• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Akuzat e Enverit: “Më thonë se Sadik Bekteshi, ky element antiparti, revizionist e tradhtar, çdo ditë, veshur ‘kreko’ si një borgjez…” / Plenumi i 7-të, maj ’75, kur Hoxha “zbuloi grupet armiqësore”!

Akuzat e Enverit: “Më thonë se Sadik Bekteshi, ky element antiparti, revizionist e tradhtar, çdo ditë, veshur ‘kreko’ si një borgjez…” / Plenumi i 7-të, maj ’75, kur Hoxha “zbuloi grupet armiqësore”!
Akuzat e Enverit: “Më thonë se Sadik Bekteshi, ky element antiparti, revizionist e tradhtar, çdo ditë, veshur ‘kreko’ si një borgjez…” / Plenumi i 7-të, maj ’75, kur Hoxha “zbuloi grupet armiqësore”!
Akuzat e Enverit: “Më thonë se Sadik Bekteshi, ky element antiparti, revizionist e tradhtar, çdo ditë, veshur ‘kreko’ si një borgjez…” / Plenumi i 7-të, maj ’75, kur Hoxha “zbuloi grupet armiqësore”!
“Enver, ja si po e masakroni këtë popull….” Letra anonime gjeneralit që tentoj arratisjen dhe vdiq në Burgun e Burrelit në ’75-ën / Dëshmia e kolonelit…
Akuzat e Enverit: “Më thonë se Sadik Bekteshi, ky element antiparti, revizionist e tradhtar, çdo ditë, veshur ‘kreko’ si një borgjez…” / Plenumi i 7-të, maj ’75, kur Hoxha “zbuloi grupet armiqësore”!
Akuzat e Enverit: “Më thonë se Sadik Bekteshi, ky element antiparti, revizionist e tradhtar, çdo ditë, veshur ‘kreko’ si një borgjez…” / Plenumi i 7-të, maj ’75, kur Hoxha “zbuloi grupet armiqësore”!
Akuzat e Enverit: “Kiço Ngjela ishte arrogant, na thoshte; ‘tregtia është më jep, të jap, ç’hyn këtu politika’, por bashkë me tregtinë që bënte ai, po na…”

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), ku ndodhet diskutimi i Enver Hoxhës i mbajtur në Plenumin e VII-të të Komitetit Qendror të PPSh-së, ku ai morri në analizë dhe foli për problemet që kishin dalë në sektorin  e naftës, ku ai për herë të parë kritikoi dhe hodhi akuza të rënda, jo vetëm ndaj drejtuesve të atij sektori, duke filluar nga drejtori i përgjithshëm i Naftës, Lipe Nashi, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Fierit, (ku ishte përqendruar pjesa më e madhe e industrisë së naftës), Piro Gusho, inxhinierëve dhe specialistëve si: Andrea Manço, Zenel Hamiti, Koço Plaku, Protoko Murati, Beqir Aliaj, Milto Gjikopulli, et., por edhe ndaj kryeministrit Mehmet Shehu, anëtarëve të Byrosë Politike e ministrave, si Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela, Vasil Kati etj. Fjala e plotë e diktatorit Enver Hoxha dhe akuzat e panjohura që ai bëri ndaj Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, Vasil Katit, Dashnor Mamaqit, Ramadan Xhangollit etj, të cilët i quajti sabotatorë që kishin bërë punë armiqësore, duke i krahasuar ata me “veprimtarinë armiqësore” që kishte bërë Beqir Balluku me Petrit Dumen, Hito Çakon etj. Propozimet e Enver Hoxhës për shkarkimin e tyre nga të gjitha postet dhe funksionet partiake dhe shtetërore që ata kishin mbajtur deri në atë kohë dhe zgjedhjen dhe emërimin e “disa shokëve të rinj” në vend të tyre në Byronë Politike dhe Komitetin Qendror të PPSh-së, siç ishin: Pali Miska, Hekuran Isai, Qirjako Mihali etj., biografitë e të cilëve, Enveri i bërë publike në atë plenum!

