• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mrika, shitësja e bukës e Rrëshenit, që dilte me thikë n’dorë, tuj ndjek fëmijët e fshatit deri n’ trotuar dhe Martinja e N’ kollit, e cila…”/ Ngjarja e dhimbshme në Mirditën e vitit ‘85

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al

Nga Dodë Melyshi

                                              –  Bora e…buka! –

Memorie.al / Qe dimri i ’85-ës. Bora e madhe që mbahet mend edhe sot e kësaj dite, kishte ra mjaftueshëm. E nga pak, koha u kishte lenë vendin ditëve të qarta me diell e, netëve t’kthjellta me ngrica t’forta kallkan. Duhet të ketë qenë ditë e diel në mëngjes, ose ndoshta e shtunë, kur të mitë, më porositën (normalisht këto detyrime i merrte përsipër im-vëlla, pak ma i madh për moshë), me u vesh mirë e, “me shkue deri në Rrëshen, me ble pak buk…n’ta dhanshin”! Nuk është se mungonte buka, por ajo e katundit (e kooperativave), me të cilën furnizoheshim ne t’ fshatit, ishte e një cilësi aq të dobët, sa duhej vërtetë sakrificë e madhe për m’e hangër…!

Atë mëngjes dimri, edhe pse dielli shndriste fort, ishte ftohtë. E aspak forca e diellit që ndër të tjera nga bora reflektonte drejt e në sy e në fytyrë, nuk kishte ndiku në uljen e trashësisë së saj. Rruga nuk ishte ma rrugë, por rrugicë në formë kanali e krijume nga hapat e këmbësorve, përgjatë një trashësie bore më shumë se 50 apo 60 cm.

Natyra, pavarësisht të ftohtit, ishte vërshue mbi tokë me të gjitha hiret e saj të mrekullueshme, që theksoheshin ma tepër me bardhësinë e rrezet diellore që depertonin deri përtej horizonteve, ku përqafoheshin me një qiell të pastër blu.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Në Rrëshen, mbërrita mbas gjysëm ore. Rrugës kishte pak e aspak lëvizje njerëzish.

Rrësheni kishte dy dyqane ku shitej buka, njëri quhej i ‘Fermës’ (Ndërmarrje Bujqësore) e, tjetri i qytetit. Tek të dyja shërbenin dy shitëse me të njëjtin emër: Mrikë.

Tek dyqani i qytetit, që ishte edhe ma afër në distancë, nuk u ndala asfare. Shitësja që ishte aty, as nuk bëhej fjalë me i’u dhanë bukë banorve të fshatit. Kjo jo vetëm kaq, por e tejkalonte detyrën e saj, kur shpesh herë dilte deri në trotuar, me një thikë buke në dorë (kanë qenë do thika që quheshin thika-sharrë, ndoshta 50 cm. të gjata), e, në atë mënyrë, kërcënonte shkollarët e vegjël të fshatit, të cilët shpesh herë, prisnin me ble bukë, përmes të njohurve të tyre n’qytet.

Atë thikën-hanxhar të një shitëseje dyqani në mes të trotuarit (natyrisht s’kishte në mendje me gjakos njeri jo, por veprimi qe përtej imagjinatës, së një njeriu normal), nuk e pata kuptu kurrë, as atëhere, por as sot! Ani pse kemi të bëjmë me raste sporadike, ishte tregues i pastër se sa shumë kishte degradue moralisht e shpirtërisht shoqëria asokohe, nën atë regjim komunist, apo socialist siç e quenin me mburrje propaganda e të vetët. E se në çfarë teposhte kishte ra etika e vetëdija e saj! Sepse, morali i një shoqërie ashtu sikur mund të kultivohet, ashtu mund t’i ndodhë edhe e kundërta!

E ku, në Mirdite?! Në Mirditën e cila aq të fortë e kishte mirëkuptimin me “bukën”, me hallin e me solidaritetin saqë, edhe një endacaku (gati të pa shpi e të panjeri, në fakt e ka pas nji vëlla: Gjokën), si Luk Munexhës që bridhte derë në derë, deri sa kishte ndërrue jetë pak vite ma parë, i ishte shtrue sofra e sajue fjetja, si një miku ma t’miri e, ma të nderum. E natyrisht i hapej çdo derë!

Kur një shitëse buke, një shitëse e thjeshtë buke (akoma me tepër, vetë nanë fëmijësh), kishte gjithë atë mllef, gjithë atë arrogancë e prepotencë, imagjinojmë pastaj një Punëtor Operativ zone, të Sigurimit të Shtetit, apo një kryetar Dege të Punëve të Brendshme…!

Edhe për këtë arsye, u drejtova vrik e t’u dyqani i ‘Fermës’, të cilin çuditërisht e gjeta bosh, pa asnjeri n’të! “Me vjen keq, e kemi shumë të racionueme bukën këto ditë”, m’u përgjigj shitësja. As nuk i’u luta dhe as nuk insistova, sepse, kjo herë të tjera kur kishte pas, kishte qenë dorë-lëshuet.

Kur dola nga dyqani e mora rrugën për në kthim, dëgjoj nji zë gruaje, që më thërret nga pas. Qe një komshie-kufijare e jonë, e cila punonte në Pastiçerinë e qytetit, që gjendej bash përballë dyqanit të bukës, prej nga kishim dalë unë në ato minuta.

E thërritnim Martinja e N’kollit.

Përtej xhamit të punës së saj, duket se i kishte pa lëvizjet e mija, hyrjen dhe daljen me duar bosh nga dyqani i bukës. E megjithëse e kishte kuptue arsyen, m’pyeti pse kisha ra n’Rreshen. Mbasi mori përgjigje, më tha me e ndjek nga pas.

Hymë serish në dyqan, i’u drejtue shitëses (që e kishte njëkohësisht edhe kolege, edhe shoqe), që “me ba të pamundurën me i dhanë dy bukë këtij djalit, se ka ardh prej Kodër Rrësheni, nëpër borë”.

Shitësja e Fermës, mbasi përsëriti situatën e pafavorshme në të cilën ndodhej, më nisi dy bukët. I dhashë lekët, i falenderova e mora rrugën për në shpi, tepër i gëzuem.

Fillimi dhe mesi i viteve ‘80-të, kanë qenë tepër të vështira për të gjithë, por për dikënd, akoma ma shumë.  Për arsye krejt politike, ne jetonim si të hermetizue në raport me botën, prandaj as pritnim e, aq më pak pretendonim që dikush, deri tek njerëzit tonë ma të afërt, të shqetësohej se bleu apo s’bleu bukë, fëmija i filanit! Aq më pak na duhej të bënte përshtypje një gjë e tillë.

Për këtë arsye, gjestin njerëzor të komshies tonë, e cila nuk ndejti indiferente përtej xhamave të ngrohtë të punës së saj, gjest që në pamje të parë mund të dukej normal dhe i paevitueshëm, s’kam me e harrue kurrë në këtë jetë.

Këtu nuk ishte puna tek “buka”, apo jo, asnjeri s’vdiste urie (ani pse çdo herë që ndiej kangën me titull “I giardini di marzo” të Lucio Battisti-t, vargu “al ventuno del mese i nostri soldi erano già finiti”,duket enkas, varg që na përket ne).

Këtu kishte lidhje me mesazhin që përcillej, aq ma tepër në rrethana të caktuara. Në moshën 12 vjeçare, kurdoherë do kem pasë nevojë, Martinja e N’kollit më dha një leksion të fortë njerzillëku.

Një leksion të fortë fisnikërie. Dasht e pa dasht, në mënyre indirekte, t’ue tërheq maksimalisht vëmendjen aq sa mosha ma lejonte, ajo më mësoi se ndjeshmëria i ban mirë botës, i ban mirë njeriut.

Sepse, përmes saj luftohet indiferenca e egoizmi. Edhe në kohët më të vështira, edhe në periudhat ma të padenja, janë njerëzit e ndjeshëm që ushqejnë e japin mesazhe të një rreze shprese. E që e zbukurojnë ketë botë!

Atë mëngjes dimri të vitit 1985, pikërisht ngrohtësia e këtij gjesti, (pra ajo që bani Martinja e N’kollit, me mue), përgjatë rrugës së kthimit, ma bani të ftohtin e ditës ma të durueshëm e të papërfillshëm. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 13 Shtator 2022

Next Post

“Spiro Koleka erdhi nga vila e Dhërmiut me ‘Benz’-in luksoz dhe zbriti në qendër të fshatit, ku deshi të takonte disa burra, por ata...”/ Dëshmia e rrallë nga Franca, e ish-telekronistit të RTSH-së

Artikuj të ngjashëm

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 14, 2025
“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 15, 2025
“Gjermanët quhen pushtues paqësor të Greqisë, pasi me ta bashkëpunuan me mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., kurse çamët…”/ Ana e panjohur e historisë fqinjëve tanë
Dossier

“Gjermanët quhen pushtues paqësor të Greqisë, pasi me ta bashkëpunuan me mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., kurse çamët…”/ Ana e panjohur e historisë fqinjëve tanë

September 15, 2025
“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  
Dossier

“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

September 15, 2025
“William Ottonell, u hodh nga kati i katërt i Hotel ‘Apollonia’ dhe këtë e bëri, pasi kur hyri në territorin tonë, i qethën flokët dhe…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjen e tragjike të turistit irlandez, më 27 korrik 1975
Dossier

“William Ottonell, u hodh nga kati i katërt i Hotel ‘Apollonia’ dhe këtë e bëri, pasi kur hyri në territorin tonë, i qethën flokët dhe…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjen e tragjike të turistit irlandez, më 27 korrik 1975

September 11, 2025
“Ndërsa Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve, paradoksalisht, shteti shqiptar, nuk ka guxuar asnjëherë, që të kërkojë…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

“Më 27 qershor 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Napolon Zervën, të udhëhequr nga Mitropoliti Dhorotheos, masakruan shqiptarët në Paramithi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 12, 2025
Next Post
Memorie.al

“Spiro Koleka erdhi nga vila e Dhërmiut me ‘Benz’-in luksoz dhe zbriti në qendër të fshatit, ku deshi të takonte disa burra, por ata...”/ Dëshmia e rrallë nga Franca, e ish-telekronistit të RTSH-së

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme