koloneli francez Dekon, pranoi propozimet e Sali Butkës për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe…”/ Refleksionet e studjuesit dhe historianit të njohur
Personazh

“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

February 8, 2026
“Në gusht 1914, rebelët, nën drejtimin e Haxhi Demirit dhe shehut të Çorushit, pasi dogjën pallatin e Aziz Vrionit në Berat e, dëbuan gratë nga shtëpitë…”/ Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati
Personazh

“Në gusht 1914, rebelët, nën drejtimin e Haxhi Demirit dhe shehut të Çorushit, pasi dogjën pallatin e Aziz Vrionit në Berat e, dëbuan gratë nga shtëpitë…”/ Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

February 6, 2026
“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”
Personazh

“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”

February 1, 2026
“Në dhjetor 1918, në mbledhjen në Kajro në shtëpinë e Filip Shirokës, u vendos të hartohej një memorandum, i cili t’u dërgohej ambasadorëve të shteteve…”/ Historia e panjohur e patriotit Llambi Kotta
Personazh

“Në dhjetor 1918, në mbledhjen në Kajro në shtëpinë e Filip Shirokës, u vendos të hartohej një memorandum, i cili t’u dërgohej ambasadorëve të shteteve…”/ Historia e panjohur e patriotit Llambi Kotta

January 29, 2026
“Në revistën ‘Diturija’, gusht 1909, në rubrikën ‘Lajme të shkurtra’ thuhet; ‘Mësojmë se prej Korçe, u bë një kërkesë në Vilajet të Manastirit, për kënetën e Maliqit…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta
Personazh

“Në revistën ‘Diturija’, gusht 1909, në rubrikën ‘Lajme të shkurtra’ thuhet; ‘Mësojmë se prej Korçe, u bë një kërkesë në Vilajet të Manastirit, për kënetën e Maliqit…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta

February 2, 2026
Next Post
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”

“Kur e takonim në burgun e Burrelit, ne katër fëmijët dhe nëna, Et’hemi na kërkonte të heshtnim, dhe sidomos mos t’i shkruanim asgjë, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të dramaturgut të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme