1883 – Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, inagurohet Metropolitan Opera House. Kjo ndërtesë ishte një shtëpi operistike e vendosur në rrugën 1411 Broadway në New York City. U hap në 1883 dhe u rrënua në 1967. Ajo ishte shtëpia e parë e Metropolitan Opera Company. Në vitin 1903, arkitektët Carrère dhe Hastings ridizajnuan gjerësisht brendësinë e shtëpisë së operës. Auditori i njohur i artë me llambadarin e tij të diellit, dhe prosceniumin e lakuar të gdhendur me emrat e gjashtë kompozitorëve, daton nga kjo kohë.
1923 – Në Greqi ndodh përpjekja e grushtit të shtetit Leonardopoulos – Gargalidis. Ky ishte një grusht shteti i dështuar ushtarak i nisur më 22 Tetor 1923 në Greqi nga oficerë pro-mbretërorë nën drejtimin Gjeneralin lejtnant Georgios Leonardopoulos dhe Panagiotis Gargalidis, së bashku Kolonelin Georgios Ziras. Mosarritja e këtij grushti shteti, në Athinë, diskreditoi monarkinë dhe kontribuoi me vendosmëri në krijimin e Republikës së Dytë Greke në Mars 1924.
1934 – Agjentët e FBI-së, qëllojnë për vdekje gangsterin amerikan Pretty Boys Floyd. Ai operoi në shtetet perëndimore dhe qendrore të SHBA-së, dhe veprimet e tij kriminale morën një shtrirje të gjerë nga shtypi në vitet 30. Ai u ndoq dhe u vra nga një grup agjentësh të Byrosë së Hetimit (FBI) të udhëhequr nga Melvin Purvis. Floyd ka vazhduar të jetë një figurë e njohur në mediat amerikane, e cila ndonjëherë shihet si famëkeqe, herë të tjera portretizuar si një figurë tragjike, madje edhe viktimë e kohërave të vështira të Depresionit të Madh në Shtetet e Bashkuara.
1946 – Në territorin e pushtuar të Gjermanisë Lindore, ndodh ajo që do të quhet edhe si Operacioni Osoaviakhim. Në këtë operacion ushtarak, trupat e Ushtrisë së Kuqe sovjetike të suportuara nga ato të NKVD-së, rekrutojnë me forcë më tepër se 2200 specialistë gjermanë. Së bashku me familjet e tyre, ky numër do të shkonte në gati 6000 persona. Këto rekrutime me forcë nga ana e sovjetikëve u bënë pasi Moskës, iu nevojiteshin shkencëtarët dhe inxhinierët gjermanë për të prodhuar rraketat kozmike dhe ato bërthamore. Ky projekt më pas do të kodohej edhe si DOSAAF.
1947 – Fillon zyrtarisht Lufta e Kashmirit, midis Indisë dhe Pakistanit. Konflikti filloi pas Shpalljes së Pavarësisë së Indisë në 1947, si një mosmarrëveshje mbi ish-shtetin princëror të Jammu dhe Kashmir. Ky konflikt, u përshkallëzua në tre luftëra midis Indisë dhe Pakistanit, si dhe në disa përleshjeve të tjera të armatosura. Kina gjithashtu është përfshirë në konflikt në një rol të palës së tretë. Sot India kontrollon afërsisht 55 përqind të sipërfaqes së rajonit, Pakistani kontrollon afërsisht 30 përqind të tokës, ndërsa Kina kontrollon pjesën e mbetur 15 përqindësh.
1964 – Lind në Shibenik të Kroacisë (asokohe Jugosllavi), një nga basketbollistët më të famshëm të të gjitha kohrave, Drazen Petroviç. Petroviç, gjatë karrierës së tij 15 vjeçare do të debutonte në disa nga ekipet më të mira të basketbollit si Cibona, Real Madrid, Portland, etj. Ai gjithashtu do të cilësohej si një ndër lojtarët më të mirë të kombëtares jugosllave të basketbollit, ku do të fitonte mjaft trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Petroviç, do të fitonte edhe çmimet më të rëndësishme të këtij sporti si, All NBA Team, Top 50 basketball players, etj.
2002 – Vdes në moshën 86 vjeçare në Gjenevë të Zvicrës, Mbretëresha e Shqipërisë, dhe njëkohësisht bashkëshortja e ish Mbretit Ahmet Zogu, Geraldine Appony. Ajo u lind në një familje aristokrate hungareze, dhe u edukua po atje. Në vitin 1938 ajo u martua me Mbretin Zogu duke lindur kështu një vit më pas, Princin Leka i I-rë. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, ajo së bashku me bashkëshortin dhe familjen u largua për në shtete si Turqi, Egjipt, Francë, dhe Afrikë të Jugut, prej nga ku mundi të kthehej në vënd vetëm pas ardhjes së demokracisë.