• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ai ngrinte lart teknologjinë e huaj dhe nuk mburrte radiot e Durrësit, ku populli dëgjon zërin e Partisë e muzikën tonë të…”/ Gjyqi ndaj teknikut të televizorëve të Burrelit

“Televizioni jugosllav dhe ai italian kanë programe argëtuese dhe muzikë të bukur, kurse ne….”/ Dosja që ‘fundosi’ teknikun e televizorëve të Burrelit në 1977-ën

“Ja njerzit e Sigurimit që më arrestuan në fshatin tim, Markat dhe më dërguan në Degën e Brendshme të Sarandës, ku….”/ Dëshmia nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën
“Ai ngrinte lart teknologjinë e huaj dhe nuk mburrte radiot e Durrësit, ku populli dëgjon zërin e Partisë e muzikën tonë të…”/ Gjyqi ndaj teknikut të televizorëve të Burrelit
“Televizioni jugosllav dhe ai italian kanë programe argëtuese dhe muzikë të bukur, kurse ne….”/ Dosja që ‘fundosi’ teknikun e televizorëve të Burrelit në 1977-ën
“Televizioni jugosllav dhe ai italian kanë programe argëtuese dhe muzikë të bukur, kurse ne….”/ Dosja që ‘fundosi’ teknikun e televizorëve të Burrelit në 1977-ën
“Televizioni jugosllav dhe ai italian kanë programe argëtuese dhe muzikë të bukur, kurse ne….”/ Dosja që ‘fundosi’ teknikun e televizorëve të Burrelit në 1977-ën
“Televizioni jugosllav dhe ai italian kanë programe argëtuese dhe muzikë të bukur, kurse ne….”/ Dosja që ‘fundosi’ teknikun e televizorëve të Burrelit në 1977-ën
“Televizioni jugosllav dhe ai italian kanë programe argëtuese dhe muzikë të bukur, kurse ne….”/ Dosja që ‘fundosi’ teknikun e televizorëve të Burrelit në 1977-ën
“Televizioni jugosllav dhe ai italian kanë programe argëtuese dhe muzikë të bukur, kurse ne….”/ Dosja që ‘fundosi’ teknikun e televizorëve të Burrelit në 1977-ën
“Televizioni jugosllav dhe ai italian kanë programe argëtuese dhe muzikë të bukur, kurse ne….”/ Dosja që ‘fundosi’ teknikun e televizorëve të Burrelit në 1977-ën
0
Shares
2.3k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërt

Memorie.al/publikon disa dokumente arkivore të cilat janë pjesë e një dosje voluminoze të nxjerrë nga Autoriteti për Informim i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (A.I.D.S.SH), ku bëhet fjalë për Bujar Muharrem Dokun, ish-punonjës i Ndërmarrjes Komunale të qytetit të Burrelit me profesion radio-teknik në repartin e Riparim-Shërbimeve, ku ai shërbeu nga viti 1964 deri në vitin 1977, kur u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe u dënua me 7 vite heqje lirie, për “veprimtari armiqësore”, me akuzën e “agjitacion-propagandës”, etj. Dosja hetimore dhe gjyqësore e Bujar Dokut, me akuzat ndaj tij, si dhe me emrat e Punëtorëve Operativë, drejtuesve të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Matit, hetuesve, prokurorëve, gjyqtarëve, dëshmitarëve, e deri tek punonjësit e ndërmarrjes ku ai punonte, të cilët dëshmuan në hetuesi dhe në gjyqin kundër tij.

“I pandehuri Bujar Doku, duke qenë një element i degjeneruar, si dhe duke bërë një jetë të ç’thurur, i predispozuar për t’ju kundërvënë vijës politike dhe praktikës revolucionare të partisë dhe shtetit tonë, i zhytur fizikisht dhe ndërgjegjshmërit në propagandën e fëlliqur të armiqve të jashtëm të RPS të Shqipërisë, të social-imperialistëve sovjetikë, është futur prej kohësh në rrugë koshiente, në veprimtari armiqësore prej disa vitesh, dhe në takime me njerëz të kallëpit të tij, ka zhvilluar një aktivitet të vazhdueshëm agjitacioni dhe propagande kundër pushtetit popullor, kundër vijës politike të partisë sonë, me qëllimin direkt që të minojë dhe shkatërrojë pushtetin e klasës, dhe diktaturën e proletariatit në vendin tonë. Ndryshe nga i gjithë populli, ky i pandehur mendonte se prishja e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, ishte për fajin e Partisë sonë. Këto mendime ia ka shprehur dëshmitarit J.P. duke i thënë se udhëheqja sovjetike është në rrugë të drejtë, ndërsa ajo shqiptare është në rrugë të gabuar dhe këto nuk ndjekin një politikë të pavarur. Ai e shtrin aktivitetin e tij armiqësor, më thellë duke thënë se qeveria shqiptare

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

Qeveria shqiptare njëherë deklaron se jemi me jugosllavët, pastaj me sovjetikët, ndërsa tani është prishur me të dyja këto vende. I pandehuri në bisedat që ka zhvilluar me këtë dëshmitar, ka mburrur muzikën e huaj, sidomos atë italiane dhe jugosllave, duke i krahasuar ato me atë shqiptare. Ai ka thënë se muzika jonë, nuk është gjë në krahasim me këto të dyja. Po kështu i pandehuri Bujar Doku, duke rënë në prehrin borgjezo-revizionist të armikut të brendshëm, është bërë tellalli i zakonshëm, i tyre. Ai, injoron muzikën tonë të bukur që pëlqehet nga njerëzit, sepse është e bazuar në tabanin popullor dhe ajo i këndohet punonjësve tanë dhe veprave madhështore, që ja ndryshuan pamjen atdheut….”!

Kështu thuhet në mes të tjerash në dosjen hetimore dhe gjyqësore të Bujar Dokut, ish-punonjës në Ndërmarrjen Komunale të qytetit të Burrelit, me profesion radio-teknik në Repartin e Riparim Shërbimeve, i cili u arrestua nga Sigurimi i Shtetit në qershorin e vitit 1977 dhe u dënua me shtatë vjet, heqje lirie “për veprimtari armiqësore” me akuzën e “agjitacion-propagandës”, etj. Lidhur me këtë, Memorie.al disponon dosjen në ngarkim të Bujar Dokut, e cila është nxjerrë nga Autoriteti për Informim i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (A.I.D.S.SH.) dhe do ta publikojë në disa numra, së bashku dhe me një intervistë të djalit të tij, Muharrem Dokut, me profesion jurist dhe me banim në qytetin e Durrësit.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

 PROKURORIA E RRETHIT MAT

            Burrel më 28.9.1977

                                            GJYKATËS POPULLORE TË RRETHIT MAT

                                                                      BURREL

Bashkëngjitur po ju dërgojmë për gjykim, dosjen penale në ngarkim të të pandehurit Bujar Doku, i akuzuar në bazë të nenit 73/1 për agjitacion e propagandë, kundër Partisë dhe Pushtetit Popullor.

PROKURORI I RRETHIT

   (REXH META)

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË 

GJYKATA E RRETHIT MAT

                                                   VENDIM NË EMËR TË POPULLIT

                                  GJYKATA E RRETHIT TË MATIT E FORMUAR PREJ : 

 Sotiraq Qafëzezi, kryetar seance, Liman Çollaku dhe Dish Pjetri, anëtarë. 

Të asistuar prej sekretares së seancës, Vjollca Barhani, dhe me pjesëmarrjen e Prokurorit, Preng Lleshi, sot më datë 14 tetor 1977, në seancën gjyqësore me dyer të hapura në Burrel, shqyrtoi çështjen penale nr 80, në ngarkim të aktit që i përket,

Të pandehurit, Bujar Doku, i biri i Muharremit, dhe i Azijes, i datëlindjes në vitin 1939, lindur në Krujë dhe banues në Burrel, me kombësi e shtetësi shqiptare, me origjinë qytetar i varfër, i martuar me dy fëmijë, i padënuar më parë, pa parti, dhe i pa dekoruar, i arrestuar në 28.6.1977.

                       AKUZUAR:

Se ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor në bazë të nenit 73/1, të Kodit Penal.

Gjykata, pasi shqyrtoi materialet e hetuesisë, provat e marra gjatë zhvillimit të gjykimit, si dhe pasi dëgjoi prokurorin i cili, kërkoi që i pandehuri të deklarohet fajtor për krimin që akuzohet, dhe të dënohet me 7 vjet heqje lirie, mbrojtjen dhe fjalën e fundit të të pandehurit që kërkoi mëshirë.

Vëren, se i pandehuri Bujar Doku, duke qënë një element i degjeneruar, si dhe duke bërë një jetë të ç’thurur, i predispozuar për t’ju kundërvënë vijës politike, dhe praktikës revolucionare të partisë dhe shtetit tonë, i zhytur fizikisht dhe ndërgjegjshmërisht në propagandën e fëlliqur të armiqve të jashtëm të Republikë Popullore të Shqipërisë, të social-imperialistëve sovjetikë, është futur prej kohësh në rrugë koshiente, në veprimtari armiqësore prej disa vitesh, dhe në takime me njerëz të kallëpit të tij, ka zhvilluar një aktivitet të vazhdueshëm agjitacioni dhe propagande kundër pushtetit popullor, kundër vijës politike të partisë sonë, me qëllimin direkt që të minojë dhe shkatërrojë pushtetin e klasës, dhe diktaturën e proletariatit në vendin tonë.

I pandehuri, ndonëse me përbërje të mirë politike, duke qenë një person i predispozuar për një aktivitet armiqësor, që nga viti 1963, e deri kur u arrestua, në mënyrë të vazhdueshme dhe sa herë që i është dhënë rasti, ka shprehur aktivitetin e tij armiqësor nëpërmjet bisedave, që ai ka bërë me persona të tjerë.

Këtë agjitacion të shfrenuar e shumë të mprehtë, e ka intensifikuar nga viti në vit, dhe sidomos këto vitet e fundit. Aktivitetin e tij armiqësor ai e ka vazhduar në kohën kur uniteti i partisë dhe popullit, është rritur nga dita në ditë.

Në një kohë kur populli dhe partia jonë janë përfshirë në një luftë për, zbulimin, denoncimin, dhe shpartallimin, dhe grupeve puçiste në ideologji, ushtri, dhe ekonomi.

Gjatë zhvillimit të gjykimit, nga pohimet e vetë të pandehurit, dhe nga deponimet e qarta të dëshmitarëve, dëgjuar para kësaj gjykate, si dhe me provat e tjera, u provua plotësisht se i pandehuri, në mënyrë sistematike ka zhvilluar agjitacion e propagandë me qëllim që të ngjallë pakënaqësi ideologjike për t’ju kundërvënë vijës që ndjek sot partia dhe populli ynë.

Kështu i pandehuri Bujar Doku, që nga viti 1963 është hedhur në rrugë kriminale, në atë kohë kur partia jonë kishte dënuar social-imperializmin sovjetik, sepse këta të fundit, tradhtuan marksizëm leninizmin. Në atë kohë kur i gjithë populli ynë ishte solidarizuar, me qëndrimin e drejtë që kishte mbajtur partia për këtë çështje parimore.

Ndryshe nga i gjithë populli, ky i pandehur mendonte se prishja e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë ishte për fajin e partisë sonë. Këto mendime i’a ka shprehur dëshmitarit F.J. duke i thënë se udhëheqja sovjetike është në rrugë të drejtë, ndërsa ajo shqiptare është në rrugë të gabuar, dhe këto nuk ndjekin një politikë të pavarur.

Ai e shtrin aktivitetin e tij armiqësor më thellë duke thënë se qeveria shqiptare njëherë deklaron se jemi me jugosllavët, pastaj me sovjetikët, ndërsa tani është prishur me të dyja këto vende.

I pandehuri Bujar Doku është munduar që të shtrembërojë, vijën e drejtë të Partisë sonë, kur në këtë kohë e tërë bota e ka të qartë se Bashkimi Sovjetik, është kthyer në një superfuqi, dhe nuk ndryshon aspak nga vendet kapitaliste.

I pandehuri në bisedat që ka zhvilluar me këtë dëshmitar, ka mburrur muzikën e huaj, sidomos atë italiane dhe jugosllave, duke i krahasuar ato me atë shqiptare. Ai ka thënë se muzika jonë, nuk është gjë në krahasim me këto të dyja.

Po kështu i pandehuri Bujar Doku duke rënë në prehrin borgjezo-revizionist të armikut të brendshëm, është bërë tellalli i zakonshëm, i tyre. Ai, injoron muzikën tonë të bukur që pëlqehet nga njerëzit, sepse është e bazuar në tabanin popullor, dhe ajo i këndohet punonjësve tanë dhe veprave madhështore, që ja ndryshuan pamjen atdheut.

