• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Reaksioni i parë i banorëve fodullë të Bregdetit, për Bazën e Pashalimanit që po ndërtonin kinezët, qe pakënaqësia dhe zemërata, kur mësuan se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Franca

Memorie.al
“Pas zbulimit të ‘anijes amerikane’ me urdhër nga Ministria e Mbrojtjes, u hap zjarr dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish – shefit të Ndërlidhjes së Sazanit, për incidentin e ’82-it
Gazeta “Christian Science Monitor” në SHBA: Inxhinierët gjermanë po ndërtojnë një bazë ushtarake në Sazan me 80-të nëndetëse ruse “Father”…
Raporti ‘sekret’ për Hysni Kapon: “Elementë me biografi të keqe i vunë zjarrin Bazës së Pashalimanit dhe…”/ Ngjarja e bujshme që alarmoi Komitetin Qendror në ‘68-ën dhe arrestimet
Raporti ‘sekret’ për Hysni Kapon: “Elementë me biografi të keqe i vunë zjarrin Bazës së Pashalimanit dhe…”/ Ngjarja e bujshme që alarmoi Komitetin Qendror në ‘68-ën dhe arrestimet
Raporti ‘sekret’ për Hysni Kapon: “Elementë me biografi të keqe i vunë zjarrin Bazës së Pashalimanit dhe…”/ Ngjarja e bujshme që alarmoi Komitetin Qendror në ‘68-ën dhe arrestimet
Raporti ‘sekret’ për Hysni Kapon: “Elementë me biografi të keqe i vunë zjarrin Bazës së Pashalimanit dhe…”/ Ngjarja e bujshme që alarmoi Komitetin Qendror në ‘68-ën dhe arrestimet

Nga Vasil Qesari

Pjesa e tetë

Memorie.al/ Përmbysja e ngrehinës së madhe totalitare në Shqipëri do të linte pas, jo vetëm ndryshimin e sistemit, shoqëruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqësisht, edhe mjaft plagë, drama, viktima, pluhur, mllefe e ç’gënjime nga më të ndryshmet. Dhjetë vjet e më tepër pas asaj ngjarje, e cila tronditi thellë shoqërinë, duke përmbysur tërësisht shumë kode, rregulla e koncepte të mëparshme, njerëzit vazhdojnë endé t’i bëjnë vetes pyetje të tilla, si: Ç’kish ndodhur në të vërtetë në shoqërinë shqiptare, gjatë 50 vjetëve të fundit të diktaturës? Si qe e mundur që sistemi arriti të deformonte gjithçka? Përse njerëzit e kishin pranuar atë? Cila qe logjika totalitare e transformimit të shoqërisë e individit? Si qenë konceptuar e funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare: propaganda, policia sekrete dhe ushtrimi i ideologjisë së terrorit?  Si ndodhi që ndër mbarë vendet komuniste të Lindjes europiane, Shqipëria të cilësohej përjashtim apo rast i veçantë? Pse Enver Hoxha i qëndroi verbërisht, fanatikisht e gjer në fund besnik Stalinit, duke e kthyer vendin në një burg ku dhuna, frika e spastrimet vazhduan gjer në fund të viteve ’80-të? Pse vendi u izolua çmendurisht, duke i mbyllur njerëzit mes bunkerësh e telash me gjemba? Përse, pra, ndodhën gjithë fenomenet e mësipërme…?!  Libri ‘Post-scriptum për diktaturën’, s’pretendon t’u japë përgjigje definitive pyetjeve të mësipërme, apo kompleksitetit të arsyeve që sollën e mbajtën në fuqi pushtetin totalitar në Shqipëri. As edhe të jetë një afresk i plotë, i thellë e i gjithanshëm i jetës e vuajtjeve që përjetuan njerëzit gjatë atij sistemi.  Autori i tij, ndofta, ka meritën që bashkë me shikimin retrospektiv të periudhës totalitare si dhe zellin e një analisti të pasionuar, është përpjekur të kthejë edhe një herë kokën mbrapa, për të dhenë jo vetëm kujtimet e opinionet e tij personale, por dhe për t’i u rikthyer dhe një herë vizionit të asaj epoke me filozofinë e thjeshtë të ruajtjes së Memories e mbështetjes së Apelit për të mos harruar kurrë maksimën e njohur, se…kadavrës vazhdojnë t’i rriten thonjtë e flokët edhe pas vdekjes! Dhjetë vjet e më shumë pas përmbysjes së madhe, libri në fjalë ka vlera aktuale e shpresojmë të vlerësohet nga lexuesi sepse, siç shprehet edhe një studiues shqiptar…e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli, vjen atëherë kur ai nuk arrin të bëjë analizën e së kaluarës së vet. Një popull amnezik është i detyruar të jetë vazhdimisht neuropatik e të përsërisë përvojat e tij të dhembshme…!

                                                         Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Me Ruzhdi Çobën, profesorin tonë, ishin edhe ish-nxanësit e Harry Fultz, që u akuzojshin për spiunazh në shërbim të C.I.A.-s, si Xh. Baci, L. Barbullushi, R. Baja dhe Q. Dervishi…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Njeriu kapitali më i çmuar”!

Duke kaluar në Rrugën e Elbasanit, aty ku ndodheshin ambasadat franceze e italiane, sipas porosisë së oficerëve, toni i këngëve ngrihej më lart e hapi rreshtor i studentëve, godiste edhe më fort mbi asfalt. Që matanë kangjellave, pjesëtarët e trupave diplomatike përshëndesnin me thirrje inkurajuese: Bravo Albania..! Fytyrat e tyre të qeshura, shprehnin aprovim, entuziazëm e kënaqësi.

Në kushtet e Luftës së Ftohtë, dalja e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, qe jo vetëm një akt unik në kampin socialist, por dhe sukses për NATO-n e Perëndimin. Sepse, së pari, për ta, ishte endè i freskët   fakti që, vetëm para pak vitesh, sovjetikët e Traktati i tyre kishin të instaluar në Vlorë bazën më të madhe e të vetmen në detin Mesdhe. E, së dyti, sepse krisja e Traktatit e shkaktuar prej shqiptarëve, mund të pasohej dhe me çarje të tjera, të frymëzuara nga shembulli i tyre.

Pa dyshim, pushtimi spektakolar i Çekosllovakisë, ngjalli tek Enver Hoxha, frikë e panik të madh. Ajo që kishin pësuar çekët, mund t’u ndodhte fare mirë, edhe shqiptarëve. Një mynxyrë e tillë, do të kish pasoja katastrofale! Jo më tepër për fatin e atdheut socialist, se sa për vetë vazhdimësinë e pushtetit personal e absolut të Enver Hoxhës. Atëherë, në një situatë të tillë, ç’duhej bërë…?! Mbështetja e Kinës Popullore, në rast agresioni, verbalisht qe premtuar, por ajo ndodhej tepër larg, për ta ndjerë veten të sigurte.

Një grup ushtarakësh të lartë, me në krye ministrin e Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku, dhanë mendimin se, një intervencion i mundshëm nga forcat e Traktatit të Varshavës, ish tepër i vështirë të përballohej. Sipas tyre e vetmja mundësi rezistence, ishte tërheqja nga qytetet në thellësi të vendit, si edhe mbrojtja duke zhvilluar një luftë partizane. Por, për Enver Hoxhën, ajo tezë do të thoshte dorëzim e kapitullim. Sipas tij, mbrojtja e vendit, duhej organizuar kudo e armikut, nuk duhej t’i lihej asnjë pëllëmbë tokë. Po, qysh? Me cilat mjete? Në ç’mënyrë…?

Mundimi i zizifit

Fati tragjik i shqiptarëve ngjante me atë të heroit të mitologjisë greke Sizifit, i cili, i dëbuar nga Zeusi në ferr, qe dënuar përjetësisht të shtynte drejt majës së malit, një shkëmb gjigant…! I gjori Sizif ! Sa herë që, me shumë mund e sakrifica titanike, arrinte t’i afrohej majës së tij, shkëmbi masiv i shpëtonte nga krahët e rrokullisej tatëpjetë. Atëhere, ai zbriste plot lëngatë e rifillonte përsëri nga e para, mundimin e tij eternel.

Ashtu si Sizifi edhe shqiptarët qenë të dënuar në jetë të jetëve nga Partia-Zeus, të mbanin në shpirt frikën e rrethimit dhe ankthin e pafund të kërcënimit të luftës. (Ankth e frikë, të cilat, nuk do të vononin të merrnin trajtat e një super BUNKERI, kupola e të cilit, do të mbulonte gjithë vendin e do të bëhej sinonim i tij.

Sinonim i vetë jetës, ekzistencës e Golgotës së tyre të pafund). Sipas Ramiz Alisë, ish pikërisht Mehmet Shehu, ai që hodhi i pari idenë e ndërtimit të qindra mijëra bunkerëve, anë e mbanë vendit. Por, thuhet se, në atë kohë (1974) Enveri e konsideroi mendimin e tij të panevojshëm. Më pas, qe vetë mendja e tij prej strategu ushtarak, e cila bëri bunkerizimin e plotë të Shqipërisë.

(Një veprim i tillë, sa absurd aq edhe haluçinant, nuk qe thjesht paranojë. Mbulimi i vendit me bunkerë, më tepër se aksion strategjik, do të kish edhe efekt të madh psikologjik në popull. Ai, përveç gjenerimit të një tensioni të vazhdueshëm, do të garantonte edhe izolimin total të vendit. Mbajtjen në alarm e gjendje lufte të gjithë shoqërisë e, në rast nevoje, edhe sakrifikimin e shkatërrimin e saj të plotë).

Kështu, duke nisur nga 1978, Enver Hoxha lëshoi mbi shqiptarët të njëjtin mallkim e dënim, ashtu si Zeusi ndaj Sizifit. Në mbarë vendin nisi fushata masive e ndërtimit të bunkerëve, numri i të cilëve arriti në rreth 700 mijë. Male të pafund çimentoje, qindra mijëra ton hekur të transportuar me kamionë, mushka e, sidomos me krahët e njerëzve, u shndërruan në bunkerë, tunele e fortifikata.

Një popull i tërë, dhjetëra e dhjetëra ndërmarrje ndërtimi, fabrika çimentoje e uzina hekuri, punonin ditë e natë vetëm për mbrojtjen e atdheut. Partia kish lëshuar thirrjen: Atdheu në rrezik ! Mbrojtja e atdheut, qe bërë, detyrë mbi detyrat…!

Për pak vjet, gjithë kufiri shtetëror, aty nga do të tentonin të hynin armiqtë u përforcua me disa breza mbrojtje bunkerësh e fortifikimesh. Peizazhet e bregdetit, fushave, kodrave e luginave shqiptare u tjetërsuan. Por, autoritetet si të mos mjaftonin malet e fushat, mbollën me bunkerë edhe të vetmet e të fundit vende natyrore argëtimi për njerëzit. Në çdo 30 metra, me një dendësi të habitshme e revoltuese, plazhet buzë detit u shëmtuan nga ato mostra të neveritshme prej beton-arméje.

Çuditërisht, ishte pikërisht në të tilla mjedise, që u instaluan edhe më tepër bunkerë se kudo! Në fakt, një veprim i tillë, nuk qe thjesht i natyrës mbrojtëse ushtarake. Përkundrazi, ishte diçka e menduar mirë e, bile, me qitje të largët. Malicioz e tepër djallëzor, mesazhi i tij ishte tepër domethënës e dërmues. Pak a shumë, nënë teksti i tij ishte ky: Qytetarë! Largohuni nga plazhet, banjat, dielli, deti e zbavitjet! Atdheu ju thërret për mbrojtje, vigjilencë e djersë ushtari…!

Bunkerët, të mbirë si kërpudha anë e kënd Shqipërisë, u benë Shkëmb Sizifi për një popull të tërë i cili, nenë trysninë e propagandës, shtrëngohej të besonte se, me anë të tyre jo vetëm mund të mbrohej por dhe të thyente çdo sulm nga jashtë. Ndërtimi masiv i bunkerëve, u shoqërua kudo me një militarizim të ethshëm të vendit.

Duke i’u kundërvënë tezës së “Grupit puçist të Beqir Ballukut” mbi ushtrinë – kazermë, pranë çdo qendre të banuar e jo vetëm në to, por edhe në çdo cep të vendit u instaluan me mijëra njësi të vogla ushtarake, qëllimi kryesor i të cilave ish bashkëveprimi me popullin ushtar.

 Në Bregdet, bie fjala, para viteve ’60-të, njësi të tilla ishin simbolike e të përqendruara në tre-katër pika të caktuara. Ndërsa, më vonë, vetëm në qytezën e Himarës, nga një togë ushtarësh që ishte më parë, u krijuan disa Brigada Speciale.

(Në atë zonë, përveç shtimit të trupave u ngritën edhe posta kufitare e post-blloqe, ku kontrollohej me rreptësi identiteti i çdo udhëtari. Më pas, zona e Himarës, u bë ndofta një nga vendet më të militarizuara të vendit, për shkak të fillimit të ndërtimeve të një baze ushtarake tepër strategjike)

Qe pikërisht, në kuadrin e atij militarizimi të përgjithshëm, që Partia vendosi ndërtimin e Bazës Ushtarako-Detare të Porto-Palermos. Gadishull i vogël sa një gisht, 100 e ca vjet më parë, nuk i kish shpëtuar vëmendjes e mprehtësisë së Ali Pashë Tepelenës. Ai, kish ndërtuar aty, një kala mbrojtëse e vrojtuese.

Askujt, ndër gjithë brezat që kishin jetuar atyre anëve, nuk u kish shkuar mendja kurrë se, një shekull më vonë, pikërisht në zemrën e atij gjiri shkëmbor, do të ngrihej një fortesë tjetër, por kësaj radhe e nënujshme. Ato vende të ashpra e njëkohësisht magjike, në rrjedhën e shekujve kishin parë lloj-lloj kalorësish,armatimesh, kapedanësh, uniformash e flamurësh.

Romakë, anzhuinë, saraçenë, katalanas, venecianë, italianë e gjermanë. Por, kësaj radhe, vizitorët do të vinin nga shumë larg. Nga mbrapa diellit. Nga stepat e thella të Azisë së largët…! Partia, ia kish besuar ndërtimin e bazës së Porto-Palermos, Kinës Popullore të Mao Ce Dunit. Ushtarakët e parë kinezë në Himarë, u dukën aty nga fillimi i viteve ’70-të.

Të heshtur, diskretë e me uniforma ngjyrë preshi, ata nuk ndaleshin fare në qytezën buzë Jonit, por vazhdonin rrugën më tej, aty ku shtriheshin pronat e Vezirit të Janinës. Ashtu si dikur, sovjetikët, të cilët patën zgjedhur për bazën e tyre më të madhe në Mesdhe, në Pasha-liman, edhe kinezët kishin vendosur ta ndërtonin të tyren, në karakollin e një pashai.

Reaksioni i parë i banorëve fodullë të Bregdetit, qe pakënaqësia dhe zemërata. Veçanërisht, kur mësuan se rruga automobilistike Qeparo-Himarë, s’do kalonte më buzë detit, mbi Porto-Palermo, por në drejtim tjetër. Pra, qarkullimi në të do ndërpritej, ndërsa rruga e re zëvendësuese, do kalonte matanë maleve, pranë Pilurit.

Rrjedhimisht, ajo pjesë e bukur e bregdetit, ish shpallur zonë sekrete e, vendi përreth, do rrethohej me tela me gjemba e ushtarë. E vërtet, s’vonoi e për pak kohë, Himara, do të shihte aq shumë ushtarë, aq sa ndofta kish parë gjatë gjithë ekzistencës së saj. Dhe jo vetëm ushtarë. Qindra e qindra vetë, nga fshatrat përreth, natyrisht me biografi të mirë, nisën të punonin në Porto-Palermo.

Ç’po ndërtohej aty? Qysh? Për ç’qëllim…? Çdo hollësi rreth atyre pyetjeve, qe me shumë rrezik. Njerëzit arritën të mësonin vetëm se po ndërtohej një objekt ushtarak tepër sekret dhe aq. Për më se 20 vjet me radhë, aty në shkëmbinjtë e nënujshëm të Porto-Palermos, u zhvillua një nga betejat më absurde të ekzistencës totalitare.

Ndërtimi i një tuneli qiklopik për strehimin e nëndetëseve. Një tunel, i cili, sipas strategjisë surrealiste shqiptare, do të kontrollonte si në pëllëmbë të dorës, çdo lëvizje ushtarake në Detin Mesdhe…!

Pata rastin ta shoh atë bazë, vetëm një herë në jetën time. Ishte viti 1988. S’kisha as idenë më të vogël rreth madhësisë, formës e trajtave të asaj çka qe ndërtuar aty qysh prej shumë vjetësh, prandaj, kur u ndesha me pamjen e saj, shtanga i befasuar.

Habia e turbullimi, ishin aq tronditës, sa që nuk kam për t’i harruar kurrë. Imagjinoni veten tuaj, në hyrjen e një mega – tuneli me përmasa gjigante. Pikërisht në zemrën e një mali shkëmbor. Në një vepër jashtë mundësive e fantazisë njerëzore…! Për një çast, m’u duk se po përjetoja imazhet fantazmagorike, të miteve të lashta greke.

Hyra brenda e, për sa kohë qëndrova në të, e ndjeva veten në një botë tjetër. Ku ndodhesha vallë?! Në shpellën e Polifemit, në honet e Qiklopëve, në mbretërinë e nënujshme të Poseidonit? O perëndi! Si ish e mundur që diçka e tillë, e krahasueshme me piramidat e Egjiptit, ta kishin bërë shqiptarët?

Për vite me radhë, njerëzit kishin luftuar e qenë përleshur si të marrë, me malin. Për t’i shkëputur nga gjoksi zemrën. Mundimi eternel i Sizifit, vërtet ish qesharak, krahasuar me atë punë torturuese, sa absurde aq edhe e pakonceptueshme.

Por, hiper tuneli i Porto-Palermos, ndërtuar për strehimin e dy nëndetëseve të vetme shqiptare, nuk konsistonte vetëm në shpellën qiklopike, sa të thellë aq dhe të lartë e të mbyllur me porta metalike dhjetëra tonësh. Brenda tij, mund të futej një qytet i tërë. Qe plot degëzime, anekse, zyra, depo e mjedise ku qenë instaluar rezervuarë karburantesh, armatime të llojeve të ndryshme, ofiçina mekanike, pjesë këmbimi për mirëmbajtjen e mjeteve Ushtarako-Detare etj.

Ish një çmenduri e vërtetë, të mendoje se, për gërryerjen e ndërtimin e tyre, qenë shpenzuar miliarda e miliarda lekë. Qenë blerë makineri gjigante speciale e tepër të shtrenjta në Suedi e, mbi të gjitha, kishin punuar mijëra e mijëra njerëz.

E kjo, përse? Përse, vallë? Njëmijë herë, përse…? Kur dola nga Baza, isha endé i shastisur nga impresioni absurd e njëkohësisht trullosës i një mega-investimi të tillë njerëzor e financiar. (Aq sa vlera e tri hidrocentraleve, apo ndoshta, ndërtimi i një jete më dinjitoze për një popull të vogël tre milionësh). Dhe pyetjet e mia torturuese vazhdonin: Pse vallë ishin shpenzuar gjithë ato vlera e energji kolosale njerëzore e monetare?

Në emër të cilës utopi, një popull i tërë qe hequr zvarrë, duke bërë një jetë mizerabël? Në emër të cilës Perëndie, iluzioni, aventure a marrëzie? Ish buzëmbrëmje e, horizonti mbi detin Jon, kish marrë një ngjyrë të purpurt gjaku.

Fare pranë hyrjes së tunelit qiklopik të Porto-Palermos,të akostuara në mol, dy nëndetëse të vjetra e të ndryshkura, tundeshin lehtë si të përgjumura përbri njëra-tjetrës. Sa shumë mundim e lëngatë prej Sizifi qe harxhuar, për të ruajtur ndryshkun e tyre të përjetshëm. Sa shumë…! Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Po përse duhej të fliste Mehmeti para Brigadës së Parë, për Luftën e Spanjës, ç’është kjo eufori, kur dihet se ushtria republikane atje...”?! / Shpërthimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, shkurt 1979

Next Post

“Edhe pse batë njëmijë e një t’zezat, ne s'ditëm me urry, as me ba viktimën, as nuk kërkuam shpagim, as një ‘Rumani’ të dytë, por ju jeni...”/ Refleksione të ish-të përndjekurit politik nga Italia

Artikuj të ngjashëm

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Me Ruzhdi Çobën, profesorin tonë, ishin edhe ish-nxanësit e Harry Fultz, që u akuzojshin për spiunazh në shërbim të C.I.A.-s, si Xh. Baci, L. Barbullushi, R. Baja dhe Q. Dervishi…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Pasi më përjashtuan me ceremoni nga rinia para shkollës, u futa në klasë, ku Ferit Mandia, personifikimi i shpirtit ma të keq dhe i shëmtimit si njeri, drejtoi gishtin nga unë…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Konviktorët nga rrethet, si Peço Fidhi, Koço Anesti Opari, Alfred Uçi, Nasho Jorgaqi etj., ne studentët shkodranë, do t’i quejshim ‘SS-ët e Partisë’, pasi ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Sjellja vulgare e disa konviktorëve, do të pasqyronte provincializmin e tyne me fanatizmin komunist që kishin fitue, ose rrugaçërie, si Hajredin Çeliku nga Elbasani, kurse Hamit Beqja…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
Next Post
Memorie.al

“Edhe pse batë njëmijë e një t’zezat, ne s'ditëm me urry, as me ba viktimën, as nuk kërkuam shpagim, as një ‘Rumani’ të dytë, por ju jeni...”/ Refleksione të ish-të përndjekurit politik nga Italia

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!