• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Muho Bala, nipi i kolonel Haxhi Hajdarit, njeriu i thjeshtë me zemër të madhe që vuajti 25 vjet burg dhe kur doli jetoi në një barakë

Muho Bala, nipi i kolonel Haxhi Hajdarit, njeriu i thjeshtë me zemër të madhe që vuajti 25 vjet burg dhe kur doli jetoi në një barakë
Memorie.al Haxhi Hajdari
Historia e panjohur e kolonel Haxhi Hajdarit, deputetit të Kuvendit Popullor që kundërshtoi kolektivizimin dhe u ekzekutua me artileri në shpellën e Rrjollit
Historia e panjohur e kolonel Haxhi Hajdarit, deputetit të Kuvendit Popullor që kundërshtoi kolektivizimin dhe u ekzekutua me artileri në shpellën e Rrjollit

Nga Caf Jonuz Çulaj

Memorie.al/ Një shoku im i vjetër i burgut, dikur më pat thanë këto fjalë, “Të shkruash mbi vuajtjet do të ballafaqohesh me dy grupe kundërshtarësh. Me bashkëvuajtësit sepse nuk ke mundur që të shkruash, as një të njëqindën e vuajtjeve dhe me mosbesuesit që nuk arrijnë të besojnë, sesi mund të mbijetojë njeriu në ato kushte”. Gjatë periudhës 1944-1991, Shqipëria nxori djem guximtarë që i’u kundërvunë regjimit, pa pasur frikë se mund të humbnin edhe jetën.

Nga ana tjetër partia shtet, i’u kundër përgjigj me dhunë të pashembullt. Kur asaj i mungonin faktet për me dënue dikë, ajo i fabrikonte. E para se shtetit i interesonte që të kishte një kontingjent të madh, që të punonin minierave dhe arave pa shpërblim. Dhe e dyta është se këto masa, e mbanin popullin të nënshtruar. Historia e këtij gjysëm shekulli, është e mbushun me shembuj të tillë, që patën për pasojë, vrasjet, burgosjet, internimet, dhe persekutimet.

Kështu mund të përmendet arrestimi i deputetëve nacionalistë, grupi i klerikëve në Shkodër, hedhja e bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, vrasja e Bardhok Bibës, grupi i Teme Sejkos, eliminimi i Haxhi Hajdarit, etj. Për të vijue në vitet ‘70, me goditjen e grupeve në kulturë, ushtri, ekonomi, etj. Nuk munguan akuzat se ato ishin poli-agjentë të shërbimeve të huaja. Kuptohet mandej propaganda shurdhuese që i servirej popullit e ky, ishte i detyruem me ndigjue.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri

“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

Kështu ngjau dhe me grupin e Haxhi Hajdarit. Në rrethana të panjohura ai, duke qenë deputet, detyrohet me u strehue në një shpellë në Rrjoll. Për asgjësimin e tij, angazhohen forca të shumta ushtarake, duke përfshirë këtu dhe artilerinë. Së fundi, ai vritet me një predhë mortaje. Fill pas kësaj ngjarjeje që bani bujë në Shkodër, filloi një fushatë e madhe arrestimesh. Burgosen shumë shokë e miq të tij. Ndër ta edhe nipi i tij, Muho Bala. Akuzat për të, qenë të ndryshme, mos denoncues, strehues, etj.

Mjaftonte që ishte nipi i Haxhi Hajdarit dhe eliminimi i tij ishte çështje kohe. Askush nuk mendonte se Muho Bala, do t’i shpëtonte plumbit. Të tjerë mendonin, se ai do të vdiste në hetuesi. Megjithatë ai qëndroi në mënyrë dinjitoze duke u përgjigj rrallë. Këto përgjigje, tërbonin hetuesit e tij dhe vetë kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, Feçor Shehun.

U sollën dhe dëshmitarë dhe ai prapë nuk pranoi. Atëherë u dënua me vdekje. Për 65 ditë e netë i lidhur, priste vdekjen. Në fund dënimi, iu ul në 25 vjet ç’ka do të thoshte se ai ishte një “armik i pandreqshëm”. Provoi shumë burgje e kampe pune. Pjesën kryesore e kaloi në burgun e Burrelit, ku ishte shumë i sjellshëm me shokët. Ato pak ushqime që i vinin, i ndante me ta, sa dhe shpesh herë mbetej pa gjë. Në këtë mënyrë ai, fitoi dashurinë e shokëve.

Para se të arrestohej ai, kishte shumë shokë e miq. Por mandej nga frika, ata iu larguan dhe nuk e kujtuan në burg. E vetmja që e ndihmoi, ishte tezja e tij. Ajo punonte në fermë dhe nga ajo punë, siguronte pak të ardhura. E pra me ato pak fitime, ajo nuk do t’i ndahej nipit të saj nëpër burgje e kampe, si në verë ashtu dhe në dimër. Çdo muaj do të trokiste në derën e burgut me trajse me ushqime.

Ne që e njihnim thonim, “erdhi tezja e Muhos”. Ajo u bë shumë e njohun dhe gëzonte nderimin ma të madh. Tezja, kishte një rrogë të vogël. Asaj i duhej të ndihmonte nipin dhe të mbante fëmijët e saj. Por lekët nuk i dilnin kështu që ajo gjeti një zgjidhje. Filloi që të shiste gjak, muaj për muaj. Muho, kur e mori vesh i dëshpërua shumë. Ai, e këshilloi tezen që të mos vinte me e pa ma, por të mjaftohej vetëm me letra. Mesazhi ishte i qartë, ajo s’duhej të shiste gjak. Megjithatë ajo nuk i ndaloi takimet.

Në një rast që ishte vonue, i kishte shkrujt Muhos: “Mos u mërzit të pastë tezja, se akoma nuk e kam shitë atë (gjakun)”. Muhoja, mërzitej jo se nuk i vinin ushqimet, por se ajo qenie e mrekullueshme, po sakrifikohej. Shpesh ai na thoshte: “Nuk do ti kërkoja gjë tjetër Zotit, veçse të dal gjallë nga kjo skëterrë dhe të bashkohem me tezen, për me e falenderue. Se me e shpërblye, nuk do mundem”.

Muho, u ridënue në burg, me 10 vite të tjera. Tani askush nuk mendonte, se ai do dilte nga burgu. Por ndodhi ndryshe. Rënia e Murit të Berlinit, bëri që Shqipëria, të ngrohej nga rrezet e demokracisë. Muho u lirua nga burgu dhe u sistemua në një magazine, meqenëse shtëpinë i’a kishin marrë pushtetarët e kuq. Letrat me vlerë i shiti me gjysëm çmimi me qëllim që të ndihmonte, ata që e kishin ndihmuar. Do të donte të ndihmonte dhe tezen, po ajo kishte vdekur, duke lanë mbrapa një vajzë të martuar që jetonte në një bunker, në një varfëri të tejskajshme. Muhoja, meqë nuk mundi t’ja shpërblente tezes, ia shpërbleu vajzës së saj, që i bleu një hyrje apartamenti. Nuk la pa kujtue me të holla dhe të afërmit. Sot, jeton me pensionin që merr. Jeton thjesht, por krenar i rrethuar nga miq e shokë që i ka të shumtë. Veçanërisht ata të kohës së burgut./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’74-ën vdiq në Shkodër, në një kolibe, At Mark Harapi, profesor i shquem i dogmatikës, i dyti teolog shqiptar mbas Pjetër Bogdanit…”/ Dëshmia e Ipeshkvit Zef Simoni

Next Post

Kalendari Historik 20 Maj

Artikuj të ngjashëm

“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri
Personazh

May 9, 2025
“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur
Personazh

“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

May 8, 2025
Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të
Personazh

Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të

April 27, 2025
“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!

April 22, 2025
“Papa Francesku dhe arti i revolucionit pa reforma…”! /Si një prift me makinë të vjetër, bëri kishën të ndjehet e re?!
Personazh

“Papa Francesku dhe arti i revolucionit pa reforma…”! /Si një prift me makinë të vjetër, bëri kishën të ndjehet e re?!

April 21, 2025
“Kur Pader Aleksi, i tha në shqip Nanë Terezës; Do të hapim edhe kishën e fretenve këtu në Shkodër, ajo u pergjigj; Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur

April 19, 2025
Next Post
Maj

Kalendari Historik 20 Maj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!