• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Libri “Studime historike me karakter shkencor dhe recensione veprash”, një botim me vlera të mëdha i studiuesit dhe historianit të njohur, Prof. Koli Xoxi

Libri “Studime historike me karakter shkencor dhe recensione veprash”,  një botim me vlera të mëdha i studiuesit dhe historianit të njohur, Prof. Koli Xoxi
Libri “Studime historike me karakter shkencor dhe recensione veprash”,  një botim me vlera të mëdha i studiuesit dhe historianit të njohur, Prof. Koli Xoxi
Libri “Studime historike me karakter shkencor dhe recensione veprash”,  një botim me vlera të mëdha i studiuesit dhe historianit të njohur, Prof. Koli Xoxi
Libri “Studime historike me karakter shkencor dhe recensione veprash”,  një botim me vlera të mëdha i studiuesit dhe historianit të njohur, Prof. Koli Xoxi
Libri “Studime historike me karakter shkencor dhe recensione veprash”,  një botim me vlera të mëdha i studiuesit dhe historianit të njohur, Prof. Koli Xoxi

Dr. Bardhok Gjergji

Memorie.al publikon një shkrim të Dr. Bardhok Gjergji, lidhur me librin “Studime historike me karakter shkencor dhe recensione veprash”, të studjuesit dhe historianit të njohur, Prof. Koli Xoxi, i konsideruar si një prej autorëve më të famshëm të brezit të historianëve shqiptarë që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar.  Sipas shkrimit reçensë të Dr. Bardhok Gjergji, në veprën në fjalë historian i njohur, Prof. Koli Xoxi është ndalur dhe i ka kushtuar një një vëmendje të veçantë rilindasve dhe patriotëve shqiptarë, si: Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Pashko Vasa, Kostandin Kristoforidhi, Hasan Tahsini, Jani Vreto, Papa Kristo Negovani, Isa Boletini, Ismail Qemali, Fan Noli etj. Por krahas tyre, jo më pak vëmendje ju kushtohet edhe personaliteteve politike të huaj si: Zhanë D’Ark, Bubulina, gruaja Suliote dhe poetit gjerman Mylen, Viktor Hygoi dhe Pashai i Janinës, Viktor Hygoi dhe Marko Boçari.

Të shkruash për veprat e shumta me karakter studimor të cilat i ka botuar prej vitesh prof. Koli Xoxi, nuk është një detyrë e lehtë.  Por më e vështirë është të tregosh, për vlerat e rralla dhe të shumanshme njerëzore, në librin e tij që dalë në qarkullim: “Studime historike me karakter shkencor dhe recensione veprash”, Prof. Koli Xoxi, për hartimin e kësaj vepre është mbështetur në një bibliografi të gjerë shqiptare, por edhe të huaj.

Me një vëmendje të posaçme studiohen këtu rilindasit e patriotët shqiptarë si: Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Pashko Vasa, Kostandin Kristoforidhi, Hasan Tahsini, Jani Vreto, Papa Kristo Negovani, Isa Boletini, Ismail Qemali, Fan Noli etj.  Krahas tyre, jo më pak vëmendje ju kushtohet edhe personaliteteve politike të huaj si: Zhanë D’Ark, Bubulina, gruaja Suliote dhe poetit gjerman Mylen, Viktor Hygoi dhe Pashai i Janinës, Viktor Hygoi dhe Marko Boçari.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Në vepër gjejmë gjithashtu dhe emrin e Skënderbeut në Revolucionin grek të vitit 1821 në Greqi, tek Volteri për Skënderbeun, Shqipërinë dhe shqiptarët, Nikolla Jorgo për rolin historik të shqiptarëve në Ballkan e gjetkë, rumuni Take Jonesku, për pavarësinë e Shqipërisë etj. Një meritë e madhe është se edhe veprimtarë të shquar të Evropës Perëndimore, autori i lidh me ndikimin e veprimtarëve të mëdhenj në historinë e shqiptarëve.

Kapituj të tillë janë: “Xhorxh Bajroni për Shqipërinë”, “Sharl Didje për arbëreshët e Italisë”, “Pjesë e diasporës shqiptare”, “Arvanitët”, “Midis arbëreshëve”, “Një vështrim kritik rreth librit të konsullit Degrand”, “Kujtime nga Shqipëria e Epërme”, “Viktor Hygoi dhe himni i të drejtave të njeriut”, “Bashkimi evropian demokratik sipas Viktor Hygoit”.

