NIKOLLË LOKA
Av. ALFDRED DUKA
NIKOLIN KURTI
Pjesa e njëzet e nëntë
-VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË KLERIKU RILINDËS –
Memorie.al / Përpara se të fillojmë të analizojmë përciptazi dosjen hetimore e gjyqësore në ngarkim të pandehurit Shtjefën Kurti e të tjerë, për lexuesin do të bëjmë një parantezë të të drejtës dhe historisë se saj në shoqërinë njerëzore, me qëllimin e përqendruar për të ardhur tek e drejta jonë penale e procedurale, që në fillimet e saj dhe përgjatë viteve të diktaturës.
Një rishqyrtim i gjykimit të parë, për të kuptuar gjyqin e dytë
Pretenca e Prokurorit
P R E T E N C Ё
SHOKË GJYQTARЁ
Pёr disa ditё me rradhё, ju zhvilluat gjyqin penal kundёr tё pandehurve: Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Agostin Preçi, Pjetёr Biba, Zef Nishi dhe Fran Noci, tё akuzuar pёr veprimtarinё armiqёsore kundёr Pushtetit Popullor, sipas neneve 72 dhe 73 tё K. Penal si dhe kundёr tё pandehurit Ndue Loti, i akuzuar sipas nenve 73/1 dhe 80/1 tё K.Penal.
Periudha kalimtare nga kapitalizmi pёr nё socializem nёpёr tё cilёn vendi ynё po kalon me sukses, nuk ёshtё njё periudhё qetёsie, por periudhё luftёrash dhe pёrpjekjesh tё popullit tonё nёn udhёheqjen e Partisё pёr ruajtjen e fitoreve tё arritura dhe pёr sigurimin e fitoreve tё reja.
Shoku Enver na mёson se: “Rruga e ndjekur nga populli e Partia pёr ndёrtimin e socializmit, nuk ka qenё aspak njё shesh me lule. Ajo ka qenё njё rrugё e vёshtirё por e lavdishme, qё ka kёrkuar tёrё talentin, tёrё guximin e heroizmin, tё gjithё forcat e kёmbёnguljen e popullit dhe tё Partisё sonё tё punёs…! Gjithё kjo rrugё u pёrshkua nё kushtet e njё luftё tё ashpёr klasash, nёn sulmet e tёrbuara dhe komplotet e armiqve tё brendshёm e tё jashtёm.
Partia e pushteti ynё, me pёrkrahjen e mbarё popullit, shpartalluan e likiduan njёri pas tjetrit planet agresive dhe provokacionet e imperialistёve anglo-amerikanë, grupe spiunёsh dhe sabotorёsh, oportunistёt e ndryshёm, që pёrpiqeshin ta çonin vendin nё rrugёn e zhvillimit borgjez dhe nё varёsinё e kapitalit tё huaj, komplotet e titistёve e tё Koçi Xoxes me shokё, pёr tё nёnshtruar Partinё e pёr tё bёrё Shqiptarinё Republikё tё 7 tё Jugosllavisё. Provokacionet e monarko-fashistёve grekё të gushtit 1949, diversantёt e panumёrt qё hidheshin nё vendin tonё nga deti, toka e ajri.
Edhe veprimtaria kriminale e kёtyre tё pandehurve, nuk ёshtё gjё tjetёr veçse, njё shfaqje e ashpёr e luftёs sё klasave, njё pёrpjekje dhe nё tё njёjtёn kohё njё pengesё e elementit armik pёr tё frenuar apo shfrenuar ecjen tonё pёrpara.
Megjithёse e vёshtirё, megjithёse ka qenё njё periudhё luftёrash, sukseset qё ka arritur vendi ynё, janё madhёshtore. Pёr tё nxjerrё madheshtinё e sukseseve tё popullit tonё, le t’i referohemi tё kaluarёs, gjendjes sё vёshtirё nё tё cilёn kishte mbetur populli ynё, nё kushtet e shfrytёzimit feudo-borgjez dhe tё kapitalistёve dhe pushtuesve tё huaj.
Nё Shqipёrinё e paraçlirimit, punёtori punonte 10, 12, 14 orё nё ditё dhe me tё ardhurat qё i siguronte, nuk i dilnin as pёr buken e gojёs, fshatari ndonёse punonte natё e ditё, shikonte se si i vdisnin para syve fёmijёt nga uria dhe sёmundjet, toka ishte pronёsi e bejlёrёve dhe e agallarёve dhe fshatari e punonte pёr beun dhe again. 80 % e popullsisё ishte pa shkollё.
Nё çdo 100 banorё, 18 vdisnin dhe nё çdo dy tё lindur, njeri vdiste. Jeta mesatare ishte rreth 39 vjeç. Mё shumё kishte kisha, xhamia, tyrbe dhe teqe se sa, shkolla apo spitale. Nё fshatra mungonte uji i pijshёm, rrugёt, dritat elektrike dhe biles dhe llambat me vajguri. Sa pёr traktorё, makina, mjete transporti, as qё mund tё bёhej fjalё, sikurse pёr shtёpitё e banimit, pёr radiot, pёr banjat e menzat, kopshtet dhe Vatrat e Kulturёs. Gjithё rrethi i Krujёs kishte 12 shkolla fillore dhe rreth 1000 nxёnёs dhe 25 arsimtarё, kundrejt 41 shkollave dhe 700 arsimtarёve qё ka sot. Atёherё nё tё gjithё rrethin e Krujёs shёrbente vetёm njё mjek, kurse sot vetёm Gurëzi ka mjekun e tij.
Kjo qe pak a shumё dhe nё vija tё trasha gjendja nё tё cilёn e kishin katandisur vendin tonё regjimet antipopullore dhe mbi kёto baza, e filloi punёn populli dhe Partia pas çlirimit tё vendit. Gjatё kёtyre viteve tё pushtetit popullor, pamja e atdheut tonё ёshtё krejtёsisht e re, pёr shkak tё ndryshimeve tё mёdha qё kanё ndodhur nё tё gjitha sferat e jetёs shoqёrore dhe ekonomike, kulturore, arsimore, teknike, etj.
Shqipёria nga njё vend i prapambetur bujqёsor, ёshtё shndёrruar nё njё vend bujqёsor industrial qё, ecёn me vendosmёri nё rrugёn e ndёrtimit tё plotё tё shoqёrisё socialiste. Nё vitin 1970, prodhimi i pёrgjithshёm u rrit nё krahasim me paraluftёn 12 herё. Ajo qё prodhohej nё tё gjithё vitin 1938, sot prodhohet nё mё pak se njё javё, ajo qё prodhohej nё vitin 1950, sot prodhohet nё mё pak se 1 muaj dhe prodhimi industrial i vitit 1960, sot prodhohet nё mё pak se 5 muaj.
Nё bujqёsi si rezultat i mekanizmave, veprave bonifikuese dhe masave tё tjera organizuese, nё vitin 1970 u prodhua mё shumё se 3 herё, nё krahasim me vitin 1938. Ajo ç’ka prodhohej nё vitin 1938, sot e prodhojnё vetёm 4 rrethe tё Republikes si: Fieri, Lushnja, Durrёsi dhe Vlora. Nё vitin 1970, numri i nxёnёsve nё shkolla ishte 661.000, kundrejt 56.000 qё ishte nё vitin 1938. Shёrbimi shёndetёsor ёshtё falas dhe numri i kuadrove qё i shёrbejne popullit nё mjekёsi, ёshtё rritur nё mёnyrё tё pakrahasueshme.
Vetёm nё Durrёs ka sot mё shumё mjekё se kishte Shqipёria nё vitin 1938. Zgjatja mesatare e jetёs sё njeriut, arriti nё 68 vjeç qё, ёshtё ndёr nivelet mё tё larta nё Evropё. Nё Shqipёri pёrfundoi plotёsisht elektrifikimi i vendit, nё fshat shikoje dritat elektrike, u ndёrtuan kudo vatra kulturore, menza, banjo, lavanderi, çerdhe e kopshte, rrugё, ujёsjellёsa, u ndёrtuan shtёpi tё reja banimi tё pajisura me orendi si shtretёr, radio etj.
