• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in
“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in
“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in
“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in
“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in
“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in
“Kadri, na bëri përshtypje për ato që thua për Hysni Kapon, sepse ti, në një të ardhme, do thuash: ja si po na persekuton Partia ne dy vlonjatëve…”! / Debatet e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82
“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in
“Skic-programi socialdemokrat me platformën që armiku Mehmet Shehu do të….” / Zbulohet akt-akuza e Prokurorit Rrapi Mino në ‘83-in
“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e parë

Memorie.al /  Në mesin e muajit tetor të vitit 1982, menjëherë pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu (asokohe ministër i Mbrojtjes Popullore) dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehu, (asokohe ministër i Brendshëm, arrestuar më 22 mars 1982), me porosi të Enver Hoxhës dhe me urdhër të Hekuran Isait, u krijua Grupi Operativ Special, në krye të të cilit ishte zv/ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht drejtor i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, ku si ndihmsa të tij, ishin Enver Zeneli dhe Hasan Ulqinaku. Detyra kryesore e këtij grupi, ishte; “Zbulimi dhe hetimi i veprimtarisë së grupit armiqësor”, të kryesuar nga Kadri Hazbiu, ku bënin pjesë edhe Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Fiqret Shehu, etj., si dhe lidhjet që ata kishin pasur me ish-kryeministrin Mehmet Shehu.

Përveç detyrave të tjera, siç ishin; rishikimi, studimi dhe analiza e një numri të madh dosjesh dhe dokumentesh arkivore, që i përkisnin një periudhe të gjatë kohe (1945-1982), “Grupi Operativ Special”, u bëri thirrje dhe u kërkoi edhe disave prej ish-funksionarëve të lartë të udhëheqjes së PPSH-së dhe ish-kuadrove të lartë drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, oficerëve të Sigurimit të Shtetit, etj., që të jepnin me shkrim, ato që ata dinin apo kishin dyshime, lidhur me “veprimtarinë armiqësore”, të Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, apo dhe personave të tjerë, me të cilët ata i kishte lidhur puna apo jo, gjatë periudhës që ata kishin shërbyer pranë asaj ministrie, apo në Degët e Brendshme në rrethe, në sektorin e Zbulimit Politik, pranë përfaqësive tona diplomatike të akredituara në shtete të ndryshme të botës, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset…”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in

“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën

Ashtu siç kishte bërë që nga viti 1945, pothuaj me të gjithë “grupet armiqësore”, ku shumë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, ish-funksionarë të lartë partiakë dhe shtetërorë, si; Koxi Xoxe, Nako Spiro, Kristo Themelko, Pandi Kristo, Nesti Kernexhi, Tuk Jakova, Dali Ndreu, Liri Gega, Panajot Plaku, Koço Tashko, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Fiqret dhe Mehmet Shehu, etj., i kishte akuzuar si “agjentë të UDB-së”, edhe të ashtuquajturin “Grupi armiqësor i Kadri Hazbiut”, Enver Hoxha nuk do t’ua kursente aspak atë akuzë. Nisur nga kjo, Grupi Operativ Special me në krye drejtorin e Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizin, që u ngrit menjëherë pas arrestimit të Kadri Hazbiut në tetorin e vitit 1982, nisi menjëherë nga puna për studimin e dosjeve arkivore në ngarkim të ambasadës jugosllave në Tiranë, duke i shikuar dokumentet që i përkisnin atij “objekti”, që nga viti 1945.

Për përzgjedhjen dokumenteve në fjalë dhe përgatitjen e një raport-informacioni të hollësishëm që do i vihej në dispozicion Grupit Operativ Special dhe më pas grupit të hetuesisë speciale me në krye Pelivan Luçin dhe Thoma Tutulanin që do të zhvillonte procesin hetimor ndaj “Grupit armiqësor të Kadri Hazbiut e Feçor Shehut”, u caktua hetuesi i Sigurimit të Shtetit, Shkëlzen Bajraktari, (pjesë e atij grupi hetimor), i cili për shkak të origjinës së tij nga rrethi i Tropojës, presupozohej se do i njihte më mirë “agjentët e UDB-së” dhe dosjet në ngarkim të tyre. Në këtë kuadër, bën pjesë edhe ky dokument arkivor i cili është nxjerrë nga Arkivi Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), i cili po publikohet i plotë në këtë shkrim bashkë me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al   

DOKUMENTI SEKRET I HARTUAR NGA HETUESI I SIGURIMIT TË SHTETIT, SHKËLZEN BAJRAKTARI, PËR VEPRIMTARINË ARMIQËSORE TË AMBASADËS JUGOSLLAVE NË SHQIPËRI NË PERIUDHËN 1945-1983, “AGJENTURA” E TYRE DHE PËRGJIMET E DIPLOMATËVE TË SAJ

                                                                                                                          Sekret

                                                                                                                Ekzemplar i vetëm

                                                                                                                Tiranë, më 7.2.1983

                                                   INFORMACION

Në bazë të hetuesit Shkëlzen Bajraktari, nga data 4.2.1983, deri më datën 5.2.1983, u studiua dosja e objektit të ambasadës Jugosllave, të degës së II-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Nga studimi i kësaj dosje, tërheqin vëmendje këto momente kryesore:

I – Në informacionin: “Disa të dhëna dhe informacione mbi aktivitetin armiqësor të ambasadës Jugosllave kundër vendit tonë në periudhën e viteve 1945-1980”. (Dosje 1. Fq.29), që mban datën 14.7.1981, ndër të tjera thuhet: “Po përgatitet të kalojë në Jugosllavi, gjeneral-major Beqir Balluku, me një batalion ushtarësh…”!

– Në faqen 30 të “Historiku i veprimtarisë armiqësore të legatës (Zbulimit) Jugosllav kundër vendit tonë, prej vitit 1924-1963, ndër të tjera thuhet: “S….K….dhe M….M….që të dy zbulues të legatës jugosllave, të dy në funksionin e sekretarit të II-të të legatës, i pari i ardhur në mars 1954, dhe i dyti ardhur në vitin 1955…!

Ata kanë bërë agjitacion të hapur armiqësor kundër Partisë dhe shtetit tonë, jo vetëm me elementë antiparti, por edhe me qytetarë më funksione të rëndësishme në Parti dhe në shtet, të cilët i kanë goditur pikëpamjet e tyre. Kështu p.sh., K….i ka folur kolonel Stavri Xharës, efektiv i MPB, Shefki Haxhiut, kapiten i MPB, et. (D.1)

– Në faqen 36 të “Historikut mbi aktivitetin e përfaqësuesve të legatës Jugosllave në lidhjet e tyre në Qarkun e Shkodrës”, ndër të tjera thuhet: “…kuadri i Zbulimit Jugosllav, që vepronte pikërisht në Shqipëri dhe në qarkun e Shkodrës, janë si më poshtë:

Rankoviçi drejton të gjithë aktivitetin e Zbulimit Jugosllav nëpërmjet një gjeneral-majori, emri i të cilit nuk dihet, i cili merret kryesisht me Zbulimin Politik dhe strategjik.

Në Prishtinë, nënkolonel Çedo Mihoviqi, i cili drejton të gjithë aktivitetin kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, nëpërmjet çentrave dhe nënçentrave. Qendra e Prishtinës drejton çentrën e parë me qendër në Podgoricë, që ka efektivë këta oficerë: N/kolonel, Ziko Sharkiqi, shef i çentrit të parë; major Javo Cavor, zëvendës; kapiten Vido Thomanoviç, Gjoko Katkoviç, togera Dragiç dhe Pero Byrazeroviç, (Punëtor Operativ), në drejtim të Shkodrës.

Centri i Podgoricës, ka këto oficerë:

  1. – Toger Demo Popiq – përgjegjës.
  2. – Radomir Serdanoviq – merret me hetuesi.
  3. – Markoviq – sekretare.
  4. – Milutin – magazinier.

N/çentri i Ulqinit

  1. – Kapiten Vido Jovanoviq – shef.
  2. – Kapiten, Zmajo – Punëtor Operativ.
  3. – Toger Siloboja – Punëtor Operativ.
  4. – Toger Dushkoja – Punëtor Operativ, – Lezhë, Shkodër.

N/çentri i Tivarit

  1. – Kapiten Dushan Prashqeviq, – shef.
  2. – Toger Kristi – Punëtor Operativ.
  3. – N/toger Petro Jovanoviq – Punëtor Operativ në Vrakë, për ortodoksit.

N/çentri i Andrejovicës – Guxi

  1. – Milto Drabonjak – shefi.
  2. – Aco – Punëtor Operativ, vepron në drejtim Dukagjin, Koplok dhe Selcë.

– Arso Milotoviç, më datën 6/8.1956, takon në Ndroq B.p. “Malësori” dhe e pyet se cili ka popullaritet më shumë, Enver Hoxha, apo Mehmet Shehu, ku ndodhet Tuk Jakova, ai është shumë inteligjent, ku ndodhet familja e Koçit dhe nëse ke marrë vesh, a i janë rritur fëmijët, apo jo? (Dosari 1).

Legata Jugosllave në Tiranë në vitin 1948 (9.9.1948)

  1. – Dushan Diminiç – ministër.
  2. – Drago Komshmjerl – këshilltar.
  3. – Voisllav Kostiç – sekretar.
  4. – Janko Hambiçek – zv/atashe shtypi

Funksionarë: Mitar Damjanoviç, Pashko Mishko, Mirko Kadiq, Mara Mlaviq, Seka Odrijlin, Sado Bozidaroviç, Said Hasanoviç, Hilmi Thaçi, Petar Bodriç, (korjer) Gadro Lakoviq, – kafaz, Janko Urbançiç, – shofer, Ivanka Ribiç – shërbyese.

Janko Hambiçek, ka lidhje dhe me Naim Pilkun, (sot aktivizohet me skuadrën e femrave të volejbollit të “Dinamos”)

  • Këto ditët e fundit në Shkodër janë kapur disa pliko me broshura të shtypura në Beograd, që flasin kundra qeverisë sonë. Në këto pliko mbishkruhehshin këto drejtime;
  • Shokut Mark Çollakut – Rruga “Marlekaj” – Shkodër
  • Shokut Ndoc Drita – Rruga “Paqja” – Shkodër
  • Shokut Kol Prekalori – Rruga “Koqej” – Shkodër
  • N/kolonel Petrit Dumes, Divizioni të V të Gjirokastër
  • Kapiteni i II-të Elmaz Muharremi, shef i regjimentit 18 Pozit.
  • Muhamet Gavoçi, kryetar i Frontit Demokratik – Shkodër

– Savua më datë 16.10.1948, ka shkuar në shtëpinë e Olimbi Thimit dhe e porositi që “të informohet nëse nënpunësat punojnë edhe në orët e natës dhe në radhë të parë e porosit që të fitojë afinitet tek Angji Faber dhe Petrit Arbana, të cilët janë oficerë të Sigurimit, dhe indirekt të pyesë dhe të informohet rreth situatës së tashme të Koci Xoxes dhe Pandi Kristos. (fq. 16)

– Në relacionin e Degës së II-të, datë 3.5.1954, “Mbi lëvizjet e personelit të legatës Jugosllave”, (fq. 40), thuhet; “Rexhep Xhiha (sekretar i parë), ka takuar me Todi Lubonjën dhe Koço Tashkon (relacion i bërë nga Kryetari i Degës së II-të, Rexhep Kolli).

– Në planin e masave agjenturor-operative, data 17.6.1954, për përpunimin e personalit të legatës jugosllave në Tiranë, (fq.42), thuhet: “Rexhep Xhiha është nga Kosova, i datëlindjes 1923. Nga viti 1930-1943, ka qenë në Shqipëri, ku ka mbaruar Shkollën Teknike.

Për kohën që ka jetuar në vendin tonë, ka mundur që të krijojë një rreth të gjerë shoqëror, si Xhevit Hatibi, Shyqëri Alimerko, Llazi Lubonja, Lefter Kasneci, Hysni Shehu, Zija Ferra etj”., dhe më poshtë në pikën “ç”, thuhet:

“Rexhep Xhiha, megjithëse ka një rreth të gjerë shoqëror dhe miqësor, për interesin tonë operativ ka qenë një anë pozitive – faktin që ai njihet me disa nga shokët tanë me pozita (kush janë këto?), që mund të influencojnë në thyerjen e botëkuptimeve të tij, dhe në përgatitjet e konditave për t’a rekrutuar!

II – Në masat që parashikohen për thyerjen dhe demoralizimin e tij, parashikojmë që të përdoret në drejtim të tij, Hysni Shehu nga Luma, Xhavit Hatibi, (shif lart) dhe n.q.s., ky veprim do të japi materiale të atilla që tregojnë lëkundje të objektit, mund të procedojmë në rekrutimin e tij, mundet nga N/kolonel Ilmi Seiti, i ci;li njihet mirë me objektin që nga viti 1942.

Thirrja dhe instruktazhi i këtyre shokëve, do të bëhet nga gjeneral-major Kadri Hazbiu dhe veprimet e mëtejshme do të kryen nga N/kolonel Rexhep Kolli. (fq.45)

III. Në masat për përpunimin me agjenturë, në pikën “b”, thuhet: “B.p., “Topi”, është kushëri i parë i…..i cili është takuar dy herë me të. Ky ka denoncuar takimin me objektin, porse nuk jemi të sigurt në sinqeritetin e tij. Ky dyshim forcohet sepse ai ka refuzuar të japi informata me shkrim dhe nuk respekton takimet.

Ky plan, propozuar nga Rexhep Kolli dhe pëlqyer nga Kadri Hazbiu. Më poshtë ka një dorëshkrim të Rexhep Kollit, ku thotë: “Ky plan nuk u aprovua nga Ministri (Mehmet Shehu). U përpilua një plan tjetër”.

