• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti sekret: “Kosovarët thonë se Shqipëria ka lidhur një traktat me Jugosllavinë, për mos sulmim të njëri-tjetrit dhe se Beogradi…”/ Informacioni për Hysni Kapon në 1968-ën

Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Letra e Ramiz Alisë: “Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë, pasi…”/ Si u “kryqëzua” shkrimtari rebel për figurën e Enverit
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Raporti sekret: “Kosovarët thonë se Shqipëria ka lidhur një traktat me Jugosllavinë, për mos sulmim të njëri-tjetrit dhe se Beogradi…”/ Informacioni për Hysni Kapon në 1968-ën
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
Raporti sekret: “Kosovarët thonë se Shqipëria ka lidhur një traktat me Jugosllavinë, për mos sulmim të njëri-tjetrit dhe se Beogradi…”/ Informacioni për Hysni Kapon në 1968-ën

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) të cilat për vite me rradhë kanë qenë të klasifikuara me siglën “Tepër sekret” që i përkasin vitit 1968, ku ndodhet një korrespodencë e Drejtorit të Zbulimit Politik Shqiptar, Jonuz Mersini, me Behar Shtyllën, Drejtorin e Drejtorisë së Marrdhënieve me Jashtë në aparatin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku kreu i Zbulimit Shqiptar, me anë të një raport-informacioni, njofton me detaje e hollësira lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në rajonin e ballkanit dhe shtete të ndryshme të Evropës, si dhe në Kosovë e në të gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, ku Beogradi zyrtar ishte nën frikën e një agresioni ushtarak nga Bashkimi Sovjetik, ashtu siç kishte bërë në Çekosllovaki.  Raport-informacionet e sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Tropojës, Ali Kruja, dërguar sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapo, në të cilat ai e informon me detaje lidhur me informacionet e marrë në rrugë operative prej shoferëve jugosllavë që vinin për të marrë mineral kromi në minierën e Pacit, lidhur me ngjarjet në krahinën e Kosovës, ku Beogradi zyrtar kishte filluar rekrutimet dhe stërvitjet e mëdha ushtarake, për t’i bërë ballë ndonjë sulmi nga jashtë, që mund t’i vinte nga Bashkimi Sovjetik!

“Më datën 28 Maj 1968, në Kosovë është bërë thirrja nën armë e datëlindjes 1950, 40 përqind të rekrutëve të rinj, i kanë mbajtur në Kosovë, ndërsa pjesën tjetër i kanë dërguar në Republika të tjera të Jugosllavisë. Në afërsi të Gjilanit, në lumin Morava, nga Republika e Serbisë, para disa kohësh u bënë përgatitjet për të filluar ndërtimin e një hidrocentrali që do të përmbytë 33 fshatra shqiptare. Për të ndaluar ndërtimin e këtij hidrocentrali, shkuan tek Tito, Fadil Hoxha dhe Veli Deva, mbas së cilës me urdhër të Titos, u pezullu ndërtimi. Ky veprim ka rritur autoritetin e Fadilit dhe Veli Devës në atë zonë. Hidrocentrali do jepte energji për Serbinë”. Kështu thuhet në mes të tjerash në një raport-informacion të vitit 1968, me siglën “Tepër sekret”, të Drejtorit të Zbulimit Politik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, Jonuz Mersini, drejtuar Behar Shtyllës, në aparatin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, lidhur me situatën në Krahinën Autonome të Kosovës, si dhe në të gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, ku Beogradi zyrtar, ishte nën ankthin e frikën e një sulmi të mundshëm të Bashkimit Sovjetik, ashtu siç Moska zyrtare kishte bërë ndaj Çekosllovakisë. Po kështu, krahas këtij dokumenti, lidhur me gjëndjen në Kosovë dhe Jugosllavi, është dhe një raport-informacion i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Tropojës, Ali Kruja, dërguar sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapo, lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe Jugosllavinë e asaj kohe. Për më shumë rreth këtyre, si dhe një raport-informacioni të detajuar të Zbulimit Shqiptar, për ngjarjet në disa shtete të Ballkanit, Evropës e deri në Afrikën e Veriut, na njohin dokumentet në fjalë, që Memorie.al, i publikon të plota në këtë shkrim.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

                                                     Vijon nga numri kaluar

Raport-informacioni sekret i sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Tropojës, Ali Kruja, për Hysni Kapon

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                        Tepër sekret

KOMITETI I PARTISË SE RRETHIT                                 EKZEMPLAR NR. 1

TROPOJE

QYTETI B. CURRI

 MË 18.9.1968              
                                                   I N F O R M A C I O N

 SHOKUT HYSNI KAPO
  TIRANE

Nga përpunimi i shoferëve jugosllavë që vijnë në Kam si dhe nga përpunime të tjera të jashtme, mbi gjendjen në Jugosllavi, kanë dalë këto të dhëna:

  • Para 10 ditëve, në Gjakovë janë shpërndarë fletëthirrjet e rezervistëve, kurse mbas 2-3 ditëve të kësaj janë mobilizuar rreth 500 vetë, dhe janë shpërndarë nëpër reparte të ndryshme për të zhvilluar stërvitjen vjetore. Thuhet se në kufirin bullgar, Shkup e Prishtinë, kanë dërguar raketa dhe mjete të tjera sinjalizuese për forcat ajrore.
  • Natën e datës 3.9.1968, forcat ushtarake të Gjakovës kanë zhvilluar stërvitje në kodrat e Rugovës dhe në drejtim të kufirit tonë, por kjo është e zakonshme.
  • Në krahinën e Vojvodinës, të Nishit dhe në ato të tjera, që janë në kufi me Bullgarinë, Hungarinë, Austrinë, Italinë dhe Greqinë, janë marrë masa të forta ushtarake. Në këto krahina, punonjësit punojnë nga 6 orë dhe pastaj kohën tjetër e bëjnë stërvitje nëpër reparte ushtarake, natën qëndrojnë nëpër pozicione, uniformën dhe armatimet i mbajnë në shtëpi me qëllim për të qenë të gatshëm.
  • Radio Beogradi në emisionet e mëngjesit të datës 11.9.1968 ka transmetuar se sovjetikët kanë kërkuar prej Austrisë për të kaluar trupat e tyre në drejtim të kufirit jugosllav, por ajo nuk e ka aprovuar.
  • Në popullatën kosovare përgojohet se Shqipëria ka lidhur një farë traktati me Jugosllavinë për mossulmim të njëri-tjetrit dhe se Jugosllavia do të kthehet me Shqipërinë dhe Kinën.
  • Në parkun automobilistik të Gjakovës janë regjistruar të gjitha makinat dhe janë porositur për të qenë të gatshme dhe në dispozicion të Ushtrisë në rast nevoje. Ndërsa në krahina të tjera, dhe sidomos ato që janë në afërsi të kufirit bullgar, grek, italian dhe shtete të tjera, është kufizuar edhe qarkullimi i tyre deri në 60 km larg parkut.
  • Në Gjakovë janë po ato forca që kanë qenë edhe më parë, një batalion i këmbësorisë i përforcuar me armatim miks. Ky batalion komandohet nga një nënkolonel kroat, emri i të cilit nuk dihet akoma.
  • Në zonën e Plavë-Gucisë të rrethit të Podgoricës, para dy javëve ka ardhur një batalion këmbësor me 1.000 forca. Këto forca janë dislokuar: 500 në Guci dhe pjesa tjetër në Plavë. Komandën e tyre e kanë në Plavë dhe komandant i tyre është Vujo Zeçevici, nga Mali i Zi. Gjatë natës, prej orës 22:00 deri në orën 03:00, forcat e sipërme zhvillojnë stërvitje dhe manovra ushtarake të shoqëruara nga qitje të llojeve të ndryshme të armëve të lehta, përfshi dhe mitraloza të rëndë, kurse ditën qëndrojnë nëpër pozicionet e luftimit dhe qendrave të zjarrit, të ndërtuara që më parë nëpër kodrat e katundeve, Gerçar, Dosugje, Krushivë, e katunde të tjera përreth Plavës.

Në të njëjtën kohë, në zonën e Plavës janë mobilizuar 200 rezervistë, prej të cilëve, 100 nga Gucia dhe pjesa tjetër nga Plava. Rezervistët janë shpërndarë për të kryer stërvitjen vjetore 20 – 30 ditore, sipas llojeve të armëve, nëpër repartet ku kanë kryer shërbimin ushtarak.

Po në këtë komunë janë regjistruar të gjitha kafshët e karros dhe u kanë shpërndarë pasaportat, pronarët janë porositur që t’i mbajnë në gatishmëri, për t’i vënë në dispozicion të Ushtrisë në rast situate kërcënuese.

  • Në krahinën e Kosovës, ka filluar diskutimi për ndryshimin e Kushtetutës, p.sh., për simbolin që Kosova të ketë flamurin shqiptar, të jetë republikë më vete dhe jo me atë të Serbisë, të quhet Kosovë dhe jo Kosovë e Metohi, të krijohet Gjyqi i Lartë në Prishtinë dhe Kosovës t’i jepet e drejta të nxjerrë ligje, ushtarët të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kosovë dhe jo në Republikat e tjera, siç ka qenë deri tani etj. Në lidhje me këto çështje, te rinia kosovare dhe populli ka optimizëm.
  • Fjalimi i shokut Mehmet Shehu në Kuvendin Popullor, është dëgjuar nga të gjithë në radio, pjesërisht e kanë botuar edhe në shtypin e tyre. Tani edhe ata të udhëheqjes sonë (jugosllave), kanë filluar të flasin me respekt për Shqipërinë.
  • Në mbledhjen e organizatës së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë të minierës së Devës, është diskutuar edhe kërkesa e popullit për t’u armatosur. Kjo mbledhje nuk e ka aprovuar një gjë të tillë, duke e mbajtur në heshtje. Kanë vendosur t’u japin vetëm kuadrove kryesorë armë, mbasi tek ata kanë më shumë besim.
  • Po në mbledhjen e organizatës së sipërme, më datë 13.4.1968, ku në të ka marrë pjesë dhe i deleguari i Komitetit Krahinor të L.K. Jugosllave në Prishtinë, Vojo …, është diskutuar situata ndërkombëtare dhe gatishmëria luftarake e Jugosllavisë.

I deleguari ndër të tjera ka thënë: Jugosllavia është në gjendje kritike. Me përjashtim të Shqipërisë, në të gjithë kufirin me shtete të tjera kemi marrë masa për luftë, jemi përgatitur për t’u mbrojtur; për këtë janë bërë edhe mobilizime dhe jemi në gatishmëri të plotë. Do të shpërndajmë armë në kuadrot kryesorë, ndërsa për popullin armët janë nëpër depot e reparteve ushtarake dhe nuk do t’i dorëzoni si çekët.

Qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj Traktatit të Varshavës ka qenë shumë i mirë dhe ne e përkrahim këtë, sepse ajo tundi të gjithë botën. Me shtete që jemi në kufi, ne jemi në gjendje lufte dhe kemi vendosur që të ndalojmë hyrje-daljet e turistëve të huaj dhe vizitorëve jugosllavë.

Rreziku ekziston të sulmohemi nga rusët dhe bullgarët. Kjo vërtetohet edhe nga kërkesa që i kanë bërë rusët qeverisë së Austrisë për të afruar forca në kufirin jugosllav, por ata nuk e kanë pranuar.

  • Ditët e fundit kanë filluar të lirojnë një pjesë të ushtarëve që kanë mbaruar afatin e shërbimit, por jo të armëve speciale.
  • Për çdo tri orë bëjnë mbledhje të fshehta të organizatave të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ku diskutohen çështje të gatishmërisë dhe të përgatitjes luftarake të vendit./Memorie.al 

                SEKRETARI I PARE I KOMITETIT TE PARTISE SE RRETHIT

                                                    ALI KRUJA

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 29 Janar

Next Post

“Bashkatdhetarët e mi nga Kosova në kampe e burgje dhe akademisti Januz Blakçori nga Istogu, të cilin Enveri dhe Mehmeti…”/ Dëshmitë e rralla të kosovarit që vuajti 20 vjet

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Bashkatdhetarët e mi nga Kosova në kampe e burgje dhe akademisti Januz Blakçori nga Istogu, të cilin Enveri dhe Mehmeti…”/ Dëshmitë e rralla të kosovarit që vuajti 20 vjet

“Bashkatdhetarët e mi nga Kosova në kampe e burgje dhe akademisti Januz Blakçori nga Istogu, të cilin Enveri dhe Mehmeti…”/ Dëshmitë e rralla të kosovarit që vuajti 20 vjet

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!