1912 – Shqipëria, shpall Pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane. Ky akt u krye në Vlorë nga themeluesi i shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemali. Në shpalljen e Pavarësisë, morën pjesë 83 delegatë, nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, Asambleja e Vlorës, formoi qeverinë e parë shqiptare të drejtuar nga po Ismail Qemali. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, nga Perandoria Osmane, u bë në një moment kyç të historisë sonë pasi, shtetet fqinje të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë, dhe Greqisë, kishin ndërmarrë ekspansionin për pushtimin e trojeve shqiptare.
1943 – Në Iran, mbahet Konferenca e famshme e Teheranit. Ajo u drejtua nga Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt, Kryeministri britanik Winston Churchill dhe Lideri Sovjetik Joseph Stalin, për të diskutuar strategjinë e luftës. Ajo u mbajt në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Teheran, Iran. Ishte e para nga konferencat e Luftës së Dytë Botërore të liderëve të Aleatëve (Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar). Ajo pasoi, Konferencën e Kajros që kishte ndodhur më 22 nëntor 1943 dhe i parapriu konferencave të Jaltës dhe Potsdamit të 1945.
1955 – Lind në Prekaz të Drenicës, Adem Jashari. Jashari ishte një ndër themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe krye-komandant i saj. Së bashku me vëllain e tij Hamzën, ai ka marrë pjesë në sulmet e vazhdueshme kundër forcave policore, dhe ushtarake serbe. Pikërisht këto forca, në 5 mars të vitit 1998, rrethuan dhe sulmuan shtëpinë e tij, që ishte një nga bazat më të rëndësishme të UÇK-së. Gjatë këtij rrethimi, ai luftoi heroikisht kundër tyre duke rënë dëshmor, së bashku me 55 pjesëtarë të familjes së tij. Sot ai mban titullin “Hero i Kosovës”.
1962 – Shuhet në moshën 82 vjeçare, Vilhelmina e Hollandës. Vilhelmina, ishte Mbretëresha e Hollandës nga 1890 deri në abdikimin e saj në 1948. Ajo mbretëroi për gati 58 vjet, më gjatë se çdo monark tjetër Hollandez. Mbretërimi i saj pa luftërat e para dhe të dyta botërore, krizën ekonomike Hollandeze të vitit 1933 dhe rënien e Hollandës si një fuqi të madhe koloniale. Gjithnjë e më shumë të rrethuar nga shëndeti i dobët pas luftës, Vilhelmina abdikoi në shtator 1948 në favor të Juliana-s. Ajo u tërhoq në Het Loo Palace, ku dhe vdiq.
1979 – Avioni civil i linjës ajrore Air New Zealand Flight 901, përplaset në malin Erebus, në Antarktidë, duke vrarë 257 të gjithë pasagjerët në bord. Hetimi fillestar konkludoi se aksidenti ishte shkaktuar nga gabimi i pilotit, por zemërimi i opinionit publik çoi në krijimin e një Komisioni Mbretëror të Hetimit për përplasjen. Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin vendas, të pasuar nga ata japonezë, dhe amerikanë. Ky aksident ajror do të ishte një nga më të rëndët në historinë e fluturimeve ajrore të Zelandës së Re.
1990 – Kryeministrja britanike Margaret Thatcher, jep dorëheqjen si kryetare e Partisë Konservatore dhe, si rrjedhim, edhe si Kryeministre. Ajo u pasua, në të dy pozicionet nga John Major. Ajo ishte kryeministrja britanike me shërbimin më të gjatë në këtë detyrë, si dhe gruaja e parë që mbante atë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti “Zonja e Hekurt”, një pseudonim që u lidh me politikën e saj pa kompromis dhe stilin e udhëheqjes. Si Kryeministër, ajo zbatoi politika të njohura si Thatcherism.