1776 – Gjatë Revolucioni Amerikan, Deklarata e Pavarësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miratohet nga Kongresi i Dytë Kontinental. Deklarata shpjegoi pse Trembëdhjetë Kolonitë në luftë me Mbretërinë e Britanisë së Madhe e konsideronte veten si trembëdhjetë shtete të pavarura sovrane, jo më nën sundimin britanik.
1918 – Bolshevikët vrasin Car Nikollën II të Rusisë dhe familjen e tij (sipas datës së kalendarit Julian). Ekzekutimi i tyre, u krye nga një skuadër pushkatimi, në shtëpinë e quajtur Ipatiev në Yekateriburg. Ata u dënuan me vdekje, me një urdhër supreme të lëshuar nga qeveria komuniste e Leninit, në Kremlin. Trupat e tyre do të gjendeshin afro 80 vjet më vonë.
1934 – Vdes në moshën 66 vjeçare, Marie Curie. Curie, ishte një fizikante dhe kimiste polak e natyralizuar si franceze, që kreu kërkime pionierësh mbi radioaktivitetin. Ajo ishte gruaja e parë që fitoi një çmim Nobel, personi i parë dhe gruaja e vetme që fitoi Çmimin Nobel dy herë, dhe ishte e vetmja që fitoi këtë çmim në dy fusha të ndryshme shkencore.
1943 – Në Gjibraltar, një bombardues i Forcës Ajrore B-24 Liberator përplaset në det, në një moment të dukshëm aksidenti pas fluturimit, duke vrarë 16 pasagjerë në bord, përfshirë gjeneralin Władysłaë Sikorski, komandantin e përgjithshëm të ushtrisë polake dhe Kryeministri i qeverisë polake në megrim. Vetëm piloti mbijeton.
1964 – Lind në Tiranë, Edi Rama. është një politikan, piktor, shkrimtar, publicist, ish pedagog, dhe ish basketbollist, i cili aktualisht shërben si Kryeministri i 33-të i Republikës së Shqipërisë (që nga 13 shtatori 2013) dhe Ministri i Punëve të Jashtme (që nga 21 janar 2019). Rama është edhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga 2005.
1976 – Komandot izraelite sulmojnë aeroportin e Entebbes në Ugandë, duke shpëtuar shumicën e pasagjerëve, të Air France, të marrë peng nga palestinezët. Por katër nga pasagjerët dhe disa antarë ekuipazhi, do të humbnin jetën, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit. Nga ana tjetër disa ugandezë dhe një komando izraelit, gjithashtu do të mbeteshin të vdekur.
1987 – Në Francë, ish-shefi i Gestapo, Klaus Barbie i njohur ndryshe dhe si “Kasapi i Lyonit”, akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Para se të ekstradohej, Barbie, kishte jetuar në Bolivi, shtet në territorin e Amerikës Latine. Ai vdiq nga kanceri në qelinë e tij në 25 shtator 1991.
1998 – Japonia lëshon kapsulën hapësinore, Nozomi për në Mars, duke u bashkuar me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë si një vend që eksploron hapësirën. Nozomi ishte krijuar për të studiuar atmosferën e sipërme Marsiane dhe bashkëveprimin e saj me erën diellore dhe për të zhvilluar teknologji për përdorim në misionet e ardhshme planetare.