                                                   Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Fjala e Enver Hoxhës në mbyllje të Plenumit të 7-të të Komitetit Qendror të PPSH-së

29 maj 1975

Kur Partia i vë në vendin që meritojnë këta njerëz fajtorë, se Partia çdo gjë e zbulon, të tillë shokë rrinë me buzë varur, si të persekutuar, sikur janë bërë “gabime fatale” kundër këtyre “kokave të mëdha”, në vend që të pohojnë haptazi fajet e tyre, të venë në Parti e në popull dhe t’u thonë hapur atyre: “Kam gabuar rëndë”, “Partia më dha një dënim të merituar”. Unë them që qëndrimet e tua, Koço, kanë ndihmuar në veprimtarinë armiqësore. Ti na thua se armiqtë kanë përfituar nga gabimet e tua. Njëra nga të dyja: gabimet e tua kanë ndihmuar, apo s’kanë ndihmuar në veprimtarinë armiqësore? Ti këtë duhet ta thuash hapur. Ne në Gjirokastër, kemi një fjalë: “Jo ve, po kokove”. Ti Koço mund të thuash që “unë nuk i kam këshilluar ata që të sabotojnë”. Koçoja e kërkon këtë nuancë, prandaj shprehet që nuk i ka thënë me gojë atij e këtij: “Oburra, vini kazmën”! Kuptojeni këtë nuancë! Koçoja kërkon të tregohet shumë finok, kujton se e shpëton kërkimi i këtyre formulimeve! Por jo, nuk e shpëton. Ky qëndrim e fut edhe më thellë atë, sepse të jesh anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Industrisë, drejtues për naftën, në këtë sektor me rëndësi të madhe të ekonomisë, dhe të bësh gabime të rënda, gabime kolosale, të mos zbatosh vijën e Partisë, të mos kontrollosh e ta lësh naftën në fatin e disa banditëve dhe të kërkosh nuancën e një fjale për të kaluar “fësht”, kjo të fut më thellë brenda ty, Koço!

Prandaj, si konkluzion, ti je bashkëpunëtor i sabotatorëve të naftës, apo i ke ndihmuar qorrazi?! Sipas teje, ti ke vepruar qorrazi. Atëherë shtrojmë çështjen: Kaq naiv je ti që nuk i merrke vesh e nuk i kuptoke fare këto çështje të naftës?! Në qoftë se ishe kaq naiv, duhej të vije të thoshe: “Amani more shokë, më hiqni që këtej, se nuk jam për këtë punë”. Ti këtë nuk e bëre, por përkundrazi, hiqeshe shumë i zgjuar, shumë kompetent. Në fillim, ti the se: “kam punuar si teknokrat”. Por teknokrat do të thotë të jesh aq teknik, sa ta mbivlerësosh teknikën e të harrosh politikën dhe ideologjinë. Pra, ti tani, duke thënë se “kam ndihmuar qorrazi në sabotimet e naftës”, bie në kundërshtim me atë që the për teknokratizmin. Përse i kritikojmë ne Protoko Muratin e të tjerë dhe u themi që “përveç sabotatorë, jeni edhe teknokratë”? Ua themi këtë, sepse ata e kishin vënë Partinë nën këmbë! Atëherë, edhe ti Partinë në punën tënde, e ke vënë nën këmbë. Prandaj, shokët e Plenumit, me pyetjet që të bënë, të hapën një horizont të madh. Ti duhet të ndihmosh veten dhe Partinë, në radhë të parë, se ndryshe nuk mund të shpëtosh. Ke bërë faje, bile të rënda, dhe kështu si rezulton, je sabotator. Në qoftë se do të lehtësosh fajin tënd, ndihmoje Partinë dhe thuaja çdo gjë haptazi! Ti i di ligjet e Partisë: kur i flet haptazi, ajo këtë e mban parasysh në masën që merr. Partia është zemërgjerë.

