• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Dëshmia e ish – të internuarit: “Ne të deklasuarit e Myzeqesë, që votonim me qejf deputeten Themie Thomai dhe….”/ Historia me dy “kulakët” që alarmoi udhëheqjen!

Një grup të internuarish gjatë kohës që punonin në ndërtim
Dëshmia e ish – të internuarit: “Ne të deklasuarit e Myzeqesë, që votonim me qejf deputeten Themie Thomai dhe….”/ Historia me dy “kulakët” që alarmoi udhëheqjen!
Halil Zenuni Tefik Çelo dhe Genc Pervizi (lart), Reshit Qazim Mulleti, Moisi Mirakaj dhe Lek Mirakaj, gjatë kohës që punonin në ndërtim
Moisi Mirakaj dhe Tefik Çelo, gjatë periudhës së internimit
Dëshmia e ish – të internuarit: “Ne të deklasuarit e Myzeqesë, që votonim me qejf deputeten Themie Thomai dhe….”/ Historia me dy “kulakët” që alarmoi udhëheqjen!
Ylber Starova, Mimika Çelo, Tefik Çelo, Veronika Hasan Dosti, si dhe Ernest Hasan Dosti me bashkëshorten dhe djalin e vogël. Foto e bërë para barakës së tyre në fshatin Gradis
Foto e bërë me rastin e ceremonisë së martesës së Mimika Çelos, motrës së Tefik Çelo në internim
Tefik Çelo, nipi i Mehdi Frashërit në internim në fshatin Gradishtë
Vexhije Çelo, bashkëshortja e Tefik Çelos, me 22 mars 1992, ditën e fitores së Partisë Demokratike, në Gradishtë

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, e drejta për të marrë pjesë në votime, nuk u ishte mohuar as atyre shtetasve që ishin të internuar, apo siç etiketoheshin ndryshe si “të deklasuarit”! Po përse ndodhte kjo gjë kur ata ishin të privuar nga shumë të drejta më elementare se ajo e votimit dhe si trajtoheshin ata gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet në Kuvendin Popullor të Shqipërisë, si dhe ditën e votimeve? Lidhur me këtë, Tefik Çelo, një prej atyre ish-të deklasuarve që e kaloi jetën në internim së bashku me familjen e tij nga viti 1956 deri në 1990-ën, dëshmonte:

“E drejta jonë për të votuar ishte e sanksionuar edhe me Kushtetutë. Ne të deklasuarve na lejonin të votonim në mënyrë që të mos mësohej kurrë numri i vërtetë se sa ishim. Për 34 vjet që isha unë në internim, vetëm njërit mbaj mënd se i ishte hequr e drejta elektorale. Kur fillonte fushata elektorale, në fshatin tonë vinte kandidati për deputet dhe na pyeste se çfarë hallesh e problemesh kishim. Kërkesa më e madhe që mund t’i bënim, ishte ajo për rregullimin e çezmave. Nuk bëhej fjalë të kërkoje gjë tjetër, pasi të plasnin Brenda, duke të akuzuar për agjitacion e propagandë.

Ditën e votimeve, në ora 6.00 hapej qendra e votimit dhe në ora 7.00, na vinin nëpër shtëpi duke na thënë: ‘Hajdeni të votoni se na e kaluan të tjerët’. Ka pasur raste të pakta kur persona të ndryshëm nuk donin të votonin ose i sorollasnin ata të Frontit. Më kujtohet rasti i një fshatari të vuajtur, Kici Thundaraku, i cili kishte bërë 20 vjet burg politik, i akuzuar për “strehim kriminelësh”. Ai jetonte i vetëm në një kasolle me 5-6 pleq dhe kishte bërë shumë kërkesa për kushte më të mira jetese.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

Meqenëse nuk i’a kishin plotësuar, ai tha se nuk do të votonte dhe ditën e zgjedhjeve, do të shkonte tek e dashura në Rrogozhinë. Ashtu bëri fakiri dhe u bë problem i madh, pasi nuk dilte pjesëmarrja 100 % në votime. U dha urdhër nga Tirana, që të gjendej me çdo kusht dhe me të vetmin kamion të Fermës, shkuan në Rrogozhinë dhe e sollën aty. Pritej votimi i Kicit, pasi 7 sektorë të tjerë të Fermës kishin votuar 100 %, por ai nuk pranonte. Më në fund, i’u lut Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Fermës (që kishte 12 mijë banorë), Zenel Guçja, duke i thënë se: do t’ia plotësonin kushtet dhe ai votoi.

Një rast tjetër ka qenë në Savër, ku një ish-kapter ushtrie i internuar, nuk pranonte të votonte. Ai thoshte: Jam brenda ligjit, votimet mbyllen në 18.00, unë do të votoj në 5 e 30, ose në 6 pa 5, si ta shikoj. I shkonin ata të Frontit nga prapa dhe i luteshin por nuk pranonte. I sorollaste duke u thënë se: do të shkonte në Lushnje për të pirë kafe, apo për të gjuajtur bretkosa në kanal dhe ata nuk i ndaheshin. Pasi i sorollati mirë e mirë, ish-kapteri i quajtur Fiqri, votoi aty nga ora 14.00.

Ato ditë nuk i thanë gjë, por më vonë i gjetën sebep dhe e dënuan 6 muaj burg. Në vitin 1976, në Këmishtaj dolën disa vota kundër dhe “plasën” brenda dy vetë, që deklaruan publikisht se nuk i donin kandidatët që u kishin caktuar. Nuk ishte e lehtë të votoje kundër, edhe pse nuk i doje ata që ishin caktuar. Për të vetmen kandidate që ne kemi votuar me qejf, ka qenë Themie Thomai që u bë më pas minister e Bujqësisë. Ajo ishte një brigadiere e mirë dhe shumë punëtore. Themia gëzonte edhe respektin tonë dhe ia jepnim me qejf votat”. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ju na hapët dyert e thesareve të paçmueshme të letërsisë botërore, ju na njohët me Shilerin, Shekspirin, Gorkin, dhe…”/ Zbulohet letra e panjohur për profesorin e famshëm

Next Post

Kalendari Historik 13 Korrik

Artikuj të ngjashëm

“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 10, 2025
“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën
Dossier

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

May 10, 2025
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Lilo Zeneli mbante në duar nji gjenerator të ngjashëm me nji mulli bloje orizi, kurse Xhemal Selimi, rrotullonte rreth veshëve të mij fijet e korrentit…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit, për torturat në hetuesi

May 9, 2025
“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
Next Post
Korrik

Kalendari Historik 13 Korrik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!