1916 – Gjatë Revolucioni Meksikan, Pancho Villa drejton afro 500 sulmues meksikanë në një sulm kundër qytetit kufitar të Columbus, në New Mexico. Bastisja u përshkallëzua në një betejë në shkallë të plotë midis Villista-ve dhe Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Villa vetë e drejtoi sulmin, vetëm për t’u rikthyer në Meksikë nga elementë të Regjimentit të 13-të të Kalorësisë, të vendosur në qytet.
1933 – Gjatë Depresionit të Madh, Presidenti Franklin D. Roosevelt i paraqet Kongresit Aktin e Bankave të Urgjencës, i pari i politikave të tij të New Deal-it. Akti i Bankës së Urgjencës, ishte një akt i miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Mars 1933 në përpjekje për të stabilizuar sistemin bankar. Frika nga mbyllja e bankave të tjera u përhap nga shteti në shtet ndërsa njerëzit nxituan të tërheqin depozitat e tyre.
1945 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndodh bombardimi i parë i natës në Tokio që vrau rreth 100 mijë njerëz dhe mbi 1 milion të tjerë mbetën të pastrehë. Bombardimi u krye, nga Forcat Ajrore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Ky sulm u quajt me emrin e koduar Operacioni Meetinghouse nga USAAF dhe njihet si Sulmi Ajror i Madh i Tokios në Japoni. Ky sulm do ti paraprinte hedhjes së bombave atomike 6 muaj më vonë.
1956 – Forcat sovjetike shtypin demonstratat masive në Republikën Socialiste Sovjetike të Gjeorgjisë, duke reaguar ndaj politikës së de-stalinizmit të Nikita Hrushovit. Qendra e protestave ishte kryeqyteti i republikës, Tbilisi, ku mitingje spontane për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Stalinit dhe për të protestuar ndaj denoncimit të Hrushovit për Stalinin, evoluan shpejt në një demonstrim të pakontrollueshëm.
1964 – Lind në Paris, Juliette Binoche. Binoche, është një aktore, artiste dhe kërcimtare franceze. Ajo është shfaqur në më shumë se 60 filma artistikë, ka marrë çmime të shumta ndërkombëtare, dhe ka interpretuar shpesh në skenë, si aktore dhe balerinë. Disa nga filmat e saj janë, Rendez vouz, The English Patient, Chocolat, A Few Days in September, Paris, Let the Sunshine In, etj.
1994 – Vdes në San Pedro, në moshën 73 vjeçare, Charles Bukowski. Bukowski, ishte një poet, romancier dhe shkrimtar gjermano-amerikan. Shkrimi i tij u ndikua nga ambienti shoqëror, kulturor dhe ekonomik i qytetit të tij, Los Anxhelosit. Puna e tij adreson jetën e zakonshme të amerikanëve të varfër, aktin e të shkruarit, alkoolin, marrëdhëniet me gratë dhe koprracinë e punës.
2011 – Space Shuttle Discovery bën uljen e saj përfundimtare pas 39 fluturimeve, në hapësirë. Space Shuttle Discovery, është një nga orbiterët e programit të NASA’s Space Shuttle dhe i treti i pesë orbitërve plotësisht operacionalë që do të ndërtoheshin. Koha që ajo do të kalonte në hapësirë, ishte 365 ditë, e 22 orë, e 40 minuta, e 33 sekonda. Ajo do të shërbente në hapësirë për një periudhë prej 27 vitesh, që nga koha e krijimit të saj.