Pikёrisht, njё gjendje tё tillё tё zhvillimit ekonomik, kulturor, arsimor, shёndetёsor, etj., armiqtё e vendit tonё sikundёr edhe kёtё tё pandehur, mundohen ta shtrembёrojne pёr qёllimet e propagandёs sё tyre armiqёsore. Pikёrisht njё gjendje tё tillё tё shёndoshё dhe tё pakrahasueshme me tё kaluarёn, ne shikojmё dhe gjykojmё veprimtarinё e tё pandehurve Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Agustin Preçi, e tё tjerё, veprimtari kjo qё ka karakteristikat e saja dhe nga e cila duhen nxjerrё mёsimet pёrkatёse pёr, pёrmirёsimin e vazhdueshёm tё metёjshёm tё punёs sё Partisё nё tё gjitha drejtimet.
Sё pari, nё kёtё veprimtari armiqёsore, Kleri Katolik raksionar, i pёrfaqёsuar nga ish-prifti Shtjefёn Kurti, si gjithmonё edhe nё kёtё rast ka luajtuar njё rol te dorёs sё parё. Historia e vendit tonё ka vёrtetuar dita ditёs se, shumica e klerikёve kanё vepruar nё mёnyrё tё ndёrgjegjshme, si shёrbёtore besnik tё Vatikanit, si vegla nё shёrbim te klasave tё pёrmbysuara, tё pushtuesve dhe tё spiunazheve tё huaja.
Qysh para okupacionit fashist, kleri raksionar, pёrgatiti, kushtet pёr okupimin fashist. Seminari i Jezusit dhe arqipeshkёve u bёnё qendra ku dominonte hapur ideologjia fashiste. Pas pushtimit tё Shqipёrisё nga Italia, kleri nё pёrgjithёsi, dhe ai katolik nё veçanti, u lidhёn ngushtё me pushtuesit Italian dhe pas kapitullimit tё Italisё, me nazizmin gjerman.
Pas çlirimit tё vendit, njё pjesё e madhe u vunё nё shёrbim tё agjenturave tё huaja dhe i shёrbyen kёtyre me zellin dhe besnikёrinё mё tё madhe. Qё dora e Klerit Katolik e pёrfaqёsuar nga Padёr Gjon Shllaku, Padёr Gjovalin Pausti dhe Padёr Danjel Dajani, tё cilёt nё krye tё organizatёs tradhёtare tё “Bashkimit Shqiptar” dhe nё bashkёpunim me armiqtё e jashtёm dhe tё brendshёm, pёrgatiten kryengritjen e shtatorit tё vitit 1946. Mё vonё klerikёt, u bёnё mbёshtetja e bandave tё kriminelёve dhe diversantёve.
Ata i shndёrruan kishat dhe çelat nga vende predikimi nё, çerdhe ku gjenin strehё diversantёt dhe kriminelet, nё depo tё vёrteta armatimi. Para 3-4 vjetёve, u zbulua veprimtaria armiqёsore e priftёrinjve: Zef Bici, Mark Dushi, Frano Ilija, etj., ndёrsa rasti mё i freskёt, ёshtё ky i te pandehurit Shtjefёn Kurti, i cili siç e dёgjuat, ishte nxitёsi shpirtёror i tё pandehurve tё tjerё, nёpёrmjet parrullёs revolucionare: “Vidhni dhe merrni mundin e djersёn tuaj” .
Pra tё panumёrta janё shembujt qё vёrtetojnё atё çfarё kanё thёnё shoku Enver Hoxha: Klerikёt katolikё (me pёrjashtim tё priftёrinjve patriotë), kanё qenё kurdoherё tё lidhur me armiqtё e jashtёm tё popullit tonё, me shkelёsit e huaj dhe regjimet antipopullore dhe kanё qenё vёnё nё shёrbim tё tyre. Kёto kanё qenё vegla tё turqve, tё austro-hungarezve, tё fashizmit Italian, tё nazizmit gjerman, tё Vatikanit, dhe imperializmit amerikan dhe anglez.
Disa klerikё, pёr asnjё çast nuk e kanё ndjerё veten shqiptarё, por si qytetarё tё Vatikanit dhe agjentё tё tij nё Shqipёri”. Pёrveç kesaj feja ёshtё njё demagogji, njё gёnjeshtёr e vёrtetё, njё botёkuptim idealist ku, gjithçka e lidh me ekzistencёn e njё force tё mbinatyrshme, siç ёshtё Zoti, ndёrsa tё deleguarit e Perendisё nё tokё janё priftёrinjtё. Duke shfrytёzuar kёtё botёkuptim qё, ishte ngulitur thellё nё mendjet e njerёzve, klerikёt kanё mashtruar popullin, duke i kthyer ato nё besimtarё tё verbёr tё dogmave fetare dhe i kanё pёrdorur pastaj pёr qёllimet e tyre djallёzore.
Megjithёse sukseset qё janё arritur nё punёn pёr edukimin e njerёzve me njё botёkuptim materialist shkencor, me gjithё prishjen dhe zhdukjen e institucioneve fetare si, xhamive, kishave, etj., pёrsёri nё mendimet, sjelljet dhe qёndrimet e njerёzve, manifestohen shfaqje tё botёkuptimit fetar, tё cilat pengojnë ecjet pёrpara tё shoqёrisё sonё.
Nё kёto kushte, kuptohet se sa e nevojshme rritja e vigjilencёs revolucionare pёr, tё asgjesuar qё nё vezё çdo veprimtari armiqёsore tё klerit raksionar dhe nё tё njёjten kohё, se sa e nevojshme ёshtё puna pёr demaskimin e karakterit reaksionar tё fesё, dhe tё klerit, si vegёl nё shёrbim tё klasave tё pёrmbysura dhe armiqёve tё jashtёm tё vendit tonё.
Sё dyti: Veprimtaria kriminale e kёtyre tё pandehurve nё analizё tё fundit, ka synuar pёr shkatёrrimin e kooperativёs bujqёsore kryesisht, me anё tё vjedhjeve nё dёm tё pasurisё sё pёrbashkёt, duke e parё tё pakёputur kёtё veprimtari, rezulton se ajo ka qenё pёrgjithёsisht e njёjtё, e vazhdueshme, sistematike, nё tё cilёn pёrveç tё pandehurve, janё implikuar dhe njё numёr personash tё tjerё tё cilёt, tё nisur nga interesi thjesht personal, kanё prekur pronёn kooperativiste. Pra duke e parё problemin nga pikёpamja e gjerёsisё sё rrethit tё personave tё implikuar nё krim, si dhe nga pikёpamja nё kohё vazhdimisht e veprimtarisё kriminale, del nё dukje mirё rrezikshmёria e veprёs sё kryer nga tё pandehurit.
Nё kushtet e pushtetit tonё popullor ku prona ёshtё nё duart e masave punonjёse, ku ёshtё zhdukur shfrytёzimi i njeriut nga njeriu, kur gjithё njerёzit janё tё interesuar pёr ruajtjen dhe shtetin e pronёs së pёrbashkёt, vjedhjet ndaj kёsaj pasurie janё shfaqje, nё tё cilat ndeshen rrallё qё sa vijnё e pakёsohen.
Karakteristikё nё vendit tonё ёshtё, dashuria dhe kujdesi pёr tё ruajtuar pronёn nga çdo dёnim dhe cёnim, gadishmёria dhe mobilizmi nё punё pёr, ta shtuar pronёn e pёrbashkёt, aktet e heroizmit dhe shpirti i sakrificёs pёr ta mbrojtur dhe shfuqizuar atё. Tё gjitha kёto dёshmojnё se nё saj tё punёs sё madhe edukative e bindёse qё po bёn Partia me njerёzit, ёshtё krijuar njeriu i ri qё shquhet pёr njё qёndrim socialist ndaj pronёs sё pёrbashkёt.
Megjithatё fakti se nё kёto kooperativa bujqёsore janё vёrtetuar raste tё shpeshta tё vjedhjeve, tё nxitura kёto edhe nga elemneti armik, dёshmon se punёn pёr edukimin ideologjik tё anёtarёve pёr, tё ngjallur e forcuar nё masёn kooperativiste ndjenjёn e ruajtjes dhe shtimin e pronёs sё pёrbashkёt, duhet nё tё ardhmen, t’i kushtojmё vёmendje tё veçantё.
Organizata e Partisё, organizatat e masave, tё gjithё komunistёt duhet ta kapin mё mirё nё dorё çёshtjen e ruajtjes sё pronёs. Kudo duhet tё krijohet njё ambient mbytёs ndaj elementëve qё vjedhin dhe shpёrdorojnё pronёn e pёrbashkët. Nga ana tjetёr, është rritur vigjilenca revolucionare, duhet tё ngrihet njё roje nё mbrojtje tё kёsaj pasurie, jo vetёm kryesia e kooperativёs, brigaderiet, rojet apo personat e ngarkuar nё detyra tё tilla, por gjithё masa e kooperativёs.
Kjo ёshtё garancia mё e sigurtё pёr tё ruajtuar tё paprekur pasurinё e pёrbashkёt. Duhet tё krijohet njё situatё e tillё ku çdo element keqbёrёs, para se tё veprojё tё mendojё mirё se nuk ёshtё njё apo disa sy, por mijёra sy qe e pёrgjojnё hap pas hapi dhe kёtij syri tё popullit, ai nuk mund ti shpёtoje kurrё. Tё luftohen shfaqjet e indiferendizmit qё nxjerrin kokё herё pas here.
Masat organizative luajnё njё rol tё rёndёsishёm nё drejtim tё ruajtjes sё pronёs. Zgjedhjes sё elementit qё i bazohet ruajtja dhe administrimi i pronёs qё, t’i kushtohet kujdes i madh. Tё mos vihen tё tilla si magazinё, brigadier, roje, transportues, etj., njerёz tё tipit tё: Luigj Vatёs, Gjok Markut, Diles, Marash Prekёs, Zef Pali, Beqiri, Mark Marku, Pjetёr Bibёs, Pjetёr Nishit, etj., sepse kjo ёshtё njёsoj sikur, t’i varёsh ujkut mёlçinё nё qafё.
Nё kёto detyra duhen vendosur njerёz qё pёrveçse e kryejnё punёn por janё nё tё njёjtёn kohё tё ndershёm, tё pakomprometuar dhe qё u dhimbset prona e pёrbashkёt. Dhe njerёz tё tillё ka shumё e kudo. Gjithashtu lёvizjes sё mallrave, produkteve bujqёsore, nga ara nё magazinё, nga magazina nё mulli, nё furrё apo nё treg, t’u japin rёndёsinё e duhur. Tё zbatohen me pёrpikmёri tё gjitha rregullat shtetёrore mbi qarkullimin e mallrave, sepse nё çdo cёnim tё kёtyre rregullave, formon njё tё çarё tё cilёn elementi armik dhe keqbёrёs e shfrytёzon mё sё miri ashtu siç e ka shfrytёzuar ky grup, pёr tё arritur qёllimet e tij kriminale.
Tё mos nёnvlerёsohen zbatimi i rregullave dhe tё justifikohen dobёsitё me mungesat e peshorёve apo mjeteve tё tjera, nё fushatat apo nё nevojat e prodhimit. Besimi ndaj njerёzve duhet tё ekzistojё por krahas kёsaj duhet, tё ekzistojё te kontrolli i rreptё mbi njerёzit dhe ky kontroll nuk ka si tё bёhet jashtё zbatimit tё rregullave shtetёrore, mbi qarkullimin e mallrave.
Sё treti, veprimtari armiqёsore dhe propaganda kundёr pushtetit popullor e zhvilluar nga tё pandehurit, ka ndjekur disa synime tё caktuar dhe ёshtё drejtuar t’i prekё ato nё tё njёjtёn politike shoqёrore dhe ekonomike qё, i janё dukur se dёmtojnё mё shumё. Kёshtu duke shfrytёzuar rezultatet, deri diku jo tё mira tё kooperativёs bujqёsore tё Gurëzit, elementi armik ka hedhur parulla qё shtrembёrojnё realitetin tonё, kanё bёrё krahasime nё vendet Perёndimore dhe ka cilёsuar si shkaktarё pёr gjendjen koperativёn bujqёsore dhe sistemin koperativist.
Nё tё njёjtёn kohё, ёshtё folur pёr ndryshimin e situatёs sё vendit tonё, sidomos nёpёrmjet ndёrhyrjes sё Bashkimit Sovjetik nё Shqipёri, ёshtё folur kundёr udhёhёqjes sё Partisё, kundёr unitetit tё Popullit me Partinё. Kjo propagandё e shfrenur nё njё farё mase, ka ndikuar negativisht nё tёrё jetёn e koperativёs.
Ajo e mpleksur dhe vjedhjet ka ndikuar nё uljen e vlerёs sё ditёs sё punёs, ka ngjallur pakёnaqёsi nё anёtarёt, ka çmobilizuar nё njё farё mase njerёzit, ka penguar pjesёmarjen nё punё, ka nxitur punёn me cilёsi tё dobёt, shkel e shko, e sa pёr tё kaluar rradhёn. Aq ёshtё e vёrtetё njё gjё e tillё saqë, ish- koperativa bujqёsore e Gurëzit, ndonёse u formua shumё vjet mё parё dhe nё kushte tё mira dhe mё tё favorshme se disa koperativa tё tjera, deri nё mbarim tё vitit 1969, ka patur rezultate tё dobёta.
Nё vitin 1970, nё sajё tё masave organizative, edukative dhe bindёse qё u morёn si dhe goditja dhe eleminimi i kёtij grupi armiqёsor, rriti besimin e koperativistёve ndaj punёs sё pёrbashkёt dhe shtoi interesimin e tyre ndaj problemeve qё prokupojnё koperativёn. Kjo solli si pasojё qё nё kёto vite, sektori i Gurëzit, jo vetёm tё dalё nga prapambetja, por tё jetё sektori mё i mirё i kёsaj koperative.
Shifrat dhe faktet e pёrmendura nga shumё diskutantё qё morёn fjalёn nё kёtё gjyq, ishin kuptimplotё dhe bindёse pёr konkluzionin e nxjerrё. Lind pyetja: A do kishin mundur tё pandehurit qё me veprimtaritё e tyre, tё arrinin nё shkatёrrimin e Koperativёs? Jemi shumё tё sigurtё se ato as do mund tё realizonin ёndrrёn e tyre sepse, kёtu nё fshatin e Gurëzit, jeton dhe punon njё popull qё ёshtё i lidhur ngushtё me Partinё, me koperativёn, qё do dhe e ruan pronёn e koperativёs, si sytё e ballit, qё e shikon me optimizёm, qё krenohet me sukses por asnjёherё nuk pajtohet me tё metat.
Kёtu militojnё komunistёt, kuadrot, organet e pushtetit, e tё tjerё, tё cilat shpejt a vonё janё nё gjendje tё zbulojnё, tё kapin dhe tё godasin çdo veprimtari qё cёnon interesat e Partisё dhe te shtetit. Edhe kёtё veprimtari tё kёtyre tё pandehurve, janё pikёrisht komunistёt, kuadrot, dhe vetё populli i Gurëzit qё e zbuloi. Shumё letra dhe denoncime i erdhёn organeve tonё nga populli qё e bёnё tё mundur zbulimin e kёsaj veprimtarie.
Nё gjithё kёtё, ashtu siç e porosit Partia, ne duhet tё forcojmё akoma mё shumё vigjilencёn tonё revolucionare, ndaj veprimtarisё sё elementit armik, me qёllim qё tё zbulojmё atё nё kohёn e duhur dhe sa më parё, mbasi nё kёtё mёnyrё ata do na dёmtojme sa mё pak ose aspak dhe tё zhdukim nga rruga kёto ferra tё kёqija qё na bёhen pengesё pёr ecjen tonё pёrpara.
Fakti se njё pjesёn e tё pandehurve kanё zhvilluar aktivitetin e tyre pёr njё kohё tё gjatё, tregon se asnjё herё nuk duhet tё flemё mendjen tonё dhe tё humbasin vigjilencёn, mbasi armiku nuk le rast pa vepruar pёr tё na dёmtuar. Prandaj tё jemi vigjilent ndaj parrullave armiqёsore dhe t’u kundёrvёmё atyre mёsimet e Partisё sonё dhe nё tё njёjtёn kohё tu japin grushtin dёrrmues atyre qё tё nisur nga pozita armiqёsore vjelln vrerё pёr tё helmuar ndёrgjegjen e njerёzve tonё.
