1941 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet fluturimi i parë i avionit Avro Lancaster. Avro Lancaster, është një avion bombardues katër motorësh, i Forcave Ushtarake Ajrore britanike (RAF). Ky model avioni, u përdor gjerësisht nga flota ajore britanike, në teatrin e Luftës së Dytë Botërore, sidomos gjatë Betejës së Britanisë, dhe Bombardimit aleat të Gjermanisë në 1945.
1948 – Lind në Wroclaw, Jan Tomaszewski. Tomaszewski, është një ish-portier polak i futbollit ndërkombëtar të viteve 1970. Ai u quajt “gardiani i portës” për kombëtaren polake, që dolën të tretët në Kupën e Botës 1974, ku u emërua Portieri më i mire. Tomaszewski, fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Verore të 1976, dhe që garoi në Kupën e Botës 1978. Ai më vonë ishte një komentues dhe politikan i futbollit.
1957 – Kryeministri britanik Sir Anthony Eden jep dorëheqjen nga detyra pas dështimit të tij për të marrë Kanalin e Suez nga sovraniteti i Egjiptit. Shumica e historianëve argumentojnë se ai bëri një seri gabimesh, veçanërisht duke mos kuptuar thellësinë e kundërshtimit amerikan ndaj veprimeve ushtarake anglo-franceze në Kanalin e Suezit.
1961 – Autoritetet britanike njoftojnë se kanë zbuluar organizatën sovjetike të spiunazhit në Londër. E njohur ndryshe dhe si spiunazhi i Portland-it, ajo ishte një agjenturë sovjetike, që operonte në Angli në vitet 1950-1960, kur kupola e rrjetit u arrestua nga shërbimet britanike të sigurisë. Antarët e saj ishin, Harry Houghton, Ethel Gee, Gordon Lonsdale dhe Morris dhe Lona Cohen.
1979 – Vdes në moshën 87 vjeçare, Pier Luigi Nervi. Nervi, ishte një inxhinier dhe arkitekt italian. Ai studioi në Universitetin e Bolonjës duke u diplomuar në 1913. Nervi dha mësim si profesor i inxhinierisë në Universitetin e Romës nga 1946 deri në vitin 1961 dhe njihet në të gjithë botën si një inxhinier strukturor dhe arkitekt dhe për përdorimin e tij inovativ të betonit të armuar.
1992 – Asambleja e Popullore Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë shpall krijimin e Republikës Srpska, një shtet i ri artificial, brenda Jugosllavisë. Republika Srpska, është një nga dy entitetet e Bosnje-Hercegovinës, kundrejt Federatës së Bosnje-Hercegovinës. Qyteti dhe qendra më e madhe administrative e tij është Banja Luka, e shtrirë në lumin Vrba’s.
2004 – Dy gomone që transportonin në mënyrë clandestine, refugjatë shqiptarë drejt Italisë, mbyten në afërsi të Karaburunit. Si pasojë, 28 vetë, shumica gra dhe fëmije, mbesin të vdekur, si pasojë e të ftohtit dhe mbytjes. Kjo do të jetë tragjedia më e rëndë detare në Shqipëri, pas asaj të Kanalit të Otrantos në vitin 1997.
2007 – Drejtori i Përgjithshëm i Apple Steve Jobs prezanton iPhone origjinal në një panair kryesor të Macworld në San Francisko. iPhone është një linjë e telefonave inteligjentë të dizajnuar dhe tregtuar nga Apple Inc. Të gjitha gjeneratat e iPhone përdorin softuerin e sistemit operativ iOS të Apple. Sot iPhone, është një nga celularët më të përdorur në mbarë botën.