Më thonë se Sadik Bekteshi, ky element antiparti, revizionist e tradhtar, çdo ditë, veshur “kreko” si një borgjez që u bë, shkon në kafenenë më të mirë, ulet këmbë mbi këmbë, më pi duhan e kafe, më ha edhe pasta dhe me këtë mënyrë manifestove, provokon me qëndrimin e tij, duke dashur të thotë: “Ja, si zotni jam, tërr s’ma bën veshi nga vendimi që mori Partia kundër meje”. Kërkon të më marrë edhe 900 lekë të reja në muaj, që është pensioni më i madh te ne. Po kemi ligje, thonë. Mirëpo ligjet i bën klasa. Pa të pyesim ca klasën, nëse duhet t’u japim pensione të tilla armiqve si ky?! Atëherë ku qëndron diferenca në mes një elementi të tillë dhe një oficeri patriot? Diferencimin e drejtë e pengon burokratizmi dhe, kur flet burokratizmi, nuk flet klasa. Pse ti, Abdyl Këllezi, si anëtar i Byrosë Politike dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, harrove parimin e madh që s’duhet të lejojmë të ndërtojmë jashtë nevojave të domosdoshme vepra joprodhuese, që s’duhet të lejojmë as fryrjen më të vogël të organikave me elementë joprodhues?

Ti, Abdyl Këllezi, na thua se ke luftuar dhe ke shkurtuar, por këto që na dalin, s’janë të paqena. Ato janë të faktuara. Na thua se «kemi pasur presion nga poshtë». Por ti ke ardhur disa herë tek unë dhe më je mburrur që, si Komision i Planit të Shtetit, “i kemi frenuar kërkesat dhe ekzagjerimet e bazës, u kemi rënë me sëpatë të madhe”. Domethënë këto që na dalin, janë plotësisht të pranuara nga ana jote. Atëherë si i përgjigjesh ti kësaj çështjeje me shprehjen “na shpëtoi nga kontrolli”? Jo, kjo është një përgjigje sempliste, sepse të gjitha këto gjëra të këqija që kanë dalë, si: list-organika, fryrja e tyre, konfondimi i inxhinierit me punëtorin si gjendje shoqërore, fryrja e byrove teknike etj., duhen shpjeguar më parë, duhet shpjeguar pse u deformua për to vija e Partisë. Pse u deformua vija e Partisë, kjo ka rëndësi kapitale, Abdyl Këllezi, gjë që nuk shpjegohet nga ti. Thuaj më mirë që vuan nga megalomania dhe nga dëshira për një ideologji të kundërt me atë të Partisë, nga zelli për ta vënë këtë ideologji anti-marksiste në zbatim dhe për të vënë, gjithashtu, shumë në dukje veten tënde, sa arrin deri aty, që të lësh aktivin jetik të naftës dhe të vish në Tiranë, për të asistuar në mbledhjen solemne të çlirimit të Tiranës!

Pse e bëre këtë ti, Abdyl? Autokritika jote, kur thua “mund edhe të mos vija”, nuk është e sinqertë. Këtë ti e ke shkruar edhe në një letër që më ke dërguar. Kur ti e pe gjendjen kaq serioze, pse u ngrite e ike nga aktivi?! Ne nuk diskutojmë se ç’të tha Koçoja, por pse u ngrite e ike ti, duke qenë anëtar i Byrosë Politike dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit. Kur kishe parë aq shumë gjëra, një rrezik kaq të madh, pse nuk arrite të konkludojë vetë, por le bedel Koçon? Kur u zbulua puna armiqësore në Ushtri, Petrit Dumja bëri një xhiro, domethënë një voltmatësi dhe i’a hodhi të tëra Beqir Ballukut. Ke qenë edhe ti këtu. Ç’bëri ai? E pa që u zbulua puna armiqësore në Ushtri dhe tha: “Beqir Balluku, ky i ka bërë të tëra këto”! Edhe unë, pas të gjitha këtyre gjërave që the ti, mund të arrij në konkluzionin, se ti kërkon t’ia hedhësh të tëra Koço Theodhosit. Ti je anëtar i Byrosë Politike. Vete në aktivin e naftës, konstaton gjithë ato gjëra dhe hesht. Po përse vete ti atje, për lodër?! Si kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, shikon që Shqipërisë nuk i jepen fusha nafte, një punë kjo krejt armiqësore, dhe mjaftohesh duke i thënë Koço Theodhosit: “Shiko, se këtu këta njerëz nuk janë në rregull, prandaj mblidh institutin”!

I jep mësime, mblidh këta e mblidh ata, dhe Koço Theodhosi nuk bën hiçgjë. Si duhet kuptuar kjo? Ne kemi pasur raste që shokëve u kanë vdekur njerëz të afërm dhe nuk kanë ikur nga mbledhje të tilla të rëndësishme. Po ti, atëherë, pse ike nga aktivi? Pra, si të mos gjykojmë se ti ke menduar: “Hajde, t’ia hedhim Koços këtë, sepse ai është ministër i Industrisë dhe i Minierave dhe unë të lahem”! Prandaj lypset më mirë të thuash: “Duhej të vija që të më shihnin në presidiumin e mbledhjes dhe në televizor në këtë eveniment të rëndësishëm, pse kisha nevojë, për punën time të sotme dhe të mëvonshme, të qëndronte lart autoriteti im”. Ti, Abdyl Këllezi, e harrove naftën dhe u largove nga aktivi, se kishe frikë të prononcoheshe, e harrove ekonominë përpara mendjemadhësisë personale dhe frikës të dilje atje me konkluzione, sepse ishe njëkohësisht dhe i implikuar. Këto të çojnë në rrugë të rrezikshme, prandaj u detyrua i gjithë Plenumi të të kërkonte shpjegime, por ti u bëre bisht të gjitha pyetjeve që t’u drejtuan. Bëhet një mbledhje aq e rëndësishme e naftës dhe ti, “ekonomist i madh”, siç je hequr, ngrihesh e ikën, në vend që të rrije dhe të jepje atje mendimin konkluziv. Vallë s’kishte rëndësi për ty nafta?

Nuk e dije ti se fusha nafte nuk po zbuloheshin dhe me qindra milionë lekë shkonin kot? As të shkoi fare ndër mend, se atje mund të kishte punë armiqësore? Shumë e çuditshme kjo ndodhi tek ti, që sheh çdo gjë! Unë i di të gjitha përgjigjet që ke dhënë ti për këto pyetje, dëgjova edhe përgjigjet demagogjike dhe teknike, por aspak politike e ideologjike, që dhe këtu në Plenum, për të shpëtuar nga llumi ku ke rënë, por të gjitha ato flasin në disfavorin tënd. Ti, Abdyl Këllezi, pyete në aktivin e naftës për një inxhinier gjeolog. Bëre mirë që pyete, dhe the: “Pyeta se më pëlqeu diskutimi i tij”. Mirë! Po derisa të pëlqeu ky diskutim, do të thotë të mos të të kenë pëlqyer ato të të tjerëve. Atëherë pse nuk pyete edhe për Protoko Muratin, për Beqir Aliajn dhe për Milto Gjikopullin, “diskutimet e të cilëve nuk të pëlqyen”? Pse nuk pyete dhe për Lipe Nashin, mikun tuaj, veçanërisht të Koço Theodhosit, që, megjithëse ishte ndëshkuar nga Qeveria, ju e bëtë hero? Nuk na thua, po për këta pse nuk pyete? Ta them unë: Nuk pyete, se u druajte t’i vije gishtin plagës, se mos i zbuloje petën lakrorit.

Për sa thua se gjoja i dërgove këtij ose atij protokolle extra përmbledhëse për naftën, këto i bëre se s’kishe ç’bëje e sa për të thënë që “vura në dijeni”, sikur ti të ishe korrier që përcjell protokolle dhe jo udhëheqës që shkon aty ku duhet për të shtruar e për të diskutuar për gjendjen e krijuar e problemet që dalin. Këto që thua s’qëndrojnë në këmbë. Unë s’dija asgjë ç’po ndodhte në sektorin e naftës. Në korrent më vuri vetëm letra e atij punëtorit të naftës, të cilën e mora në datën 1 shkurt 1975. Kjo letër më habiti! Thirra atëherë Hakiun (Toska), i cili më dha protokollin, që ti i’a kishe dërguar me 37 ditë vonesë nga mbledhja që qe bërë në naftë më 16 nëntor 1974. E theksoj, 37 ditë vonesë. Kjo është e dënueshme dhe vërteton atë që u mendove shumë që t’ia dërgoje dhe një gjë e tillë, në fakt, i përkiste, në radhë të parë, ta bënte Koço Theodhosit si ministër i Industrisë dhe i Minierave. Po ashtu ajo që thua, se gjoja i paske thënë Hakiut, që “mundësisht të vihet në korrent edhe shoku Enver”, është e kurdisur nga ti për rastin. Kur të pyeta unë në një takim (dhe jo se më vure ti në korrent): Ç’kemi gjë nga nafta”?! Në atë kohë unë isha në dijeni të gjendjes së atjeshme dhe kisha nxjerrë konkluzione, por doja të dija edhe mendimin tënd.

Ti më fole për disa gjëra pa rëndësi dhe, kur të njoftova se punëtorët të akuzojnë edhe ty, se në fakt kështu është, ata të akuzojnë, u trondite, mblodhe supet dhe më the: “Ç’kanë ata me mua? Unë s’kam asnjë faj, s’kam përgjegjësi”! Dhe me kaq mbeti kjo gjë, mendove ti, por nuk menduan kështu Partia, Byroja Politike dhe unë. Dy ditë para mbledhjes së Qeverisë, ti u bëre i sëmurë dhe ike me pushime. Më vonë u bënë gjithë ato analiza. Ti u ktheve nga pushimi, lexove edhe protokollin e mbledhjes së Byrosë Politike, ku të kritikonin. Pastaj kaluan javë të tëra, unë të prita të vije, të shpjegoje përgjegjësinë tënde. Ti nuk erdhe fare tek unë. Pyes: S’i vure rëndësi punës, apo kishe frikë të ballafaqoheshe me mua? Mos e ndieje veten fajtor? Mua më duket se po, prandaj nuk erdhe. Për mendimin tim, ti, Abdyl, je kryesori dhe pas teje vjen Koço Theodhosi. Krijuat gjithë ato drejtori të veçanta, nëndrejtori, agjenci e nën agjensi, gati të shkëputura nga ministritë, dhe të gjitha këtyre u dhatë edhe kompetenca me barrë, pa harruar rrogat e majme njerëzve. Vërtet mendove ti se kjo ishte një çështje teknike? Jo, unë mendoj që në kokën tënde fshiheshin qëllime të një veprimi ideologjik organizativ anti-marksist.

Pse e bëtë këtë në një mënyrë të tillë? Ne kemi thënë dhe do të themi se ministritë janë organe qendrore, që problemet e vogla të mos bëjnë të harrohen të mëdhatë, por kjo shkaktoi të kundërtën: Ministritë lanë duart nga problemet e mëdha dhe veçanërisht Ministria e Industrisë dhe e Minierave, dhe çfarë të larë, nga nafta, nga minierat etj., dhe merreshin nëse duhej t’i pranonte ose jo UMB-ja 9 makinat bujqësore që Andrea Mançoja kishte sjellë me spekulime me italianët, makina që s’vlenin një grosh dhe që janë hedhur hendeqeve. Mirë, mor Abdyl Këllezi, duke u hedhur në “reforma dhe në organizime”, nuk mendove pak se këto veprime të pa thelluara dhe të pakontrolluara të çonin në një rrugë të gabuar të ndërmarrjeve të vet administrimit? Nuk të shkoi në mendje kjo? Nuk bëre një analizë të këtyre gjërave që rrokulliseshin në rrugë të gabuar, saqë ti shkele ligjet dhe parimet e vendosura nga Partia, ndërsa për këto veprime nuk mungon të kritikosh të tjerët dhe të hiqesh si ideolog i pagabuar? Ti dije çdo gjë që bënte Lipe Nashi dhe banda e tij, ti u diktoje atyre dhe Koço Theodhosit; ti i ke dhënë aprovimin Lipe Nashit që me materialet e naftës, të ndërtonte ura, ke lejuar që me dollarët e naftës, të blinte ç’të donte dhe të ndante, ku të donte ai, vetura, televizorë etj.!

