• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Enver Hoxha s’ka gisht në eliminimin e babait tonë, pasi Nexhmija me djalin e madh, Ilirin…”/ Dëshmia e rrallë nga Belgjika, e të birit të Ndue Marashit

Dashnor Kaloçi 

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Ndue Marashit, ish-Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, deputetit të Kuvendit Popullor dhe anëtarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili në datën 16 dhjetor të vitit 1975, u gjet i vdekur nga një plumb pistoletë në një nga dhomat e vilës së tij (tek “Shkolla e Kuqe”), rrethanat e së cilës nuk janë zbardhur ende edhe sot pas kaq vitesh?!

Dëshmia e rrallë e të birit të tij, Xhovalin Marashi që banon prej vitesh në Belgjikë, i cili dëshmon historinë e panjohur të babait të tij dhe familjes Marashi, duke filluar nga: origjina e tyre, ardhja në Tiranë, puna, shkollimi, diplomimi dhe karriera e Ndues, fillimisht në Kamzë e më pas në kooperativën e Kasharit, Komitetin e Partisë së Rajonit Nr. 4 dhe më pas si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, ku ai shërbeu nga viti 1973, deri në 16 dhjetorin e vitit 1975, kur Xhovalini me vëllanë më të vogël, Vlashin, e gjetën të atin e tyre, të përgjakur në minutat e fundit të jetës dhe autoambulanca që ata njoftuan me telefon, erdhi pas vetëm 45 minutash?!

Rrëfimi Xhovalinit për miqësitë që kishte babai i tyre, me një pjesë të udhëheqjes së lartë si: Beqir Ballukun, Abdyl Këllezin, Fadil Paçramin dhe Myslym Pezën, apo të tjerë me poste e funksione si: Irakli Bozo, Abedin Çiçi, Mark Dodani, Hazbi Lamçe, Demlush Thaçi, Fadil Lamin, Halim Stërmasi, Ilir Gjylbegu, Panajot Pano, Fatmir Frashëri, Bert Jashari, Miti Dheodhosi etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Kjo ngjarje e rëndë e cila nuk kaloi pa zhurmë edhe në atë kohë që ndodhi, pasi po t’i referohemi versionit zyrtar, ishte hera e parë pas shumë vitesh që ndodhte një vetëvrasje, nga një funksionar i lartë i shtetit,(kemi parasysh, në vitin 1947 Nako Spiron, ish-Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, që ‘de jure’, ishte kryeministri i vendit dhe më pas në vitin 1956, Omer Nishani, Presidentin e Shqipërisë, apo siç quhej në atë kohë, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor), dhe sipas moralit komunist, e gjithashtu ligjeve në fuqi, vetëvrasja konsiderohej vepër armiqësore dhe personi që bënte një gjë të tillë, aq më shumë kur ishte me funksione zyrtare, në rastin më të mirë konsiderohej “disfatist e kapitullant”, ndryshe etiketohej si: “tradhtar dhe armik i popullit”!

Nisur nga këto, edhe për Ndue Marashin nuk u bë asnjë përjashtim nga regjimi komunist i asaj kohe dhe mbi të ranë të gjitha akuzat, si “armik i popullit” etj., dhe familja e tij u dëbua nga Tirana dhe u persekutua deri në shembjen e regjimit komunist.

Zoti Xhovalin, për historinë e babait tuaj, Ndue Marashi, a mund të na thoni shkurtimisht, nga është origjina e familjes Marashi dhe kur është vendosur ajo në Tiranë?

Familja e babait tonë, Ndue Marashi është me origjinë nga Malësia e Shkodrës (fshati Dushman i Dukagjinit) nga ku në vitin 1933, kur ka lindur dhe babai, Nduja, ajo u largua nga trojet e të parëve dhe zbriti në Shkodër, duke u sistemuar te Arra e Madhe afër Kishës, ku pas pak ditësh aty vdiq vjehrri i gjyshes sonë. Pas kësaj, nisur edhe nga fakti se nga viti 1930, e deri në atë kohë, gjyshes Drane i kishin vdekur edhe gjashtë fëmijë (thuhet nga fruthi i zi), ata të Kishës, i thanë asaj ‘ikni në Tiranë, se këtu nuk po u ecën fati’! Kështu, ata erdhën në Tiranë dhe fillimisht ata kanë jetuar në një shtëpi te Rruga “Ali Baushi”, afër shkollës “Xhezmi Delli”.

Me çfarë e siguronin ata jetesën kur u vendosën në Tiranë?

Gjyshja filloi punë si pastruese në Spitalin e Burgut të Tiranës dhe aty ka punuar si pastruese, deri në vitin 1943, ku ajo si komuniste që ishte, bashkëpunoi me njësitin gueril të Tiranës, duke u dorëzuar çelësat dhe ata hapën derën e ikin të gjithë të burgosurit politik, (me gjithë drejtorin e burgut, Mark Berisha në mos gaboj), duke dalë në male si partizanë. Kujtoj nga gjyshja, se me ata të burgosur ka qenë edhe Ndoc Mazi, që u vra më pas me “Pesë Heronjtë e Vigut”. Për atë gjë që bëri, gjyshja Drane u dënua tetë muaj burg dhe gjatë asaj kohe, nisur nga fakti se familja mbeti pa asnjë të ardhur, ata janë ndihmuar nga familja e Beqir Ballukut, familja Zenuni, Kacia, etj. Pas disa kohësh, familja e babait, u larguan nga Tirana dhe u vendosën në Kamëz, ku babai Nduja, filloi shkollën dhe punën, duke bërë karrierën, deri sa u ngjit në postin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, në vitin 1973, duke zëvendësuar aty Myqerem Fugën.

Para se të dalim aty, (pra te funksioni si Kryetar Komitetit i Ekzekutiv), ku u shkollua dhe ku kishte punuar babai juaj, Ndue Marashi?

Im at e mbaroi shkollën në Kamzë dhe aty filloi edhe punën për herë të parë si punëtor e brigadier dhe gjatë asaj kohe, ndoqi shkollën e lartë (Institutin e Lartë Bujqësor), me korrespodencë dhe filloi punë aty si drejtor i konvikteve të Institutit dhe pas diplomimit shërbeu aty edhe si pedagog. Babai punoi dhe pati edhe detyra të tjera, deri sa erdhi në krye të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.

Konkretisht, ku?

Nga Kamza, babai u emërua në detyrën e Kryetarit të Kooperativës Bujqësore në Kashar, ku ai që në fillim pati një përplasje me kryeministrin Mehmet Shehu, gjatë një vizite pune që bëri ai në atë kooperativë asokohe (për punën e disa kuajve dhe lopëve që Nduja i kishte shitur në Fushë-Krujë dhe me ato të ardhura kishte blerë të tjera, për të përmirësuar racën), dhe nga puna e mirë që bëri aty dhe sukseset që pati ajo kooperativë, jo vetëm në rrethin e Tiranës, por edhe në rang kombëtar, tim at e sollën me ngritje në Tiranë. Gjatë asaj kohe që babai ishte si Kryetar i Kooperativës së Kasharit, ai la një emër të mirë edhe në të gjithë fshatrat e asaj zone, pasi në atë kohë ai u dha kartat e anëtarësisë së Frontit Demokratik edhe pjesës më të madhe të atyre, që cilësoheshin si kulakë në të gjithë fshatrat që përmblidhte ajo kooperativë. Në atë kohë, pra në vitin 1966, (legjislatura e VII-të), babai u zgjodh edhe si deputet i Kuvendit Popullor. Pas largimit nga Kooperativa e Kasharit, ai erdhi fillimisht si sekretar i dytë i Komitetit të Partisë së Rajonit Nr.4 (që mbulonte fshatrat) dhe më pas sekretar i parë i atij rajoni, ku ai shërbeu deri në vitin 1973, që u emërua si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv së rrethit të Tiranës.

Kush e propozoi në atë detyrë?

Kryeministri Mehmet Shehu e thirri para se t’ja komunikonte, por fillimisht babai nuk pranoi, pasi kujtonte atë përplasje që kishte pasur me të, kur ishte Kryetar i Kooperativës së Kasharit, ku në prani të gjithë kooperativistëve dhe kryesisë së asaj kooperative, Mehmeti ishte shprehur: “Ku e keni atë kryetarin që ka shitur kuajt, se do e vras…”?! Dhe nisur nga ky fakt, si dhe asaj që thuhej për kryeministrin Mehmet Shehu, pra për vrazhdësinë e tij dhe sjelljen me vartësit, (duke i sharë dhe ofenduar ata), babai e kishte të vështirë të punonte me të. Mesa di unë, puna shkoi deri te Enver Hoxha, ku Nduja u ankua dhe vetëm pas atij takimi, ai pranoi detyrën, duke thënë: “Jam ushtar i Partisë dhe do punoj ku ta kërkoj nevoja e atdheu”. Kështu babai filloi punë si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës dhe në atë kohë, u zgjodh edhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së, pa qenë asnjëherë kandidat. Pra, u thye një rregull statutor, që deri në atë kohë, por dhe sa dimë edhe më vonë, nuk ishte thyer për asnjë njeri tjetër.

Në këtë ngjitje të shpejtë të shkallëve të karrierës, a pati ndonjë ndihmë apo mbështjetje babai, etj.?

Absolutisht asnjë nuk e ka ndihmuar babanë tonë, që të ngjiste shkallët e karrierës deri aty ku arriti dhe të gjitha këto, erdhën vetëm në saj të punës dhe djersës së tij, fushave e stallave të kooperativave, ku ai dilte pa lindur dielli dhe kthehej në shtëpi në orët e vona të natës. Pra me pak fjalë, vetëm puna dhe karakteri i tij si njeri i ndershëm dhe punëtor e ngjitën deri aty ku shkoi.

Nuk kishte Ndue Marashi, asnjë mik nga udhëheqja e lartë në atë kohë?

Si fillim desha t’ju them, se njeriu që e ka dashur dhe e ka përkrahur më shumë babanë, Nduen, ka qenë Enver Hoxha dhe gjithashtu familja e tij, Nexhmija dhe Iliri. Këtë gjë nuk mund ta mohoj dhe jam i detyruar ta pohoj, edhe pse dihet tashmë se kush ka qenë Enver Hoxha, por kjo gjë është një realitet dhe nuk mund të rri pa e thënë edhe publikisht.

Nga pjesa tjetër e udhëheqjes, kush kanë qenë ata që Ndue Marashi i kishte apo i konsideronte si miq të tij?

Në parantezë desha t’ju them, se im at, Nduja, ishte një njeri shumë i thjeshtë dhe siç thonin atëherë, “i shkrirë me masën”. Pra shokët dhe miqtë e tij ishin njerëzit e thjeshtë, kooperativistë dhe punëtorë, me të cilat babai, jo vetëm që shoqërohej shumë, por ai hante bukë në mensat e kooperativës, njësoj si kooperativistët që punon gjithë ditën fushave, kanaleve dhe stallave. Nga kjo shtresë, babai kishte shumë miq të ngushtë që i respektonte dhe e respektonin. Për këtë gjë mund të dëshmojnë më së miri shumë nga ata që e kanë njohur, kudo ku ai ka punuar, pasi ka ende shumë prej tyre që jetojnë në ato fshatra apo në Tiranë. Ndërsa me rangjet e larta të udhëheqjes, babai kishte miqësi vetëm me pak funksionarë e personalitet, që i kishte lidhur puna, si p.sh. me Beqir Ballukun, Abdyl Këllezin, Fadil Paçramin dhe Myslym Pezën. Me këta kishte shumë miqësi babai.

Nga njerëzit e thjeshtë që thatë se babai juaj i kishte miq të ngushtë, kujton ndonjë?

Po patjetër, kujtoj që ka pasur, si p.sh. Agim Bakia,(furxhi), Xhelal Troplini,(shofer) Xheladin Çoku,(shofer) Fat Tufina, (orë-ndreqës), Bashkim Shijaku,(arsimtar), etj. Ka pasur miqësi edhe me disa të tjerë emra të njohur, si me Myslym Ketën, të cilin e kishte shok të ngushtë, Irakli Bozon, (prokuror), që e kishte shumë shok, Abedin Çiçin, (agronomi i njohur) Mark Dodani, (nënkolonel, oficer i Sigurimit të Shtetit), Hazbi Lamçe (nënkolonel, komandant burgjesh), Demlush Thaçi (ish-drejtor i Fermës së Kamzës), Fadil Lamin, (sekretar partie rajoni), Halim Stërmasi (agronom), Ilir Gjylbegu (mjeku i njohur gjinekolog), Panajot Pano, Fatmir Frashëri, Bert Jashari, Miti Dheodhosi (sportistë të njohur), etj.

Vinte ndonjë nga udhëheqja për vizitë në shtëpinë tuaj, ose babai të shkonte tek ata?

Si fillim desha të them, se përveç Enver Hoxhës (që siç dihet ishte i rezervuar në vizitat që mund të bënte në familjet jashtë ‘Bllokut’ të udhëheqjes), te shtëpia jonë për vizita kanë ardhur e gjithë Byroja Politike, duke filluar nga Mehmet Shehu, që erdhën me rastin e 40 vjetorit të babait. Enveri edhe pse nuk erdhi vetë, dërgoi Haxhi Kroin dhe Sulo Gradecin, që e përshëndetën dhe uruan babanë në emër të tij zyrtarisht.

Kishte Nduja hyrje dalje familjare me ta?

Beqir Balluku me Abdyl Këllezin kanë ardhur nga një herë, kurse Fadil Paçrami, edhe pse ishte mik i ngushtë i babait dhe bashkëshortja e tij, Violeta, ishte shoqe e ngushtë e mamasë, sonë, Françeskës, nuk pati ardhur asnjëherë në shtëpinë tonë. Në shtëpinë tonë vinte shpesh për vizita edhe Manush Myftiu me gruan e tij, Nefon, madje ata vinin aq shpesh, saqë ishin bërë si të shtëpisë. Por për hir të së vërtetës, jam i detyruar të them, se babai nuk kishte asnjë simpati, për atë njeri dhe them se nuk ka qenë i gabuar, pasi Manushi, më pas u bë shkas edhe që i morën jetën. Unë kam qenë i vogël, por e mbaj mënd shumë mirë, në një bisedë që babai po bënte me shokun e tij të ngushtë, Kiu Bozon, e quanin mendjemadh dhe fodull Manushin dhe nuk kishin asnjë lloj respekti për të.

Ku keni banuar në atë kohë që babai Nduja ishte në funksionin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës dhe a kishit personel shërbimi në shtëpi?

Ne fillimisht kem i banuar në një apartament të thjeshtë, diku te rruga “Hoxha Tasim” dhe vetëm më pas, (pra në vitin 1973, kur babai u bë Kryetar I Komitetit Ekzekutiv), jemi zhvendosur me banim rreth 200 metra dhe kemi banuar te një vilë (pronë e Vangjel Manushit, ish-tregtar nga Durrësi)që ndodhet edhe sot diku afër “Shkollës së Kuqe, dhe përveç shoferit të babait, si Kryetar Komiteti, kishim vetëm një shërbyese në shtëpi, e cila merrej me punët që kishte nevojë shtëpia, si pastrimin, gatimin, pazarin etj. /Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mehmeti u habit kur ja ktheva pas 40 vitesh programin politik dhe i tmerruar më tha…”/ Dëshmia e rrallë e besnikut të ish-kryeministrit Shehu

Next Post

Kalendari Historik 20 Dhjetor

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
Kalendari Historik 3 Dhjetor

Kalendari Historik 20 Dhjetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!