• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ne e shkarkuam kryetarin e Degës së Brendshme të Fierit, kurse Kadriu e priti në shtëpi dhe mua më tha…”/ Plenum i V-të, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!

“Kur Hulusi Spahiu fliste për një anëtar të Byrosë Politike, ti Kadri, pse nuk shkove te shoku Enver dhe…”/ Plenum i V-të, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!

“Si e lejove ti Kadri që miku i Feçorit, edhe pse i internuar, mbante revole, me dhjetëra orë floriri, byzylykë e…”/ Plenumi i V-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu

“Kompozitori Abdulla Grimci, ka mbajtur në shtëpi librin e gjeografisë, ku ishte dhe foto e Hrushovit me Liri Belishovën, duke…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ i Rrapo Dervishit
“Ne e shkarkuam kryetarin e Degës së Brendshme të Fierit, kurse Kadriu e priti në shtëpi dhe mua më tha…”/ Plenum i V-të, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!
“Enver, ja si po e masakroni këtë popull….” Letra anonime gjeneralit që tentoj arratisjen dhe vdiq në Burgun e Burrelit në ’75-ën / Dëshmia e kolonelit…

Dashnor Kaloçi

Pjesa e trembëdhjetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat kanë qenë të panjohura për 40 vite, ku ndodhet një dosje me materiale sekrete e dokumente, që i përkasin muajt tetor të vitit 1982, ku është pasqyruar materiali i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së me titull “Mbi mungesën e theksuar të vigjilencës dhe gabimet e rënda të shokut Kadri Hazbiu, në kohën që ishte ministër i Brendshëm”, autokritika me shkrim e Kadri Hazbiut, “Vendimi i Plenumit të V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së mbi përjashtimin nga Komiteti Qendror e nga Partia si dhe shkarkimi nga të gjitha funksionet shtetërore dhe shoqërore të Kadri Hazbit”, si dhe proces-verbali i Plenumit të Komitetit Qendror të mbajtur në datat 13 e 14  tetor të vitit 1982, në sallën kryesore të godinës së Komitetit Qendror, ku është diskutuar dhe është marrë në analizë puna dhe veprimtaria e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, i cili akuzohet për “veprimtarinë armiqësore” të tij për periudhën gati 30 vjeçare, kur ai shërbente në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme. Dosja me dokumentet që botohet për herë të parë nga Memorie.al, ku përveç materialit “Tepër sekret”, të Byrosë Politike me akuza ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, publikohet edhe proces-verbali i Plenumit, ku Enver Hoxha dhe pjesa më e madhe anëtarëve të Byrosë Politike si: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Foto Çami, Hekuran Isai, Manush Myftiu, Simon Stefani, Haki Toska, Pali Miska, Prokop Murra, Spiro Koleka, Rita Marko, Lenka Çuko, etj., jo vetëm kanë akuzuar ish-ministrin Hazbiu, si bashkëpunëtorin me të ngushtë të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, por edhe kanë debatuar ashpër me të, gjatë mbledhjes së plenumit që zgjati dy ditë, duke i kërkuar atij që të jepte shpjegime për punën dhe veprimtarinë e tij, që nga dita që ishte ulur në zyrën e ministrit, duke filluar nga marrëdhëniet e raportet me këshilltarët rusë, Konferencën e Tiranës në 1956-ën, e deri tek “bashkëpunimi i tij me grupet armiqësore” të kryesuara nga Teme Sejko, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi dhe “poli-agjenti” Mehmet Shehu, si dhe vendimet shkarkimet nga detyrat dhe për përjashtimin nga Komiteti Qendror të Rexhep Kollit, Nazar Berberit, Veli Llakajt, Ndreçi Plasarit, etj.

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Proçes-verbali ‘Tepër sekret’ i mbledhjes së Plenumit të V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 13 dhe 14 tetor të vitit 1982

 PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

 KOMITETI QENDROR                                                                  Tepër sekret

                                                     -Sektori i Përgjithshëm-

 PROCES-VERBAL I MBLEDHJES SË PLENUMIT TË 5-TË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 13 DHE 14 TETOR 1982

KADRI HAZBIU: Punë parimesh, shoku Enver, po edhe kështu.

SHOKU JOVAN BARDHI: Në bazë të Platformës, kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit, në qoftë se i del një problem për komunistët, vete te sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit. Partia e ndëshkon, e vë para përgjegjësisë kryetarin e Degës, në qoftë se ai nuk vë në dijeni sekretarin e parë të Komitetit të Partisë të rrethit. Pastaj me miratimin e tij, po qe se shihet e drejtë, shkohet më tej. Si është e mundur që ky, duke qenë ministër i Punëve të Brendshme t’i dalin probleme të tilla dhe të mos vejë te Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe ta vërë në dijeni?

