• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, August 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ajo ishte 6 vjeç kur pa të atin të varur në mes të Shkodrës, një vëlla në Paris i’a vrau Sigurimi, tjetri…”/ Historia tragjike e familjes Marashi

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
“Në Napoli na priti vetë Duçja, i cili pasi shprehu falenderimin për vendet tona, na…”/ Kujtimet e panjohura të oficerit shqiptar që vëzhgoi luftën e Abisinisë

Nga Lek Pervizi

Memorie.al / Ishte vetëm 6-vjeç, mosha kur krijon kujtimet e para, kur Albina Marashi (Pervizi) do të nguliste në sytë e memories së saj, kujtimin më të tmerrshëm; atë të varjes së babait të saj, majorit Llesh Marashi, nga komunistët e sapoardhur në pushtet. Që nga ai moment, jeta e saj do të ishte një rrugëtim vuajtjeje nëpër kampe internimi, por edhe një akt qëndrese ndaj komunizmit të egër. Albina Marashi, e cila u martua me një tjetër të internuar politik, Genc Pervizin, djalin e Prenk Pervizit, gjatë kohës që ishte në internim. Në 6 janar 2020, në New York, u nda nga jeta zoja Albina Marashi Pervizi, një viktimë dhe heroinë e kampeve të internimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Albina Marashi – Pervizi, ishte vajzë e parafundit e major Llesh Marashit, me tre vllazën dhe nji motër ma të vogël. Në maj tё vitit 1945, familja e tyre do tё internohesh në Berat, ku Albina do tё ishte vetёm gjashtë vjeçe. Me kapjen e arrestimin e Llesh Marashit, familja Marashi lirohet, kёshtu ajo në moshë tё njomё fëminore, do tё ishte e pranishme në varjen e atit tё saj, nё mes tё qytetit tё Shkodrёs, tue pësue nji tronditje tё madhe, dhe njё traumё qё do kthente nё forcё pёrballё sё keqes…!

Qysh atё çast në shpirtin e vajzёs, do tё lindte urrejtja për ata që i kishin vra babën. N’ato kushte tё vёshtira, familja qëndron në Shkodër, ku ajo me shumё vёshtёrsi mund tё vazhdojë shkollën e tё mbarojё gjimnazin.

Gjithashtu mund të lexoni

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

“Në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; ‘Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve’ nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në ‘Serbinë e Re’…”/ Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914

Në vitin 1955, do tё arratiseshin dy vllaznit e saj: Alfredi dhe Rudolfi, kurse i treti Eduardi, do tё përfundonte në burg. Pra, sёrish pa mbushё 17 vitet, Albina sё bashku me nanёn e saj, do tё nisnin internimin e dytё tashmё nё Fermën “Çlirimi”, në rrethin e Fierit, ndёrsa e motra, Xhina do tё martohej e re ndёr Pistullorёt e Shkodrës.

Si vajzё e internueme, Albina do tё përfshihej në punët e rënda e tё detyrueme të bujqësisё deri në vitin 1958, ndërkohë qё do tё fejohej me Genc Pervizin, djalin e dytë të gjeneral Prenk Pervizit, (ish-Komandant i Mbrojtjes Kombëtare në vitet 1943-’44, i arratisur nga Shqipëria dhe me banim në Belgjikë) dhe do tё transferohej nё Gradishtë të Lushnjes, ku nё nji vorfni ekstreme do tё bëhej edhe martesa e tyne.

Burrë e grue u pёrballёn me punët e rënda të bujqësisë, me nji forcë të madhe shpirtërore dhe dinjitet tё naltё. Edhe pse nё njё kamp internimi, ajo do tё ishte nana e gjashtë fëmijëve, dy vajzave dhe katër djemve. I shoqi, Genci do tё vazhdonte nё internim tё pafundmё. Mbas 10 vitesh burg, ai s’do tё lejohej të lëvizte kurrё nga kampi dhe baltat e famshme tё Gradishtës së Lushnjes ku ishin të internuar familjarisht.

Sot, përshkrimi i asaj periudhe, duket si diçka normale, ndërsa gjendja e familjes Pervizi ishte tejet e rëndueme. Trajtimi i keq, mbajtja gjithë kohёs nën kontroll, presionet e Degёs sё Punëve të Brendshme, varfënia ekstreme. Por ata, kёt gjendje e përballen me vendosmёri e krenari, për mos me i’u mposhtё kurrë se keqes. Nga fundi i viteve ’70-të, nё Gradishtë u ba nji seri arrestimesh nga Sigurimi i Shtetit dhe kudo nisi tё mbretëronte klima e pasigurisë.

Në Gradishtë jetonin edhe nana e Gencit, Ana, e shoqja e gjeneralit Prenk Pervizi, djali i madh, ushtaraku Valetin Pervizi, (i diplomuar në Itali si ushtarak), kurse djali i tretë, Leka, jetonte i internuem nё Pluk, afër Lushnjës.

Në këto kushte terrori e frike, Albinës iu bë nji gjyq para popullit, duke e demaskue pse fliste në fushë kundër partisë dhe shtetit. Ky demaskim ishte njëё presion i hapёt mbi burrat e familjes, Gencin e Valentinin. Nuk vonoi, u demaskua edhe kunata e saj, gruaja e Lekës, Gjuliana, apo Beba, siç njihej ajo nga të gjithë të internuarit. Tё dyja gratё kurajoze e krenare qёndruen tё pamposhtura edhe në kёtë rast.

Albina, ishte grua me zemёr tё madhe e shpirt tё bardhё. Energjike e palodhur, nënë shembullore, e arsyeshme dhe e ndjeshme edhe n’ato kushte tmerrësisht të vështira i rriti me kujdes e sakrifica, me mundime dhe pёrkushtim, me vlera dhe dashuri gjashtё fёmijёt e saj.

Me forcën e krahëve po edhe tё krenarisё sё malёsores stoike, ajo s’u ligёshtua kurrё, as nё kampet e vuajtjes as në kanalet e kёnetёn e Myzeqesё, ku të internuemit ishin pёrcaktue robёr tё pёrjetshёm pune dhe nёnshtrimi.

Ndërkohë jeta e saj pёson trauma e drama tё pafundme. Agjentët e Sigurimit të Shtetit, i vrasin në Paris, vëllanë e madh, Alfredin. Ndёrkohё vëllait në burg, Eduardit, i presin tё dyja këmbët dhe e lirojnё. Mbas pak kohёsh vdes, e prej dёshpёrimi i vdes edhe nana. Diktatura e kishte realizue nё mёnyrё shembullore, masakrimin e familjes Marashi.

Kur pritesh tё gёzonte ndonjë ditё lirie mbas rrёzimit tё Murit tё Berlinit, i vdes edhe i shoqi, Genci, nё prill 1989, mbas nji jete me 42 vite burg e internime. Edhe kёtu shfaqet sёrish ana makabre e diktaturёs dhe shpirtligësia komuniste arrin kulmin, sepse Lekës, vёllait tё vogёl tё Gencit qё jetonte nё Plug, mezi i dhanё pak orё leje veç të shkonte e të vinte brenda ditës, pa i dhanё mundёsi të merrte pjesë në varrimin e tё vëllait.

Këto rrethana të tregueme sot thjesht si njohuri, fshehin nё vetvedi, tragjedinë e nji gruaje tё thjeshtё si Albina Pervizi – Marashi, po dёshmojnё dramёn e gjithё të internuemve dhe të burgosunve politikё të Shqipërisë, nën regjimin komunist diktatorial monstruoz të Enver Hoxhës.

Atё terror që mbretëronte kudo, nën të cilin ishe i detyruem të jetoje, tё punoje e tё rrisje fёmijё tё pashkolluem, nën diktatin e komunist, që i kishin vue qёllim vetes me asgjesue familjet ma të nderueme të Shqipnisë, duke i trajtue si robër, si skllevër, si bujkrobër.

Albina Marashi Pervizi, ishte dhe mbeti nji vajzë e grua krenare, energjike e stoike, guximtare dhe e papёrkulun. Me vendosmëni të pashoqe, u bë shembull qëndrese dhe përballimi e vuajtjeve, survejimeve dhe sakrificave.

Sigurisht një viktimë ndër mija viktimash të shumta, po sigurisht një heroinë midis heroinave si shumё vajza dhe gra të internueme, mes tё cilave Albina, spikaste me shpirtin e saj tё pamposhtur, si një Norё e vërtetë Kelmendi.

Fëmijët e saj, gjithë familja Pervizi, ruajnë respektin, nderimin dhe kujtimin e saj, si njeri i dashtun dhe i sakrifikuar, si grua e nanë shembullore, që do tё mbetet e paharrueme në historinё e kёsaj familje ./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur vajtëm në burgun e Burrelit, Engjëll Kokoshi më tregoi se bashkë me babanë tim dhe 18 të dënuar të tjerë, vendosën të arratisen...”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të kombëtares së Shqipërisë

Next Post

“Në 1990-ën Gorbachev u bë milioner, me çmimin ‘Nobel’ për Paqen, por ai i’a dhuroi të gjitha qeverisë dhe në ’94-ën ai merrte vetëm dy dollar në muaj...”/ Historia e panjohur e ‘babait’ të Perestrojkës

Artikuj të ngjashëm

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974
Dossier

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

August 17, 2026
“Bullgaria, si aleate e Gjermanisë naziste pushtoi një pjesë të Maqedonisë Vardare, dhe një pjesë të Maqedonisë së Egjeut (një pjesë vogël), me popullsi shqiptare, iu dha…”/ Refleksionet e ish-politikanit të njohur
Dossier

“Në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; ‘Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve’ nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në ‘Serbinë e Re’…”/ Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914

August 17, 2026
“Nuk ka asnjë informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë, me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…”/ Dëshmia e rrallë e historianes greke, Elefteria Manda
Dossier

“Kur autoritetet greke filluan shpërnguljen e çamëve për në Anadoll, Musa Demi, Ymer Çapari e Xhevat Merushi u burgosën, pasi kërkuan…”/ Historia e trishtë e popullsisë çame në Greqi

August 17, 2026
“Njeriu me pamje të zymtë nxori revolverin e markës ‘Smith’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, Hasan bej Prishtina, i cili…”/ Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar, më 13 gusht 1933, sipas shtypit grek
Dossier

“Njeriu me pamje të zymtë nxori revolverin e markës ‘Smith’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, Hasan bej Prishtina, i cili…”/ Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar, më 13 gusht 1933, sipas shtypit grek

August 14, 2026
“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë…”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in
Dossier

“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë…”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in

August 13, 2026
“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”
Dossier

“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”

August 12, 2026
Next Post
“Në 1990-ën Gorbachev u bë milioner, me çmimin ‘Nobel’ për Paqen, por ai i’a dhuroi të gjitha qeverisë dhe në ’94-ën ai merrte vetëm dy dollar në muaj…”/ Historia e panjohur e ‘babait’ të Perestrojkës

“Në 1990-ën Gorbachev u bë milioner, me çmimin ‘Nobel’ për Paqen, por ai i’a dhuroi të gjitha qeverisë dhe në ’94-ën ai merrte vetëm dy dollar në muaj...”/ Historia e panjohur e ‘babait’ të Perestrojkës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme