• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, May 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’

Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”
“Ymer Keçi ngarkoi shoqëruesin e Myslym Pezës, që t’i bënte atentat gjeneral Enver Hoxhës, kur ai të shkonte në Pezë…”/ Dosja e “Grupit të deputetëve”

Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërt

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilat i përkasin dosjes hetimore dhe gjyqësore të të ashtuquajturit “Grupi i Deputetëve”, ku bënin pjesë 24 të pandehur dhe midis tyre emra dhe personalitete të njohura të periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e më pas deputetë të Parlamentit Shqiptar apo në Kryesinë e Frontit Demokratik të Shqipërisë, të kryesuar nga gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, si Shefqet Beja, Dr. Enver Sazani, Sheh Ibrahim Karbunara, etj., të cilët u nxorën para një gjykate ushtarake të kryesuar nga major Niko Çeta dhe prokuror, Josif Pashko.

Në atë gjyq i cili u zhvillua në Kinema “17 Nëntori” të kryeqytetit nga data 4 deri në datë 27 shtator, kur u dha edhe pretenca, u gjykuan si të pandehur 24 persona, pjesa dërmuese e tyre ishin personalitete të njohur të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

“Lilo Zeneli mbante në duar nji gjenerator të ngjashëm me nji mulli bloje orizi, kurse Xhemal Selimi, rrotullonte rreth veshëve të mij fijet e korrentit…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit, për torturat në hetuesi

Pjesa më e madhe e tyre ishin intelektualë të njohur, të cilët ishin diplomuar në universitetet e Perëndimit dhe disa prej tyre si: Shefqet Beja, Enver Sazani dhe Sheh Ibrahim Karbunara, ishin deputetë të Parlamentit Shqiptar, të propozuar si kandidatë të Frontit Demokratik që udhëhiqej nga Partia Komuniste e kryesuar prej Enver Hoxhës.

Po kështu në përbërje të atij grupi kishte dhe intelektualë të tjerë dhe tregtarë të ndryshëm, të cilët nuk kishin aderuar në asnjë nga tre forcat politike (Balli, Legaliteti dhe Partia Komuniste) gjatë periudhës së Luftës, por që ishin brumosur dhe kishin përqafuar idetë liberal-demokrate të vendeve Perëndimore ku kishin studiuar, duke pasur prirje të theksuara antikomuniste.

Procesi gjyqësor i “Grupit të Deputetëve” i cili filloi me një pompozitet të madh nga ana e propagandës së regjimit komunist, duke vënë në dispozicion të gjithë arsenalin e saj me radio, gazeta dhe afishe të ngjitura nëpër mure, për nga përmasat e rëndësia e tij, ishte procesi i dytë më i madh i zhvilluar deri në atë kohë, që nga mbarimi i Luftës. Proçesi i parë gjyqësor ishte zhvilluar në marsin e vitit 1945, i njohur si “Gjyqi Special kundër kriminelëve të Luftës” dhe në bankën e të akuzuarve të atij gjyqi, ishin 64 persona, pjesa më e madhe i tyre kishin mbajtur funksione të larta në të gjitha qeveritë shqiptare që nga ajo e Ismail Qemalit, e deri tek ato nën pushtimin gjerman, si deputetë, kryeministra, ministra, prefektë, kryetarë bashkish, ambasadorë, ushtarakë të lartë etj.

Ndryshe nga Gjyqi Special i marsit të vitit 1945, ku gjykoheshin si të pandehur të gjithë ata persona, të cilët regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shpallur si “armiq e kriminelë lufte”, procesi gjyqësor i Grupit të Deputetëve, që filloi në katër shtatorin e vitit 1947, kishte një ngarkesë akoma më të madhe politike, sociale, e interes pasi aty gjykoheshin një pjesë e atyre personaliteteve që kishin aderuar brenda radhëve të Frontit Demokratik, që e udhëhiqte Partia Komuniste e sapoardhur në pushtet.

Përveç dëshmive të mohuara në atë proces gjyqësor, nga ana e të pandehurve të atij procesi, ka edhe shumë dëshmi të tjera, ku flitet për aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre antikomuniste, të filluar që nga periudha e Luftës e deri në kohën që u arrestuan, ku Sheqet Beja, Enver Sazani, Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Tefik Deliallisi, Sulo Kloso, Salim Kokalari, Beqir Çela etj., kanë pranuar të gjithë aktivitetin e tyre që synonte rrëzimin e Qeverisë Komuniste të Enver Hoxhës. Po kështu në dosjen gjyqësore shihet se të pandehurit kanë pranuar edhe lidhjet e bashkëpunimin e tyre me misionet anglo-amerikane të kryesuara nga Harry Fultz dhe gjenerali Hodgson, si dhe lidhjet me eksponentët kryesorë nacionalistë të Ballit e Legalitetit, që ishin në mërgim apo në arrati nëpër male.

Përveç shumë dëshmive të bëra nga të pandehurit e atij procesi gjyqësor, (gjithnjë duke i’u referuar dosjes në fjalë), ku tregohen lidhjet e tyre dhe aktiviteti antikomunist për rrëzimin e regjimit komunist, një nga dëshmitë më interesante në atë gjyq, është ajo e bërë nga Tefik Deliallisi, ku ai tregon për bisedën e bërë në shtëpinë e Ymer Keçit në Tiranë, ku Ymeri i ngarkoi Hamdi Kacolles, (njeriut që shërbente pranë Myslym Pezës) atentatin ndaj gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës e Koci Xoxes, gjatë vizitës që ata do të bënin në Pezë.

Trupi Gjykues

Kryetar: Major Niko Çeta
Anëtar: Kapiten I-rë, Nexhat Hyseni
Kapiten II-të, Mustafa Iljazi
Kryesekretari: Aspirant Thoma Rino
Prokuror: Zv/ Prokuror i Përgjithshëm, Josif Pashko

      Të pandehurit

  1. Shefqet Beja
  2. Enver Sazani
  3. Sheh Ibrahimi (Karbunara)
  4. Selaudin Toto
  5. Irfan Majuni
  6. Tefik Deliallisi
  7. Hysen Shehu
  8. Salim Kokalari
  9. Sulo Konjari
  10. Ramazan Tabaku
  11. Gjovalin Vlashi
  12. Rustem Sharra
  13. Xhevat Xhafa
  14. Rram Marku
  15. Beqir Çela
  16. Riza Alizoti
  17. Sulo Klosi
  18. Saggioti Paolo
  19. Foto Bala
  20. Abdyl Kokoshi
  21. Shefki Minarolli
  22. Pertef Karagjozi
  23. Mehmet Prishtina
  24. Agathokli Xhitoni

                                                              Vijon nga numri kaluar

                                                                          Aktakuza

Deponimet e Paolo Saggioti: “Djegia e rafinerisë në Kuçovë”

Vazhdon dëshmia e italianit Saggioti: Neve kemi organizuar personelin italian në mënyrë që të ishin gati gjithashtu kemi formuar dhe grupe nga personeli nënpunës dhe teknik. Komiteti përbëhej nga Tarascon, Kati, unë dhe Don Pietro dhe gjithsecili nga kryetarët e grupeve kryesore ishte ngarkuar të drejtonte grupin përkatës në punët e sabotimit. Neve do të propagandonim në personel për ngadalësimin dhe sabotimin e punimeve dhe të propagandonim kundër Qeverisë. Unë kisha sektorin e prodhimit. Arshiva sekrete më duket se ka kaluar në duart e Dom Pjetrit. Kjo arshivë kishte korrespondencën që mbante vetë inxhinier Taraskoni, dhe që ishin çështje me rëndësi që nuk kishin të bënin me korrespondencën ordinere. Se çfarë përmbante nuk e di.

Inxhinier Taraskoni ka ardhur në Tiranë në muajin nëntor 1944 për t’u takuar me Misionin anglez dhe të merrej vesh me kryetarin e aciendave italiane në mënyrë që të koordinoheshin punët dhe të përpiqeshin të shpëtonin acjendat e tyre. Kurse u kthye nga Tirana Taraskoni më tha se kishte lajmëruar anglezët mbi gjitha çka ngjiste në Kuçovë dhe se kishte biseduar me të gjitha drejtorët e acjendave në Shqipëri në mënyrë që të koordinoni punët. Ai është takuar dhe kishte biseduar me Simonçinin e të tjerë, dhe qëllimi i tyre ishte që të bashkëpunoni të gjithë acjendat dhe në mbrojtjen e anglo-amerikanëve të mundoheshin të shpëtonin pasuritë italiane në Shqipëri.

Tarasconi nga Tirana pruri 150 napolona ar, të cilat u shpërndanë ndërmjet personelit dhe një pjesë e mbajti Taraskoni për nevojat eventuale. Unë mora 25 napolona flori. Më 24 Dhjetor neve kemi marrë vendim që në distilerinë nr.2 të bëhej një sabotim sipas sugjerimeve të anglezëve. Sabotimi do të bëhej në mënyrë që me një anë të vihej zjarri me një anë tjetër të derdhej benzinë kështu që zjarri do të zbriste deri në distileri.

Për djegien neve njoftuam anglezët, të cilët na lajmëruan që të pritnin derisa ata të na njoftonin ditën, të cilën e caktuan nga mesi i janarit dhe na njoftuan me anën e Simonçinit. Në fillim menduam të djegim mbeturinat e karburantit që kishin dalë përjashta dhe kështu zjarri do të arrinte deri në distileri ku do të hapeshin tubat e gazit dhe zjarri do të përhapej.

Ky zjarr u vu porse u shua me ndihmën e punëtorëve; të ushtarëve dhe të komisarit i cili shkoi në vend më të shpejtë. Veprimet në përgjithësi kryesisht sipas udhëzimeve të anglezëve porse ky ishte një rast që u paraqit në çast dhe neve vepruam. Në këtë kohë në Kuçovë u arrestua Tarasconi dhe Kati dhe me rastin e arrestimit të tyre neve patëm një trembje të madhe.

Më vonë u arrestuan dhe disa të tjerë porse neve e vazhduam aktivitetin tonë. Në kryesi kishim dhe inxhinier Riza Alizotin i cili ka ardhur në Kuçovë në muajin nëntor dhe mori pjesë në grup pas mbas mbërritjes atje. Në grupin tonë bënin pjesë dhe profesori Zyber, Doktor Dakua, e Inxhinier Sulo Klosi.

“Lidhjet e Grupit me Qendrën në Bari”

Mbi pyetjen e Prokurorit i pandehuri tha:

Inxhinier Riza Alizotin e futëm në kryesi mbasi ishte rekomanduar nga misioni anglez. Mbas Taraskonit gjithë punën në dorë e mori ai. Inxhinier Alizoti qe kryetar i përgjithshëm në drejtimin e punimeve. Kurse Taraskoni erdhi në Tiranë në muajin nëntor pruri një radio transmetuese, të cilën e kishte marrë nga misioni anglez; me anën e së cilës u vumë në kontakt me Barin. Këtë në fillim e përdorte vetë Taraskoni dhe mandej unë. Radion e kishim vendosur në podrumin e shtëpisë dhe kjo kaloi në dy tre duar si në spital e gjetkë. Me anën e kësaj lidheshim me Barin. Lidhjet me Tiranën i mbante Taraskoni dhe Alizoti.

Informatat që neve jepnim me anën e Radios qenë mbi punimet që bëheshin në Kuçovë dhe mbi gjendjen tonë. Ata na lajmëronin se situata në Shqipëri do të ndryshojë në bazë të ndihmave të anglo-amerikanëve dhe që neve të vazhdonim të mbanim lidhje me misionet në Tiranë. Inxhinier Tarasconi si mori radion nga misioni anglez, bëri një letër dhe e dërgoi në ishte e vogël porse punën na e mbaronte. Para se të më binte mua në dorë radioja, Radio-Bari njoftonte orët kur neve do të transmetonim. Radion neve e mbajtëm deri në muajin shtator dhe mandej e shkatërruam mbasi nga Bari na lajmëruan që situata po sqarohet me qenë se është duke u bërë traktati i paqes.

Inxhinier Klosi ka ardhur në Kuçovë në muajin Fruer 1945 dhe qysh atëhere ka vazhduar të vijë shpesh herë. Ky ka marrë pjesë në një mbledhje që është bërë në muajin Mars. Puset e ujit ishin caktuar të bëheshin nëpër zona ku nuk kishte fare ujë ose ku kishte pak, me qenë se ky lloj punimi, që përpos të tjerëve kishte dhe qëllim propagandistik, të mos realizohej. Mbas Taraskonit dhe Katit u arrestua kujdestari i shtëpisë dhe një tjetër. Me arrestimin e Taraskonit kanë ardhur në Tiranë dy veta të ngarkuar nga Komiteti që të lajmëronin Simonçinin dhe Gjeneral Piçinin që ndodhej këtu.

Me këtë rast anglezët na kanë njoftuar që puna e sabotimeve duhej të vazhdonte si më parë. Lidhjet me misionin anglez i kemi mbajtur deri në muajin shtator të vitit 1945 dhe mandej u lidhëm me misionin amerikan. Tentativat e para me amerikanët i kemi bërë me ndërmjetësinë e Inxhinier Riza Alizotit në muajin korrik dhe Gusht të vitit 1945. Ne lidheshim me Fultzin, me të cilin kishim kontakte verbale inxhinier Alizoti dhe profesor Xyber. Në gusht të vitit 1945 kemi sabotuar në puset e ujit, në distileritë, në rindërtim dhe në sektorët e tjerë.

Dëshmia e Dr. Enver Sazanit

Sot ditën dhe orën e caktuar Këshilli u formua si më parë, i asistuar nga Kryesekretari Aspirant Thoma Rino, dhe me ndodhjen prezent të Prokurorit Josif Pashko.

Të shoqëruar rregullisht u sollën nga burgu të pandehurit dhe duke qenë të lirë u vunë në vendin e posaçëm, kështu filloi gjykimi rregullisht dhe botërisht.

U morr në pyetje i pandehuri Enver Sazani, ju caktua si avokat mbrojtës z. Spiro Stringa, dhe e pranoi.

Ju këndua akt-akuza e Prokurorit dhe tha që e pranon.

Mbasi u pyet deklaroi:

Aktivitetin kundër popullit e kam filluar në fund të korrikut 1945. Më përpara kam biseduar me Shefqet Bejën dhe Salim Kokalarin, të cilët më janë shfaqur kundër Pushtetit. Në fillim të vitit 1945 kanë ardhur në shtëpinë time Shefqet Beja, Salim Kokalari, e Sulo Konjari, të cilët më propozuan për të formuar një organizatë kundër Frontit. Këtë aktivitet e kishin filluar qysh në Kongresin e Beratit, porse mua më kanë thënë në korrik të vitit 1945. Kur unë u largova nga ushtria dhe duke qenë ca ditë i sëmurë erdhi Shefqet Beja, i cili duke ditur që unë isha dëshpëruar për largimin që më bënë, më tha: ja se çfarë bën pushteti dhe filloi të më flasë kundër tij.

Mbledhja e parë ku unë mora pjesë u bë në shtëpinë e Tefik Deliallisit në korrik të vitit 1945, dhe ndodheshin: Shefqet Beja, Kol Kuqali, Kosta Boshnjaku, Salim Kokalari, Selaudin Toto, unë, Hysen Shehu dhe Tefik Deliallisi, këtu e mori fjalën Shefqet Beja, i cili tha se Riza Dani ishte lidhur me të arratisurit dhe se të arratisurit kërkonin ndihma; me këtë rast Kol Kuqali tha se anglo-amerikanët na kanë premtuar ndihma porse duhet të organizohemi dhe të zgjerojmë radhët.

Këtu u formua kryesia me kryetar Kostë Boshnjaku, dhe n/kryetar Shefqet Beja e Kol Kuqali, dhe Selaudin Totua sekretar. Mua m’u ngarkua të punoja me mjekët dhe me elementë të tjerë që unë kisha mundësi. Qëllimi i krijimit të kësaj organizate ishte që të rrëzonte pushtetin me ndihmën e anglo-amerikanëve dhe ndihmën e të arratisurve./Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 23 Nëntor

Next Post

Nga punëtor në llaç e tulla te ’21 Dhjetori’ në Tiranë, si pedagog e lektor në universitetet e njohura të Europës dhe…”/ Imazhet e panjohura të profesorit të Ekonomisë

Artikuj të ngjashëm

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën
Dossier

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

May 10, 2025
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Lilo Zeneli mbante në duar nji gjenerator të ngjashëm me nji mulli bloje orizi, kurse Xhemal Selimi, rrotullonte rreth veshëve të mij fijet e korrentit…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit, për torturat në hetuesi

May 9, 2025
“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 9, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
Next Post
Nga punëtor në llaç e tulla te ’21 Dhjetori’ në Tiranë, si pedagog e lektor në universitetet e njohura të Europës dhe…”/ Imazhet e panjohura të profesorit të Ekonomisë

Nga punëtor në llaç e tulla te ’21 Dhjetori’ në Tiranë, si pedagog e lektor në universitetet e njohura të Europës dhe…”/ Imazhet e panjohura të profesorit të Ekonomisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!