Autori qëndron gjatë në veprimtarinë e presidentit amerikan Ëillson, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve për pavarësinë e kombit të tyre. Në këtë vepër autori na jep edhe recensione me vlerë për veprat shumë të rëndësishme të studjuesve të historisë së shqiptarëve. Recensione të tillë janë: “Natali Kleje”, “Feja dhe kombi tek shqiptarët” ku midis të tjerash theksohet se: “Sado që shqiptarët respektojnë tepër fenë, por mbi të venë fatet e atdheut të tyre, betejat për pavarësinë e Shqipërisë”.

Të njëjtin problem trajton dhe historiania angleze Miranda Viker, në veprën e saj të shquar: “Midis serbëve dhe shqiptarëve” (Një histori e Kosovës). Në librin e Prof. Koli Xoxit, gjithashtu trajtohen edhe mendime të shkrimtarëve shqiptarë në gjysmën e parë të shek. XX-të, si: Tajar Zavalanit e të tjerë, mendime me shumë vlerë, me karakter patriotik, mendime të cilat nuk u vunë në jetë, për shkak të pushtimit fashist të Shqipërisë me 7 prill 1939.

Ata që mbrojtën të drejtat e njeriut

Në këtë libër bëhet fjalë për domosdoshmërinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut e të qytetarit. Në kapitullin “Unë akuzoj”, Emil Zola shkëlqen në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Francën e fundshekullit të XIX-të. Në vepër ngulet këmbë në faktin historik, se Shqipëria ka qenë dhe mbetet pjesë e botës perëndimore, në brigjet e detit Adriatik, pavarësisht nga dyndjet lindore, si zinxhira nëpër këmbë, të cilët pengonin vrullin e saj perëndimor, por që nuk mund ta ndalnin.

Pra në veprën e tij, Prof. Koli Xoxi, këta kolos të mendjes njerëzore nuk i shikon asnjëherë të shkëputur nga kultura tradicionale e vendeve që i linden, si dhe me monumentet më të rëndësishme të historisë së këtyre vendeve. Vlerat e diturisë, guximit, vendosmërisë, optimizmit për të ardhmen i lartësojnë këto personalitete madhorë. Dhe në vazhdim Prof. Koli Xoxi thekson: “Drita e Xhon Llokut, Monteskjesë, Volterit, Rusosë, Diderosë etj., duhet të përhapeshin në botë, sepse ato ishin vetë jeta. Gjithçka vdiste, ata mbeteshin më të gjalla se kurrë. Ato e kthejnë njeriun nga kafshë të paarsyeshme dhe të egër, në qënie njerëzore drejt përparimit të pafund. Vlerat e qytetërimit janë të domosdoshme për çdo popull”.

Qytetërimi sipas autorit, nuk i bindet dhunës por lirisë. Nuk ka pushtet tjetër epror, përveç atij të ligjit për popullin dhe ndërgjegjen njerëzore…! Vrasja e qytetërimit për Hygoin, ishte një nga krimet më të rënda që i bëhej njerëzimit. Prof. Koli Xoxi, për të gjithë personalitetet që ka përzgjedhur dhe shënuar në libër, shpreh respektin dhe dashamirësinë për vlerat e tyre, në lidhje me atë, që ata kanë shfaqur për Shqipërinë dhe shqiptarët në shekuj.

Mirënjohja ndaj presidentit Willson

Tregohet mirënjohje ndaj Presidentit të SHBA Willson, për mbrojtjen e shteteve të vogla nga padrejtësitë, që ju bëheshin nga shtetet e fuqishme. Kështu, ai ishte një nga përkrahësit e Shqipërisë. Për Willson-in ishte e qartë, se idetë e Rilindjes shqiptare nuk pajtoheshin me synimet e fqinjëve, pra të respektojnë demokracinë, do të thotë  të dijë se si të qeverisë vetveten. Ai ishte i bindur, se për atdheun e tij derdhte gjakun për parimet e shenjta. Prandaj nuk kishte asnjë arsye, që njeriu të tregohej i dobët për mbrojtjen e tyre….! Popujt e vegjël do të kenë nevojë për mbështetjen tonë…”

Këtë mendim të prerë, Willson-i e përsëriti në fjalimin e tij para Kongresit, më 8 janar 1918. Në këtë fjalim, ai theksoi se lufta, që po merrte fund me gjakun e derdhur për liri, kishte karakter fisnik, jashtë interesave të neveritshme. Koha e pushtimeve, sipas bindjes së tij kishte kaluar, pra dhe ajo e traktateve të fshehta. Në këto mendime, ai do të paraqitej në Konferencën e Paqes, për mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë, si përfaqësues i një vendi të madh, jo vetëm nga sipërfaqja tokësore, pasuria apo popullsia, por edhe nga frymëzimi për drejtësinë. Sot në këto ditë, tejet të vështira është kënaqësi për çdo shqiptar, kur shikon se qeveria e sotme amerikane, së bashku me komunitetin Evropian dhe NATO-n po përpiqen ta çojnë në përfundim logjik, dëshirën disashekullore të shqiptarëve, bashkimin me Evropën.

Pra, siç shihet, puna krijuese e Prof. Koli Xoxi është e admirueshme. Rrallë ndodh, që një studjues, të botojë vepra me të tillë forcë emocionuese e vlera historike, artistike e patriotike të arrira. Kjo flet më së miri, për lidhjet e ngushta, që ka autori me ngjarjet më të rëndësishme, të ndodhura, brenda dhe jashtë vendit, në periudha të ndryshme historike. Këmbëngulja e tij në studime është për t’u admiruar. Në vepër, të tërheq vëmendjen, ashtu si dhe në veprat e tjera, llogjika e mprehtë me të cilën përshkrohet gjithë vepra.

Vlerat e librit

Libri nxjerr në pah vlerat që na jep e kaluara, si dhe mesazhin për t’i mbajtur e zhvilluar më tej këto vlera. Kjo vepër i sjell kohës që jetojmë shëmbëlltyrën e madhërishme të personazheve më kryesorë, të cilët ndikuan fuqishëm në rrjedhën pozitive të progresit njerëzor. Këto vepra, duke qenë dëshmi e kohës së tyre, janë tepër të vlefshme edhe për kohën e sotme, ashtu siç pohonte poeti i madh francez Pol Elyari: “Këta të vdekur, nuk janë të vdekur, gjersa vepra, fjala, shembulli i tyre jeton dhe bashkë me ne bën edhe ajo një hap përpara…”!

Edhe kjo është një vazhdimësi në librin në fjalë, ku lexuesi ushqehet me vlerat më të mira morale e shpirtërore të së kaluarës. Të tilla ngjarje historike dhe personalitete historikë i bëhen të njohur lexuesit të vëmendshëm, që freskia e tyre të trokas në ndërgjegjen e tij, veçanërisht të brezit të ri. Duhet theksuar se personalitetet, për të cilët shkruan Prof. Koli Xoxi, shquhen për një frymë të theksuar demokratike, për dashamirësi ndaj njerëzve të thjeshtë, që vuajnë nga padrejtësitë e klasave sunduese. Njerëzimi sot shqetësohet nga mungesa e rendit dhe e sigurisë, papunësia e krimi i organizuar, si dhe përpjekjet për t’i luftuar e zhdukur këto plagë të shoqërisë njerëzore.

Mesazhi që përcjell vepra

Kështu libri shërben si ballafaqim me realitetin herë pas here të dhimbshëm dhe tërheq vëmendjen për ta ndryshuar atë në sensin pozitiv, drejt qytetërimit modern. Tashmë jehonat e luftrave pushtuese kanë mbaruar. Për shqiptarët ka nisur një luftë e re, një betejë e madhe, sa edhe të parat, beteja për arsim, dituri dhe kulturë bashkëkohore, të ngritura mbi bazën e bashkimit, mirëkuptimit, tolerancës, respekt e dashamirësi për njëri tjetrin, nëpërmjet qytetërimit të vërtetë, i cili është tipari themelor në veprën në fjalë të prof. Koli Xoxi.

Në këtë shkrim u munduam të japim shkurt rëndësinë e këtij libri, e veprës së Prof. Koli Xoxi “Studime historike me karakter shkencor dhe recensione veprash”, të cilën lexuesi i vëmëndshëm do ta vlerësoj me mendjen e tij të mprehtë, por dhe me vullnetin për të kapërcyer vështirësitë e kohës për një Shqipëri të re demokratike, vërtetë të qytetëruar./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Tito na dha dorën dhe kur filloi të bisedonte me një vajzë bukuroshe, e shoqja, Jovanka...”/ Dëshmia e rrallë e shqiptarit nga Trieshi

Next Post

“Tirana, kryeqyteti më i errët në botë, me shtëpi të shkatërruara me tulla të kuqe, me dyqane që shfaqin më shumë parulla se mallra dhe…”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit amerikan në ’71-in

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Tirana, kryeqyteti më i errët në botë, me shtëpi të shkatërruara me tulla të kuqe, me dyqane që shfaqin më shumë parulla se mallra dhe…”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit amerikan në ’71-in

“Tirana, kryeqyteti më i errët në botë, me shtëpi të shkatërruara me tulla të kuqe, me dyqane që shfaqin më shumë parulla se mallra dhe…”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit amerikan në ’71-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!