• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, February 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Prill

Prill

1910 – Vdes në moshën 74 vjeçare, Mark Twain. Twain, ishte një shkrimtar, humorist, botues dhe pedagog amerikan. Ai u vlerësua si “humoristi më i madh që Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë ndonjëherë”. William Faulkner e quajti atë “babain e letërsisë amerikane”. Romanet e tij përfshijnë Aventurat e Tom Sawyer dhe vazhdimin e tij, Aventurat e Huckleberry Fin, ky e fundit shpesh quhej “Romani i Madh Amerikan”.

 

1926 – Lind në Londër, Elisabeta e II-të. Elisabeta e II-të, është Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretërive të tjera të Commonwealthit. Më 1947, ajo u martua me Philip, Dukën e Edinburgh, një ish-princ i Greqisë dhe Danimarkës, me të cilin ka katër fëmijë. Charles, Princin e Wales, Princeshën Anne,  Princin Andrew, që njëkohësisht është dhe Duka i Yorkut, dhe Princin Edward, të Wessex.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari 15 Shkurt 2026

Kalendari 14 Shkurt 2026

1948 – Miratohet, Rezoluta 47 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me konfliktin në Kashmir. Pasi dëgjoi argumente nga India dhe Pakistani, Këshilli rriti madhësinë e Komisionit të krijuar me Rezolutën 39 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në pesë anëtarë (me përfaqësues të Argjentinës, Belgjikës, Kolumbisë, Çekosllovakisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës).

 

1960 – Inagurohet zyrtarisht kryeqyteti i Brazilit, Brasilia. Në orën 09.30, Tri pushtetet e Republikës transferohen njëkohësisht nga kryeqyteti i vjetër, Rio de Janeiro. Brasilia ishte planifikuar dhe zhvilluar nga arkitektët Lucio Costa, Oscar Niemeyer dhe Joaquim Cardozo në 1956 në një skemë për të transferuar kryeqytetin nga Rio de Janeiro në një lokacion  qendror. Ndërsa urbanisti i peizazhit, ishte Roberto Burle Marx.

 

1989 – Në Pekin, rreth 100,000 studentë mblidhen në Sheshin Tienanmen për të përkujtuar liderin e reformës kineze Hu Yaobang. Ky manifestim gjigand ishte, dhe nisja zyrtare e demostratave të Sheshit Tienanmen. Këto demostrata masive studentore, dhe më pas të kthyera në mbarë-popullore, zgjatën afro dy muaj dhe u shtypën në mënyrë të përgjakshme nga qeveria komuniste kineze.

 

1993 – Gjykata Supreme në La Paz, Bolivi, dënon ish diktatorin Luis García Meza me 30 vjet burg pa kusht për vrasje, vjedhje, mashtrim dhe shkelje të kushtetutës. Ai ishte një oficer ushtarak në karrierë i cili u ngrit në gradën e gjeneralit gjatë juntës ushtarake të gjeneralit Hugo Banzer (1971-78). Midis 1980 dhe 1981 García Meza ishte diktatori i Bolivisë. Dënimi i tij, ishte i pari i këtij lloji në Amerikën e Jugut.

 

2010 – Pakti i diskutueshëm Kharkiv (Baza Detare Ruse e Ukrainës për Traktatin e Gazit) është nënshkruar në Kharkiv, nga Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç dhe ai rus Dmitry Medvedev. Kjo marrëveshje ishte një nga shumë të tilla të nënshkruara midis dy vëndeve. Ajo u përfundua në mënyrë të njëanshme nga Rusia në 31 Mars 2014, pas pushtimit të gadishullit të Krimesë nga trupat ushtarake ruse.

Share4TweetPinSendShareSend
Previous Post

Letra për Hysni Kapon: “Tuk Jakova thotë se nuk mund të punohet më me Enverin, i duhet vënë fshesa gjithë Byrosë, se…”/ Raporti i Sigurimit me përgjimet e “Tomorri”-t në 1957-ën

Next Post

Premtimet elektorale të Enver Hoxhës në 1962: “Zonën e Kukësit, do ta zhvillojmë nga ana industriale, do të ndërtojmë qytetin e ri atje dhe….”

Artikuj të ngjashëm

Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 14 Shkurt 2026

February 14, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 13 Shkurt 2026

February 9, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 12 Shkurt 2026

February 11, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 11 Shkurt 2026

February 11, 2026
Kalendari 01 Shkurt 2026
Kalendari historik

Kalendari 10 Shkurt 2026

February 9, 2026
Next Post
“Kur punonjësit sigurojnë ndonjë fitore në zgjedhjet, borgjezia reaksionare, e mbështetur nga qarqet ushtarake, i likuidon rezultatet e votimeve…”/ Fjala e Enver Hoxhës para zgjedhësve më 30 maj 1962

Premtimet elektorale të Enver Hoxhës në 1962: “Zonën e Kukësit, do ta zhvillojmë nga ana industriale, do të ndërtojmë qytetin e ri atje dhe….”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme