• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ngjarja e vrasjes së 10 këshilltarëve të Hekalit, u fallsifikua nga regjimi komunist, pasi s’ishte për çështje politike, por…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur zbulon dokumentet

“Ngjarja e vrasjes së 10 këshilltarëve të Hekalit, u fallsifikua nga regjimi komunist, pasi s’ishte për çështje politike, por…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur zbulon dokumentet
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Ngjarja e vrasjes së 10 këshilltarëve të Hekalit, u fallsifikua nga regjimi komunist, pasi s’ishte për çështje politike, por…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur zbulon dokumentet

Nga Kastriot Dervishi

-E VËRTETA E NGJARJES SË DHJETORIT 1943, KUR PËR HASMËRI U VRANË 10  KËSHILLTARËT E HEKALIT –

 Memorie.al / Filmi “Këshilltarët”, “bazuar në ngjarje të vërtetë”, është një falsifikimeve artistike të realizuara gjatë kohës së diktaturës komuniste. Në këtë film, paraqitet një batalion gjermanësh me ndihmës disa ballistë në kërkim të disa këshilltarëve komunistë, të fshatit Hekal të Mallakastrës. D.m.th., ushtria gjermane dilte si forcë policore në ndihmë të kërkesave të ballistëve, për të zgjidhur çështjet e tyre.

Në fund të filmit, në zbatim të “porosive” të ballistëve, gjermanët pushkatojnë 10 Këshilltarë të Hekalit. Filmi nëpërmjet falsifikimit, jep mesazhin e dasisë kombëtare, duke qenë i dëmshëm si për njohjen e të vërtetës ashtu edhe për edukimin patriotik të brezave. Ngjarja në të vërtetë është krejt tjetër me atë që ka manipuluar prej vitesh filmi në fjalë, i realizuar në vitin 1979.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Në vitin 1982, gjatë një hetimi që ndërmorën organet e Punëve të Brendshme, dolën disa të vërteta të cilat verifikonin se kjo ishte një ngjarje që nuk lidhej me funksionin e këshilltarëve, që nuk kishte gjermanë fare, dhe që ato që i vranë këshilltarët, nuk ishin aq ballistë sa dukeshin, madje disa ishin edhe me lidhje të majta. Nuk ka kënduar njeri para pushkatimit, as është bërë teatër si ai i filmit!

Ngjarja në të vërtetë ka ndodhur për një shkak të thjeshtë. Një person i quajtur Isuf Hasani, nga Rromsi i Mallakastrës, pasi mësoi vrasjen e dy vëllezërve të tij nga disa hekaliotë, vendosi të hakmerrej. Paqartësia që i shkaktonte emri i saktë i vrasësve, e detyroi të ndërmerrte vrasjen e 10 personave të cilët, ishin këshilltarë të fshatit Hekal. Isufi, që vrau 3 këshilltarë, u arratis nga Shqipëri. 7 këshilltarët e tjerë, i vranë shokët e tij.

Rezultonte se në dhjetor 1943, Isuf Hasani ka kapur 10 personat dhe të lidhur i ka çuar të shoqëruar në Romës, e më pas në shkollën e Gorishovës. Isufi thërret tre këshilltarë: Isa Zeqirin, Ali Ismailin dhe Ahmet Shenën, të cilët pasi i nxjerr mbrapa shkollës i vret. Më pas, të 7 personat e tjerë i vranë ato të skuadrës së pushkatimit.

Regjimi komunist, megjithëse i njihte, nuk akuzoi asnjëherë personat e tjerë, sepse ato kishin farefis e lidhje të majta. Personat që shoqëronin Isufin, janë gjashtë. Për Osman Y. dhe Safet D., nuk ka aspekte biografike, ndërsa për të tjerët, jepen këto të dhëna:

1-Izet D., lindur e banues në Varibob, bujk. Vlerësoheshin se “nuk kishin mbajtur qëndrim të mirë politik”, sepse ishin lidhur me ‘Ballin’ së bashku me të vëllanë e tij Rrapon.

Mirëpo Rrapoja ishte bërë komunist dhe në vitin 1949, ishte përjashtuar nga partia për “mos sinqeritet”. Izeti ishte martuar në një familje ku të gjithë ishin komunistë, kishte 5 fëmijë, ndërsa njëra nga vajzat e tij (Izetit) ishte edhe komuniste.

2-Shaban Rr., lindur e banues në Varibob, bujk, fshatar i mesëm. Për të në raport thuhet: “Para çlirimit familja e tij ka mbajtur qëndrim të mirë politik, kurse gjatë luftës, prindërit e tij kanë vdekur dhe ky është rritur te xhaxhai i tij.

Shabani u inkuadrua në çetën e Rrapush Isuf Sh. dhe ka luftuar kundër partizanëve, duke bërë edhe krime. Pas çlirimit, familjarisht kanë mbajtur qëndrim të mirë politik, dy kushërinjtë e parë të tij Luto e Hekuran Rr. janë anëtarë partie, i pari me punë nënoficer në shkollën e lirë Cakran dhe i dyti kooperativist”.

3-Hamit S., i vitlindjes 1925, lindur e banues në Varibop, fshatar i mesëm. Për të thuhej: “Familjarisht para Luftës kanë mbajtur qëndrim të mirë politik, kurse gjatë Luftës, nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë, mbasi vetë Hamiti, ka marrë pjesë në çetën balliste të Rrapush Isa Sherifit.

Mbas çlirimit qëndrimi politik i pjesëtarëve të familjes është karakterizuar i mirë. Hamiti ka motër Idajeten të martuar në Kreshpan me Bajram Y., i cili ka qenë oficer dhe është përjashtuar nga partia për mos sinqeritet. Ka vajzë Fatimen, të martuar në Buzëmadh me Asqeri L., i cili është anëtar partie”.

4-Shahin L., i vitlindjes 1920, lindur e banues në Varibop, fshatar i mesëm. Në raport për të thuhet: “Prindërit e tij gjatë regjimit antipopullor të Zogut kanë mbajtur qëndrim të mirë, kurse gjatë Luftës, kanë simpatizuar e ndihmuar Ballin Kombëtar. Vetë Shahini është inkuadruar në çetën e bashkëfshatarit të tij Rrapush Sh.

Po kështu edhe vëllai i tij Faslliu, ka qenë 2 muaj me Ballin dhe është përjashtuar nga Partia (Komuniste-shënim) për mos sinqeritet. Pas çlirimit ka mbajtur qëndrim të mirë. Është i martuar me Xhevo L. me qëndrim të mirë politik, me të cilën ka 6 fëmijë. Ka nip (djalë vëllai) Qani L. me detyrë oficer dhe i organizuar në parti, si dhe djalin e motrës Pajtim Xh., i cili banon në Cakran dhe është anëtar partie”. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 29 Korrik 2022

Next Post

“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit

“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!