1915 – Lindi në qytetin e Elbasanit Mahir Domi. Ndoqi studimet e larta për filologji klasike dhe u diplomua në Universitetin e Grënoblës në Francë më 1941. Po atë vit filloi punën si mësues e më pas si drejtor në Normalen të Elbasanit. Ai punoi me përkushtim e dha ndihmesën e tij të çmuar si mësues e pedagog në hartimin e planeve dhe të programeve të reja të shkollës sonë, si edhe me librat e gjuhës dhe të letërsisë, që hartoi për nevoja të niveleve të ndryshme parauniversitare e universitare të shkollës. Veç punës së tij të gjerë në fushën e mësuesisë, prof. M. Domi dha një kontribut të shquar në shumë fusha të dijes albanologjike, në të gjitha shkencat filologjike e letrare shqiptare, në radhë të parë në fushë të studimeve gjuhësore, duke u bërë një nga gjuhëtarët më të shquar, me një njohje të gjerë brenda dhe jashtë vendit. Veprimtaria shkencore e shumanshme e ka bërë të njohur prof. M. Domin edhe në Kosovë e vise të tjera shqiptare, si dhe jashtë kufijve. Ai nderohet e vlerësohet nga studiues të ballkanologjisë e të indoevropianishtes. Krahas veprës së tij të gjerë shkencore, ai ka lënë kujtimin e një shkencëtari të palodhur erudit, me horizont të gjerë, të njeriut të ndershëm e fisnik, i cili një pjesë të jetës së tij, me dashamirësinë dhe zemërgjerësinë që e karakterizonte, ia kushtoi përgatitjes së brezit të ri.
1918 – Moska bëhet kryeqyteti i Rusisë përsëri pasi Shën Petersburgu e mbajti këtë status për 215 vjet. Pas suksesit të Revolucionit Rus të vitit 1917, Vladimir Lenin, nga frika e pushtimit të mundshëm të huaj nga deti, e transferoi kryeqytetin nga Petrogradi (Shën Petersburgu) në Moskë. Njëkohësisht edhe selia e qeverisë bolshevike, u vendos në Kremlin. Por Peterburgu mbeti, qyteti i dytë më i rëndësishëm në vend pas Moskës.
1920 – Kapp Putsch fillon kur Brigada Detare Ehrhardt urdhërohet të marshojë në Berlin. Kapp Putsch, i quajtur sipas udhëheqësve të tij Wolfgang Kapp dhe Walther von Lüttwitz, ishte një grusht shteti në tentativë, i cili synonte të zhbënte Revolucionin gjerman të 1918-1919, të rrëzonte Republikën Weimar dhe të themelonte një qeveri autokratike në vend të saj. Ajo u përkrah nga nacionalistët dhe monarkistët.
1930 – Mahatma Gandhi fillon Marshin e Kripës, një marsh prej 200 milje në det për të protestuar kundër monopoleve britanike të kripës në Indi. Mahatma Gandhi e filloi këtë marsh me 80 vullnetarë të tij të besueshëm. Duke ecur dhjetë milje në ditë për 24 ditë, nga Sabarmati Ashram, deri në Dandi. Kur Gandhi theu ligjet e kripës, ajo ndezi akte të mëdha të mosbindjes civile kundër ligjeve të kripës nga miliona indianë.
1938 – Gjatë Anschluss-it, trupat naziste gjermane pushtojnë dhe aneksojnë Austrinë. Më 12 mars 1938, Wehrmachti gjerman hyri në Austri dhe u përshëndet me shumë entuziazëm. Një plebishit i mbajtur më 10 Prill ratifikoi zyrtarisht aneksimin e Austrisë në Reich. Austria do të çlirohej përfundimisht nga pushtimi gjerman në vitin 1945, me hyrjen në territorin e saj të ushtrive anglo-amerikane, dhe sovjetike.
1968 – Lind në Cupertino, Aaron Eckhart. Eckhart, është një aktor dhe regjizor amerikan. Eckhart fitoi një njohje të gjerë si George në filmin e vlerësuar kritik të Steven Soderbergh, Erin Brockovich. Ai mori një nominim Golden Globe për portretizimin e tij të Nick Naylor në Thank You for Smoking. Disa nga filmat e tij janë, Thw Dark Knight, Olympus Has Fallen, I Frankestein, etj.
1971 – Memorandumi ushtarak turk i vitit 1971 i dërgohet qeverisë së Suleyman Demirel, dhe qeveria jep dorëheqjen. Memorandumi ushtarak turk i 1971, publikuar në 12 mars të atij viti, ishte ndërhyrja e dytë ushtarake që u bë në Republikën e Turqisë, duke ardhur 11 vjet pas paraardhësit të saj në 1960. Njihet si “grusht shteti me memorandum”, të cilin ushtria e dorëzoi në vend të dërgimit të tankeve, siç kishte bërë më parë.
1992– Ndahet nga jeta Martin Camaj, shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar. Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 20 korrik 1955 duke dhënë provim diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Universitetit të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë. Po atë vit, duke parë shëndetin në rënie të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të ’56s), ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë. Nën mentor-atin e Koliqit, më 15 mars 1960, mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistës “Shêjzat”. Në dhjetorin e 1960-ës vendoset në Mynih të Gjermanisë me një bursë dhjetëmujore të akorduar prej fondacionit gjerman DAAD për të cilën hyn dorëzanë me rekomandimin e vet etnologu dhe folkloristi Alois Schmaus, që drejtonte atëkohë Seminarin e Sllavistikës pranë Univ.
2003 – Vdes në moshën 50 vjeçare, Zoran Dindiç. Dindiç, ishte një politikan serb që ishte Kryeministri i Serbisë nga 2001 deri në vrasjen e tij në 2003. Ai ishte Kryetari i Komunës së Beogradit në 1997, dhe një politikan i opozitës me kohë të gjatë. Ai u qëllua për vdekje me sniper nga Zvezdan Jovanoviç, një person i botës së krimit në Serbi. Dindiç do të mbahet mënd si një ndër liderët më reformatorë të Serbisë dhe Ballkanit.
2011 – Një reaktor në termocentralin bërthamor Fukushima Daiichi shpërthen dhe lëshon radioaktivitetin në atmosferë një ditë pas tërmetit dhe tsunamit në Tohoku 2011. Tërmeti në Tohoku, i cili u shoqërua më pas dhe nga një tsunami i madh, shkaktoi me mijëra të vdekur dhe të plagosur në Tokyo dhe rrethinat e tij. Ai ishte i magnitudës 9.5 ballë të shkallës Rikhter. Ky konsiderohet si një nga tërmetet më të fuqishme të ndodhura ndonjëherë në këtë vend.