1915 – Gjatë, Luftës së Parë Botërore, nëndetësja gjermane U-20 fundos RMS Lusitanian, duke vrarë 1200 njerëz, përfshirë 128 amerikanë. Zhytja u kthye në opinionin publik në shumë vende kundër Gjermanisë, dhe kontribuoi gjerësisht, në hyrjen amerikane në Luftën e Parë Botërore. Ajo u bë një simbol ikonë në fushatat e rekrutimit ushtarak, në mbarë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1920 – Nënshkruhet zyrtarisht, Traktati i Moskës, ku Rusia Sovjetike njeh pavarësinë e Republikës Demokratike të Gjeorgjisë. Nënshkrimi i këtij traktati, dha njohje de jure të pavarësisë së Gjeorgjisë në këmbim të premtimit për mos dhënien e azilit në tokën gjeorgjiane për trupat e fuqive armiqësore ndaj Rusisë Bolshevike. Vetë Gjeorgjia, do të pushtohej nga Ushtria e Kuqe, 6 muaj më pas.
1939 – Lind në Montreal, Sidney Altman. Altman, është një biolog molekular kanadezo-amerikan, i cili ka një kontribut të veçantë në fushën e Biologjisë Molekulare, Qelizore, dhe Zhvillimit të Biologjisë dhe Kimisë në Universitetin e Yale. Në vitin 1989 ai ndau Çmimin Nobel në Kimi me Thomas R. Cech për punën e tyre të përbashkët, në pronat katalitike të ARN-së, ose siç njihet ndryshe, Acidi Ribonukleik. .
1943 – Vdes në Stamboll, në moshën 63 vjeçare, Fethi Okyar. Okyar, ishte një diplomat dhe politikan turk, i cili gjithashtu shërbeu si oficer ushtarak dhe diplomat gjatë dekadës së fundit të Perandorisë Osmane. Ai ishte gjithashtu Kryeministri i dytë i Turqisë (1924-1925) dhe Kryetari i dytë i Parlamentit turk pas Mustafa Kemal Ataturk. Ai së bashku me Ataturkun, do të luanin një rol të rëndësishëm në modenrizimin e Turqisë.
1947 – Ndërron jetë Jani Minga, mësues shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë si përfaqsues i Vlorës. Jani Minga mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore. Ishte nismëtar për krijimin e klubit atdhetar “Labëria” më 1889 dhe i hapjes së shkollës së parë shqipe në Kaninë më 1909, ndërkohë hartonte edhe tekstet shkollore: “Abetare kombëtare shqip përgatitore”, “Abetare shqip këndimore”, “Gramatikë e gjuhës shqipe”, etj. Në korrik 1911 mori pjesë në Kuvendin e Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçës. Ndërsa, në vitin 1912 fitoi të drejtën e të dhënit lëndën e historisë dhe gjeografi së, pas një konkursi në Janinë, të cilin e fitoi. Më 1912-n Minga mori pjesë në Kuvendin Kombëtar që shpalli pavarësinë duke shkruar J. Minga. Atë kohë, me hapjen e shkollës së Vlorës, u emërua drejtor i saj. Më 1922 mori pjesë në kongresin e arsimtarëve në Tiranë. Ishte përkrah Nolit gjatë kryengritjes së qershorit 1924 dhe mbajti fjalën e rastit kur trupat kryengritëse hynë në Tiranë. Vite më vonë iu përkushtua arsimit, si mësues e inspektor dhe kohë më kohë organizonte aktivitete me frymë patriotike, si p.sh. përkujtimin e betejës së Mashkullores dhe figurën e Çerçiz Topullit etj.
1948 – Këshilli i Evropës, themelohet gjatë Kongresit të Hagës. Kongresi diskutoi gjithashtu strukturën dhe rolin e ardhshëm të Këshillit të Evropës. Teitgen dhe Maxwell-Fyfe ishin ndihmës në krijimin e Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore në Këshillin e Evropës. Ky kongres, dha kontributin dhe mjetet e duhura, për të rritur opinionin publik për unitetin evropian.
1954 – Beteja e Dien Bien Phu përfundon me humbjen e ushtrisë franceze dhe një fitore, vendimtare të guerilasve Viet Minh. Franca pranoi të tërhiqte forcat e saj nga të gjitha kolonitë e në Indochina Franceze, ndërsa përcaktoi që Vietnami do të ndahej përkohësisht në paralelin e 17-të. Kontrolli i veriut i jepej Republikës Demokratike, ndërsa jugu do të mbahej nga forcat pro-perëndimore.
1986 – Kanadezi Patrick Morrow, bëhet personi i parë që ngjitet në secilin mal të Seven Summits. Shtatë Samitet janë malet më të larta të secilit prej shtatë kontinenteve. Ato përfshijnë, McKinley në Amerikën e Veriut, Aconcagua, në Amerikën e Jugut, Elbrus, në Europë, Kilimanjaro, në Afrikë, Everest, në Azi, Kosciuczko, në Oqeani, dhe Vinson, në Antarktidë. Morrow, konsiderohet si një ndër alpinistët më të famshëm në botë.
1992 – Anija kozmike, Space Shuttle Endeavour është lançuar në misionin e tij të parë, STS-49. Qëllimi kryesor i misionit të tij nëntëditor ishte të tërhiqte një satelit Intelsat VI (Intelsat 603, i cili nuk arriti të linte orbitën e ulët të tokës dy vjet më parë), ta bashkëngjitej në një fazë të re të sipërme, dhe ta rivendoste në orbitën e tij të synuar gjeosinkronin.