Dashnor Kaloçi
Pjesa e parë
Memorie.al publikon historinë e panjohur të vizitës një javore që bëri në Shqipëri Mbreti i Italisë, Shqipërisë dhe Perandori i Etiopisë, Viktor Emanueli i III-të, I cili me datën 10 maj të vitit 1941 mbërriti në aerodromin e vogël të Laprakës, me një avion të vogël ushtarak që e shoqëronin një skuadrilje aeroplanësh të Forcave Ajrore Italiane, ku kishin dalë për ta pritur personalitetet më të lartë të shtetit shqiptar, duke filluar nga kryeministri Shefqet Vërlaci, ministrat Maliq Libohova, Anton Beça, Ernest Koliqi, Qemal Vrioni, Maliq Bushati, kryetari i Këshillit Epror Korporativ, Terenc Toçi, senatori Gjon Markagjoni, krerët kryesorë të tre religjioneve fetare në Shqipëri: Imzot Kristofor Kisi, (Kryetar i Kishës Ortodokse Shqiptare), Muharrem Mullahi, (Kryemyftiu i Tiranës) dhe Ipeshkvi, Vinçens Prenushi (Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë), kryetari i Bashkisë Tiranë, Dr. Ali Erebara, si dhe gjithë trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, etj., si dhe personalitetet e larta italiane, si: Konti Galezao Çiano, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, gjeneral-armate, Pariani, zv/ministri i Luftës i Italisë, si dhe ministri Fuqiplotë i Italisë në Shqipëri, Francesko Jakomoni, etj. Si e pasqyroi gazeta “Tomorri” të gjithë vizitën e Mbretit të Italisë në Shqipëri, që nga mbërritja e tij në datën 10 maj, e deri në largimin e tij më datën 17 maj.
Shkrimet e gazetës “Tomorri” për vizitën e Mbretit Viktor Emanueli I III-të në Shqipëri, në maj 1941
Dita e dytë dhe e tretë Shqiptare e Mbretit Perandor
Sovrani August shkon në parakalim, Organizatat djaloshare të Partisë
Vizita në Krujë, Durrës, Vlorë, Porti Edda, Delvinë e Gjirokastër midis brohoritjeve të nxehta të popullit
Populli shqiptar rreth Mbretit të tij
Dita e parë Shqiptare e Mbretit Perandor u theksua prej përshëndetjes së flakët e plot dashuri të popullit shqiptar, në drejtim të Sovranit të vet të madh. Kjo ditë fatlume, e cila do të mbetet e paharrueshme, ndër zemrat e të gjithë shqiptarëve, pa takimin e Mbretit Perandor me popullin e tij shqiptar, mbi këto brigje lindore t’Adriatikut. Ardhja e Sovranit në tokë të Ballkanit, të nesërmi e luftës së Boshtit, që i çeli Fitores s’onë horizonte më të gjëra, ka marrë një kuptim shumë të naltë, të cilin krejt populli shqiptar, me ndjesi të ndritur, përvetësoi me një herë me ndërgjegje të plotë.
Prej pranisë së Sovranit mbi tokën e vet Akoma të plagosur prej furisë së luftës, ky popull nxori kuptim të thellë, gëzimi, të pakufishëm dhe kryenaltësije, sikurse prej pranisë së Tij Auguste, në çastin e tanishëm, ka tërhequr siguri të plotë se fatet e Shqipërisë do të garantohen me mbrojtjen e plotë të të drejtave e t’aspiratës, ky popull nxori kuptim të thellë gëzimi, të pakufishëm dhe kryenaltësijes sikurse prej pranisë së Tij Auguste, në çastin e tanishëm ka tërhequr siguri të plotë se fatet e Shqipërisë do të garantohen me mbrojtjen e plotë të të drejtave e t’aspiratavet të veta kombëtare.
Dita e Parë Shqiptare e Mbretit Perandor pat pra këtë kuptim. Elementet kryesore stolije të vërtetë të pjekjes së parë të Sovranit me popullin e Mbretërisë së Tij Shqiptare kanë qenë rreshtimet gjatë rrugëve të Tiranës të trupave të kthyera prej pak ditësh, nga betejat e tiranit grek, të paraqitura në një paradë hijerëndë fuqie ushtarake edhe dhënia e amnistisë dhe faljes së gjërë, elemente fuqie ushtarake dhe drejtësie romake, këto të cilat në sintezën e tyre, përmbledhin karakteret e pjesë bërjes së Shqipërisë në gji të Komunitetit perandorak Fashist.
Sovrani i’u shfaq popullit shqiptar në dritën e Fitores. Këtij populli me një të shkuar historike të gjatë, me tradita të lashta trimnije, me kuptim të thellë të jetës së frymëzuar me shpirt burrnor luftimi, që besnikërinë ndaj Prijësin e vet e ka bërë çdo kohë shkak kryenaltë nderi, Sovrani August i u shfaq me plotë dritë lavdie.
Takimi i Sovranit me popullin e Shqipërisë u bë më i ngushtë ditën e parë, me pritjen e mbas drekës në Pallatin Mbretnor të përfaqsive të të gjitha klasave shoqnore që përbëjnë jetën shqiptare; prej aristokracisë së qyteteve të saja të lashta të komandantët e reparteve të Ushtrisë, të Marinës, t’Aeronautikës e të Milicijes; te gjerarkitë e Partisë, te eksponentët e botës politike, intelektuale dhe ekonomike të Tiranës, te punëtorët e thjeshtë dhe gjer te pionierët, që po i çelin këtij vendi rrugët e madhështisë së ardhshme.
Vizita në faltoret
Dita e dytë Shqiptare e Mbretit Perandor i’u kushtua vizitës së tempujve të komuniteteve të ndryshme fetare, shprehje e lirisë shpirtërore së popullit, si dhe vizitës së veprave të reja që po pasurojnë Tiranën duke i shtuar fuqinë dhe bukurinë, duke i dhënë jetës, forcë e vrull, në strukturën e shëndoshë të Shtetit të ri Fashist.
Midis vizitës së të tre tempujve dhe invokimit të bekimeve, midis lutjeve të nxehta të popullit dhe midis ambientit të veprave botërore, që po krijohen në hapësirën e shkëlqyer dhe të gjerë të Sheshit të Fitores, Sovrani kaloi para rrethimit të formacioneve të Rinis së Liktorit Shqiptar. Mbreti Perandor priti përshëndetjen plotë gjallëri dhe enthuziazëm të rinisë shqiptare më të bukur, shkëlqimisht të fortë, të renduar në vargje të përsosur gjatë të dyja anëve të Shëtitores së Perandorisë. Duke kaluar me ngadalë gjatazi shëtitores midis këtyre ngjarjeve të rinisë në hare, Sovrani kaloi si ndënë një hark të madh fitoreje; si një Sovran i fuqishëm dhe i veneruar, në pragun e Mbretnisë së re të Tij të lirë, fashiste, të Shqipërisë së nesërme më të madhe.
Prej sheshit që titullohet simbas lavdive të Gjergj Kastriotit, midis të cilit ngrihet statuja e Fitores, duke lënë mbas shpine hijen e tempujve të përzierë me dritat e qirinjve e këngët lithurgjike, në atmosferën fetare të lartësimit fetar. Shëtitorja e gjerë e Liktorit iu paraqit Mbretit Perandor më në fund Shtëpinë e bardhë të Liktorit, duke pasur anash rreshtime e formacioneve të Rinisë së Liktorit Shqiptar, midis reve të dendura, shkëlqeu duke e ndritur s’qenën duke i dhënë një theksim të veçantë bardhësisë së mermernave, ngjyrave të flamujve, blerimit të kodrave. Kështu Sovrani i u afrua zemrës më të vërtetë, më intime e më të fortë të popullit shqiptar, gati sikur me i dalë përballë fatit të shkëlqyer të këtij.
