• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Dëshmia e At Gardini: Agjenti i Sigurimit, Pjerin Kçira, deklaroi në gjyq se armët në kishën e Gjuhadolit i kishin fut vetë ata…

Memorie.al AT JAK GARDIN
Memorie.al AT JAK GARDIN
Memorie.al AT JAK GARDIN
Memorie.al AT JAK GARDIN
Memorie.al AT JAK GARDIN
Memorie.al AT JAK GARDIN
“Dhetë vite burg në Shqipni”, historia tragjike e priftit italian, At Giacomo Gardini, në librin e botuar në Itali në ’92-in pas riatdhesimit….
Memorie.al AT JAK GARDIN

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ dëshmitë e panjohura e At Jak Gardinit, klerikut italian i cili erdhi në Shqipëri që në vitet ’30-të, duke shërbyer si meshtar në disa prej famullive të malësive të Veriut, dhe pedagog në Kolegjin e Fretërve Jezuitë të qytetit të Shkodrës. Historia nga arrestimi i tij prej komunistëve në vitin 1945, dënimi me 10 vite burg me akuzën “agjent i Vatikanit”, vuajtjet nëpër kampe dhe burgje, riatdhesimi në Itali në vitin 1956, pas marrëveshjes Hrushov-Adenauer, botimi në Romë në vitin 1992, i librit me kujtime, “Dhetë vjet burg në Shqipni 1945-1955”, e deri tek ardhja e tij në Shqipëri pas viteve ’90-të….

Një nga ata shtetas të huaj që vuajtën gjatë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, ka qenë edhe kleriku katolik italian, At Jak Gardini, i cili kishte ardhur në Shqipëri që në vitet ’30-të, për të shërbyer si famullitar në disa prej zonave të thella të malësisë së Veriut dhe si pedagog në Kolegjin Jezuit në qytetin e Shkodrës. Por, ëndrra e tij për të vazhduar shërbimin me devotshmëri ndaj besimtarëve katolik të Shqipërisë, u pre në mes që në vitin 1945, kur ai u arrestua nga komunistët e sapoardhur në pushtet. Pas akuzave të sajuara si “agjent i Vatikanit” At Jak Gardini u dënua me dhjete vite burg, të cilat i vuajti nëpër kampet e punës së detyruar, në disa rrethe të Shqipërisë komuniste. Ai mundi të lirohej nga dënimi vetëm në vitin 1955, dhe po atë vit u riatdhesua në vendlindjen e tij, në Itali.  Në fillimin e viteve ’80, At Jak Gardini, shkroi kujtimet e jetës së tij, për kohën që kishte shërbyer në Shqipëri, si dhe vuajtjen e dënimit, duke i përmbledhur ato në një libër të titulluar “Dhetë vjet burg në Shqipni” (1945-1955) i cili u botua në Romë, në 24 maj të vitit 1986. Nga ai libër i Gardinit, ne kemi përzgjedhur vetëm disa pjesë, të cilat po i botojmë, duke i paraqitur ato në dialektin gegë, ashtu sikurse i ka shkruar vetë autori.