E dyta, mua më bëri shumë përshtypje në materialin që dëgjuam mbrëmë nga Byroja Politike, që ky është porositur të ndihmojë shokun Hekuran, por doli se i është shmangur kësaj ndihme. Pse i është shmangur? Pse i është larguar kësaj? Mos i është larguar se ka pasur frikë për vete?!

KADRI HAZBIU: Tani të përgjigjem për këto unë, shoku Enver, se ç’të them dhe unë tani, u bëra…!

Përsa i përket platformës, shoku Jovan, ashtu është, por kjo zbatohet nga të gjithë, nuk zbatohet vetëm nga unë. Edhe për ata armiq që kanë dalë në Tiranë, mbase është njoftuar rrethi përkatës. Ato që kanë ardhur te unë, tani unë si të them? Kjo është kohë e kaluar, ka çështje që unë mund t’ia kem njoftuar shokut Enver, ka çështje që i’a kam njoftuar sekretarit përkatës. Unë një gjë di që t’i kem bërë këto me Mehmet Shehun e të mos ua kem thënë shokëve në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë, është e pabesueshme.

SHOKU HEKURAN ISAI: Po ti e thua vetë që po ta bëje një gjë të tillë, do të quhej trockiste.

KADRI HAZBIU: Urdhëro?

SHOKU HEKURAN ISAI: Ti thua vetë që po ta bëje një punë të tillë, kishe frikë se mos quhej trockiste. Ti e ke thënë këtë në Byronë Politike.

KADRI HAZBIU: Po do ta shpjegoj këtë, më fal.

SHOKËT ENVER HOXHA dhe PALI MISKA: Është e shkruar.

KADRI HAZBIU: Është e shkruar, po të lexohet siç është shkruar, more shoku Pali.

SHOKU PALI MISKA: Ashtu e ke thënë.

KADRI HAZBIU: Unë e kam thënë dhe e them që një presion i tillë bëhej nga ata mbi Sigurimin. Kjo ç’do të thotë? Që kur dilte një material i tillë për një njeri, kupton.

SHOKU ENVER HOXHA: Po pse nuk bëhej mbi Rexhepin?

KADRI HAZBIU: Shoku Enver, më vonë ne vumë një rregull të tillë, që oficeri operativ i Sigurimit, i cili e merr të dhënën, bën shënim, nuk i’a merr informacionin burimit, por e formulon vetë dhe e paraqit më vonë, sepse na u bë problem kjo, që njerëzit me të dëgjuar që bëhej fjalë për një kuadër, ai tërhiqej, nuk të jepte informacion. Kështu është kuptuar. Sa kemi mundur ta vëmë në jetë ne me të tëra këto përpjekje, ajo është tjetër çështje.

SHOKU ARANIT ÇELA: Përsa u takon të dhënave nga armiqtë, hetuesia për Beqir Ballukun vazhdoi me muaj të tërë.

KADRI HAZBIU: Po.

SHOKU ARANIT ÇELA: Një fakt kaq interesant që kishin dosjet për të, që ne i kemi verifikuar tani dhe që ju i dinit, nuk mund të përdorej? Pse të mos përdorej ky fakt dhe për Rrahman Parllakun, që u bë kaq kohë që vihej vërdallë? Pse nuk u përdorën këto? Pse nuk u përdorën këto fakte interesante kundër tyre?

KADRI HAZBIU: Unë di një gjë, shoku Aranit, që atëherë ne kemi kërkuar të mblidhnim dhe të nxirrnim ç’kishte për këta njerëz. Dhe atëherë ka dalë kjo apo s’ka dalë, unë nuk e di.

(Shokët shprehin pakënaqësi).

SHOKU ARANIT ÇELA: Kur kërkonit dokumente ti i dije këto?

KADRI HAZBIU: Po dale tani, se është ngritur dhe çështja që manipulimi i këtyre është bërë që në ndërtimin e projektit ose si të thuash të planit të hetimit. Plani i hetimit të puçistëve, mesa di unë, është bërë disa herë, është bërë në fillim, pastaj e kemi ndryshuar, ka ndryshuar për secilin, i është kërkuar gjithsecilit edhe për spiunazh, edhe për lidhje të vjetra antiparti, e ku e di unë se çfarë. Tani, sa kanë dalë këto materiale në evidencë, unë nuk e di, po edhe sikur të dilte ajo dhe ta pyeste Beqir Ballukun ai do të thoshte “jo, nuk është e vërtetë, gënjen Hulusi Spahiu”.

