• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Babai i Emin Durakut më tha, se kushëriri i Bajram Currit, është agjent i UDB-së, por edhe vetë Rexhep Duraku është…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ i Drejtorit të Sigurimit, në ’69-ën

“Na tregoni letrën që shoku Hysni i’a ka dërguar Mehmet Shehut në 1975-ën, ku i thotë për Kadrinë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ’82

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1969, ku ndodhet një raport-informacioni zv/ministrit të Punëve të Brendshme, Rexhep Kolli, dërguar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia, ku ai i bën të ditur, duke e informuar me detaje, lidhur me ardhjen në Shqipëri të një grupi vizitorësh nga Kosova që përbëhej prej 22 personash, me në krye Rexhep Durakun, të atin e ‘Heroit të Popullit’, të cilët ishin ftuar nga qeveria shqiptare me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit.  Raport-informacioni i plotë i Drejtorit të Sigurimit të Shtetit për sekretarin e Komitetit Qendror të PPSH-së, ku ai i jep të dhënë të hollësishme për të 25 pjesëtarët e familjes së madhe Duraku e të afërmit e tyre të ardhur në Shqipëri me ftesën e Tiranës zyrtare, duke filluar nga biografia e familjes dhe qëndrimi i tyre moral e politik në Kosovë e Jugosllavi, ku për njërin prej tyre, Ali Currin, që ishte kushëri i ‘Heroit të Popullit’ Bajram Curri, ai i bën me dije, se Rexhep Duraku i ka thënë, se atë njeri nuk e ka marrë ai, por ja kanë dhënë dhe për të duhet pasur kujdes, pasi ai mban qëndrim të keq dhe njihet si agjent i UDB-së, si dhe për Rexhep Durakun, për të cilin, Qazim Shija, thoshte se është në shërbim të UDB-së!

Raport-informacioni ‘Tepër sekret’ i zv / ministrit të Punëve të Brendshme, Rexhep Kolli, dërguar Ramiz Alisë, lidhur me grupin e kosovarëve të ardhur në Shqipëri me të atin e Emin Durakut

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                                               TEPËR SEKRET
MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME
Tiranë, më 27.11.1969
DREJTORIA I
Nr. 2527

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Lënda: Mbi grupin e kosovarëve të ardhur me Rexhep Durakun

SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH

SHOKUT RAMIZ ALIA

TIRANE

Më datë 19.11.1969 erdhi në vendin tonë Rexhep Duraku, së bashku me 26 persona të tjerë nga Gjakova, për dasmën e djalit që ka në Shqipëri.
Nga të dhënat e deritanishme na rezulton:

  1. Rexhep Duraku, mban qëndrim pozitiv. Është mjaft i emocionuar që i’u dha mundësia për të ardhur. Me personat e tjerë të grupit nuk hyn në biseda politike dhe lë të nënkuptohet se nuk ka dëshirë të flasë në prezencën e tyre. Kërkon të qëndrojë deri në fund të dhjetorit. Kthimin në Gjakovë kërkon ta bëjë me mjetin e vet, duke ardhur në Shkodër te djali për ta marrë. Jemi të mendimit t’ia plotësojmë kërkesën.
  2. Hatixhe Duraku, është bashkëshortja e Rexhepit. E emocionuar dhe e gëzuar që ka ardhur në vendin tonë. Mjaft e kënaqur që djali Përparimi ka kryer universitetin shtetëror të Tiranës dhe që është stabilizuar shumë mirë në qytetin e Shkodrës.
  3. Hamdi Duraku, vëllai i Rexhepit. Ka një mulli të tij në Gjakovë. Jeton i ndarë nga Rexhepi. Shpreh në biseda gëzimin që i’u dha mundësia për të ardhur. Para Luftës Nacionalçlirimtare ka jetuar një kohë në Tiranë dhe në Durrës. Flet në prezencë të personave të tjerë të ardhur me të nga Gjakova, se në kohën kur ka jetuar në Shqipëri, ka qenë prapambetje e madhe, nuk ka pasur asgjë, njeriu punonte tërë ditën dhe nuk merrte asnjë kilogram misër. Ankohet për jetën që bën në Jugosllavi dhe shprehet se, edhe ato para që fiton nga mulliri, i’a marrin nga taksat e shumta.
  4. Izet Duraku, djali i Rexhepit. Merret me tregti. Ka në Gjakovë një dyqan ku shet e rregullon biçikleta. Tregohet mjaft i afrueshëm, thotë se jugosllavët, megjithëse në dukje tregohen sikur na besojnë, në të vërtetë na ndjekin dhe mundohen të na kapin për të na demaskuar si kundërshtarë të regjimit. Shprehu mendimin se dëshironte për t’i prurë një dhuratë shokut Enver, flamur të kuq, me mbishkrimin nga patriotët kosovarë të Gjakovës. Sipas tij, këtë flamur do ta përgatisë në Gjakovë pasi të kthehet dhe kur të vijë në dhjetor për të marrë Rexhepin, ta ketë fshehur në makinë. Më vonë e ndërroi këtë mendim; tha se kishte biseduar edhe me një nga pjesëtarët e tjerë të grupit, Qazim Xhinon, për ta përgatitur flamurin këtu dhe për t’ia dhuruar. Rexhepi dhe personat e tjerë të grupit, nuk dinë asgjë për këtë dëshirë të Izetit. Nga ana jonë, i’u tha se pa dijeninë e Rexhepit, nuk është mirë që të përgatitet kjo dhuratë.
  5. Nesret Duraku
  6. Fatime Duraku
  7. Mandush Duraku
  8. Belqizere Duraku, nuk del ndonjë e dhënë. Mbajnë qëndrim të mirë dhe janë të emocionuar për ardhjen në vendin tonë.
  9. Nazmie Duraku, vajza e Rexhepit. Ka pasur të dhëna se punon në Sekretariatin e Punëve të Brendshme të Gjakovës si sekretare. Izeti, vëllai, e paraqet të mirë dhe mendon se së bashku me të t’i përgatisë flamurin për dhuratë shokut Enver.
  10. Enver Duraku, në moshë rreth 16 vjeç. Është nipi i Rexhepit. Tregon se interesohet në Gjakovë për të gjetur libra që dërgohen nga vendi ynë. Dëgjon Radio-Tiranën dhe kishte mësuar nëpërmjet saj shumë këngë nga tonat.
  11. Faik Duraku, djali i Rexhepit, nëndrejtor i shkollës Normale në Gjakovë. Tregohet mjaft i rezervuar në biseda. Është interesuar për të blerë literaturë artistike dhe tekstet shkollore. Interesohet dhe ndjek me kujdes gjithçka që i jepet rasti të shikojë. Në biseda lë të nënkuptohet se ka simpati për Fadil Hoxhën dhe shpreh mendimin se Fadili punon për të mirën e Kosovës.
  12. Naime Juniku, e motra e Rexhepit. Qëndrimi i saj është pozitiv. Flet mirë për çfarë ka parë gjatë ditëve të qëndrimit këtu.
  13. Farie Velia
  14. Zeliha Kruma
  15. Nazife Salih Osmani
  16. Naxhie Deva. Janë të kaluara nga mosha, mjaft të emocionuara dhe të gëzuara që i’u dha mundësia për të takuar të afërmit e tyre në vendin tonë.
  17. Ahmet Zajmi, është kushëri i Bajram Currit, me profesion shofer, pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare. Flet haptazi me entuziazëm për vendin tonë dhe në veçanti për shokun Enver.
  18. Hysni Gjoshi, mik me Rexhepin. Ka në vendin tonë një djalë të ardhur si emigrant në vitin 1959. Shprehet pozitivisht për sukseset dhe përparimin që po sheh, pasi para Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë në Shqipëri.
  19. Mustafa Neziri, edhe ky mik i Rexhepit. Ka djalin në Shqipëri të ardhur si emigrant në 1959-ën, aktualisht ndjek Institutin e Lartë Bujqësor. Është shumë i emocionuar që i’u dha mundësia për të ardhur.
  20. Nexhadije Bardhi, mike e familjes së Rexhepit, e afërt e familjes Duraku, me profesion arsimtare. Interesohet në mënyrë të veçantë sidomos për sukseset e përparimet që janë bërë në vendin tonë. Është shprehur që fëmijët përpiqet t’i edukojë drejt, ashtu si duhet, me frymën e patriotizmit. Ka farefis me banim në qytetin e Tiranës, mbajnë qëndrim të mirë politik.
  21. Ali Curri, është kushëriri i Bajram Currit. Rexhepi na tha që në momentin e ardhjes se ‘shikojeni këtë person, se nuk e kam marrë unë, por ma kanë dhënë’. Është me moshë 50 vjeç. Para Luftës Nacionalçlirimtare, një vëlla e ka pasur kryetar komune, ndërsa një kushëri i tij, është pushkatuar më 1947-ën si pjesëtar i një organizate ‘nacional-demokrate’. Nga të dhënat e mëparshme për të, del që të jetë agjent i UDB-së. Qëndrimi i tij i deritanishëm është indiferent. Justifikohet se do të kthehet përsëri në Gjakovë, prandaj duhet pasur kujdes.
  22. Qazim Xhija, është kushëri i Rexhep Xhijes, ish-zyrtar në legatën jugosllave në Tiranë në vitin 1956. Tregohet i gëzuar që ka ardhur në vendin tonë. Flet dhe për Rexhepin, duke e cilësuar si njeri të keq dhe në shërbim të UDB-së e të serbit.
  23. Asaf Xharkaxhiu, ka në Tiranë motrën, Behixhe Imeri. Qëndrimi i tij është i mirë. Kërkon që të qëndrojë sa më gjatë në vendin tonë.
  24. Farudin Maloku, është mik i Rexhepit. Qëndron indiferent për sa i përket zhvillimit të vendit tonë, thotë se ‘gjithë kjo pritje që na bëhet është demagogji’.
  25. Adem Rizvanolli, ish-tregtar, tani mekanik. Është mjaft i kënaqur që i’u dha mundësia të vijë në vendin tonë. Flet me gëzim për sukseset e arritura dhe ndryshimet e mëdha që po shikon këtu dhe haptazi shpreh dëshirën për shokun Enver.

Nga të gjitha të dhënat e mbledhura, del se janë mjaft të mallëngjyer për mundësinë që i’u dha për të ardhur dhe parë Shqipërinë. Shprehin me fjalë të ngrohta dashurinë për Partinë dhe shokun Enver. E kuptojnë se gjithë ky nder që i’u bë këtyre, është një nder që Populli dhe Partia jonë po i bën gjithë popullit kosovar.

Nëpërmjet bisedave cilësojnë se, jo vetëm këta, por gjithë populli i Kosovës dëgjon emisionet e Radio-Tiranës e Kukësit dhe janë të informuar mjaft mirë mbi sukseset dhe masat revolucionarizuese, dhe shprehin kënaqësinë e tyre për të.

Për gjendjen në Jugosllavi, janë të shqetësuar sidomos për këto çështje të përditshme:

– Për rritjen e papunësisë dhe vështirësitë e sigurimit të mjeteve të jetesës, të cilat i detyrojnë njerëzit që të shkojnë jashtë Jugosllavisë për punë.

– Rritjen e kriminalitetit dhe pasigurinë e jetesës së personit nga vjedhjet dhe vrasjet për hakmarrje dhe grindje.
– Shtimin e degjenerimit moral dhe shpirtëror te një pjesë e rinisë, për shkak të vetë nxitjes që bën shteti me anë të literaturës dhe filmave.

Nga të gjithë është shfaqur dëshira për të qëndruar më gjatë në vendin tonë, pasi kohën e qëndrimit e kanë deri më 30.11.1969.

Ne jemi të mendimit të qëndrojnë. Kanë kërkuar për të kaluar kufirin në Morinë të Kukësit, ose në Qafë-Prush të Tropojës. Edhe këtë mendojmë se mund t’ua plotësojmë. /Memorie.al

ZV/MINISTRI I PUNEVE TE BRENDSHME

(Rexhep Kolli)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 18 Gusht

Next Post

“Turistët e huaj që vijnë tek ne, thonë se shqiptarët na shohin si kafshë të egra dhe…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ i Drejtorit të Sigurimit në ’69-ën për Hysni Kapon

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Dokumenti sekret i Kadri Hazbiut: Ja çfarë duhet të bëjë Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit me turistët e huaj që vinë tek ne…

“Turistët e huaj që vijnë tek ne, thonë se shqiptarët na shohin si kafshë të egra dhe…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ i Drejtorit të Sigurimit në ’69-ën për Hysni Kapon

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!