                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri

“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

Pushkatimi Dom Zadejës, Shantojës, Arapit e Trackit

Me arrestimin e dënimin me burg, çështja ime mund të quhesh e kryeme. Por unë nuk ishim i vetmi që rash për pakujdesi në kurthin e “pushtetit të popullit”. Un bajshem pjesë në një bashkësi të madhe që mbarështonte grupe të mëdha institutesh. Shoqnia e Jezuitëve atëhere drejtonte Seminarin Papnuer, Kolegjën Saverjane, jetimoren, shtypshkronjën me dy revista; një grup jezuitësh gjatë dimrit kujdesesh për të mirën shpirtërore të malsorve, tue pajtue gjaqet ose hakmarrjet, mandej drejtonte një radhë veprimtarish t’Aksjonit Katolik. Misioni i Jezuitve në Shqipni përmblidhte një kompleks t’organizuem mjaft mirë që jo pa arsye mbahesh si një pararoje e krishterimit në një vend kryesisht musliman. Simbas mentalitetit të njerëzve të regjimit të ri, selia e veprave të ndryshme të jezuitëve ishte njëfarë krahu i gjatë i Vatikanit, njëfarë kështjelle e shikueme me dyshim e madje edhe me frigë. Qyshse trupat partizane të çlirimit kishin zavendsue ato gjermane (nanduer 1944), veprat e Misionit qenë shkas hetimesh rrajsore, ma se njëherë gjatë kontrollimeve çdo gja u suel poshtë e përpjetë e u shqyrtue me kujdes se mos po gjejshin ndonjë shkak të mjaftueshëm për t’i dhanë zjarr një sulmi që do të çonte n’ajr gjithçka. Në shekujt e histories së tyne kundër jezuitve nuk kanë mungue kurrë shpifje, edhe çnderuese, paragjykime, e Shqipnija nuk bante një përjashtim: shpërrallime qarkullojshin edhe ma parë; por ndër vjetët për të cilët po flitet, kishte ndërhy edhe ndonjë spiunllik ase tradhti “miqsh”. Megjithatë kurrgjë konkrete ose e vërtetë nuk kishte dalë në shesh.

Këshilla e At Gjon Faustit

Mbas arrestimit tim e dënimit me burg, bashksia jetonte si pa frymë e me parandjenjën e afrimit të një stuhie. Krejt rinia e kolegjës ishte e prekun. At Gjon Fausti, që kishte detyrën e nënprovinçjalit, kur i kallxova se çka kishte ndodhë në konferencën e famshme, më pat thanë:”Duhesh të kishe qenë ma i matun! Por ti je vetëm i pari, nuk do të vonojë me ardhë edhe ora jonë. Jemi në duert e Perendis!”. Përpara e mbrapa dënimit tim ndonjë bashkëvëlla vinte me më vizitue në burg, porse biseda zhvillohesh gjithmonë në pranin e një roje të gatshme me diktue çdo shej ose shprehje, që mund të na merrte në qafë. Nga shkaku i rrethanave, rasa ime nuk kishte ngatrrue bashkëvëllain të tjerë të mi ose ente katolike. Për tashti ishim vetëm një subjekt i padishruem mbi të cilin pushteti kishte mujtë me vu dorë me njëfarë përligjsimi. Kjo mund të quhet si një gja e vogël, por gjithmonë një hap i parë që ma vonë do të mundte me çue te qëllimi i dishruem. Në burg ishim natyrisht në padijeni të plotë se çka u ndodhte bashkëvëllezërve të mi jezuitë. Kah gjysma e dhjetorit 1945 kuptova fluturimthi nga buzët e njenit që kishte ardhë me më vizitue: “Xhakojt arrestue!” Mbeta si të më kishte ra rrufeja e i kapërthyem prej pikëllimi, sepse ato fjalë posa të pëshpërituna lijshin me kuptue shum gjana. Tue e vu veten në rrezik, nënprovinçjali At Fausti erdhi me më vizitue për Krishtlindje. N’at rast ai vërtetoi lajmin, tue dhanë një shej ftyre:”Në duert e Zotit” Ajo qe hera e fundit që e pash e i fola. At muej të dhetorit ishin caktue zgjedhjet për krijimin e Frontit Populluer. Në qytet forcat kundërshtare të regjimit kishin vendosë fshehtas me e njoftue popullsinë mbi vështrimin që kishte ajo votë, randsin e saj e rrjedhimet që mund të ndodhshin. U dukte se deri n’at çast fuqinë në dorë e kishin trupat e çlirimit, formue me elementa të çdo besimi fetar e politik, që ishin bashkue me dëbue pushtuesit e vendit. Në të vërtetë Fuqitë e Armatosuna ishin të kontrollueme nga komunistat, e zgjedhjet synojshin vetëm me i dhanë njëfarë pamje ligjore atyne që e kishin marrë pushtetin e dojshin me e ruejtë vetëm për vete. Kaq asht e vërtetë sa kur, ma vonë, u mundue me organizue kuadrot drejtuese, zanat e qëndresës, që me çdo të drejtë urojshin një qeveri koalicjoni, së pakut me socialistët, u vunë në heshtje e mandej qenë shtypë. Asht e dijtun se në kët klimë ato zgjedhje nuk do të mundeshin me u zhvillue në mënyrë me të vërtetë të lirë. Qysh me kohë ishte parapa sekuestrimi i tipografive, çiklostileve, rezervave të letrës, maqinave të shkrimit, e gjithçkaje që mund të bahesh vegël e propagandës. Edhe në shtëpinë e jezuitëve u sekuestruan krejt mjetet e tilla.

Hedhja e trakteve antikomuniste

Megjithatë, disa seminarista ia kishin dalë me gjetë, në sekretin ma të madh, disa pjesë të një çiklostili të vjetër e me e ba në njëfarë mënyre me punue. Pa dijeni t’eprorve e dakord me disa elementa të qytetit, me at vegël fillestare, natën, shumzuen fletushka e i përhapën nga pak gjithkah. Policia që nuk flinte, ndaloi një djalosh të ngarkuem për shpërndamje e me të rrahuna, ia duel me zbulue prejardhjen e atyne fletëve. Kështu ata mbërritën ke xhakojt e seminarit tonë. Katër u arrestuan. Tue i nënshtrue torturave të ndryshme, policia synonte me i shtrëngue me pohue se organizatorët e atij komploti antiqeveritar ishin eprorët e jezuitve. Por, me gjithë shtrëngimet, premtimet, torturat, seminaristët mbetën të patundshëm në pohimin se përgjigjsija ishte krejt e vetëm e tyne. Me gjithë këtë dy etnit, Fausti e Dajani, u arrestuen njisoj. Nënshtrue keqpërdorimeve, për krejt muejin e kallnorit e të frorit mbetën të mbyllun ndër nevojtore grafullue me ndyetsina, pa u ballafaque kurrë me seminaristët. Asnjë zë, bile as prej njerëzve miq të parties, që ishin në favor të etërve, nuk u ndigjue. Avokati Dhimitër, i mbajtun si juristi ma i mirë shqiptar, u përpoq t’i mprojë tue theksue: ”Do t’i bani vetëm martirë në rast se i dënoni”, por atë e fishkulluen. Gjithçka ishte sajue, e në gjyq prokurori kërkoi dënimin me vdekje për seminaristët e burgun e përjetshëm për të dy etnit. Ky vendim qe ndryshue nga gjyqi i naltë që tetë ditë mbrapa dekretoi: dënim me vdekje për dy etnit e një seminarist, burgim të përjetshëm për të tjerët. Për gjashtë ditë me radhë të pandehunit të lidhun dy nga dy e me At Faustin vetëm në krye, shkojshin në gjyq e parakalojshin ndërmjet dy anësh të popullit që bërtitë: ”Me vdekje trathtarët”, tue hedhë pështyma e shpoti sidomos kah “kryetari i çetës” që ecte i kthjellët si një “krisht i shkretë”. Në mëngjesin e pushkatimit, tue dalë nga qelit me dritë qiriu e gjatë kalimit, ishte pikërisht ai, “kryetari i çetës” me u drejtue fjalë ngushlluese shokëve për falje e shpresë për të gjithë: ”Po shkojmë te shtëpia e Zotit!”. Besoj e më bjen mirë në mend: ishte 4 mars 1946. N’agim u ndigjue një krizëm tmeruese e mitralozave. Kufomat qenë hedhë në një vorr të përbashkët mbas mureve të vorrezave katolike të Shkodrës. Kah ora nandë po e atij mëngjesi, dera e shpellës ku ishim ndry me priftën të tjerë, u hap e në valë të dritës qi hyni njofta fytyrat e dishprueme të tre seminaristave që kishin mbetë gjallë. Tue marrë frymë përshpëritshin: ”Kemi shkatrrue gjithçkafen!”. Me pushkatimin e etënve Fausti e Dajani, vepra e jezuitve në Shqipni, e ndërtueme me durim gjatë krejt shekullit të fundit, mori grushtin shkatërrimtar. Nuk ishte çudi që, sado në kundërshtim të përgjithshëm e të mjerë, e ende në mungesë të disa degëve, prapëseprapë gjithnduershmenija ndërtuese, në të cilën ishte zhvillue vepra e jezuitve me ngulmenin e njerëzve të vendosun të fortë e gjallnikë, mund t’epte përshtypjen e një “kështjelle”. Përkundrazi pushtuesit e rij me fare pak përjashtime, kishin një kulturë thuejase të kufizueme. Një antagonizëm i tillë padyshim mund të shkaktonte një ndjenjë të fortë frige. Ishte mjaft logjike pra se qysh nga fillimi do t’u mendonte seriozisht për zhdukjen e kësaj kështjelle. E tashti “kështjella” mund të quhesh e pushtueme: veprimtarit e ndryshme pezullue, shkollat mbyllë, mjetet si tipografija, biblioteka, muzeu e laboratori i fizikës shtetzue, seminaristët dërgue nëpër shtëpijat e tyne, jezuitët shqiptarë shpërnda e ata italjanë riatdhesue. Ishte një operacion i përkryem me të vërtetë në mënyrë të vendosun e rrajsore.

Ekzekutimi i klerikëve të famshëm

Partia Komuniste Shqiptare e dinte mirë se ndër pozitat doktrinore të Kishës e të vetat nuk mund të kishte marrveshje. Nga ana tjetër n’ato fillesa, përpara se ta futshin krejt gjendjen në dorë, nuk ishte i udhës një sulm ball për ball. Nuk mund të lihej mbas odre se një numër i mirë katolikësh, dashje ase padashje tashtima ishin inkuadrue n’ushtrinë e rregullt. Mandej zona malore, tue fillue nga liqeni i Shkodrës mbi një vijë që mrrinte deri në kufijt e Dibrës, gati një e treta e Shqipnis, ishte në shumicë e banueme nga katolikë, e ende jo mirë e kontrollueme nga fuqit qeveritare. Nga një çast në tjetrin kjo zonë mund t’u shndërronte në një qendër kundërshtare. Prandej shpalljet e përhapuna në vend nga organet qendrore e sigurojshin ende lirin e fes. N’ato shpallje u theksonte edhe se “tradhtarët e anmiqt e popullit” duhet t’ishin të kujdesshëm ndaj “drejtsis popullore”. Por kush ishin ata se? Në çfarë pikëpamje e pse quheshin ashtu? Filluen me qarkullue fjalë për njerz të vumë qysh me kohë në një listë të “të zhdukunve” e tash të pushkatuem. Në Shkodër, gati në kufi me Jugosllavin, menjiherë mbas hymjes së trupave partizane, u folte për arrestimin e disa priftënve e për pushkatime në masë. “Ishin tradhtarë”, por m’anë tjetër u tha se nuk u donte n’asnji mënyrë me e sulmue Kishën. Kështu u zhdukën Dom Lazër Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Dom Alfons Tracki, Dom Nikollë Gazulli, Dom Pjetër Çuni e disa françeskaj. Duket se autoriteteve të Kishës katolike iu ba nji grishje nga Qeveria komuniste, por në të vërtetë nuk u mrrijt n’asgja. Një përgjegje e asnjanshme e Kishës që ndoshta tingllnte si një “jo” për një bashkëpunim të drejtpërdrejt- a mos qe interpretue si një shej anmiqsije? Nuk mundem me e pohue me siguri, por në fakt shtrëngata që qysh prej kohe shkonte tue u dendsue përfundoi tue shpërthye egërsisht si një duhi. Tashma, ndërmjet mbarimit të 1945-ës e marsit të 1946-ës qenë shkatrrue jezuitët e veprat e tyne, si kam tregue ma sipër. Në maj po të njëjtit vjet 1946, i ndrydhon nga ngjarjet u shue argjipeshkvi metropolit i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçi. Kështu Kisha e Shqipnis humbi njenin prej barijve ma të përkryem. Delegati apostolic, Imzot Giovanni B. Nigris, mbas kthimit të tij nga një udhtim në Romë qe deklarue “person i padishruem” e qe dëbue. Argjipeshkvi i Durrësit, françeskani Imzot Vinçenc Prenushi, mekesh në burgjet e qytetit të vet ku mbaroi jetën më 1949. Ipeshkvi i Pultit, françeskani Imzot Bernardin Shllaku, ishte tue ba burg në Shkodër me të dënuemit ordinerë, sepse i ishin gjetë në shtëpi disa kile misri “jashtë ligje”. Nga Kisha shqiptare, tashma e thërmueme, kishin mbetë ende për t’u rrenue dy elemente për deri në zhdukjen e saj të plotë: bashkësija e françeskajve me veprat e drejtueme prej tyne e njisit e mbetuna t’ipeshkvis të përbame nga Imzot Frano Gjini, ipeshkëv i Lezhës e Imzot Gjergj Volaj, ipeshkëv i Sapës në Zadrimë. Prandej përpjekjet e qeverisë së Tiranës u përqindruen kundër ktyne objektivave. Në fillim të 1947-ës, qenë arrestue e mandej pushkatue provincjali i françeskajve, At Mati Prendushi e guardjani i kuvendit At Çiprian Nika. Ata qenë paditë se kishin mjaftë armë të mshehuna në kuvendin e tyne të Gjuhadolit, që ishte shtëpija amë e françeskajve. Pasunit e Urdhnit qenë konfiskue. Ma vonë do të mirret vesh se armët, për shkak të të cilave u pushkatuen qenë mshehë në kuvend nga vetë agjentat e policis gjatë një kontrollimi. Këtë do t’a deklaronte para gjyqit një agjent që kishte humbë besimin e parties. Ky ishte Pjerin Kqira e për at deklaratë atij iu desht me përballue dënimin me vdekje. Në të njëjtin vjet 1947, afër Pashkëve, mbas torturave të pabesueshme, qenë dënue me vdekje e pushkatue dy ipeshkvit që kishin mbetë bashkë me Dom Nikollë Dedën. E lista do të mundte me u zgjat tragjikisht me priftën diocezanë e rregulltarë që un pata njoftë personalisht, e të cilët u pushkatuen ase vdiqën nën tortura, ase si rrjedhim i mundimeve të psueme. Ishim rreth njizet priftën në burgun e vjetër të Shkodrës e kishim mjaft kohë me ba së bashku lista emnash e grimca informatash. Bajshim llogari të gjata e t’imta rreth atyne që sigurisht kishin vdekë e t’atyne që mund të vdiqshin nga një çast në tjetrin./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share4TweetPinSendShareSend
Previous Post

Dëshmia makabre: Trupi i Natanit me kokë të prerë, deri në ’91-in ishte në morgun e Tiranës, ku mësonin studentët e Mjeksisë…

Next Post

Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…

Artikuj të ngjashëm

“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri
Personazh

“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri

May 9, 2025
“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur
Personazh

“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

May 8, 2025
Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të
Personazh

Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të

April 27, 2025
“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!
Personazh

“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!

April 22, 2025
“Papa Francesku dhe arti i revolucionit pa reforma…”! /Si një prift me makinë të vjetër, bëri kishën të ndjehet e re?!
Personazh

“Papa Francesku dhe arti i revolucionit pa reforma…”! /Si një prift me makinë të vjetër, bëri kishën të ndjehet e re?!

April 21, 2025
“Kur Pader Aleksi, i tha në shqip Nanë Terezës; Do të hapim edhe kishën e fretenve këtu në Shkodër, ajo u pergjigj; Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Kur Pader Aleksi, i tha në shqip Nanë Terezës; Do të hapim edhe kishën e fretenve këtu në Shkodër, ajo u pergjigj; Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur

April 19, 2025
Next Post
Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…

Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!