Në Xhami
Duke u nisur prej Pallatit Mbretnor në orën 9 para darke, M.T. Mbreti Perandor vizitoi së pari Xhaminë e Vjetër. Gjatë rrugës “Francesco Jacomoni”, rrugës “28 nëntori” Sheshit “Skanderbeg” dhe shëtitores “Viktor Emanueli III”, ishin të rreshtuar batalionet e regjimentit të 50-të të kambsorisë, të divizjonit “Parama” dhe skuadrionet e kalorsisë dhe të lanciervet t’Aostas. Kalorija ishte në rrethin e madh të Sheshit Skanderbeg me bandë e flamur. Lancierët e Aostas ishin gjatë Shëtitores së Perandorisë, edhe këta me bandë e flamur. Në qoshen e Sheshit “Skënderbej” në pikën e takimit me Shëtitoren “Viktor Emanueli III”, ishte flamuri i Regjimentit. Pranë shatërvanit kishte zënë vend Banda e Bashkisë. Prapa parmakëve qendronte populli që festonte dhe deshte të përshnesi përsëri Mbretin e vetë.
Shoqëruar prej Kontit Çiano, Ministër i Punëve të Jashtme, prej Shk. Jakomoni, prej Sh. Vërlaci dhe personelit të Suitës së tij të Shtëpisë Mbretnore, prej funksionarësh të naltë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Mëkambësisë së Përgjithshme, M. T. Mbreti, Perandor pak mbas orës 9 arriti në Xhaminë e Suljeman Pashës. Në hyrje të Xhamisë kishin dalë të presin Sovranin, Kryetari i Komunitetit mysliman, Kryetari Botënor i sektit të Bektashinjëve, Kryetari i Shoqatës kulturale myslimane “Drita Hyjnore”, shumë dinjitarë dhe kryetarë fetarë si dhe një numër i madh besnikësh. Përfaqësonin Qeverinë dhe autoritetin e Shtetit Shkëlqesa Toçi, Kryetari i Këshillit t’Epërm Fashist Korporativ dhe Shkëlqesa Anton Beça, Ministër i Bujqësisë e Pyjeve. Turma që ishte e grumbulluar prapa parmakëve, i bëri Sovranit një manifestim të nxehtë enthusiazmi. Shoqëruar prej kryetarvet fetarë dhe prej personaliteteve të suitës Mbreti Perandor hyri në Xhami ku filloi lutja fetare çelur me një fjalim të Kryemyftiut të Tiranës Em. T. Muharrem Mullahit, i cili mbasi lartësoi vetijat e shkëlqyeshme të Shtëpisë Savoia, hovin e dhënë prej Fashizmit jetës së re të Shqipërisë dhe përparimin …. Të rrjedhur prej bashkimit të lumnueshëm të Shqipnisë me Komunitetin perandorak të Romës, invokoi bekimin Hyjnor mbi Madhnin e tij Mbretin Perandor dhe mbi fatet e të dy popujve të bashkuar. Në mbarimin e lutjes fetare, Mbreti Perandor u ndal t’admirojë pikturimet murore që zbukurojnë tempullin duke u interesuar rreth arkitekturës së saj artistike edhe pastaj u shtrëngoi dorën Kryetarit të Komunitetit mysliman dhe dinjitarëve fetar që kishin dalë t’a përcjellin.
Në Kishën Orthodoksë
Pastaj u riformua kortezhi i autoriteteve. Kalonte përpara vetura e shërbimit ku kishin zënë vend Adjutanti i Përgjithshëm, Ministri i Veremonivet dhe Adjutanti i Shërbimeve. Në veturën Mbretërore Mbret Perandor, rrinte pranë Ministrit të Punëve të Jashtme, Konti Çiano. Në të ishte edhe Gjenerali Puntoni, Adjutani i Parë i Përgjithshëm. Ndër dy veturat e tjera që ndiqnin Kryeministrin Shk. Vërlaci shoqërohej prej Ministrit të Shtëpisë Mbretnore Shkëlqesës Konti D’Acquarone dhe prej Shkëlqesës Çelesia di Vegliasco, Shef i Cerimonialit i Ministrisë së Punëve të Jashtme, prej Shefit të Zyrës Ushtarake të Mëkambësisë së Përgjithshme dhe prej Kapitenit Incisa della Ricchetta. Me t’arrijtur në qoshen e Sheshit “Skënderbej” dhe të shëtitores “Viktor Emanueli i III”, Mbreti Perandor kaloi para flamurit të Batalionit të 50-të të kambsorisë që e nderoi, ndërsa flamuri u përul edhe ushtarët të rreshtuar në paraqitje t’armëve me t’u dhënë urdhri “Përshëndetje Mbretit”! u përgjigjën njëzanit “Rroftë Mbreti”! së cilës britmë e bëri ushtimë dhe britma Akoma më e fortë e turmës që brohoriste me shumë gëzim.
Në hyrje të Kishës orthodokse, ku ndodheshin me pritë Sovranin Shkëlqesat, Koliqi e Vrioni dhe Shk. Parinin Inspektor i P.N.F., Mbreti Perandor u prit prej Kryetarit të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare dhe nga parija e kësaj Kishe Imz. Kisi, i cili ishte veshur me rrobat e shenjta të rastit me shenjat e gardës së tija, e shoqëroi Sovranin te Kathedra Kryepiskopale ndërsa në Kishë gjëmonin brohoritjet e besnikëve që e mbushnin plot. Pastaj u bë lutja fetare e kënduar prej vetë Imzot Kisit, me pjesmarrjen e Korit mikst. Imzot Kisi mbajti pastaj këtë fjalim: “Madhënisë, Populli shqipatr, i prekur prej nderit të madh që i bëni me këtë vizitë Mbretnore, ju pret me manifestime gëzimi e besnikërije të thellë. Gjatë ditëve që do të denjoni të qëndroni në tokën e Atdheut t’onë, do të bindeni, Madhni, se populli shqiptar ju do dhe ju adhuron me një dashuri që mburon, prej shpirtit të tij, me atë dashuri të pakufishme që ushqen kundrejt, Madhërisë s’Uaj, edhe i gjithë populli italjan Populli shqiptar, ju do se nën hijen e Dinastisë së lavdishme Savoia edhe në bashkimin e tij me Italinë perandorake sheh të vetmen garanci të prosperitetit të tij, të vetmen garanci të lirisë e të traditave t’ona kombëtare. Populli shqiptar ju do se për hir të këtij bashkimi fatlumë po plotësohet sot ëndrra e Shqipërisë së Madhe që ka ushqyer kaq brez patriotësh, ëndrra që fatlumtërisht është në realizim e sipër. Edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, duke interpretuar me anën t’ime ndjenjat e devocionit e të besnikërisë së të gjithë Orthodhoksëvet, ju uron mirëseardhjen, i lutet Zotit t’ju dhurojë shëndet e jetë të gjatë, të forcojë miqësinë, shekullore të të dy popujve t’Italisë e të Shqipnisë dhe t’ju falë Ushtrivet t’ona glorioze Fitoren e plotë”.
Në Kishën Katholike
Pastaj u bë vizita në Kishën Katolike, ku përfaqësonin Qeverinë Shk. Mborja e Bushati. Në hymje të kishës M. T. Mbreti Perandor u prit prej Kryeipeshkvit të Durrësit Imz. Vincene Prendushi, i cili vishte teshat pontifikale dhe i paraqiti që M. T. e puthi. Gjithashtu ndodheshin pranë Imzot Thaçi, Kryeipeshkev i Shkodrës, Provinçjali i Etënvet Jezuitë dhe përfaqësi të klerit e të shoqatavet katolike, Baldakini, ndënë të cilin Mbreti Perandor vazhdoi për të hyrë në kishë parakalohej nga vajza të vogla të veshura me të bardha që hidhnin lule. Imz. Prendushi, i ndihmuar prej klerit bani lutjet fetare përcjellun me kangë të korit. Në dalje të kishës M. T. Mbreti Perandor pati një përshëndetje të re nderimin nga ana e turmës që përsëriste brohoritjet e tija.