– Faqe 65, në relacionin “Mbi personat që implikohen procesin e Liri Gegës, ndër të tjera thuhet: “Si më ka thënë D…F..(Q…), mësonte nga gruaja e tij., ose nga A.P., rreth bisedimeve që Mehmet Shehu bënte me Manush Myftinë, në shtëpinë e Partisë.

Kur këta bisedonin, ndodhej aty edhe e shoqja e M….dhe kjo ja bisedonte të vëllait, A.P., ose gruas së Foni Qirkos. Kjo ja thosh Fonit, ky Daliut dhe Daliu mua”. (N. Haznedari, 14.8.1956)

– Persa Frashëri është Jugosllave, martuar me Veli Frashërin, banon afër nesh. Duke ditur se kjo vinte në legatën jugosllave për çështjen e lejes për në Jugosllavi, unë i kam dhënë një letër ditën që u nisëm për në Sllovë, për t’ja çuar Cvetozar Koçiç, e cila i drejtohej nga ana ime Dushan Mugoshës. (po aty)

– Në relacionin e datës 7.12.1956, “Mbi veprimtarinë armiqësore të disa funksionarëve të Legatës jugosllave në Tiranë dhe të disa organeve të UDB-së përtej kufirit, kundra Partisë dhe Pushtetit tonë Popullor, gjatë vitit 1956 (Fq. 70), ndër të tjera thuhet: “Më datën 21.4.1956, komisioni Jugosllav për çështjet e kufirit, shtron një darkë për palën shqiptare në Hotel ‘Dajti’”.

Në një tavolinë me sekretarin e komisionit tonë, Shefki Haxhiu, ndodhej funksionari i ambasadës Jugosllave, Radovije Gençiç, i cili ndër të tjera e pyet togerin, se çfarë përgjegjësia ka gjeneral-major Hito Çako. Kur togeri i tregoi se ai është Komandant i Garnizonit të Tiranës, Radovaj i përgjigjet se; ai është Komandant i trupave K/Ajrore.

Mandej e pyet; “nëse është zv.ministër i Punëve të Brendshme gjeneral-major Gjin Marku, ku ndodhet tani gjeneral-major T. Kolaneci, etj.”. Me datën 7.11.1956, Cvetko Koçiç, takon në Hotel “Dajti”, Stavri Xharën, të cilit i thotë se; “përse nuk na takoni dhe na rrini kaq larg, nuk dimë ku konsiston ky qëndrim i juaj”?! (fq.76).

Nga procesi i Zija Dibrës, (fq.89)

Në korrik 1956, Zijaji takohet me Rexhepin dhe nëpërmjet këtij edhe me Arso Millatoviçin, i cili i ka thënë: “Në vizitën që i kam bërë kryeministrit Mehmet Shehu, i kamë thënë se ju duhet të shikoni çështjen se tani gjithçka është e qartë, si deklarata e Beogradit, e Moskës dhe Kongresi i XX-të, se këtë e kanë sqaruar çështjen dhe se Jugosllavia nuk ka qenë as fashiste, as imperialiste”, etj. (Firmosur nga Mihallaq Ziçishti). Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset...”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in

Artikuj të ngjashëm

“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset…”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in
Dossier

“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset…”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in

November 17, 2025
“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën
Dossier

“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën

November 17, 2025
“Në Konferencën e Tiranës situata ishte e elektrizuar, jugosllavët na e bënë mëndjen çorbë; të njëjtin person tani e shikoje në “Dajti” dhe më pas te…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Hysni Kapo nga Moska, lidhej me Enverin në Tiranë dhe si asnjë nga anëtarët e tjerë të delegacionit, nuk ishte aktiv në dënimin e kinezëve…”/ Zbulohen dokumente të reja të prishjes së Tiranës me Kremlinin në ’61-in

November 16, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur isha në një qeli me Havzi Nelën në burgun e Burrelit, ai më tregonte se kur ishte me Lavdijen, në burg në Jugosllavi, UDB-ja…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, Bedri Çoku

November 17, 2025
“Florian Kolaneci tha se i ka bërë disa herë vërejtje shokut Elham, por ai kish ofenduar shokët Kosta Gazeli dhe Jorgo Çuli…”/ Raporti sekret i Rexhep Kollit, në ’82-in
Dossier

“Më pyetën një javë rresht, madje një herë më erdhi natën zv. ministri Brendshëm Rexhep Kolli, i cili donte të dinte se ç’mendonte Kadareja për Enver Hoxhën …”! / Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut

November 16, 2025
“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën
Dossier

“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën

November 13, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme