Nga Lek Pervizi
Memorie.al / Një ditë prej ditës në qelinë e Valentinit, sollën një burrë malësor shtatnaltë, dy metra e ma, i pashëm, me trajta të bukura të fytyrës e me një palë mustaqe të thinjme që, i kishin hije. Ishte i famshmi, Prek Cali, krenaria e Malësisë dhe që mbahej si prototipi i racës iliro-shqiptare. Patriot e luftëtar, trim e burrë mentar. Valentini, kishte dëgjue për atë qysh kurë, dhe ma tepër, kur kishte qëndrua disa muaj në Dukagjin te, shoku i tij i ngushtë, Lek Vojvoda ose Vuksani. Prek Calit ,i takoi me zanë vend përbri Valentinit.
U miqësuan shpejt sepse Preka, e kishte njohë babӫn e tij, gjeneral Prenk Pervizin, dhe kishte pasë punë me të. Ai kishte një përshtypje të mirë për të dhe e admironte për aftësitë ushtarake dhe përgatitjen e naltë që kishte. Pavarësisht nga gjendja e mjerueshme ku ishin, Valentini dhe të burgosurit e tjerӫ, kishin rastin të merrnin vesh se si ndodhi që u dorëzua, e kush?! Prek Cali, ai burrë tashmë legjendë e Malësisë. Megjithëse komunistët kishin marrë pushtetin dhe gjermanët e kishin braktisë Shqipninë, në Kelmend, kalaja e fundit kundër bolshevizmit, kishte vazhdue qëndresa nën udhëheqjen e Prek Calit.
Nji ditë; shokӫt e qelisӫ e kishin pyet atë malësor krenar qӫ u ishte bashkue aty nӫ atӫ burg.
– Po si u dorëzove or Prek Cali? A nuk e dijshe se një njeri i rëndësishëmd si ti, do ta kishte shumë të vështirë ose të pamundshme që të ia dilte me komunistët?
– Po, keni të drejtë, ishte përgjigj Preka, por janë disa rrethana që më sollën deri këtu. Dhe ai kishte tregue çfarë i kishte ndodhë. Pasi kishin marrë fund luftimet kundër forcave shumë ma të mëdha komuniste ne njerëz dhe armatime, shumë prej nesh, u strehuam në nji shpellë të sigurt në maje të një mali, duke jetue si harushat. Herë-pas-here njeni prej nesh, shkonte me u furnizua me ushqime. Kështu kaluan disa javӫ.
– Duke hedhë vështrimin mbi ato djem të rij, më ngushtohej zemra nga dhimbja që ndjeja për ta, që kishin pranue me më shoqërue dhe biles edhe me dhanë jetën për mue.-
Një mëngjes ata e kuptuan se ishim rrethua. Si e kishin marrë vesh partizanët? Sigurish i kishte sjellë dikush vendas që e njihte mirë zonën dhe se ku gjendej ajo shpellë. Komandanti i atij reparti special, u kishte kërkue të dorëzoheshin. Po ata ishin përgjigj me pushkë dhe luftimi kishte vazhdue disa ditë.
Ndërkohë, komandanti, qӫ ishte njӫ krutan me emrin Hamit Taga, u kishte folë nga larg me zë të naltë:
– Ta merrni vesh se ju, nuk keni asnjë mundësi shpëtimi, se jeni tӫ rrethuar. Ku e kur mund të gjeni ushqime, ujë e municione? Prandaj qëndresa juaj, asht krejt e kotë. Ju bëj të ditur se në qoftë se, nuk dorëzoheni, autoritetet e krahinës kanë marrë urdhër për internimin e familjeve dhe djegien e shtëpive tuaja.
Prek Cali, kishte ndërhy me ia mbushë mendjen komandantit, për të gjetë një zgjidhje, në mënyrë që t’u falej jeta atyre të rinjve, që rrinin me të. I lutej komandantit që të fliste me Mehmet Shehun se, ata kishin vendosë me u dorëzue, vetëm në dorë të Mehmet Shehut. Dhe Mehmeti erdhi vetë deri aty.
– Po t’ishte për mua, – thoshte Prek Cali, aty në atë qeli, – nuk do t’isha dorëzua, deri në fishekun e fundit, por në atë shpellë, mendova për jetën e atyre të rinjve dhe për familjet tona. Kur erdh Mehmet Shehu, fola me të nga larg, duke i thanë se, do të dorëzoheshim, po të na kishte dhanë besën e tij se do të na kursehej jeta.
Ai na u përgjigj, duke na sigurie se do të na falte jetën, edhe t’imen, mandej m’u drejtua: trimat, kishin qëndrue në mal, për mos me u dorëzue. I përmendi ato dy malësorët, Gjekën e Gjergjin që u pushkatuan në Koplik.
– Po, pse nuk u bane me ne or Prek Cali, dhe tashti do t’ishe një burrë i nderuam e hero i lavdishëm me dekorata të larta – kishte thanë Mehmet Shehu.
– Nuk kisha si me u bë me ju, që ishi lidh mish e thue me shkjatë e Serbisë, kundra të cilëve kemi shekuj që luftojmë. Për fjalën e fundit, me ma fal jetën, mbeta i çuditun dhe nuk po i besoja veshëve, prandaj i thashë që ta përsëriste edhe një herë. Ai e kishte përsëritë. Pastaj i kërkova që të mos na prekte kush me dorë, qoftë gjatë rrugës deri në Shkodër ose, në qelitë e Sigurimit. Edhe për këtë ai na siguroi. Kështu u dorëzuam. Na pyetën një nga një pa na prekur, dhe djemtë i çuan në burgun e vjetër, kurse mua këtu me ju.
– Të përgëzojmë që ta paskan falur jetën, i thanӫ shokӫt, por njëri kishte shtue se; si or Prek Cali i paske besue atij krimineli, qӫ nuk njeh besӫ e nder?!
– Nuk ma merr mendja se Mehmeti, ta hajӫ fjalӫn pӫr besӫn qӫ me ka dhanӫ, qӫ e dëgjuan gjithӫ sa ishin aty, komandantӫ e komisarӫ dhe plot partizanӫ.
Tӫ burgosurit nuk e shtynӫ ma gjatӫ bisedӫn, por mes tyre ishin ma se tӫ sigurt se, Mehmeti do ta tradhtonte.
Kaluan kështu tri javë fare tӫ qeta. Nӫ atӫ rreth tӫ burgosurish tӫ zgjedhur, Preka, e ndiente vetӫn mirӫ, dhe gjithkush i bënte respekt pӫr vӫtitӫ e tij burrnore e patriotizmin e theksuem, pӫr tӫ cilin kishte dhënë prova e kishte hy nӫ histori. Kur një ditë prej ditësh, u dëgjuan zhurma e britma në korridor. Rojet duke hy në qeli të ndryshme, lexonin disa emra. U muar vesh se do tӫ bëheshin pushkatime.
Të burgosurit ishin mbledhë e mbulua në shtresat e tyre prej frike, ndërsa zemrat u rrihnin fort. Kush e kishte radhën? U dëgjuan hapa të shpejta e tӫ rënda dhe pas pak dera e qelisë tyre, u hap me zhurmë të madhe. U duk aty një hije e zezë polici, që me një kandil vajguri, ndriçonte një copëz letër që mbante në dorë. Cilët emra do të ishin shkrue në atë letër të zhubravitur? Kur ja, polici pasi e afroi letrën te sytë, ngriti kokën e thirri me zë të naltë; Prek Cali! Në qeli, emri u thirr vetӫm për Prekën, ishte ma e tmerrshme.
Ai nuk e priste kurrë, se, Mehmet Shehu do ta hante fjalën e dhanë. Si malësor, nuk mund ta konceptonte nji gjë të tillë. Por ai harronte se Mehmeti, nuk ishte si burrat e malësisë që, kur jepnin fjalën, e mbanin edhe me çmimin e jetës. Ai nuk ishte tjetër veçse, një aventurier gjakësor, i etur për pushtet, që nuk e kishte për asgjë, me thye besën e mos me mbajt fjalën. Preka, kishte mbet pa mend. Por s‘e dha veten. Ndӫrsa po vishej, i kishte murmuritӫ Valentinit:
-Ia kam bë vetӫs. Rashӫ viktimӫ e besӫ e fjalӫs sӫ nderit. E kur po pӫrqafohej me Valentinin, i foli nӫ vesh:
– Po djemtë? A thue m‘i damtojnӫ?
– Jo, jo, nuk e besoj, ishte përgjigj Valentini. E pasi u pӫrshӫndet edhe me të burgosurit e tjerӫ, duke dalë thirri:
– Ma bëni hallall o burra! Mirë u pafshim n’atë dynja.
Në korridor, ishin edhe nëntë të burgosur të tjerë, të prangosur, me to dhe Dom Ndre Zadeja. I pushkatuan të gjithë te zalli i Kirit, që u bë tmerri i Shkodrës.
Si asht e mundur, thirri njӫ i ri i burgosur aty, që zgjedhin gjithmonë ma të mirët? Po, deri në ato çaste, kishin zgjedhë veç ma të mirët. Nuk mund gjendeshin fjalët, për të përshkrua gjithë këto krime.
U muar vesh ma vonë, se Prek Cali, dy vllaznit Beltoja, Dom Ndre Zadeja e një prift, nga burgu i vjetër, ishin mundue me u dhanë kurajo shokëve të tyre, deri në çastin e fundit të pushkatimit.
Deri kur do të vazhdonte ky gjenocid i trashëguam dhe i urdhnuem nga mësuesi e krye krimineli gjakatar i Kremlinit, Josif Visarionoviç Stalini? Nӫ qoftӫ se Fausti, ia kishte shit shpirtin djallit, Enver Hoxha, shpirtin ia kishte shit Stalinit.
Shënim
(Të burgosurit e kritikuan, se një malësor me emër si ai, s‘duhej të ishte dorëzue gjallë, e mos të rrehej nga mashtrimi e pabesia e Mehmet Shehut. Tjera anë, asht se komandanti i Brigadës partizane që, e kishin rrethue Prek Calin, Tahir Taga, nga familje e mirë krutane, nga pabesia që iu bë Prekës, si prerje në besë nga ana e tij, u arratis e doli ne mal, ku u vra në përpjekje, me ish-shokët e vetë të armëve dhe idealit).
Pӫrballim me vdekjen
Një prej të dënuarve me vdekje qӫ mbahej nӫ atӫ burg, ishte Ndue Pal Mirashi, që Valentini e kishte njohur, në kohën e qëndrimit të tij të, Lek Vuksani nӫ Theth, kur partizanët komunistë sulmuan Dukagjinin dhe filluan arrestimet, ku ajo masӫ e zuri dhe Nduen. Edhe ai ishte dorӫzue pӫr me shpӫtue familjen nga internimi dhe mos t’i digjej shtӫpia. I konsiderruem i rrezikshӫm, pasi e kishin torturua, e kishin nxjerr nӫ gjyq e dënuar me vdekje, me pushkatim, bashke me katӫr malӫsorӫ tӫ tjerӫ. Aty nӫ burg, i mbanin nӫ qelinӫ e posaçme tӫ dënuarve me vdekje, deri sa tӫ jepej urdhri i ditӫs sӫ ekzekutimit.
Njӫ pritje e padurueshme e frikshme. Ata qӫ e pӫrjetonin atӫ gjendje ishin tӫ pushtuar nga tmerri i fundit tӫ jetӫs tyre nӫ mӫnyrӫ aq tragjike, duke qenӫ krejt tӫ pafajshӫm, si ndaj shoqnisӫ, ashtu edhe para Perӫndisӫ. Çdo herë që kalonte pranë frengjisӫ sӫ derӫs, Valentini, i shikonte ato burra që i priste një fat mizor, të mbështetur pas mureve, ndërsa Pali rrinte në mes në këmbë, që e përshëndeste duke buzëqeshur, e pastaj vazhdonte të kryente disa ushtrime trupore.
Shokët përreth, e vështronin me çudi e me trishtim! Ç’i hynin në punë ato ushtrime, përderisa së shpejti, miset e trupit tӫ tyre, do të përfundonin atje nën zallin e Kirit? Një ditë prej ditësh, Ndue Pali, i ishte afrua dritares e duke e përshëndetur, i kishte thanë: “Mos na harroni“. Të afërmve të tyre, u ishte dhanë leje qe t’i takonin. Kur bëheshin këto takime, rojet i mbyllnin të gjithë dyert e qelive të tjera, me shul. Erdhën edhe prindërit e Ndue Palit.
U paraqit para tyre me një far mburrje, i buzëqeshur, sikur asgjë s’do të ndodhte. Të vetët, duke pa ashtu, nuk mundeshin me hap gojën nga emocioni dhe nga ngashërimi i vajit që i zinte. Porta e derës së Valentinit, nuk ishte fort larg, dhe ai mund të shikonte nga frëngjia e derës dhe të dëgjonte gjithçka flitej. Ajo skenë e takimit, i kishte mbet në kujtesë sa që nuk mundi ta harronte kurrë.
Ndou, ishte mundue me i qetësue të vetët me fjalë të mira por edhe të forta e gjithë zjarr. U thoshte:
-Tashmë, jam i gatshëm me e kalue pragun, për në botën tjetër. Zoti do të më pranojë, sepse, – kishte shtue, – kam qenë gjithmonë një besimtar i mirë.
E duke u folë, ma me hov:
-Mos u dëshpëroni, do të ringjallem në një jetë ma të mirë, shumë ma të mirë se kjo e juaja, në këtë tokë plot vuajtje. Prandaj të dashurit e mi, mirupafshim në atë botë!
Të tilla fjalë, shumë të pakët janë njerëzit që mund t’i shqiptonin, në një të tillë gjendje. T’afërmit të mbytur nga dënesa e lotët, nuk mund të thonin asnjë fjalë. Të burgosurin që kishin dëgjue dhe kishin ndjekë atë skenë të jashtëzakontë, nuk i përmbanin dot lotët që u rridhnin vetvetiu, prej syve të skuqur. Ndërkaq Valentini, kishte pikasë një spiun që njihej prej të gjithëve, i cili edhe ai, nuk mund t’i ndalte lotët. Çudi e çudive!
Me thanë të vërtetën, duhet theksue se përballë vdekjes, janë të pakët ata që do të dinin të silleshin aq stoikisht e heroikisht, si Ndue Pal Mirashi. Pas këtij takimi dramatik, ishte afrue një njeri tjetër te hekurat. Valentini, nuk shqitej as një çast nga frëngjia e derës. Kështu, mundi të shihte atë që po takohej me të vetët.
Ishte një i ri rreth 20 vjeç, i pashëm e shtathedhur. Vetëm duke e pa, Valentinit i ziente shpirti, për fundin e tij të shpejtë. Pyeti njërin që kishte aty afër, për atë djalë që i kishte ngjallë aq mëshirim. Ai i tregoi se i ai djalë kishte qenë polic, dhe për fatin e tij të keq, kishte marrë pjesë në arrestimin e një komunisti. Eprori që i kishte urdhnue, ishte dënue pesë vjet, kurse vartësi i tij, duhej ta paguante me jetën!
Atë, ish-komisar të policisë, që ishte aty në burg, nuk i fliste kush, sepse mbahej si spiun. Qelia e të dënuarve me vdekje, rrinte gjithmonë e mbushur plot. Mbasi dënoheshin nga ‘Gjyqi special’ famëkeq, ata duhet të prisnin do kohë, para ekzekutimit, sepse familjet e tyre, bënin lutje për falje presidentit të presidiumit, parlamentit dhe instancave të tjera. Prandaj herë pas here, merrnin nga pesë a gjashtë prej tyre, dhe i pushkatonin atje te Zalli i Kirit.
Një mëngjes herët, kur akoma ishte errët, ndodhi nji ngjarje dramatike. Fillimisht u dëgjua zhurma e hekurt e bravave e shulave. Do të merrnin disa te tjerë. Të burgosurit prisnin se kush e kishte radhën. Policët, pasi i mbyllën të gjithӫ dyert, u ndalën para qelisë se vdekjes, ku njëri prej tyre, lexoi vetëm dy emra: Ndue Pal Mirashi e Caf Meti. Të tjerëve të grupit të tyre, u kishe ardhë falja.
Ata të dy u ngritën nga shtresat, u veshën dhe pritën në këmbë aty midis qelisë. Ndue Pali dhe Caf Meti, u kthyen nga shokët e tyre, që ishin çua dhe rrinin duarkryq e kokë ulur, të pushtuar nga emocioni, që po ua merrnin shokët aty para syve, ndërsa ata do të liroheshin. Ndue Pali, duke e kuptue gjendjen e tyre shpirtërore, u foli:
-Mbahuni burra. Ju patët fatin me u kthye ne familjet tuaja, kjo asht kryesorja. Vërtet se na ju lajmë lamtumirën nga kjo botë, për me shkue në botën tjetër, veç mos na harroni, prandaj ju përshëndesim, duke ju urua që të mos pësoni fundin tonë. Nën fund të fundit, të gjithë jemi bijtë e vdekjes. Sa tha këto fjalë, kishte hapë këmbët e, kryqëzua krahët, duke ndjetë në pritje.
-Ç’bëni? kishte thirrë një nga policët që ishte oficer, i cili u tha që të dilnin nga qelia. Ndue Pali, u përgjigj që; le të vinin ata me i marrë. Oficeri me një polic, kishin bë disa hapa drejt tyre. Të dy heronjtë, ishin hedhë mbi ta me egërsi të madhe, me dy thika të nxjerra nga lugët e tyre, duke i fërkua në betonin e birucës. Nisi zënia mes tyre. Nga britmat, vrapuan aty policët e tjerë me shkopinj. Të dy të burgosurit që ishin truplidhur e shumë të fortë, po u bënin ballë shtatë policëve, dhe i kishin plagosë dy a tre, me thikat. Por njëri nga policët thirri:
-T‘i shtyjmë këto viganë drejt derës nga fundi, dhe kështu vepruan. Në këtë mënyrë, e nxorën Cafin në oborrin e vogël, ku ishte roja e armatosur e cila, i drejtoi automatikun dhe Cafi mbeti huq, duke sha me zë të naltë e, duke mallkua ato kriminelë. Kurse brenda policët, arritën ta mposhtin Palin, që kishte humbë ndjenjat, nga goditjet e shkopinjve. Pastaj iu sulën Cafit, duke e goditë edhe atë të gjithë njëherësh me shkopinjtë, deri sa i ra të fikët, dhe e tërhoqën zvarrë brenda.
Ashtu të katandisur e pandjenja, i hodhën në një karrocë, si t’ishin thasë me lecka dhe nuk kaloi shumë dhe u dëgjua krisma e armëve vrasëse. I pushkatuan pas njӫ muri aty afër. Të nesërmen e kësaj ngjarje, kishte ardhë Kryetari i Degës së Shkodrës, i cili si një kafshë e tërbueme, u ishte ç’jerrë policëve e rojave, duke bërtite sa mundej që, të dëgjonin dhe të burgosurit:
-Po ju more derdimenë, pse nuk i keni vra të gjithë aty brenda në qeli? Të gjithë duhet t’i kishit eliminua, pa mëshirë! Sipas tij, edhe ata që i kishin falur. Cilës race njerëzore u përkisnin këta xhelatë të pashpirt e, të pa ndjenja shqiptarizmi, që i torturonin e i vrisnin të burgosurit e shkretë, të pafajshëm?
Emri i ati xhelati, ishte Pjetër Bullati, i cili u pushkatua ma vonë si tradhtar i Partisë më 1956-ën. Me akuzën se kishte qenë agjent e spiun i jugosllavëve. E vetmja akuzë e vërtetë./Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016