• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“A mund të lihet akoma, që e shkuara dhe veprat e krijuesve, të përcaktohen nga intrigat e dosjet e ndotura të policëve…”/?! Letra për Ramiz Alinë, nga burgu i Burrelit, tetor 1989

“Pas Enverit që s’më fliste dhe Mehmetit, që shpërtheu për qafleshët në Tiranë e gjokset e zbuluara të aktoreve, pinjolli i mbrapshtë prej rrugaçi i Hysni Kapos…”/ Kujtimet e ish-funksionarit të lartë, që vuajti 15 vjet në Burrel
“Pas Enverit që s’më fliste dhe Mehmetit, që shpërtheu për qafleshët në Tiranë e gjokset e zbuluara të aktoreve, pinjolli i mbrapshtë prej rrugaçi i Hysni Kapos…”/ Kujtimet e ish-funksionarit të lartë, që vuajti 15 vjet në Burrel
“Në gjyq, më doli dëshmitar, Alfred M., kurse hetuesi im, Arqile D., pas ’90-ës, kur isha drejtor i burgut të Drenovës, më erdhi për inspektim…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit nga Maliqi
“Pas akuzave të Enverit, folën Mehmeti, Hysniu, Ramizi e Manushi, por një tip rrugaçi, si Hekuran Isai, tha; të lidhen të dy për këmbësh e duarsh, e të futen në një thes…”/ Kujtimet e Fadil Paçramit
“Pas akuzave të Enverit, folën Mehmeti, Hysniu, Ramizi e Manushi, por një tip rrugaçi, si Hekuran Isai, tha; të lidhen të dy për këmbësh e duarsh, e të futen në një thes…”/ Kujtimet e Fadil Paçramit
“Pas akuzave të Enverit, folën Mehmeti, Hysniu, Ramizi e Manushi, por një tip rrugaçi, si Hekuran Isai, tha; të lidhen të dy për këmbësh e duarsh, e të futen në një thes…”/ Kujtimet e Fadil Paçramit

Nga Fadil Paçrami

Pjesa e dymbëdhjetët

Memorie.al / Ç’është burgu? Është vendi ku mbahen ata që janë dënuar me heqje të lirisë, do të thoshim duke lexuar çdo fjalor. Por kaq është pak. Burgu dhe liria – dy të kundërta. Më parë: ç’është liria? Me pak fjalë: të jesh i lirë do të thotë të bësh atë që do, të mendosh e të veprosh sipas dëshirës në ushtrimin e përmbushjen e lirive e të drejtave të tua, si njeri e si shtetas, por gjithmonë pa cënuar e dhunuar të tjerët. Përsërit: të mendosh e të veprosh. Fjala është për liritë demokratike, nga ajo e fjalës, e shtypit, e tubimit dhe e organizimit në partira e shoqata të ndryshme, sigurimin e kushteve, ku të gjejnë shprehje e konkretizim idetë, kërkesat e vullnetet njerëzore, nga ato të planit biologjik-lidhur me vetë qenien, tek ato të planit social, lidhur me mënyrat e të jetuarit.

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Në letrën e dërguar po ju të treve (si personalitete… të mirënjohura në fushën e letrave, arteve, shkencës… me datën 6.9.1988, ndër të tjera, shkruaja edhe: “Mendova t’ju dërgoj këtë letër, që gjithsesi të dini se ekziston, pra, edhe kjo krijimtari dhe ku gjendet e mund të gjendet ajo… t’ju dërgoj edhe titujt e dramave, që kam shkruar deri tani (të tjera kam në duar, për të cilat mund t’ju njoftoj më vonë)”.

Pikërisht, lidhur me këtë të fundit – “të tjera kam në duar, për të cilat mund t’njoftoj më vonë”, edhe pse numri i përgjithshëm nga 50, arriti në 60, dhe kisha menduar që më 6.9.1990, pas dy vjetëve, t’ju vija në dijeni, për 10 drama të tjera, që kisha shkruar.

Por meqë u detyrova të nisesha për në spitalin – burg të Tiranës, se isha i sëmurë (kam bërë operacion postatin dhe kam një gur goxha të madh në veshkën e djathtë, e me sa duket do të më duhet të bëj edhe një operim të dytë), nuk munda t’jua shkruaj në atë kohë, pra po jua nis tani menjëherë sa u ktheva.

Ja titujt:

  1. Ai iku nga shfaqja.
  2. Në kërkim të një të vërtete (ose:Pashai nga vdekja)
  3. Kurrë më!
  4. Një natë si kjo me shi.
  5. Në rrjedhën e viteve.
  6. Midis dy kohëve.
  7. Klubi i maskave që qeshin.
  8. Të mundurit.
  9. Rëndesa e fajit.

Ndodhi që atje në spitalin-burg (ose me saktë burgun-spital, dua të them me përparësi burg), shkrojta edhe 4 drama të tjera (kuptohet, si dorë e parë), të cilat tani po i hedh në të pastër.

Ja dhe titujt e këtyre:

  1. Jetë që flasin.
  2. Një jo e vonë.
  3. Gjumi i prishur.
  4. Mëngjesi i një nate të gjatë.

Nëse ajo letër nuk ju tha asgjë në atë kohë, po ashtu edhe krijimtaria, për të cilën bëja fjalë (të paktën unë nuk di si e çfarë menduat), kjo është puna juaj. Nëse ju kam ngarkuar me një barrë që s’e mbani dot (se bën pjesë në ato “Kronika të kaluara kur X-et ose Y- et, pasi ngritën sipas tyre çështje të tilla, patën pasoja, u kritikuan, humbën postet, etj.,” do të më vijë keq që u mundova, edhe për zhgënjimin (se mos është i vetmi, të radhitet me të tjerët edhe ky). Dua ta kuptoj gjendjen tuaj, por një mendje më thotë se sot, kur koha ka folur, vërtetuar e hedhur poshtë, kaq shumë të paqena, nuk duhet pajtuar me heshtjen (kjo më shtyri t’iu drejtohem përsëri) i nxitur edhe nga këto vargje – kredo të Xh. Londonit:

“Nëse e ke fshehur të vërtetën, e ke

mbuluar, s’je ngritur nga vendi

dhe s’ke folur në mbledhje, apo ke

folur dhe s’ke thënë gjithë të vërtetën,

ta dish e ke tradhtuar të vërtetën”,

që tingëllojnë e thërresin kaq shumë sot. Nëse ju lind pyetja: si është e mundur të krijohet në ato kushte?! Veç arsyeve e shpjegimeve që ju kam dhënë në letrën e mëparshme, dua të shtoj edhe këtë thënie të rilindasit tonë të shquar – Samiut:

“Njeriu mundtë humbë çdo liri të tij, por nëse ai ruan lirinë e mendimit, ai prapëseprapë është i lirë”, së cilës i jam përmbajtur edhe përpara ngjarjeve të këtyre dy vjetëve të fundit, tani edhe më shumë. Nëse ju lind mendimi: Si shumë u bënë – mbi 50, të ç’nivel duhet të jenë?! Mund t’ju them vetëm kaq: punoj 10 e më shumë orë në ditë, mendja më rri vetëm tek ato, kam një ngarkesë ideore e emocionale në rritje, herë-herë, ndiej se e tejkaloj veten.

Edhe këtë: në kohë të rënda e të vështira (dhe këto kanë qenë të shumta, ju i kuptoni ato), i përsëritja vetes vargjet e Migjenit tonë të madh, në “Këngë e pakëndueme”, e të tjera dhe vazhdoja punën me ngulm, siç bëj edhe tani (pasi edhe pak vjet jetë më kanë mbetur), nuk i lashë ato që mendoja “të flenë”, as të “presin”, që të mos bëhem “varri” i tyre, ndryshe do të isha  çmendur.

Ndjek me vëmendje: si krijimtarinë, sa më është e mundur në kushtet që ndodhem – “nga e imja gropë”, ashtu edhe zhvillimet e sotme për lirinë e mendimit e të krijimit, në rrethet letrare e artistike, diskutimet që bëhen. Fjalë po të përgjithshme akoma, jo në nivelet e përmasat që kërkohen, për të zënë kohën e humbur, shpesh edhe me zigzage, frenime e ngrirje – kohëve të fundit edhe më shumë- mungon të parit autokritik dhe ndreqja e ç’ka u bë keq, pa këto do të ecet zvarrë.

Shpresat e bindjen i kam të patundura (se procesi i nisur është i pandalshëm, sado të përpiqen forcat e errëta, edhe ato mashtruese), për hapa cilësorë në të ardhmen e afërt, që thërresin për më shumë, nga të gjithë e secili.

Kosovë e Madhe, 11.10.1990

PËR PAK GUXIM E CA MENÇURI

Pjesë të nxjerra nga dy letra drejtuar Ramiz Alisë, si sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë, ku flitet po për çështje të krijimtarisë.

Nga e para

Aty më parë një djalë nga të rinjtë, botonte një poezi, ku ndër të tjera thuhej:

“Ngurrojmë të vëmë pikat mbi i

Për pak guxim

e ca mençuri”

Më lejoni, pra, që me “pak guxim”…!

Edhe kur nisi – më 1973, edhe më pas, edhe tani, ngul këmbë se në atë kohë, nuk ka patur ndonjë shqetësim, siç u fol, për vetë krijimtarinë letrare e artistike, për ndokënd mbase…! Koha, kjo gjykatëse e rreptë, por e drejtë, vërteton se:

– Letërsia e artet, morën një goditje të rëndë në atë fillim të viteve ’70-të, që çoi në atë “gjendje të ngrirë”, nga e cila s’po del ende edhe sot. Faktet flasin se në shumë gjini, nuk po arrihen ato kulme të atyre viteve, megjithëse talentet nuk mungojnë, dalin edhe të tjera nga dita në ditë. Edhe në shtyp, flitet me shqetësim për skematizëm, pasqyrim të zbehtë të realitetit, mënjanimin nga konfliktet e mprehta të kohës, ngushtësi tematike, mungesë mendimi e guximi krijues, etj., që nuk janë më të rastit por po bëhen rrugë, pikërisht pse u veprua jo drejt në Plenumin e IV-të dhe pas tij.

– Të marrim edhe një aspekt tjetër: u quajtën si të gabuara trajtimi i temave me konfliktet “në mes tonë”, vlerësimet për krijimtarinë e viteve ’60-të, shtimi i botimeve nga letërsia përparimtare botërore dhe sjellja e më shumë filmave nga jashtë, ekspozitat e pikturës, si ajo “e Pranverës” me temë të lirë – ndryshe nga kërkesat standarte në rastet e përvjetorëve të festave kombëtare, vënia në skenë e dramave dhe operave të huaja, vërejtjet ndaj kritikës letrare e artistike, që nuk po thoshte akoma një fjalë me mend, kritikat ndaj prapambetjes në lëmin e teorisë dhe të historisë së letërsisë e arteve, etj. Kohët e fundit ve re, që bëhen disa nga po këto vërejtje e kritika, duke mos u quajtur më të gabuara si më parë, por si kërkesa të kohës.

A nuk del pyetja: ku qe e gabuara atëhere dhe ku është e reja sot?! Në qoftë se u penguam për kaq vjet dhe i quajtëm të gabuara ato që nuk qenë të tilla, pse ngurrojmë të themi psenë?! E vërteta është se u frenuan për një kohë krijuesit, nuk ndihen të çliruar e, nuk besojnë në sa u thuhen sot për liri krijuese e të tjera. Pra, edhe përmbahen e vërtiten, nuk shohin qartë dhe druhen se; mund të kthehen fjalët e të vazhdohet po njësoj. Mos e teprova? Jo, ju them atë që nuk guxojnë dhe kot pritni t’jua thonë të tjerët, aq më pak lajkatarët – këta i kthejnë fletët sipas hënës, por kurrë nuk thonë të vërtetën.

– Edhe diçka akoma: nga shtypi veç luhatjeve, herë-herë vë re edhe tërheqje nga disa gjëra që filluan të thuhen, megjithëse me gjysmë zëri e, mbyturazi. Lexoj ndonjë shënim që kam mbajtur në ndonjë rast, me shpresë se diç po luan, mirëpo vetëm thirrje për më shumë mendim e liri krijuese, vërejtje, kritikë e, kërkesa për tema e gjetje të reja, në mjetet shprehëse, për nivele më të larta cilësore dhe kaq, nuk lëvizet më tutje. Përse? U zgjidhën çështjet, mjaft me aq, jo më tutje?! Deri këtu qe vrapi apo diku frenohen zhvillimet në tërësi, pra edhe në lëmin e letërsisë e të arteve?! Nuk do harruar kjo: krijuesit janë si ai barometri, i ndiejnë shpejt erërat, ciklonet e anticiklonet dhe stepen. Pyes shpesh: pse ngurrohet? Ç’pritet? Ç’pengon?

Më dalin edhe këto pyetje:

– I lexoni sa ju kam shkruajtur, apo trokas në një portë të mbyllur, ku jo se s’dëgjojnë, por nuk duan të dëgjojnë?

– Si duhet: të heshtë apo të ngrejë zërin fort njeriu kur sheh të padrejta?

– Unë, si duhet të bëj?

– Do të bëhet gjë për sa ju flas, në qoftë se akoma jo, ç’më mbetet tjetër?!

Mos mbivlerësoj ca gjëra, si: e vërteta, e drejta?

– Kush është i interesuar dhe në dobi të kujt është, të mos dalë si e pse u bënë gjithë këto, të mos marrë udhë edhe kjo çështja ime?

– A mund të lihet akoma që e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e njërit dhe e tjetrit, si dhe veprat e krijuesve, të përcaktohen nga intrigat e dosjet e ndotura të policëve?

Duhet t’u jepet rrugë disi, në mos do të jetë një zhgënjim tjetër.

Burrel, 10.11.1988

Nga e dyta

Po ju drejtohem për dy gjëra, që mbase edhe do të më thuhet: ç’ne, ç’do ti, me këto, as të takojnë, as do të dijë kush çfarë e, si mendon ti? Po i quajta me dobi për vendin, pra edhe mendova, se mund t’ju shkruaj.

  1. Duke lexuar me vëmendje disa shkrime nga Rexhep Qosja – vërtet një personalitet i shquar i kulturës shqiptare sot, kam vënë re se ai, e trajton trashëgiminë kulturore e artistike, jo vetëm atë të traditës, por edhe të sotmen në trevat jashtë atdheut dhe në Shqipëri, si një të tërë gjithëshqiptare.

Po kështu edhe krijuesit, studiuesit e të tjerë. Dhe jo vetëm ai, por edhe shumë nga autorët më në zë të Kosovës. Krejt i drejtë si mendim, i saktë nga ana shkencore, me mend edhe nga ana politike lidhur me unitetin e kombit. Nuk po zgjatem të argumentoj përse, them se nuk është nevoja.

Pikërisht ngaqë e quaj kështu, duke patur parasysh edhe gjendjen e krijuar së fundi dhe kushtet e vështira në të cilat është vënë kultura shqiptare të Kosovë e, nuk dihet ç’përmasa do të marrë me siç është nisur, kam mendimin që, aq më tepër te ne, nga krijuesit e studiuesit tanë, qendrat kulturore, artistike e shkencore, të veprohet po kështu. Dua të them: të trajtohet e gjithë letërsia shqipe, si një e tërë – gjithëshqiptare.

Pra, të botohen krijime të tyre letrare e të tjera; të luhen në skenat e teatrove, të operës e të baletit si dhe nga orkestrat tona simfonike, vepra të tyre; të transmetohen nga radio e televizioni, këngë të tyre popullore e të përpunuara; të flitet nga kritika e studiuesit tanë në artikuj dhe tekstet e historisë edhe ato shkollore, apo në botimet mbi teorinë e letërsinë e artet, më gjerë e sipas vlerave për vepra të autorëve të tyre, të bëhen të njohur shkrimtarë, kompozitorë, piktorë, këngëtarë e të tjerë, edhe kritikë e studiues nga Kosova, trojet e tjera shqiptare dhe diaspora. Jo se nuk është bërë në këtë drejtim, kohët e fundit diçka më shumë, por e kam fjalën, si konceptim të çështjes.

  1. S’ka shumë që lexova në “Zërin e Popullit” dhe gazeta të tjera, se Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës i është dhënë emri i Luigj Gurakuqit.

Se ç’figurë e shquar është ai edhe si njeri i kulturës dihet, pra e meritonte. Më erdhi mirë. Me këtë rast mendova që, në vazhdim dhe funksion të atyre qëllimeve, të cilat i paraprinë një vendimi të tillë, të shpreh këtë mendim plotësues: a nuk do të ishte me vend dhe a nuk është koha, meqë edhe zhvillimi kulturor sot ka dalë në plane parësore, t’u ngrihen shtatore edhe njerëzve të shquar të kulturës, krahas atyre të Luftës, etj? Mendoj se po. Jo vetëm e meritojnë për vlerat e tyre dhe gjithë sa na lanë trashëgim, por i shërben njëheri së sotmes e së ardhmes, për t’i prirur brezat drejt dijes, në të gjitha fushat e kulturës, shkencës, etj.

Në Shkodër, bie fjala, ka një përmendore të denjë e me vlera artistike, për Heronjtë e Vigut, një shtatore për Isa Boletinin dhe ndonjë bust për figura të tjera, me sa di unë; por mund të ngrihen shtatore edhe për Luigj Gurakuqin, Migjenin, Mjedën, etj. Po kështu edhe në Tiranë, e në qytete të tjera, si për vëllezërit Frashëri, Fan Nolin edhe të tjerë, sigurisht sipas një radhe dhe me rast. Shpreha thjesht një mendim e një dëshirë, mbase shihet me vend.

Burrel, 20.5. 1989

P.sh.: Ju kam shkruar një herë diçka edhe për teatrin, që mendohet të ngrihet në Tiranë. Lutem mos m’i quani të tepërta kujtesa e mendime të këtij lloji, si edhe këto të mësipërmet, që mund t’ju bëj, e t’ju shpreh edhe më pas. Dikur Nikolla Ivanai, që krijonte neologjizma nga dëshira për të pasuruar gjuhën, thoshte: “Unë jam si ai shitësi, që hedh në treg qershitë (lloje mallrash), po të jenë me dobi dhe t’u shërbejnë njerëzve, le t’i përdorin, në mos po, le të mbeten, kujt s’i bëj dëm”. Qelitë e burgut, ku njeriu rri shumë me vete, janë edhe një vend meditimi.

PERSE NGURROHET ÇFARË PENGON…?!

Pjese edhe nga dy letra, drejtuar Foto Çamit, si sekretar i Komitetit Qendror të Partisë për propagandën, po për çështjet e krijimtarisë.

Nga njëra

Në fjalën tuaj mbajtur në takimin me shkrimtarët dhe artistët, aty nga fundi thoni sa më poshtë:

“Të diskutojmë më shumë për veprat e secilit, edhe më gjerë për problem të shoqërisë. Shoqëria ka nevojë që të jetë në lëvizje mendimi i secilit, ka nevojë të ballafaqojë, t’i rrahë këto mendime gjerësisht… të diskutojmë për këto hapur, pa patur frikë se gabojmë. Edhe nëse dikush shprehet gabim, të mos i vëmë nofka që frenojnë mendimin… Mendimi merr forcë e kthehet në bindje pikërisht në zjarrin e debatit…” (“Drita” 19.2. 1989).

Pa hyrë në çështje të tjera, më duket se ky është thelbi, kjo edhe rrugëdalja për gjithë sa ngrihen lidhur me zhvillimet e letërsisë dhe të arteve që kërkohen sot. Duhet, pra, liri për të diskutuar e kërkuar, pa të cilat krijimtaria e ka të vështirë. Këtu, do të përqendrohem edhe unë në këtë letër, që mendova se mund t’jua dërgoja me këtë rast.

Për nevojën e debatit dhe rrahjen e mendimeve, është folur disa herë, janë bërë edhe thirrje, viteve të fundit edhe më shumë. Por ç’ndodh, përse ngurrohet? Pyetja do shtruar më hapur: Ç’pengon? Edhe më hapur akoma: sa kanë formuar bindjen ata – shkrimtarët e artistët, se fjala është për një thirrje të vërtetë, që e kërkon koha, nga që; “shoqëria ka nevojë, që të jetë në lëvizje mendimi i secilit”, dhe jo si më parë?

Ju thoni: “Të diskutojmë për këto hapur, pa patur frikë se gabojmë. Edhe nëse dikush shprehet gabim të mos i vënë nofka, që frenojnë mendimin”. Por duhet ta njohim, për shumë vite nuk qe kështu, ka patur edhe një precedent të hidhur (po kufizohem këtu) atëhere, më 1973-në, në prag dhe pas Plenumit të IV-të, kur pa arsye e shkak, u vunë jo thjeshtë “nofka”, por emërtime të tilla, si; “armik”, “komplotist”, “antikombëtar”, “tradhtar” etj., ç’ka qenë tronditëse dhe me pasoja të rënda, për persona të caktuar dhe mendjet e njerëzve – vendin në tërësi, të cilat nuk harrohen, as nuk shlyhen me dy fjalë, ose thirrje çfarëdo. Kështu ka ndodhur, nga edhe duhet nisur, mendoj.

Nga kjo, për të dhënë garancira e formuar bindje se nuk do të ndodhë me ashtu, për t’u hequr frikën njerëzve e për t’u rritur besimin, me sa kuptohet dhe si e mendoj unë, duhen disa mekanizma të tjerë, që nuk do të nguroj t’jua them: ato zënë fill, me ndreqjen e gjithë si u veprua dhe sa u bë keq në atë kohë, përforcohen me një qëndrim kritik të hapur angazhues, para opinionit shoqëror dhe materializohen me kalimin nga fjalët e thirrjet, në veprat përmes fakteve e provave konkrete. Çelësi i gjendur për ç’ka bëni, falë jush, duhet të vihet në lëvizje. Dhe kjo duhet të shihet nga njerëzit.

(Stepja, që ka dhe bie në sy, u ngulit pasi u panë plagë dhe u ndjenë dhimbje. Siguria, që të rrënjoset, do të shohë konkretisht shërimin e plagëve dhe të mos ndihen më dhembje. Mosbesimi vjen më ngadalë dhe do më shumë kohë të zërë vend – e natyrës njerëzore edhe kjo. Duam s’duam, kështu është, prandaj në të gjitha rastet, kërkohet të jemi të vëmendshëm për ato që bëjmë, duke llogaritur gjithë pasojat, prandaj thuhet se veprimet e pamatura, paguhen shtrenjtë, prandaj duhet ruajtur ngaherë, që njerëzit të mos zhgënjehen, sepse pastaj është vështirë me ta.)

Krijuesit, të vërtetët jo cilëtdo, vetëkuptohet, janë njerëz me aspirata për vendin dhe për vete, i hedhin sytë më shumë tek e ardhmja, kanë mendimet dhe personalitetin e tyre, pra nuk është e lehtë me to – qoftë si objekte, mbi të cilët veprohet, qoftë si subjekte me një botë komplekse. S’ke ç’u bën, të tillë janë e duhet të jenë, gabohet po u harruan këto veçori të tyre (këtu shoh me sy autokritik edhe veten dikur), me të cilët gjen gjuhën e komunikimit dhe të mirëkuptimit, vetëm përmes bindjes, respektit të ndërsjellë e, të qëndrimit të hapur mbi bazën e parimeve të shëndosha, deri tek ato etiko- morale.

Shtoj se; dijet, guximi qytetar dhe ndershmëria, shkojnë bashkë; njëri po të mungojë, prishet ekuilibri, mpihen edhe dy të tjerët, rrezikohet e tëra. Memorie.al

Burrel, 27.3.1989

                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 21 Tetor 2023

Next Post

“Izraeli, ka vetëm 3 milionë e gjysmë banorë, por psikologjia dhe frymëzimi, kanë bërë që ai të forcohet nga të gjitha pikëpamjet, ekonomike e financiare dhe ushtarake...”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, dhjetor 1977

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Izraeli, ka vetëm 3 milionë e gjysmë banorë, por psikologjia dhe frymëzimi, kanë bërë që ai të forcohet nga të gjitha pikëpamjet, ekonomike e financiare dhe ushtarake…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, dhjetor 1977

“Izraeli, ka vetëm 3 milionë e gjysmë banorë, por psikologjia dhe frymëzimi, kanë bërë që ai të forcohet nga të gjitha pikëpamjet, ekonomike e financiare dhe ushtarake...”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, dhjetor 1977

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!