Tok i kemi kritikuar ndërmarrjet dhe sistemin e vet administrimit titist. I harroje këto, apo të pëlqente vet administrimi? Këtë ti e di, por unë mendoj se të pëlqen. Atëherë, kur ti dhe Koço Theodhosi shihnit ç’bënin Lipe Nashi dhe të tjerë si ai, pse nuk i dilnit me propozime Qeverisë, që ta likuidonte menjëherë këtë situatë? Ju nuk guxonit të dilnit me to, se ju zbulohej plani i sabotimit, ju nuk guxonit të prishnit kompetencat e dhëna ministrave, kurse guxonit të dëmtohej ekonomia. Si mund të besohet se këto organizime që bëtë, që ju pëlqyen, që i latë të ndiqnin rrugën e tyre të gabuar dhe nuk e ngritët zërin për t’u marrë masa kundër shtrembërimeve, paskan ndodhur se “ju shpëtuan nga kontrolli”, siç thua ti, Abdyl Këllezi?! Jo, po të besojmë me kaq lehtësi, do të dëmtonim rëndë interesat e Partisë e të shtetit. Në debatet që u bënë për tekstin e Ekonomisë Politike, ti the se nuk e ke parë gjithë tekstin, por vetëm disa pjesë. Ti, si kryetar i Komisionit të hartimit të këtij teksti, duhej ta shikoje të tërë. Por, ja, ta pranojmë edhe atë që pe vetëm “disa pjesë”. Por si kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, ti duhej të shikoje patjetër, veçanërisht ato “disa” që të takonin drejtpërdrejt ty, si për shembull, pjesën e planifikimit. Këtë pse e neglizhove?

Mirë tërë tekstin nuk e lexove dhe lejove gabime, po këtë pjesë pse nuk e pe?! Më falni të shpreh atë që mendoj, po te disa shokë kryesorë të Komitetit Qendror, si Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, e ca të tjerë, ka një megalomani nënçmuese, të kuptohemi, jo të deklaruar, ndaj eksperiencës dhe materialeve të Partisë sonë. Ata bëjnë këtë arsyetim: “Ne këto i dimë, i kemi jetuar, i kemi marrë vetë, atëherë thellimi në to nuk është për ne, po për kuadrot në bazë”. Bukur! Po të jetë kështu, atëherë i zbatoni drejt e pa gabime. Ku bëhen gabime më të mëdha e të rrezikshme, poshtë në bazë, apo lart në qendër? Duhet të njohim se këto bëhen më shumë lart. Atëherë duhet të gjendet arsyeja pse ngjet kjo. Mendoj se çka theksova në fillim është një nga arsyetimet më të sëmura e më të rrezikshme, pse të bën që të mos ndjekësh busullën, gjë që është mëma e shumë rreziqeve. Unë u them disa shokëve të Qeverisë se u ka humbur vigjilenca politike e ideologjike dhe, pavarësisht nga fjalët e mëdha që përdorin, ata janë mbështetur kryesisht në masa administrative: “Të pyesim disa teknokratë, të marrim mendimin e specialistëve, të nëpunësve”, kurse “mendimi i masave — në shportë”! /Memorie.al

                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 21 Dhjetor

Next Post

“Xhaviti tha se polakët janë popull me vitalitet, vetë e vunë Gomulkën dhe vetë e hoqën, kurse tek ne s’ka luajtur…”/ Raporti i agjentit “Radohima”, Burrel ‘74

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

May 30, 2025
“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati
Dossier

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

May 31, 2025
“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
“ Dy policët e Spaçit që na torturuan barbarisht mua dhe Dilaver Hasën më 7 dhjetor ’79-të”/ Letra nga Chicago e të arrtisurit në ’85-ën, për Amnesty International…

“Xhaviti tha se polakët janë popull me vitalitet, vetë e vunë Gomulkën dhe vetë e hoqën, kurse tek ne s’ka luajtur…”/ Raporti i agjentit “Radohima”, Burrel ‘74

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!