Nga bisedat që ka zhvilluar i pandehuri Bujar Doku me, dëshmitarin (I.R., M.S., dhe F.P.,), i ka mburrur këtij të fundit teknikën dhe muzikën e huaj, e cila në krahasim me këtë tonën qenka shumë më lart, se teknika jonë është e prapambetur, dhe se ne në raport me shtetet e tjera nuk mund të bëjmë dot asgjë.

I pandehuri, ishte me detyrën e teknikut të radio-televizorit në Burrel, dhe në laboratorin që ai punonte, vinin njerëz të ndryshëm. Atyre, në vend që t’ju mburrte prodhimet e radiove që bëheshin në Durrës, i ngrinte lart prodhimet e teknologjisë së huaj, dhe se radiot tona në botë i bëjnë thjesht transistorë. Ka harruar i pandehuri se para çlirimit në vendin tonë, numëroheshin me gishta, ato familje që kishin radio, ndërsa sot radio ka anekënd vendit ku populli, dëgjon zërin e partisë dhe muzikën tonë të bukur.

Një aspekt tjetër i bisedave të tij armiqësore, siç pohoi dhe vetë i pandehuri, ka qenë synimi për të shtrembëruar goditjen që partia dhe populli i dhanë grupit puçist të Beqir Ballukut, me qëllimin e përmbysjes së pushtetit popullor dhe kthimit të vendit në revizionizëm.

Një pikësynim tjetër armiqësor që ka ndjekur i pandehuri, kanë qenë kundër aksioneve të ndërmarra nga Partia në drejtim të bujqësisë dhe ndërtimeve në rrethin e Matit. Ai është shprehur se “po na marrin shpirtin me këto aksione të kota”. Kuptohet se synimet e tij armiqësore tentojnë të ndalin hovin revolucionar të rinisë e cila, po ndërton në qytetin e Burrelit, Uzinën e Ferro Kromit dhe ujësjellësin e ri.

I pandehuri Bujar Doku, si vegël e armiqve të vendit tonë, me veprimtarinë e tij kundërrevolucionare, nuk ka lënë rast pa shtrembëruar realitetin e vendit tonë, dhe ka mburrur emisionet televizive të vendeve borgjezo revizioniste, që vjellin vrer kundër lëvizjeve revolucionare në botë, dhe që degjenerojnë rininë e vendeve të tyre.

Dëshmitarët (I.R., M.S., F.P.), sidomos ky i fundit, me dëshminë e dhëna në hetuesi dhe të lexuara para kësaj gjykate, vërtetuan në mënyrë të plotë faktet dhe rrethanat e thëna më lart. Vetë i pandehuri i pranoi ato në mënyrë të plotë.

Këto rrethana e futën të pandehurin në rrugë kriminale dhe e çuan atë drejt një jete të ç’thurur, e cila e dërgoi në prehrin e armiqve. Duke qëndruar çështja që në të tilla rrethana, të përmendura më sipër në veprën e të pandehurit, si elementë të agjitacionit e propagandës të parashtruara në nenin 73/1 të Kodit Penal.

Në lidhje me caktimin e masës së dënimit, gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprës sepse ajo prek pjesë të rëndësishme shoqërore.

Ai ka dëshiruar dhe lejuar minimin e pushtetit tonë popullor, dhe paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sepse nga një periudhë në tjetrën ka kryer aktivitetin e tij armiqësor. Por në vend që të braktiste këtë rrugë, ai është hedhur kokë e këmbë në veprimtarinë e tij armiqësore.

Gjykata ka parasysh përbërjen e mirë politike të rrethit të tij familjar, dhe qëndrimin e tij pendues përpara kësaj gjykate.

Për këto arsye, trupi gjykues në bazë të nenin 278 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:

Të deklarojë fajtor të pandehurin Bujar Doku, për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor, dhe në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal dhe sipas nenit 28 të po këtij kodi, e dënon me 7 vjet heqje lirie duke i’u llogaritur nga dita e arrestimit në 28.6.1977, si dhe me humbjen e të drejtës elektorale për tre vjet kohë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim ose protestë në Gjykatën e Lartë në Tiranë, brenda 5 ditëve që nga shpallja e tij./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 6 Dhjetor

Next Post

Kalendari Historik 7 Dhjetor

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post
Kalendari Historik 3 Dhjetor

Kalendari Historik 7 Dhjetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!