• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“At Zef Pllumi, autor i veprës madhore, ‘Rrno vetëm për me tregue’, mbeti një famullitar i thjeshtë, nuk u ngjit në hierarkinë e krijuar rishtas, sepse…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik

“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
“Një nga meritat kryesore të kujtimeve të At Zef Pllumit, të qëndruarit besnik ngjarjeve në pasqyrimin e tyre, si p.sh., takimi me Mehmet Shehun dhe…”/ Refleksione për veprën “Rrno vetëm për me tregue”
Kalendari Historik 5 Janar 2022
“Një nga meritat kryesore të kujtimeve të At Zef Pllumit, të qëndruarit besnik ngjarjeve në pasqyrimin e tyre, si p.sh., takimi me Mehmet Shehun dhe…”/ Refleksione për veprën “Rrno vetëm për me tregue”
Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni: “Me rastin e vizitës së Hrushovit në Shqipni, në ‘Pallatin e Brigadave’ kjenë thirre edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe kur Enveri i tha…”

Nga Eugjen Merlika

                                                            Misionar i së vërtetës

                                                          – Nderim At Zef Pllumit –

Memorie.al/ Thonë se në lashtësi, në një nga vendet e Lindjes, një Mbret i ri, i sapo kurorëzuar në moshën njëzet vjeçare, ishte i etur të njihte historinë e njerëzimit. Thirri pranë tij dijetarët e mbretërisë dhe i ngarkoi atyre detyrën t’a shkruajnë atë. Mbas dhjetë vitesh pune para Mbretit u paraqitën dijetarët me një karvan prej njëqind devesh të ngarkuara me rrasa guri, në të cilat ishte shkruar historia. Mbretit i u duk një punë shumë e lodhshme leximi i tyre e, kërkoi përmbledhjen e saj. Dhjetëvjeçarët kalonin. Historianët e moçëm e pasonin detyrën tek te rinjtë. Pakësohej numri i deveve me rrasa guri por Mbreti, tashmë i përthyer nga problemet e qeverisjes e pa entuziazmin e djaloshit njëzet vjeçar, nuk vendoste të mësonte historinë aq shumë të dëshiruar. Në shtratin e vdekjes, me sytë e shuar  dhe flokët e zbardhura, i cëmbonte në tru mendimi se po largohej nga kjo botë pa njohur të shkuarën e saj. Mblodhi si dikur dijetarët e mbretërisë e u kërkoi që, me pak fjalë, t’i bënin të mësonte historinë e njerëzimit. Atëhere më i moshuari i tyre u afrua pranë shtratit dhe i tha: “Madhëri, njeriu lind, jeton dhe vdes. Kjo është historia e njerëzimit”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Në këtë hark kohor, në të cilin dy pikat anësore përfaqësojnë ardhjen dhe largimin nga kjo botë, rrjedhin në të gjithë larminë e tyre jetët e njerëzve të cilat, të bashkërenduara nga kode rregullash e ligjesh, bashkohen si vijat e ujit në shtratin e një lumi për të formuar shoqëritë e kombet.

Rrjedhat e tyre përfundojnë në detin e gjerë që është njerëzimi e ndërthurja tyre përbën atë që quhet historia e njerëzimit. Çdonjëri prej nesh është një pikë uji në oqeanin e madh të njerëzimit, por jetët dhe personalitetet e njerëzve nuk shëmbëllejnë si pikat e ujit.

Ata kanë secili të veçantën e tij, duke filluar që nga pamja e jashtme për të përfunduar tek bota e brendshme e padukshme e mendimeve, ndjenjave, fantazisë, vullnetit, aspiratave, sendërtimi i të cilave përcakton rolin dhe vendin që secili zë në bashkësinë në të cilën jeton.

Ai rol e ai vend janë tregues të jetëgjatësisë së individit në kujtesën e përgjithshme gjatë jetës dhe mbas fundit të saj tokësor. Ndërsa mbi shumicën e stërmadhe të emrave bie pa mëshirë pluhuri i harresës, mbi pak prej tyre ai nuk ve shtresë, nuk arrin t’i mbulojë.

Një prej këtyre emrave është ai i At Zef Pllumit, jeta tokësore e të cilit u ndërpre në mbrëmjen e vonë të 25 shtatorit, në një nga spitalet më të njohura të Romës, në Polikliniko ‘Gemmelli’. Parabola e jetës së tij filloi në mars 1924, një vit fatal për demokracinë shqiptare, në zemrën e Arbërisë së lashtë, në malësinë e Lezhës, ku Skënderbeu thirri Kuvendin themelues të Lidhjes shqiptare dhe përfundoi në kryeqytetin mijëravjeçar të botës antike, në Romën e përjetshme.

Ajo qe një varg i gjatë mundimesh, vuajtjesh, dhimbjesh e sakrificash të pafundme që dhuna komuniste pa mëshirë i hodhi mbi shpinë, si orteqet e borës së Alpeve të Shqipërisë, që kur ishte një djalosh i ri e deri sa trupi u kërrus nga pesha e tyre dhe e moshës. Gati gjysma e jetës burrërore të  tij kaloi nëpër burgjet politike të Shqipërisë komuniste.

Ishin ata kampe vdekjeje e pune të detyrueshme, në njëzet vitet e para të diktaturës, tempujt e shqiptarizmit ku ishin mbyllur mendjet më të vyera e më cilësore që kishte Shqipëria edhe se të kthyera në kavie sprovash nga kriminelë me pushtet, para të cilëve Jozef Mengele, ishte një kopje e zbehtë.

Prej bisedave të tyre prifti i ri mësonte historinë dhe bëmat e tokës amtare, i depozitonte thellë në kujtesën e tij të pazakontë, për t’i rreshtuar më vonë në veprën e tij monumentale “Rrno vetëm për me tregue”.

Ata njerëz, dikur elita kulturore e kombit, me trupa të shtrembëruara nga torturat, uria e puna shtazore, ishin për te si hojet e bletëve ku ai gjente nektarin e dijes njerëzore dhe substancat e koncentruara të karakterit e të moralit të shqiptarit.

At Zef Pllumi ishte një personalitet shumëplanësh. Ishte prift katolik, i vendosur të predikonte fjalën e Krishtit e të zbatonte mësimet e tij. Ishte një vrojtues i hollë i njerëzve, i jetës e dukurive të saj, cilësi këto që përbënin humusin e mjeshtërisë së shkrimtarit.

Por ai nuk ishte vetëm shkrimtari katolik, ishte dhe tribuni i fjalës së lirë, ishte qytetari demokrat që jetonte me problemet e përditshme të vendit të tij, që nuk merrej me politikën aktive por e shikonte atë me syun kritik të atdhetarit, të dashamirësit të  fateve të popullit të tij.

Si meshtar katolik i takoi të përballonte, së bashku me kolegët e tij, furtunat më të fuqishme që historia bashkëkohore ruajti për Kishën katolike. Besoj se nuk ka  institucion, në botën e diktaturave të shekullit të shkuar, të meritojë titullin e martirit më shumë se Kisha Katolike Shqiptare.

At Zef Pllumi, ishte një shërbyes i bindur e besnik i saj. Si i tillë ai e mbajti kryqin mbi shpinë gjatë gjithë jetës. Kalvarin e tij e përballoi me guxim, përvujtëri, kurajo e stoicizëm, duke qëndruar në këmbë, pa u rrëzuar, me besim të patundur në ndihmën e Zotit, me shpresën e palëkundur në fjalën e Krishtit.

Ishte afër të shtatëdhjetave kur rifilloi të predikojë në kishën e Shën Ndout në Tiranë. Në atë proces të gjatë e të fuqishëm që ishte ringjallja e Kishës Katolike Shqiptare, At Zef Pllumi mbeti një famullitar i thjeshtë, nuk u ngjit në hierarkinë e krijuar rishtas e, thuhet, se marrëdhëniet me të, nuk ishin idilike.

Nuk jam në brendësi të atyre marrëdhënieve, por nuk më duket bindës fakti që një martir me curriculum vitae dhe aftësitë intelektuale të tij, të mbetej një famullitar i thjeshtë në një vend si Shqipëria, Kisha Katolike e së cilës kishte pësuar valën asgjësuese më shkatërrimtare që kishte njohur në historinë e saj dy mijëvjeçare. Të mbijetuarit e asaj vale meritonin më shumë vëmendje…!

Sot Zefi është takuar me etërit e tij shpirtërorë, ata klerikë, atdhetarë e demokratë të masakruar nga komunizmi, që aq shumë ndihmesë i dhanë formimit atdhetar të shqiptarëve e kulturës së tyre. Ai ka shkuar ballëhapët dhe ata e kanë pritur me shumë dashamirësi, mbasi Zefi i vogël, që ata e kishin patur nxënës në bangot e Kolegjit Françeskan, e kaloi provën më së miri. Ai arriti në majat e jetës kulturore të popullit të vet dhe amanetin e tyre për të dëshmuar të vërtetën e sendërtoi plotësisht.

“Rrno vetëm për me tregue”, kishte qenë porosia e atyre që patën largpamësinë të parashikonin tragjedinë e dhimbshme që do të përplasej mbi Shqipërinë. At Zefi e tregoi atë mbas një gjysëm shekulli, thjesht, pa shtesa e zbukurime, duke na lënë një vepër të pavdekshme. Në të ai na tregoi historinë tonë të vërtetë, me hollësitë e saj të llahtarshme, atë histori që, ende sot, shumë kujt në Vendin tonë nuk i vjen për mbarë t’a shohë të shkruar e, aq më pak, të nxënë nga brezat e rinj.

Nëpërmjet shkrimeve të tij e faqeve të ‘Hyllit të Dritës’, revistës të të madhit At Gjergj Fishta, të cilën ai e ringjalli për lexuesit shqiptarë, At Zefi foli me gjuhën e meshtarit e të martirit të fesë, të apostullit të kulturës e kultivuesit të vlerave të pavdekshme të popullit të vet por, mbi të gjitha, me gjuhën e së vërtetës.

T’a respektojmë të vërtetën, mos t’a dhunojmë e shtrembërojmë atë, t’i qëndrojmë besnikë pasqyrimit të saj edhe atëherë kur nuk shkon në dobinë tonë, këta ishin mësimet që At Zef Pllumi na la si porosi nëpërmjet jetës e veprës së tij.

Ai e shpalli dhe e mbrojti të vërtetën në të gjitha format dhe shfaqjet e saj, në shkrime, predikime, biseda e sugjerime për politikën e mbarëvajtjen e shtetit dhe te shoqërisë. Ishte ky parim që e bëri veprën e tij jo vetëm dëshminë më të fuqishme artistike të diktaturës komuniste shqiptare, por edhe bartëse të një mesazhi të fortë moral, jo  vetëm për lexuesin e sotëm por edhe për brezat që do të vijnë.

Prandaj ne sot nderojmë me gjithë zemër kujtimin e tij e ndjejmë një kënaqësi të veçantë kur dimë se ai pati sodisfaksionin për së gjalli të vlerësohet si “Nder i Kombit”, vlerësim që shpërblen jo vetëm personin, por edhe historinë e tij dhe ndihmesën e dhënë në kulturën e shqiptarëve.

Sot Shqipëria e fesë dhe kulturës ka veshur petkun e zisë. Sot ajo përcjell në banesën e fundit, në tokën e Shkodrës së lashtë, një bir të saj të shquar, i cili do të mbetet gjatë në kujtesën e saj. Memorie.al

Shtator 2007 

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur zv/prokurori i rrethit të Krujës, Piro Suli, që asistonte në pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtin, e pyeti për fjalën e fundit, ai i’u përgjigj…”/ Proces-verbali i ekzekutimit të priftit të famshëm

Next Post

Kalendari Historik 07 Korrik 2022

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 05 Korrik 2022

Kalendari Historik 07 Korrik 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!