Dashnor Kaloçi
Pjesa e pestë
Memorie.al publikon historinë e panjohur të atentatit që i’u bë Mbretit Zog më 20 shkurt të vitit 1931 teksa ai ndodhej për kurime në Vjenë, nga ana e një grupi emigrantësh politikë shqiptarë që jetonin në kryeqytetin austriak, me në krye Ndok Gjeloshin, Aziz Çamin, dy ish-oficerët e Ushtrisë Shqiptare që kishin marrë pjesë në Kryengritjen e Qershorit të vitit 1924, si dhe Qazim Mulletin e Angjelin Sumën, të cilët pasi kishin zënë pritë në portën kryesore të Teatrit të Operës së Vjenës, qëlluan disa herë me revolverët e tyre ndaj Zogut dhe adjutantëve të tij, në kohën që ai po hipte në automjetin e tij që e priste aty afër, duke lënë të vrarë në vend, majorin Llesh Topallaj dhe duke plagosur ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ekrem bej Libohova. Si u përcoll ai lajm dhe e gjithë ngjarja e atentatit ndaj Mbretit Zog që shpëtoi për mrekulli pa u prekur nga plumbat e atentatorëve, në gazetat më të mëdha të Europës dhe atyre të SHBA-ve, si: “The New Jork herald”, “Daily Telegraph”, Daily Express”, “Chicago Tribune”, “Moring Post”, “Universul”, “Daily Herald”, etj., të cilat gjetën rastin dhe botuan për disa muaj me radhë në faqet e tyre me dhjetëra artikuj, ku përveç ngjarjes në fjalë, i kushtuan shumë shkrime edhe miqësisë së Mbretit Zog me baroneshën austriake Maria de Janko dhe motrën e saj, Franciska de Janko, të cilat kishin qenë për disa kohë në Tiranë dhe me vajtjen e Zogut në Vjenë, edhe ato kishin shkuar aty duke u akomoduar në Hotel “Regina”, ku Mbreti i Shqiptarëve gjatë gjithë atyre ditëve, i frekuentonte shpesh dhe dilte me to në shëtitje në parqet më të bukura të Vjenës.
Shtypi botëror mbi ngjarjen e atentatit ndaj Mbretit Zog në Vjenë
“DAILY HERALD” 18 Qershuer 1921
KOMPLOT ME HJEK NJI MBRET BALLKANAS QË ASHT TUEJ VDEK
Prek Korespondentit t’onë
Belgrad, e mërkurë.
Me gjithë se romour-i vrasjes se tij ishte pa-themele, besohet këtu se Mbreti Zog i Shqipnisë asht i smuet, dhe se nuk ka për të jetue shumë.
Edhe ka frikë se vdekja e tij ka me shkakëtue nji gjendje kritike dhe të rrezikshme në Ballkan.
Thuhet se italianët kanë në mendje me vue në vend të tij Princin Mihal, nji Nalases që nga martesa asht ilaka me familjen Obrenovitch, e cila sundoj Serbinë përpara që të vinte Karageorgovitch.
Gjithashtu thuhet se mendojnë me prue kryeqytetin shqiptar nga Tirana në Shkodër, mbi brigjet e nji liqenit dy të treta e ujërave të të cilit janë në Malësi, që asht në tokë jugosllave.
Nji gjë e tillë kishte me shkaktue trouble në Malësi dhe me bë të pamundun çdo raproobement Midis Shqipnisë dhe Jugosllavisë.
Në rast trouble Italia kishte me përdorur fuqinat (pouveira) që i jep Pakti i Tiranës për me prue trupa në Shqipni, edhe nuk dihet nëse kishte me lanë ma vendin paqësisht.
Qeveria fashiste s’mramit i ka afrue Shqipnisë nji hua prej £2.000.000, pa interesa, me konditë që 10.000 bujq Italian me familjet e tyne të lejohen me marr tokën ma të mirë të Shqipnisë së Jugut dhe me vendue atje nji kolonie semi-autonome.
Kjo kishte me forcue edhe ma tepër grushtin e Italisë mbi Shqipninë dhe me bë Shtetin indipendencë e të cilit u garantua nga gjithë fuqinat të Mëdha, kurgja ma tepër se nji pied-s-terre për Italinë, me rastin e nji lufte me Jugosllavinë.
Jugosllavët, përpara se me lejue që nji Prime Malazes të vihet mbi fronin e Shqipnisë, kishin me favorizue restorojnin e Vilhelm Wiedit. Princi Gjerman, që për nji kohë të shkurtun përpara luftës, qe Mbret i Shqipnisë.
“YORKSHIRE EVENING PRESS”
18.6.1932
Prap Mbreti Zogu. Nji hyll i keq ka qenë gjithmonë mbi këtë Monark të Ballkanit dhe tash duket se asht tuj mbarue defetinivisht.
Gjithë këto janë pak patetike, por ka pak dyshim se Mbreti Zog asht smuet në nji vend që ka pak sympathie për dobësi, psikike ose ndryshe.
Përralla se ai asht tuj vdek nga nji lëngatë fshtire – pralla edhe mbi vdekjen e tij – mund të jenë prematurë: por mendohet sa prematurë?
Po shoh sod nade se Shqypnia asht ç’qetësueme seriozisht mbi Mbretin e saj.
Me gjithë se asht hala i ri, Zogu asht me të vërtetë nji prej Mbretënve ma piktoresk në Evropën modern.
Njëherë asht mysliman.
Mbasandej, duket se asht tuj hy në nji prej atyne ngatërresave romantike që janë prerogativa e veçantë e Mbretënve të Ballkanit.
Duket se ndenja e tij recente në Vjenë u shkaktue nga infatuacjoni për nji aktreshë të njoftun mirë.
Evropa shpresonte se ai do t’u bante nji Princ si ata të “Die lustige Witwe”.
Por duket se rregullat e Oborrit shqiptar janë tepër të shtrenguata.
Sido qoftë, diplomat të shqiptarë kanë bën nji varg të madh përgënjeshtrimesh.
Dhe do të kenë botue në këto gjashtë muaj të fundit ma tepër përgënjeshtrime, se çdo Qeveri tjetër.
Më vjen keq për korrespodentët të huaj që tash sprovojn me shkoqit reumuers-et mbi shëndetin e Mbretit Zog.
Ka aq shumë ana t’ë interesueme në diplomacinë e Ballkanit dhe aq shumë sekrete të lodhshme Oborri, sensore etj., që shpesh herë asht ma mirë me e lanë vendin para se me botue çka njeriu din.
Si mbas rumeurs-ve të fundit, Musolini dëshron me vue një Princ malazez në vend të Mbretit Zog/
Gjithashtu Musolini asht tuej ban nji marrëveshje për vendimin e nji shumice italianësh në Shqipnie.
Princi Mihal asht edukue në Anglie. Ai asht 23 vjeç edhe ka idena krejt kozmopolite.
Por nuk besoj se ai kishte me kenë veçanërisht I pëlqyem prej nji populli me idena myslimane të forta.
Pikësëpari, ata nuk pëlqejnë modën pariziane.
Mbasandej duhet të mbahet ,mënd se fqinjët e Shqipnies, Jugosllavia, sundohet nga familja Karageorgevitch armiq të betuem të familjes së Princit Mihal.
Tue qenë se derdhja e gjakut asht akoma modë në Ballkan, reaksioni jugosllav kundër hipjes së Princit Mihal në fronin e Shqipnies mund të imagjinoni me lehtësi se sa të përshkruhet.
Dr. NOBODY
“THE STAR” më 18 Qershuer 1931
MISTERI I NJI MBRETI
Kabineti bisedon: “Në qoftë se Zogu I Shqipnies vdes”?
RUMEURS-E TË REA MBI SHËNDETIN E TIJ
“Vdekja probabël Në Kohardhjen e Afërme”
Cili asht misteri që e qarkon Mbretin Zog të Shqypnies?
Mbas shpjegimit të lajmit të vdekjes së tij, si një shaka e një amatuerit të radios, telegrame marrun nga Kryeqyteti I Shqipënies, thonë se:
Lajmërohet pa-zyrtarisht se Mbreti Zog vuen nga nji lëngatë e vështir që u dekllarue e pa-shërueshme dhe Kabineti Jugosllav ka bisedue probleme që mund të dalin në rastin e vdekjes së Mbretit Zogu.
Si mbas lajmeve të pa-zyrtare mbi sëmundjen e Mbretit, vdekja e tij asht probabël në një kohë të afërme.
PAQJA NË BALLKAN
Mbreti Zogu nuk ka nuk ka trashëgimtar dhe vdekja e tij kishte me shkaktue nji gjendje serioze të Shqipnies, thotë telegram i Reuter-it.
Për këto arsye, asht probabël se po të ishte sëmuet seriozisht, fakti kishte me u fshehë nga zyrtarët e shtetit. Çështja e nji skuksesorit të Mbretit Zogu ka ç’qetësue Shtetet e Evropës Sud-Lindore për disa kohë, tuj qenë se çështja shqiptare asht e lidhun me çështjen e lirisë t’Adriatikut dhe të paqit në Ballkan.
VAZHDON JETËSHKRIMI I NALT MADHËNIES SË TIJ
Shkurtimi: Beligradi alarmon rishtaz botën me tendecjoze mbi vrajsen e N. M. Të tij Mbretit t’onë.
Së ndershmes Ministri Mbretnore të Punëve të Jashtme
në Tiranë
Mbrëmë në mesnatë arriti këtu nga Londoni lajmi i shpallun prej shtypit të Beligradit, se u vra Mbreti i Ynë. Këtë lajm e botuen vetëm dy fletore të këtushme, d.m.th. “Neuet Wiener Tagblatt”, dhe “Der Tag”. Të tjerat, që nuk kishin shtypun edhe mbas informative, qi muerrën nga korrespodenti ynë këtu, nuk e shpallën lajmin në fjalë. Përkundrazi, gjithë gazetat e mbrëmjes e përgënjeshtruan kategorikisht lajmin e Beligradit, siç shihet prej dy përkthimeve, qi pasojnë:
“Neuet Wienerë Tagblat”, nr. 23463, datë 17.VI.1931.
U vra Ahmet Zogu?
Lajme të pavërtetueme nga Beligradi.
“Na transmetohet natën vonë nga Budapesti ky lajm i Zyrës së Shtypit të Ungarisë:
London, 16 Qershuer: Nji lajm i Beligradit, që nuk u vërtetue, edhe thotë se u vra Ahmed Zogu. Hollsinat të tjera mungojnë.
Zyra e Shtypit e Vjenës njofton: se mbas pyetjeve me telefon që bani kjo në Triestë dhe në Romë, rezulton, se ky lajm nuk ju vërtetue kurrsesi”.
“Neuetë Wienrë Tagblatt”, botoi sot në mbrëmje përgënjeshtrimin e korrespondentit tonë z. Leo A Freundlich:
Lajmet mbi Ahmet Zogun
Përgënjeshtrohet lajmi i Beligradit që thotë, se mbas nji atentati të dytë, u vra Ahmed Zogu. Zyrat e këtushme të Shqipnies nuk kanë marrë kurrë nji të tillë lajm. Mbreti Zog ka lanë më 11 të k. Tiranën, rezidencën e tij, dhe me suitën e tij vajti në Durrës për me kalue verën si gjithë vjet.
Lajmi mbi vrasjen e Mbretit, duket, mbas pikëpamjes së qarqeve zyrtare të Shqipnies këtu, si nji mistifikacjon, qi përsëritet tash sa vjet.
Kuponët përkatëse po dërgohen këtu ngjitun. /Memorie.al
Me nderime të veçanta
Gjerenti Konsullatës Vjenë
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016