TË GJITHË SHOKËT: Është tjetër gjë ajo.

SHOKU HEKURAN ISAI: Pse e merr përsipër ti se çfarë do të thoshte Beqir Balluku?

SHOKU HAJREDIN ÇELIKU: Ti pse nuk ia the Partisë? Ai ishte udhëheqës.

KADRI HAZBIU: Po vazhdoj t’u përgjigjem pyetjeve: Pse nuk e ndihmuat shokun Hekuran? Unë shokun Hekuran sa kam mundur e kam ndihmuar.

SHOKU PALI MISKA: Si e ke ndihmuar ti, ta thamë ne.

KADRI HAZBIU: Avash, avash.

SHOKU PALI MISKA: Çfarë avash?

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Si e ke ndihmuar, avash-avash, ne t’i thamë.

KADRI HAZBIU: E thamë. Unë ato që kam menduar ia kam thënë shokut Hekuran edhe i’a kam shkruar. A janë të plota ato? Nuk janë të plota. Nën këtë prizëm siç e kërkon Partia dhe siç e gjykoj tani, nuk ishin të plota, po mua duke m’u kujtuar probleme-probleme, i’a kam dhënë dhe me shkrim dhe me gojë, aq sa kam mundur.

SHOKU REXHEP KOLLI: Ti jo vetëm që nuk e ndihmove, por e çorodite.

KADRI HAZBIU: Ku të çorodita, mo?

SHOKU REXHEP KOLLI: Ky, Kadriu, i mësoi kombinacionet e Mehmet Shehut me Feçor Shehun.

KADRI HAZBIU: Ku i mësova unë? I dike mirë ti!

SHOKU REXHEP KOLLI: Po, i mësove ti këto fejesat e këto të tjerat, se i mësoi gjithë populli.

KADRI HAZBIU: E… (me ironi).

SHOKU REXHEP KOLLI: I mësove këto ti?

KADRI HAZBIU: I mësova.

SHOKU HEKURAN ISAI: Në fillim t’i kemi thënë ne ty.

SHOKU REXHEP KOLLI: Ç’i diskutoje ti me Feçor Shehun për të caktuar hetues dhe punëtorë operativë Sigurimi ata që ishin këlyshët e Feçor Shehut?!

KADRI HAZBIU: Po ku i dija unë se ishin këlyshë të Feçor Shehut?

SHOKU REXHEP KOLLI: More nisu vetëm nga kjo anë, që Feçor Shehu me Mehmet Shehun, në këtë fejesë ishin në kombinacione.

KADRI HAZBIU: Po Feçor Shehu ishte ministër i Punëve të Brendshme.

SHOKU REXHEP KOLLI: Një minutë, një minutë, mor po atë e mësoi i madh dhe i vogël!

KADRI HAZBIU: Po ish-ministër i Punëve të Brendshme, more ai, kupton?

SHOKU REXHEP KOLLI: More dhe ministër i Punëve të Brendshme le të ishte, po ti ishe anëtar i Byrosë Politike, ty të kishte ngarkuar shoku Enver që të ndihmoje Sigurimin e Shtetit.

KADRI HAZBIU: Po çfarë t’i ndihmoja unë, mor çfarë t’i ndihmoja?

SHOKU REXHEP KOLLI: Ti duhej të ndihmoje dhe të thoshe edhe tani këtu që këta, të cilët Feçor Shehu i kishte si këlyshët e tij, në asnjë mënyrë nuk duhen futur.

SHOKU ENVER HOXHA: Atyre u duhej vënë fshesa.

SHOKU REXHEP KOLLI: Menjëherë u duhej vënë fshesa, po nuk u bë kështu, përkundrazi, janë të gjithë këtu. Unë, të them të drejtën, kur me porosi të Partisë po gjykoja çështjen e mashtrimeve e të falsifikimeve që ishin bërë në hetuesi nga Elham Gjika, dhe në organizatën bazë të Partisë i kërkoja atij llogari për këto se kishte lidhje me Feçor Shehun, ky ishte ngarkuar për të hetuar çështjen kundër Fiqrete Shehut, bile Bato Karafili, nëpërmjet shokut Mihal, vjen e bën këtu alarm, që pse e si, Elham Gjika është i tronditur. Pse është i tronditur, more, – i thashë Bato Karafilit, ai ka shkelur ligjshmërinë e ka bërë këto e këto.

SHOKU HEKURAN ISAI: Në komplot ka qenë.

SHOKU ENVER HOXHA: Më tha dhe mua që janë tronditur.

SHOKU REXHEP KOLLI: Janë tronditur! Po këta ishin këlyshët kryesorë të Feçor Shehut.

KADRI HAZBIU: Po ku i dija unë?

SHOKU REXHEP KOLLI: Mirë, ti nuk i dije atëherë në çështjen e saj, po këtë nuk e mësove ti që kjo lloj fejese ishte kombinacion se ti ishe në Byronë Politike, ishe në kontakt me gjithë udhëheqjen e Partisë dhe me shokun Enver. Pse i bëre këto veprime kështu?

E dyta, çfarë ndihme i jepje ti shokut Hekuran, ja më thuaj për shembull kur vinte çështja për të goditur këtë ose atë? Këto hezitime janë çoroditje. Ti kishe qenë me përvojë të madhe si ministër i Punëve të Brendshme dhe ai që e ka me të drejtë, thotë: bjeri se kështu është.

KADRI HAZBIU: Për çfarë e ke fjalën, mo?

SHOKU REXHEP KOLLI: Një minutë, një minutë, edhe me Feçor Shehun dhe me berberin e hotel “Dajtit”, me të gjithë këta kështu ke vepruar. Po dale se jemi dëshmitarë.

SHOKËT: Hezitime.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: I kupton ai, i kupton.

SHOKU XHELIL GJONI: Hezitime në favor të tyre.

SHOKU REXHEP KOLLI: Unë kam dëgjuar shokun Hekuran.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, ashtu është.

SHOKU HEKURAN ISAI: Hezitonte.

SHOKU REXHEP KOLLI: Unë diskutoja me të që ky duhet të jetë klasik bazë, lidhja më interesante, kemi diskutuar jashtë, shoku Hekuran, dhe duhet medoemos të arrestohet se është kuti postare, kurse Kadri Hazbiu thoshte: s’është e mundur!?

SHOKU HEKURAN ISAI: Kadri Hazbiu thoshte: si është e mundur që berberi i hotel “Dajtit” të jetë agjent?!

KADRI HAZBIU: Unë atë nuk e kisha agjent shoku Hekuran.

SHOKU REXHEP KOLLI: Një minutë, një minutë. Dhe çfarë ngrinte kur i thoshin për këto?! Shikoni në Shkodër problemin e këtyre ose atyre figurave. Çfarë të shikonim në Shkodër ne?! Ato ishin figura të diskredituara dhe ky, Kadriu, gjatë kohës që unë isha në Shkodër, me ta rrinte e pinte. Të shikosh ti, Kadri, veten tënde dhe të reflektosh. Prandaj i them plenumit të Komitetit Qendror, që ky nuk është kurrkund, s’është në të fare! Më falni.

SHOKU ENVER HOXHA: Mirë.

SHOQJA NAUNKA BOZO: Në vazhdim të asaj që tha shoku Rexhep, desha të them diçka nga rrethi ynë: Në muajin korrik të këtij viti, byroja e Komitetit të Partisë të rrethit të Fierit, bëri një analizë për disa kuadro të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit tonë. Kur Kadri Hazbiu erdhi i deleguar për festën e Poçemit, e informova për analizën që bëri byroja, po ai jo vetëm që nuk ishte dakord me analizën, po tha dhe shumë fjalë të nxituara: “drejtojnë organet e Sigurimit dhe ç’është ajo që keni bërë ju”?! Pavarësisht nga ajo që mua më quajti “çilimi” dhe “të papjekur”, por pas mbledhjes së byrosë, thirri edhe një herë kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme, të cilin ne e shkarkuam për të meta e gabime dhe për lidhje kryesore, një nga lidhjet kryesore flas për rrethin e Fierit, me Feçor Shehun. Pse e thirri vetë këtë? Çfarë bisedoi me të?

SHOKU ENVER HOXHA: Konkrete është kjo. Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 9 Janar 2022

Next Post

“Bardhyl Belishova tha se; Beqir Balluku dhe Kadri Hazbiu, e ndihmuan Panajot Plakun që të kalojë kufirin dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars ‘84

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   

Dëshmia e rrallë e gardianit: Si e ruanim Kadri Hazbiun të futur në një kafaz hekuri në qelinë speciale të Repartit 313-të…

“Bardhyl Belishova tha se; Beqir Balluku dhe Kadri Hazbiu, e ndihmuan Panajot Plakun që të kalojë kufirin dhe…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars ‘84

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!