• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kadri, ty nuk mund të bllokonin Feçori, Ziçishti apo Halim Xhelo, ti ishte minisitër, po rrije luaje edhe me shoferët, këta nuk…”/ Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82

“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82

“Kadriu, është njeriu që na la Mehmeti këtu, unë propozoj që ai t’i jepet gjyqit dhe të vejë atje me…”/ Plenum i V-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!
“Kadri, ty nuk mund të bllokonin Feçori, Ziçishti apo Halim Xhelo, ti ishte minisitër, po rrije luaje edhe me shoferët, këta nuk…”/ Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82
kadriut
“Kadri, ty nuk mund të bllokonin Feçori, Ziçishti apo Halim Xhelo, ti ishte minisitër, po rrije luaje edhe me shoferët, këta nuk…”/ Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82

Dashnor Kaloçi   

Pjesa e gjashtë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1982, ku ndodhet një dosje me relacione, raporte, udhëzime, informacione, proces-verbale mbledhjesh të Byrosë Politike, Sekretariatit të Komitetit Qendror, etj., lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, (që për tre dekada me radhë kishte mbajtur postin e ministrit të Punëve të Brendshme), si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, si: Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Zoi Themeli, etj., të cilët u akuzuan nga Enver Hoxha, si “bashkëpunëtorët kryesorë të poliagjentit  Mehmet Shehu”. Në dosjen në fjalë, ndodhet edhe një dokument me autokritikën e Kadri Hazbiut, e cila mban datën 27 shtator 1982, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me “punën e tij të dobët, në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mungesën e vigjilencës, për mos zbulimin e grupeve armiqësore, të cilat të gjitha i kishte zbuluar partia dhe shoku Enver”. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti prej 24 faqesh, me autokritikën e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, (ku në çdo faqe të saj, Enver Hoxha, ka vënë shënime me shkrimin e tij), e cila bëhet për herë të parë publike nga Memorie.al 

Dokumenti me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 8 tetor 1982, ku u muarr në analizë “veprimtaria armiqësore” e Kadri Hazbiut

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

                                                 Vijon nga numri i kaluar

PARTIA E PUNËS SË SHQIPTARISË                                                    TEPËR SEKRET

KOMITETI QENDROR

                                                     PROCES-VERBAL

I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 8 TETOR 1982

        Rendi i ditës:

  1. Diskutim mbi fjalët e rënda të shokut Kadri Hazbiu
  2. Miratimi i raportit mbi transportin për në plenum

Në mbledhje janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Byrosë Politike.

                  ZHVILLIMI I MBLEDHJES

Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi, sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSh-së, shoku Enver Hoxha.

  1. Diskutim mbi fajet e rënda të shokut Kadri Hazbiu.

SHOKU ENVER HOXHA: Është ashtu siç thotë Pali, ne e hedhim poshtë autokritikën që ke bërë, tani është puna të reflektosh reflektimet në autokritikën që na ke dërguar, nuk ekzistojnë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po shoku Enver, unë kështu e gjykoj që drejtpërdrejt me këta njerëz nuk jam treguar vigjilent, jam treguar naiv me ta.

SHOKU HEKURAN ISAI: Problemi shtrohet me të gjithë, nuk shtrohet vetëm për këta.

SHOKU RAMZI ALIA: Më fal një minutë Kadri, ti nuk u tregove vigjilent. Mirë, ja e pranojmë këtë, tashti gjithë të tjerët që ishin me këta, nuk të thoshin gjë ty?

SHOKU SIMON STEFANI: Po tërë këto aparate që ke pasur, çfarë kanë bërë?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po për çfarë të më thoshin?

SHOKU RAMIZ ALIA: Si çfarë të thoshin? Ti ishte ministër, pastaj shpesh rrije luaje deri edhe me shoferët, edhe me punonjësit më të thjeshtë të Sigurimit, çka do të thotë se kishte shumë kontakte me njerëz. Tani pse i mbaje këto kontakt, është tjetër problem, por fakt është se kontakte ke pasur me shumë njerëz. Atëherë, këta nuk të thoshin gjë ty?! Ty nuk mund të të bllokonin Feçorri, Mihallaqi, apo Halim Xheloja, po gjithë këta të tjerët nuk të thoshin gjë?

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë jam mundur të shpjegoj çdo gjë në autokritikën time.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo jo na i shpjego tani këtu.

SHOKU KADRI HAZBIU: Dale o, prit një minutë. Gabimi im është se nuk pata arritur dot të bëja të kuptueshme ato orientime dhe norma të Partisë, që ishin caktuar për organet e Sigurimit dhe rrjedhimisht…

SHOKU RAMIZ ALIA: Po këtu kemi gati 30 vjet mo Kadri, si nuk pate kohë të kuptosh gjë?

SHOKU RITA MARKO: Po, ashtu është, 30 vjet, tërë kohën në Sigurim ke punuar ti Kadri, po ato shtrembërime që kanë ndodhur i kupton edhe një punëtor e fshatar i thjeshtë dhe jo ti!

SHOKU ENVER HOXHA: Atëherë ç’mund të themi ne për njerëzit e thjeshtë që thyejnë malet?

SHOKU KADRI HAZBIU: Pa dale një minutë shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Mirë të presim një minutë, edhe dy minuta, por thuana diçka.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po ja të them unë shoku Enver se si e kuptoj unë këtë çështje, ishte krijuar një pikëpamje atje për shokët komunistë, për kuadrot udhëheqës, që të mos…

SHOKU MANUSH MYFTIU: Shoku Kadri, pa na thuaj, pse u krijua kjo situatë?

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po Partia ta kishte vënë shumë herë në dukje që familjariteti, aty ku punoje ti, ishte i sëmurë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po mirë, Kadri, u krijua kjo thua ti, d.m.th., u krijua tek ti kjo ide që për udhëheqësit, për shokët drejtues, të mos themi gjë. Tani po të bëj ty një pyetje shumë konkrete. Mos ke ditur gjë ti konkrete dhe je kompromentuar me ta?

SHOKU KADRI HAZBIU: Këtë jua siguroj.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, jo, na i siguron. Po ti vete thuaj se ishte krijuar kjo pikëpamje që për shokët me përgjegjësi, po të kishte gjë komprometuese, të mos ta thoshit.

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo komprometuese, të lutem shumë, se komprometuese ka edhe gjëra të tjera.

SHOKU RAMIZ ALIA: Këtë ti na e thua edhe në autokritikë dhe e thua shqip, jo komprometuese, por dyshime për armiq të kamufluar në vende me përgjegjësi. Ja, tashti po të bëj këtë pyetje, këtë, normë tënden bëre ti?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, jo ore, se kjo nuk ishte vetëm norma time, kjo ishte kudo.

SHOKU ENVER HOXHA: Po ku kudo?

SHOKU KADRI HAZBIU: Se në Sigurim kjo u bë normë shoku Enver.

SHOKU RAMIZ ALIA: E pra, edhe unë për këtë po të pyes, që kjo ishte bërë normë në Sigurim, çka do të thotë që u bë edhe tek ti. Tashti po të pyes konkretisht, mos ke ditur gjë konkrete ti për këta armiq dhe je kompromentuar, nuk ja ke thënë Partisë në kohën e duhur dhe tashti mban këtë pozitë?

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Ja kam dhe një pyetje tjetër unë. Kjo qe bërë normë tek ju. Mirë pra, por para disa vjetësh doli grupi puçist me anëtarët e Byrosë Politike që e rrëzoi këtë normë. Prandaj është normale që gjëja e parë që duhesh të bëje ti, pas kësaj kohe, ishte që të thoshe, more, po çka qenë kjo normë e poshtër kështu?

SHOKU ENVER HOXHA: Po ç’janë këta anëtarë të Byrosë Politike, që akuzojnë këta puçistë? Duhesh të të vinte përnjëherë në mëndje ty kjo gjë, pse, sipas kësaj pikëpamje, ne ishin ne trockist, që akuzonim disa udhëheqës?

SHOKU RAMIZ ALIA: Po po, kështu del, sikur ne bëjmë punë trockiste këtu.

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, atëherë si jo?!

SHOKU MANUSH MYFTIU: Atëherë, del që duhet ta kemi shkelur ne këtë normë.

SHOKU PALI MISKA: Po, atëherë, është o njëra, o tjetra.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po nuk është ashtu, o Pali, po si e kuptoj unë tani këtë çështje, puçistët u zbuluan dhe ata nuk i zbuloj Sigurimi, kjo dihet, ata u zbuluan nga Partia.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, ashtu ka ndodhur.

SHOKU KADRI HAZBIU: Tashti konkluzioni që tërhoqëm ne atëherë, duke u mbështetur edhe në kritikën që u bë në Plenumin e 6-të, ishte tamam kjo.

SHOKU ENVER HOXHA: Cila kjo?

SHOKU KADRI HAZBIU: Ishte kjo që ne nuk i kishim vlerësuar drejt faktet, nuk ishim orientuar drejt, që ta kërkonim armikun kudo që të ishte.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po. Po e bëre gjëkundi ti këtë autokritikë në Byro. Ke bërë ti atëherë autokritikë që “ne kemi pasur këto pikëpamje dhe tash po punojmë për t’i zhdukur ato”?

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë kam bërë një autokritikë, të cilën ua kam dërguar juve. Kam thënë që gabimi im dhe i organeve të Sigurimit është që nuk u orientuam drejt, që ta kërkonim ku duhet dhe si duhet armikun.

SHOKU PALI MISKA: Po nga do të orientoheshe dhe si do orientoheshe ti?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, mirë mo, po…

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, jo, po mirë, po na u përgjigj, nga do të orientoheshe? Përgjigju tani?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë mo, po unë nga Partia…

SHOKU ENVER HOXHA: Po Partia për ne është e njohur që kur ka lindur.

SHOKU KADRI HAZBIU: Mirë mo shoku Enver, dakord jam unë, Partia nuk ishte vetëm në organet e Sigurimit të Shtetit, kishte dhe njerëz të tjerë atje.

SHOKU RITA MARKO: Po në Byronë Politike ne kemi folur njëqind herë, personalisht shoku Enver të ka kritikuar për familjaritetin që ka rezistuar dhe ekziston në organet e Punëve të Brendshme. Sa herë është analizuar veprimtaria e Sigurimit të Shtetit këtu në Byronë Politike, gjithnjë personalisht shoku Enver, ta ka vënë në dukje. Pra, këtë çështje ti e ke pasur parasysh në punën tënde, atëherë, si ke reflektuar për të zbuluar armiqtë?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë o, me sa ka mundur, kam reflektuar shoku Rita.

SHOKU HEKURAN ISAI: Shtrohet problem pse nuk është sinjalizuar Partia nga organet e Sigurimit të Shtetit për asnjë nga grupet armiqësore që janë zbuluar, as relacion, as informacion ka, për të gjitha grupet. Mirëpo ti ke qenë ministër, ke qenë kuadër drejtues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, prandaj çështja nuk abuzohet me mungesën e vigjilencës, pikërisht kjo duhet sqaruar nga ana jote.

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo mirë, kjo është tjetër çështje që edhe ju e dini.

SHOKU PALI MISKA: Edhe këtë tjetrën, që pikërisht këtë familjaritet të sëmurë që ke pasur ti me gjithë këta njerëz, që për më tepër tani janë të tërë brenda, qysh nga Mehmet Shehu që vajti në esfelt të djallit, e gjithë të tjerët, si e shpjegon ti, a është e mundur që nuk e ke parë? Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Të parët tanë, tregtarë të njohur edhe në Itali, u vendosën në Udine, Padova e Milano, ku ndodhet dhe sot ‘Rruga Summaj’...”/ Historia e rrallë e familjes së famshme shkodrane

Next Post

“Inxhinieri uzinës së Poliçanit u gjet i mbytur në një cekëtinë të Vjosës dhe u tha ‘armik i popullit’, por arkivolin hermetik, nuk...”/ Misteri që s’po zbardhet as pas 55 vitesh...?!

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 8, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 7, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
Next Post
Memorie.al

“Inxhinieri uzinës së Poliçanit u gjet i mbytur në një cekëtinë të Vjosës dhe u tha ‘armik i popullit’, por arkivolin hermetik, nuk...”/ Misteri që s’po zbardhet as pas 55 vitesh...?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!