• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Meqenëse Xhaviti kohët e fundit tregohet indiferent karshi agjentit ‘Beni’, të studiohet një kandidaturë tjetër, si p. sh…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit

Historia e dhimbshme e disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg: “Nuk pranoi të bënte autokritikë kur e thirri shoku Enver në zyrë dhe …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit

Historia e tragjike e disidentit komunistit që vuajti 32 vite burg: “Xhaviti tha se Dali Ndreun dhe Liri Gegën i vranë se gjoja si zunë në kufi, kurse në të vërtetë, ata …”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzet e tre

Memorie.al publikon një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe perkusioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

Vendimi i Degës së Punëve të Brendshme të Vlorës, për transferimin e dosjes së Xhavit Qeses në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Tiranës, pas arrestimit të tij

 “APROVOHET”                                                         TEPËR SEKRET

KRYETARI DEGËS P. BRENDSHME

SHIM KOLLI                                                             Vlorë më 23/3/1968

                                                        VENDIM

“MBI TRANSFERIMIN E DOSJES 2/A TË XHAVIT QESES”

Unë punëtori operativ i Degës P. Brendshme Vlorë, Harun Ismaili, mbasi mora në studim materialet e dosjes formulare në 2/A të Xhavit Qeses.

GJETA:

Se i përmenduri Xhavit Hajdar Qesja, me datën 2/X/1967, u arrestua nga organet e Sigurimit Shtetit, se duke qenë internuar në kampin e internimit Zvërnec të rrethit të Vlorë, ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, në radhët e të internuarve dhe sidomos në ushtarët e këtij kampi që shërbenin për ruajtjen e të internuarve.

Për këtë aktivitet u gjykua dhe u dënua nga Gjykata e Lartë me 10 vjet të heqjes së lirisë dhe sot ndodhet duke vuajtur dënimin në burgun e Tiranës.

I udhëhequr nga instruksioni i përpunimeve agjenturiale të elementit armik, njoftuar me urdhër të Ministrit P. Brendshme Nr.364 datë 1/8/1958.

VENDOSA:

Që dosjen formulare në 2/A të Xhavit Qeses, ta transferoj nëpërmjet kartotekës për në Drejtorinë P. Brendshme Tiranë.

PUNËTORI OPERATIVE                                        SHEFI I SEKSIONIT III-të

Harun Ismaili                                                          Sinan Gjondedaj

Dokumenti “Tepër sekret” i Zv / Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit, me detyrat operative për përgjimin dhe survejimin e Xhavit Qeses

                                                                                                  Tepër sekret

                                                                                             Burrel më 17/5/1968

                    DETYRA OPERATIVE

“Në drejtim të përpunimit Xhavit Qeses në 2/A”

Kohët e fundit ka ardhur në burg i dënuari anti-parti Xhavit Qesja, i dënuar me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Nga studimi i materialeve që ka dosja, del se ky i burgosur anti-parti ka qenë në rrugën e armiqësisë me kohë, me dalë në opozicion me vijën e përgjithshme të Partisë. Nga përpunimi, qoftë në kohën kur ka qenë me funksione në Elbasan dhe në kampin e internimit në Zvërnec, ka zhvilluar aktivitet të theksuar armiqësor, të shprehur atë më tepër në agjitacion e propaganda! Goditja e tij si armik është bërë se i është kapur një letër në flagrance, që kishte në të përmbajtje armiqësore. Në hetuesi nuk ka pranuar asgjë, bile asnjë nga proçeset e tij nuk i ka firmosur. Po ashtu edhe në gjyq nuk ka pranuar asgjë. Përpunimi i këtij elementi anti-parti, ka interes operativ për organet tona. Me urdhër të Drejtorit Drejtorisë Parë, përpunimi i këtij elementi të jetë i vazhdueshëm dhe në drejtim të tijë, mendojmë që të marrim këto masa agjenturiale operative:

  • Xhaviti të vendoset në dhomën ku vuajnë dënimin të dënuarit anti-Parti, si Maqo Çomo, Qamil Disha, Halim Xhelua, Abdulla Sallaku e të tjerë.

Kryen P. Op. Shaban Hate, në bashkëpunim me komandatin e burgut Brenda datës 5/5/1968. Kontrollon F. Sinojmeri.

  • Meqenëse në radhët e këtyre elementëve kohët e fundit është menduar të rekrutohet një B.p., të aktivizohet në drejtim të tij, me detyra e vij sjellje, sipas interesit të dhënë që do të marrim. Agjentura në fillim mendojmë të mos aktivizohet direkt, por të mësojë karakterin e tij, personin dhe më andej të ecet me detyra konkrete për përpunimin e tij në burg.

Kryen P.Op. Shaban Hate, nga data 20/5/1968 deri në fund të vitit. Kontrollon F. Sinojmeri.

  • Herë mbas here të organizohet kontroll mbi dorëshkrimet e tij, si në të gjithë burgosurit e tjerë (mbasi ky shkruan vazhdimisht), të vemi drejt kapjes të ndonjë dorëshkrimi me përmbajtje armiqësore, për ta rigjykuar përsëri.

Kryen P.Op. Shaban Hate, nga data 20/5/1968 deri në fund të vitit. Kontrollon F. Sinojmeri.

  • Për personat që do t’i vinë në takim, do të porositet oficeri i rojës burgut, të njoftojë me një herë P.Op. në munges tij, komandantin e burgut, dhe të merren masa për dëgjim me T.O. ose takime fizike, duke dëgjuar bisedën e bërë.

Kryen P.Op. Shaban Hate, nga data e sotme deri në fund të vitit. Kontrollon F. Sinojmeri.

  • Si ushqimet, sendet personale që do ti vinë nga familja e të afërmit e tij, të kontrollohen me imtësinë më të madhe, duke i porositur e instrukturuar rojet e brendshme.

Detyrë kjo e vazhdueshme. Kryen P.Op. Shaban Hate, Kontrollon F. Sinojmeri.

  • Do të korrespondohet me rrethin e Durrësit, ku ndodhen të afërmit e tij (mbasi familja e ka ndarë me sa dimë), për të ditur qëndrimin e tyre, nëse ka nga to që zhvillojnë aktivitetet armiqësore dhe implikojnë edhe Xhavitin.

Kryen P.Op. Shaban Hate, brenda muajit Qershor, kontrollon F. Sinojmeri.

  • Kujdes i madh do t’i kushtohet korrespondencës të tij, qoftë asaj të hyrë dhe dal në burg, kjo që të dimë lidhjet e tij dhe se mos nëpërmjet korrespondencës, zhvillon aktivitet armiqësor.

Kryen P.Op. Shaban Hate nga data 17/5/1968. Deri në fund të vitit. Kontrollon F. Sionjmeri.

  • Të korrespondohet me Degën e Vlorës për lidhjet e tij që ka në Zvërnec, çfarë komente armiqësore bëjnë për të, interesimin e tyre dhe se në drejtim të tij, mos u dal ndonjë material me vlerë operative.

Kryen P.Op. Shaban Hate, brenda muajit Gusht 1968. Kontrollon F. Sinojmeri.

  • Kujdes do t’i kushtohet me anë të agjenturës dhe efektivit të shërbimit, se mos ndërlidhet me të dënuarit e tjerë dhe vepron së bashku me ata në aktivitetin e tij brenda në burg.

Detyrë kjo e vazhdueshme, kryen P.Op. Shaban Hate, kontrollon F. Sinojmeri.

  • Me agjenturën që do të kemi në radhët e tjera, kujdes t’i kushtohet tendencë organizimit, të arratisjes dhe të tentimit për të goditur rojet e brendshme. Detyrë kjo e vazhdueshme, kryen P.Op. Shaban Hate, kontrollon F. Sinojmeri.

Ky përpunim nga ana e jonë të vlerësohet si kryesore dhe të punohet për zbulimin e aktivitetit të tij të mëtejshëm armiqësorë.

P.Op. Shaban Hate                                        Zv / KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME

                                                                                         Flamur Sinojmeri

Raport-informacion i Zv / Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit, Flamur Sinoimeri, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me survejimin e Xhavit Qeses, që vuante dënimin në burgun e atij qyteti

                                                                                Dhënë Agjenti “Beni”

                                                                           Marr Zv/Kryetari F. Sinojmeri

               Raport datë 5/9/1968

Me Xhavit Qesen ai është njohur në burgun e Burrelit, në kohën e transferimit të tij në dhomën Nr.3. Në ditën e dytë, ai i vajti Xhavitit në shtrat për t’u njohur. Biseda filloi nga çështjet familjare me që Xhaviti është Krutan dhe ai nuk e ka nënën me origjinë nga Kruja.

Qysh në fillim Xhaviti u tregua i rezervuar, më pyeti për proçesin tim, për përmbajtjen e letrës dhe gjyqin. I fola shkurtimisht. Pastaj biseda filloi për Gjin Markun, pasi rastësisht Xhaviti mësoi nga ai, se ishte përjashtuar nga partia para se të arrestohej në bazë të deklaratës që kishte folur në Zvërnec, me rastin e deklaratës, por nuk e dinte se ishte ai. Xhaviti tha se pasi mora njoftim për këtë gjë, unë u rezervova dhe pak më vonë preva marrëdhëniet dhe bisedat me të. “Unë nuk i imponova njeriu mendimin tim”, tha Xhaviti ‘por për veten time, unë kam pasur dyshime të mëdha tek Gjini dhe kam menduar se mundet të jetë provokator”. Ai i tha se pavarësisht nga gjesti që kishte bërë ndaj tij, që sipas mendimit të atij kishte ndodhur pasi Gjini do të ketë menduar se ai ka qenë provokator, në biseda me të, unë nuk bashkohesha me mendimin e Xhavitit.

Me Xhavitin nuk kam pasur raste të tjera të bisedoj, pasi ai vet u izolua deri në një farë mase, duke e argumentuar këtë gjoja në fjalë të thëna atij në bisedën e lart përmendur, se ai kërkon të mbetet “i pavarur” dhe nuk ka ndërmend të merret me biseda të përgjithshme dhe konkrete. Në rrethin e tij të ngushtë me Avdulla Sallakun, Qamil Dishën dhe deri diku me Gramoz Spahiun. Nga takëmet dhe bisedat e përditshme, jep të kuptojë se ata bisedojnë për problem politike.

Maqo Çomën e ka paraqitur tek ai si njeri me pikëpamje të theksuara Titiste dhe më të avancuar se sa revizionistët Sovjetik, bile i kritikon dhe është kundër tij, për shkak se nuk kanë avancuar aq sa duhet në drejtim të liberalizimit. Kur ditët e fundit Iljaz Spahiu e pyeti se çmendonte lidhur me ndërhyrjen Sovjetike në Çekosllovaki, Xhaviti i tha Iljazit se ai nuk është dakord as me interpretimin e shtypit për këto ngjarje dhe as me ndërhyrjen Sovjetike në Çeki.

                                                                                           “Beni”

Shënim: Detyrat i janë dhënë nga Zv. Kryetari b.p. në Tiranë.

                                               Masat Operative

Të shtypet edhe na si mbas implikimeve dhe të vendoset në dosje e fashikullin e secilit.

                                   Zv / KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME

                                           Flamur Sinojmeri

Dokumenti “Tepër sekret” me planin e masave agjenturiale-operative të aprovuara nga Zv/ Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit, Flamur Sinoimeri, për survejimin e Xhavit Qeses në burgun e atij qyteti

   Ekzemplar Nr.151                                                                 Tepër Sekret

  Burrel, më 14.3.1959

                                                          APROVOHET

ZV/KRYETARI I DEGËS SË P. TË BRENDSHME FLAMUR SINOIMERI

PLANI I MASAVE AGJENTURIALE-OPERATIVE NË DREJTIM TË XHAVIT QESES NË 2/A

Nga ndjekja që i ke i bërë përpunimit të Xhavit Qeses, del se zhvillon agjitacion dhe propagandë. Ndjekja e tij e mëtejshme në burg ka interes operativ për organet tona, nuk ka pranuar asgjë. Sa sipër mendojmë, që në drejtim të tij të marrim këto masa agjenturiale-operative:

  1. Meqenëse Xhaviti kohët e fundit mban një farë indiferentizmi karshi agjentit “Beni”, të studiohet një kandidaturë tjetër në drejtim të tij. Kjo qoftë nga të burgosurit antiparti që ndodhen në një dhomë me të, ose nga të burgosurit krutanë që ndodhen në burg të Burrelit.

Kryen P.Op. Shaban Hate, deri në fund të muajit maj 1959, kontrollon F. Sinoimeri.

2. Të kontrollohen dorëshkrimet e tij me imtësi nga ana jonë në bashkëpunim me komandën e                      burgut, po qe se ka dyshime, për veprimtari armiqësore, të veprohet si mbas interesit operativ.

Detyrë kjo e vazhdueshme, kryen P. Op. Shaban Hate, kontrollon F. Sinoimeri.

3. Meqenëse familja e të afërmit e tij e ndihmojnë shumë, qoftë me ushqime dhe lekë, të                              koordinohet edhe njëherë me Degën e Punëve të Brendshme Durrës, për të parë të ardhurat si                familje, se mos ndihmohet nga ndonjë lidhje me përbërje armiqësore.

Detyrë kjo brenda muajit prill 1969, kryen P. Op. Shaban Hate. Kontrollon F. Sinoimeri.

4. Sendet personale, kutiat postare, si dhe ushqimet që do të vinë nga familja apo të afërmit e tij, të             kontrollohen imtësisht nga ana e juaj, do të porositen rojet e brendshme në këtë drejtim. Çdo                   sinjalizim të vlerësohet nga ana jonë.

Detyrë kjo e vazhdueshme e kryer nga P. Op. Shaban Hate. Kontrollon F. Sinoimeri.

5. Personat që do të vinë në takim, do të porositen oficerët e rojës së burgut, të njoftojnë menjëherë           për P.Op. Nga ana jonë të merren masat e nevojshme si dëgjimi me T.O. (teknikë operative)                       direkte, çdo dyshim në këtë drejtim të vlerësohet.

Detyrë kjo e vazhdueshme, e kryer nga P. Op. Shaban Hate. Kontrollon F. Sinoimeri.

6. Të organizohet ndonjë kombinacion agjenturiale si mbas situatave që do të na paraqiten, të                      punohet për të grumbulluar ndonjë material me forcë ligjore, për të mundur ta rigjykuar përsëri,              pasi është armik i vendosur në rrugën e tij armiqësore.

Detyrë kjo e vazhdueshme, e kryer nga P. Op. Shaban Hate. Kontrollon F. Sinoimeri.

                          Punëtori Operativ

                            Shaban Hate

Shënim rreth planit:

  1. Nuk është gjetur kandidaturë në drejtim të tij, nga të burgosurit që janë këtu.
  2. Në një rast u kontrolluan nga ana jonë dorëshkrimet e tij dhe nuk është gjetur ndonjë material me vlerë operative, të ketë forcë ligjore./Memorie.al

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 13 Dhjetor

Next Post

Kalendari Historik 14 Dhjetor

Artikuj të ngjashëm

“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 10, 2025
“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Lilo Zeneli mbante në duar nji gjenerator të ngjashëm me nji mulli bloje orizi, kurse Xhemal Selimi, rrotullonte rreth veshëve të mij fijet e korrentit…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit, për torturat në hetuesi

May 11, 2025
“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

Kalendari Historik 1 Dhjetor

Kalendari Historik 14 Dhjetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!