Përshëndetja enthusiastike e R.L.Sh.
M. T. Mbreti Perandor vazhdoi pastaj udhën përmes Shëtitores duke kaluarë n’atë të Perandorisë midis demonstratave të flakta të të rinjve të R. L. Sh. Në një atmosferë ekzaltimi atdhetar të papërshkrueshëm.
Ndërsa vetura kalonte para godinave të ndryshme në ndërtim e sipër, Shk. Konti Çiano i jepte Sovranit ndriçim mbi zhvillimin e qendrës së re të Tiranës.
Me t’arrijtur në Sheshin e “Liktorit”, mbasi admiroi binanë madhështore të Shtëpisë së Fashit që ka përsipër gërma të mëdhaja vigane “Rex”, M.T. Mbreti Perandor u kthye përsëri në Sheshin “Skënderbej” midis demostratave të shumta të formacioneve të Rinis së Liktorit Shqiptar.
Rregulli i përsosur i disiplinës, elegance e divizavet, sjellja shum krenare e të rinjvet fituan prej Sovranit shenja kënaqësije të gjallë.
Kalimi i kortezhit Mbretnor përmes rrugëve të qendrës për kthimin në Pallatin Mbretnor u bë midis manifestimesh të vazhdueshme nga ana e popullit të Tiranës që asistonte nga prapa radhëve të trupave ushtarake që kishin zënë vend buzë këmbësorëve të rrugëve.
Në Pallatin mbretnor, në prani të Shkëlqesavet, Konti Çiano, Mëkambësit të Përgjithshëm, Kryeministrit dhe të jetesëtarëve të Mbretnisë, Mbreti Perandor priti dërgatat e të dhjetë Prefekturave të Mbretnisë, duke u ndaluar përzemërsisht me përfaqësuesit e krahinavet të ndryshme shqiptare, shumë prej të cilëve ishin veshun me kostumet e tyre kombëtare. Pastaj u shtrua një drekë intime.
Në Krujë e në Durrës
Në orët e para të mbas drekës së ditës së Djelë, Madhërija e tij Mbreti Perandor la Tiranën për të filluar një vizitë nëpër krahinat e Mbretnisë e veçanërisht në Jugë, ku u zhvilluan luftimet. Nisur prej Tirane, në formë private, Sovrani u ndal në Krujë, duke vizituar Kështjellën historike të Skanderbegut.
S’andejmi n’orën 10, shkoi në Durrës. Qyteti i stolisur dhe rrugët të mbushura plot popull që festonte në hare, prisnin arritjen e Sovranit me pa-durim. Në shkallën kryesore të Bashkisë kishin s’britur të presin Mysafirin August, Kryeministri Vërlaci, Ministri i Financavet, Prefekti, Kryetari i Bashkisë, Inspektori Federal, Kryetari i Zyrës Krahinore të Mëkëmbësisë e Komandanti i Presidit Ushtarak. Midis brohoritjesh të shumta, Mbret Perandor zbriti prej automobilit dhe i shoqëruar prej autoriteteve, vizitoi godinën e Bashkisë, dyke dalë në ballkon për me i përshëndet popullin për enthuziasmin e tyre. Edhe në Durrës rinia e Liktorit Shqiptar deshi t’i shprehi Mbretit Perandor enthusiazmin e vet të flakët me një manifestim të paharrueshëm plot hijeshi, rregull dhe disiplinë.
Në sallën kryesore të Bashkisë, Sovrani u ndal përzemërsisht me personalitetet dhe autoritetet. Ma në fund, midis brohoritjesh të shumta, mbasi vizitoi Vilën Mbretnore, i pritun prej Komandantit Ushtarak Detar, Admiral Sporuello, la qytetin duke shkuar në Kavajë e Lushnje.
Kudo që kaloi Sovrani, si në qytete ashtu dhe në katunde, u prit me nderime të shumta prej popullit.
Në Vlorë
N’orën 19, Sovrani arriti në Vlorë ku kishin shkuar t’a presin Shkëlqesa Jacomoni dhe Kryeministri, të ndihmuar prej autoriteteve dhe Gjerarkivet vendase. Në sheshin e Prefekturës, para turmës së popullit, Prefekti I drejtoi Mbretit Perandor, fjalimin e mirëseardhjes. Pastaj Sovrani dolli në ballkon për t’u përgjegjun brohoritjeve enthusiaste. Mbas një qëndrimi të shkurtër, në të cilin I’u paraqitën autoritetet ushtarake, civile dhe fetare, Sovrani la Vlorën midis brohoritjeve të përsëritura.
Në Porti Edda, Delvinë, Gjirokastër
Duke vazhduar vizitën nëpër krahinat e ndryshme të Shqipnisë, Sovrani August i’a kushtoi ditën e sotme zhvillimit të shëtitjes së gjerë nëpër tokat që kanë qenë theatro t’operasioneve luftarake. Kjo shëtitje po bëhet nga ana e M. T. Mbretit Perandor në formë krejt private edhe ka karakter thjeshtësisht ushtarak. Është takimi i Mbretit Ushtar me burrat dhe me ambientet e luftës.
Vizita e Mbretit Perandor ndër zonat e operacioneve merr kështu një kuptim të lartë për ardhjen në kontakt me popullsitë shqiptare të cilat brohorisnin për të parën herë Sovranin në tokën e tyre dhe përtej atyre kufijve që fitorja e armëve t’ona mundi të kapërcejë.
Mbas ditëve që kaloi në Tiranë, vizita e Mbretit Perandor, sado në rezervimin e karakterit ushtarak që ka, është shquar prej gjallërisë së manifestimeve që popullsitë i kanë improvizuar në Porto Edda, Delvinë dhe Gjirokastër, ku autoritetet dhe populli kanë përmbledhur hovin e entuziazmit të tyre në një britmë të vetme devocioni e bese.
Në enthusiazmin e popullit të Gjirokastrës ishte tërë gëzimi dhe mirënjohja e popullit për çlirimin e tij nga zgjedha e rëndë greke. Bura, gra, çiliminj, të gjitha organizata të Partisë Fashiste Shqiptare, ishin rreshtuar gjatë rrugavet për të brohoritur Mbretin Perandor.
Nisja e Kontit Ciano për n’Itali
Pardje n’orën 16.30 u nis me Aeroplan prej Tirane për t’u kthyerë në Romë Ministri i Punëve të Jashtme Shkëlqesa Konti Galeazzo Ciano, i shoqëruar prej Shefit të Ceremonialit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shkëlqesës Geisser Celesia di Vegliasco.
Kishin Dalë të përcjellin Shkëlqesen, Kontin Çiano, Ministri i Shtëpisë Mbretnore, Senatorë Konti D’Acquarone, Nen-Ministri i Aeronautikës Gjeneral Pricolo, Kryetari i Shtabit Madhnuer të Përgjithshëm dhe Komandanti i Fuqive t’Armatosuna në Shqipëri Gjeneral Cavallero, Shkëlqesa Jacomoni, Kryetar’i Shtabit Madhor të Përgjithshëm të Milicjes, Shkëlqesa Strace, Shkëlqesa Gjenerali i Skuadrës Aerore, Ranza, Komandanti i Aeronautikës në Shqipëri me Kryetarin e Shtabit Madhor. Mazani, Shkëlqesa Parini, Inspektori i P.N.F. me Federalin Cignolini, Konsulli i Përgjithshëm i Gjermanisë Dr. Pfeiffer, Gjenerali Ballabio, Komandanti i Milicjes Fashiste Shqiptare, Nënpunësa të naltë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e Makambësisë së Përgjithshme dhe të Qeverisë. /Memorie.al
Vijon në numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016