Sidomos, t’i kushtojnё kujdes punёs qё duhet bёrё me elementёt qё kane pakёnaqёsi personale dhe paqartёsi, me qёllim qё tё ruajmё kёta pёr tё mos rёnё nё grackёn e armiqve. Tё mos i lejojmё pёr asnjё rast elementёt armik qё tё bёjnё pёr vete njerёzit tonё, pёrkundrazi, tё jetё propaganda e Partisё ajo qё duhet tё ngulitet thellё nё mendjen e njerёzve. Kjo kёrkon qё Partia nё fshat, komunistёt dhe kuadrot, tё jetojnё mё mirё me hallet e popullit, tё njohin shqetёsimet e njerёzve, nevojat dhe kёrkesat e tyre, dhe nё pёrputhje me kёto tё dёmtojnё punёn politike, ideologjike me masat.
Sё katёrti, nё kёtё veprimtari armiqёsore janё mpleksur njё seri personash, njё pjesё prej tё cilёve me prejardhje armiqёsore, tё dёnuar dhe mё parё, apo tё deklasuar, ndёrsa pjesa tjetёr janё elementёt me prejardhje tё shtresave tё varfёra qё kanё pёrfituar nga reformat e pushtetit popullor. Ka midis tyre klerikё, ish-arsmitarë, zanatçinj, dhe koperativistё tё thjeshtё.
Ka njerёz me arsim 7 vjeçar, tё mesёm apo tё lartё, por ka dhe prej atyre qё janё analfabet, ka tё moshave tё kaluara, por ka dhe tё moshave tё reja. Nё kёtё kuadёr, ka rёndёsi tё nxirren mёsimet e duhura dhe tё pёrcaktohen shkaqet qё i bёjnё edhe kёto njerёz qё rrjedhin nga shtresat e varfёra, qё hidhen pёrtej barikadёs dhe tё pёrfundojnё nё armiq tё vёrtetё tё pushtetit popullor.
Partia na mёson se: rruga nga degjenerimi moral, deri nё degjenerimin politik, ёshtё fare e shkurtёr. Kёta elementë duke qenё hajdutë, besimtarë, bixhozxhinj, dembelё dhe parazitё, gradualisht degjeneruan nё armiq tё pushtetit popullor. Influenca raksionare e ideologjisё fetare, e shpejtoi kёtё proçes tё degjenerimit tё tyre. Prej kёtej duhet tё nxjerrin mёsim se, pёrveç punёs globale pёr edukimin idelogjik tё masave duhet, t’i kushtojmё vёmendje mё tё madhe punёs sё diferencuar me njerёz tё kёsaj kategorie, me qёllim qё t’i riedukojmё dhe tё mos lejojmё, qё tё mbeten nё ato kontigjentё tё armikut.
Nga provat e grumbulluara gjatё hetimit tё çёshtjes, si dhe nga ato tё administruara gjatё gjykimit tё saj, rezultoi se, akuza nё ngarkim tё tё pandehurve: Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Agustin Preçi, Zef Nishi, Fran Ndoci, pёr krimet e parashikuara nga neni 72 dhe 73/1 te K.Penal, ёshtё e provuar. Tё pandehurit pra, kanё kryer krimin e sabotimit tё ekonomisё me anё tё vjedhjeve dhe dёmtimeve si dhe njёkohёsisht kanё zhvilluar agjitacion dhe propagandё kundёr pushtetit popullor.
Gjithashtu edhe akuzat nё ngarkim tё tё pandehurit Ndue Leti pёr krimet e parashikuara nga nenet 73/1 dhe 80/1 rezultuan tё provuara. Ky i pandehur, ka zhvilluar agjitacion dhe propagandё kundёr pushtetit popullor dhe nё tё njёjtёn kohё, ka pёrvetёsuar pasurinё socialiste nё bashkёpunim e nё pёrpjesёtim tё madh. Tё pandehurit Pjetёr dhe Ndue kanё kryer njёkohёsisht edhe krimin e luajtjes sё bixhozit. Memorie.al
Gurëz mё 28/11/1971
Prokurori i Rrethit
Hajredin Fuga
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016