• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 02 Gusht

1922 – Vdes në moshën 75 vjeçare Alexandër Graham Bell. Bell, ishte një shpikës, shkencëtar dhe inxhinier me origjinë skoceze, i cili u mor me shpikjen dhe patentimin e telefonit të parë praktik. Ai gjithashtu bashkë-themeloi Kompaninë Amerikane të Telefonave dhe Telegrafëve (AT&T) në vitin 1885. Shpikja e tij revolucinarizoi telekomunikacionin.

 

1934 – Adolf Hitleri bëhet Fuhrer i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg. E quajtur ndryshe dhe si Gleichschaltung, ishte në terminologjinë naziste procesi i Nazifikimit me anë të të cilit Adolf Hitler dhe Partia Naziste vendosën me sukses një sistem kontrolli dhe koordinimi totalitar mbi të gjitha aspektet e shoqërisë gjermane.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 3 Mars 2026

Kalendari 2 Mars 2026

1939 – Albert Einstein dhe Leo Szilard i shkruajnë një letër Franklin D. Roosevelt, duke i kërkuar atij që të fillojë Projektin e Manhattan për të zhvilluar një armë bërthamore. Ky projekt madhor do të zhvillohej vetëm në vitin 1945, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të testonin për herë të parë në Nevada një shpërthim atomik.

 

 

1942 – Lind në Lima, Isabel Allende. Allende, është një shkrimtare kiliane. Allende, veprat e së cilës nganjëherë përmbajnë aspekte të realizmit magjik,  është e njohur në zhanrin e romaneve, si The House of Spirits, dhe City of the Beasts, të cilat kanë ka qenë tepër të suksesshme. Ajo është shkrimtarja më e lexuar në gjuhën spanjolle.

 

 

1943 – Të burgosurit hebrenj organizuan një revoltë në kampin e Treblinkas. Ai, ishte një nga më vdekjeprurësit e kampeve të vdekjes naziste ku afro 1 milionë njerëz u vranë në më pak se 18 muaj. Kjo do të ishte një nga revoltat më të mëdha që do të ndodhnin në kampet e përqëndrimit. Një revolt tjetër, do të pasonte në kampin e Sobiborit.

 

 

1980 – Një bombë shpërthen në stacionin hekurudhor në Bolonjë, në Itali, duke vrarë 85 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 200 të tjerë. Disa anëtarë të organizatës terroriste neo-fashiste Nuclei Armati Rivoluzionari (Bërthama e Armatosur Revolucionare) u dënuan për bombardimin, edhe pse grupi mohoi përfshirjen.

 

 

1989 – Pakistani është ri-pranuar në Commonwealth of Nations pas rikthimit të demokracisë për herë të parë që nga viti 1972. Commonwealth of Nations, është një shoqatë politike e 55 shteteve anëtare, gati të gjitha territoret e mëparshme të Perandorisë Britanike. Zyra e saj kryesore ndodhet në Londër. Pakistani ka aderuar në këtë organizatë që nga fillimi.

 

1990 – Iraku pushton Kuvajtin, duke çuar përfundimisht në Luftën e Gjirit. Ky pushtim dhe refuzimi i mëpasshëm i Irakut për t’u tërhequr nga Kuvajti brenda një afati të caktuar nga Kombet e Bashkuara, çuan në ndërhyrjen ushtarake nga një koalicion i forcave të Kombeve të Bashkuara të autorizuara të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Letra për Ramiz Alinë: “Viktor Zhusti, Koço Kosta, Bashkim Ahmeti, Bekim Harxhi dhe Roland Çene kanë…”/ Dosja sekrete e Komitetit Partisë Gjirokastrës

Next Post

“Përse s’firmosa për vrasjen e Bardhok Bibës dhe si u hodha dy herë me parashutë nga CIA …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, Ndue Mëlyshi

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 3 Mars 2026

March 2, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 2 Mars 2026

March 1, 2026
Kalendari 1 Mars 2026
Kalendari historik

Kalendari 1 Mars 2026

February 23, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 27 Shkurt 2026

February 23, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 26 Shkurt 2026

February 23, 2026
Next Post
“Përse s’firmosa për vrasjen e Bardhok Bibës dhe si u hodha dy herë me parashutë nga CIA …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, Ndue Mëlyshi

“Përse s’firmosa për vrasjen e Bardhok Bibës dhe si u hodha dy herë me parashutë nga CIA …”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, Ndue Mëlyshi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme