• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Duke pasur eksperiencën me shokët tanë marinarë në Leningrad, ne morëm masa, duke…”/ Prishja e marrëdhënieve me Moskën, në ’61-in

“Sigurimi sovjetik na përgjon kudo dhe shokun tonë Qani Tartale, e kanë fotografuar duke…”/ Relacioni ‘Tepër sekret’ për kontradiktat me Moskën në ’61-in
“Duke pasur eksperiencën me shokët tanë marinarë në Leningrad, ne morëm masa, duke…”/ Prishja e marrëdhënieve me Moskën, në ’61-in

Dashnor Kaloçi           

Pjesa e shtatë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret”, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) të cilat i përkasin vitit 1961 dhe janë pjesë e një dosje voluminoze me letra, raporte, informacione, relacione, udhëzime, peticione, etj., ku bëhet fjalë për fillimin e kontradiktave dhe prishjen e marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Bashkimin Sovjetik, gjë e cila asokohe u ndie shumë tek studentët shqiptarë që asokohe ndodheshin me studime në shkollat dhe universitetet e Bashkimin Sovjetik, të cilët, sipas urdhrit të marrë nga Tirana, i ndërprenë studimet dhe prisnin udhëzimet për t’u kthyer në Shqipëri. Dosja e plotë e studentëve shqiptarë në ish-Bashkimin Sovjetik, ku pjesa më e madhe e tyre, kryesisht ata që vazhdonin Akademitë Ushtarake, Shkollën e Lartë të Sigurimit të Shtetit, Policisë, Kufirit, Drejtësisë, etj., patën probleme të mëdha dhe u ndeshën me peripeci të shumta me autoritetet zyrtare ruse, duke u vënë deri në masën e arrestit si dhe ndërhyrja e atasheut ushtarak shqiptar në Moskë, gjeneral-major Halim Ramohito, për zhbllokimin e situatës dhe kthimin e studentëve ushtarakë shqiptarë në atdhe.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

                                            R e l a c i o n

Mbi kthimin e grupit të studentëve të Kufirit dhe Sigurimit si dhe, të kursantëve të Kufirit që studionin në Moskë.

Ditën e nesërme që shefi i shkollës sonë, komunikoi urdhrin për përjashtimin nga shkolla të dy oficerëve tanë, unë së bashku me tre shokë të tjerë (përgjegjësa grupesh) vajtëm tek ai (shefi i shkollës) dhe protestuam për vendimin e padrejtë dhe të paarsyeshëm që ai kishte marrë aty për aty, për përjashtimin e shokëve tanë.

Ne, i thamë atij se ata të dy nuk kanë bërë asgjë që të thyenin disiplinën e shkollës, dhe që nuk kishin zhvilluar asnjë propagandë anti-sovjetike. Ne i thamë atij, se ato nuk ishin vetëm pikëpamjet e tyre personale por mendimi i të gjithë shokëve të grupit tone, të cilët kanë mbrojtur dhe do të mbrojnë vijën e Partisë sonë.

Ne, nuk kemi ndërmend që të heshtim por do të mbrojmë idetë tona që janë në përputhje të plotë me Deklaratën e Moskës. Gjatë gjithë bisedës, gjenerali, që ishte dhe Komandanti i Shkollës, më kot u përpoq që të na bindte që ne, të mos merreshim me biseda politike, por të shikonim programin mësimor të shkollës, dhe diskutimet rreth tendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, t’ua linim qeverive përkatëse.

Kur unë, mora vesh vendimin e qeverisë sonë se të gjithë kontingjentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që studiojnë në shkollat e Komitetit të Sigurimit të Shtetit në Moskë, do të ktheheshin në atdhe, menjëherë së bashku me dy shokët e mi shkuam për të takuar gjeneralin.

Atë ditë të gjithë ne, lamë mësimin, ndërsa gjenerali na tha tekstualisht që: kjo që bëmë ishte në kundërshtim me rregullat, pasi Komanda e Shkollës nuk kishte dijeni për këtë urdhër.

Ai na theksoi se ne, duhet të hynim nëpër klasa dhe të vazhdonim mësimin dhe se nuk mund të na linte që të iknim, pasi në fund të fundit, vetë i braktisët klasat. Në fund, na porositi ne shqiptarëve që me shokët e tjerë të demokracive popullore, të silleshim mirë dhe të mos kishim përplasje.

Në lidhje me këtë gjest tonin, na thanë që të mos shqetësoheshim, pasi asgjë nuk ka ndodhur, dhe se për pikëpamjet tona ata do të reflektonin. Në mbrëmje, ne vumë re një interesim të madh të shokëve të Demokracive Popullore, rreth problemit tonë (sipas mendimit tim ata, duhet të jenë udhëzuar që të bisedonin me ne).

Në çdo diskutim me ta, ata “çuditeshin” sesi ne ndërmorëm këtë akt të braktisjes së mësimit, duke qenë se vendimi i qeverisë sonë është i padrejtë?! Ndërsa një oficer hungarez (që është element servil ndaj sovjetikëve), i tha një shokut tone, se përse ata, nuk e kundërshtuan aktin e qeverisë shqiptare?! Por, ky oficer e mori përgjigjen në vend, duke i deklaruar se: “Shqipëria, nuk është si Hungaria, ashtu siç mendon ti”.

Këto ditë, duke marrë parasysh se efektivi ynë në Moskë është i madh (50 vetë) si dhe duke parë dhe eksperiencën e kursantëve marinarë në Leningrad, mblodhëm shokët dhe i udhëzuam që të vendosnim nga një oficer roje në çdo kabinë telefonike. Morëm gjithashtu masa që të mos dilnim fare nga dhomat dhe të mos bisedonim me dokëdo, duke ju ruajtur provokacioneve të mundshme.

Për çështjen e nisjes tonë, Komanda e Shkollës as nuk e vuri fare ujin në zjarr. Ata, justifikoheshin duke thënë se për ikjen tuaj, nuk kishin marrë asnjë urdhër apo orientim. Në gjë gjendje të tillë, ambasada shqiptare në Moskë, mori masa vetë për transportin tonë drejt aeroportit, duke na prerë biletat.

Gjatë mbrëmjes, kur po përcillnim dy shokët që u përjashtuan, ne u rreshtuam tek kangjellat e shkollës dhe filluam të këndonim. Po në mëngjes, kur erdhi autobusi për t’i marrë ata të dy, ne filluam përsëri të këndonim dhe të brohorisnim me të madhe. Po atë ditë Shefi i Fakultetit, na thirri duke na kritikuar se kishim thyer rregullin dhe disiplinën e shkollës, duke bërtitur dhe kënduar me të madhe.

Madje, na tha që kishim kënduar, këngë me përmbajtje jo të mirë ideologjike. Ne, i’a hodhëm poshtë këto fjalë atij, duke i theksuar se këto që po thoshte, ishin shpifje dhe këto shpifje të ulëta, i’a kishin thënë atij, kursantët e vendeve të tjera vasale nga BRSS-ja, që sulmonin vendin tonë.

Një ditë para nisjes, ata na morën që të likuidonim materialet e literaturës mësimore, gjë që na krijoi mjaft pengesa. Me pretekstin se në këto materiale, mungonte një hartë, ose se disa shokë të tjerë nuk kishin dorëzuar çelësat e dhomës, apo se në inventarët e kurikulave mësimore kishin dalë mangët disa broshura (jo sekrete), dhe se kishte humbur një revistë “Kufitari”, e cila ishte për përdorim të brendshëm, Sekretarja e shkollës e porositur nga lart, na kërcënonte se nuk do të na i jepte pasaportat, pa u gjetur këto materiale mësimore.

Po kështu një profesor i lëndës së Kufirit, i tha një shokut tone, se: po nuk u gjet ajo revistë, neve do t’ju mbajmë këtu dhe nuk do ju lejojmë që të ikni për në atdhe, etj.

Përsa i takon 14 kursantëve të tjerë që ndodheshin të grumbulluar në një qytet afër Moskës, për t’u komunikuar urdhrin e qeverisë shqiptare për t’u kthyer në atdhe, u caktua nën-kolonel Strati Vodica dhe tre shokë të tjerë. Por edhe këta shokë, nuk u lejuan që të takohesh as me kursantët, dhe as me përgjegjësit e grupeve.

Për këtë situatë shokët tanë, u detyruan që të njoftojnë direkt komandën e shkollës. Në të njëjtën kohë, ata kontaktuan me kursantët, nëpërmjet telefonin dhe i udhëzuan që të kishin kujdes.

Para se të largoheshin nga shkolla kursantët tanë, patën mundësi të takohen me përgjegjësit e grupeve. Gjatë 2-3 ditëve, ne nuk morëm asnjë kontakt në telefon me ta, dhe as ata nuk kontaktuan dot me ne, pasi në shkollë nuk i lejonin që të dilnin të gjithë jashtë.

Për këtë problem, biseduam në telefon me vetë Zv-Komandantin e shkollës, me të cilin, foli dhe ambasadori ynë në Moskë. Kursantët tanë, u lejuan që të dilnin dy ditë para nisjes. Qëndrimi i kursantëve tanë ka qenë shumë i mirë dhe nga ana e Komandës së Shkollës, nuk pati ndonjë tentativë, për të na përçarë.

Ditën e nisjes, kishte ardhur për të na përcjellë (ose më mirë për të na parë sesi po iknim, sikur kushedi se çdo të ndodhte sipas mendjes së tyre), Shefi i Fakultetit të Sigurimit, Kolonel Grigorjev. Ndërsa për në aeroport, na përcolli nën-kolonel, Buritskov.

Në të gdhirë, pasi ne dolëm të gjithë, u grumbulluam tek sheshi i shkollës, aty ku mëngjes për mëngjes zhvillonim ushtrimet e fizkulturës, vumë re që asnjë nga oficerët apo kursantët e huaj, nuk kishin dalë për të na përcjellë. Sigurisht që kjo, ishte një direktivë e dhënë nga Komanda e Shkollës, në mënyrë që asnjë nga studentët, të mos takohej me ne. Por papritmas, të vetmit që dolën, ishin vietnamezët, të cilët pasi biseduan përzemërsisht me ne, dolëm edhe fotografi.

Si duket kjo, nuk i pëlqeu Kolonel Grigorjevit, i cili thirri lart në zyrë përgjegjësin e grupit të vietnamezëve. Dhe pas atij momenti, ata u larguan një e nga një. Në momentet e nisjes, shokët hipën nëpër makina duke kënduar, gjë që mesa duket nuk i’u pëlqeu atyre, dhe prandaj më thanë që t’i ndaloja këngët.

I thamë atyre, se: këngët nuk mund t’i ndalojmë, prandaj më kot e keni. Në këtë mënyrë nisja për në atdhe, u bë e shpejtë dhe me entuziazëm, dhe asnjë gjë nuk na ndodhi derisa u kthyem në Shqipëri./Memorie.al

                                   Kolonel

                              Pertef Pumo

Tiranë më 15.6.1961

                                             Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 5 Tetor

Next Post

“Ju tregoj fatin tragjik të 12 shoqeve të mija ruse, që pasi i burgosën, u braktisën edhe nga…”/ Historia dhimbshme e të dënuarave në burgjet komuniste

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 9, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
“Gjyqi ndaj inxhinierëve të kënetës së Maliqit, ishte edhe një mjet propaganda, për të justifikuar dështimet dhe vështirësitë që regjimi komunist…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Dossier

“Para pushkatimit, kur Zyrika Mano i tha të shoqit Vasilit; do ri shihemi në qiell, ndërhyri prokurori kriminel Nevzat Haznedari, duke i thënë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të kampit politik të Vloçishtit

May 6, 2025
Next Post
“Ju tregoj fatin tragjik të 12 shoqeve të mija ruse, që pasi i burgosën, u braktisën edhe nga…”/ Historia dhimbshme e të dënuarave në burgjet komuniste

“Ju tregoj fatin tragjik të 12 shoqeve të mija ruse, që pasi i burgosën, u braktisën edhe nga…”/ Historia dhimbshme e të dënuarave në burgjet komuniste

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!