• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, November 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Aleksandri dhe në Port-Said, rusët do të krijojnë bazat e tyre ushtarako-detare dhe Egjypti do t’i lejojë t’i përdorin kundër Shqipërisë…” / Takimi sekret i Mehmet Shehut, me Khalid Al Wazir, 1 gusht 1970

“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970

Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: Si i stërvita në Zall-Herr në ‘71-in, 30 palestinezët e Al-Fatah-ut, për luftë guerilje…   

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tretë

Mehmet Shehu: “Duhet patur kujdes nga teoritë e Çe Guevarës dhe të qëndroni larg tyre, sepse ato s’janë revolucionare”!

Memorie.al/ Aty nga fundi i korrikut të vitit 1970, në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, mbërriti për një vizitë zyrtare një delegacion i lartë i Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Palestinës, apo siç njihje ndryshe “Al Fatah”, i cili kryesohej nga Khalid Al Wazir, krahu i djathtë i Jasaer Arafat-it (zëvendëskryetar dhe bashkëthemelues i “Al Fatah”) i njohur me pseudonimin “Abu Xhihad”, që në hierarkinë e asaj organizate, ishte i zgjedhur edhe si anëtar i udhëheqjes së përgjithshme të Forcave të “AL – ALIFA”. Vizita e delegacionit të lartë të Al-Fatahut në Shqipëri, ishte organizuar prej disa kohësh në mënyrë të fshehtë, nga ana e ambasadës shqiptare në Kajro, sipas kërkesës së bërë nga Jasar Arafat, kreu kryesor i Lëvizjes palestineze. Vetëm dy tre ditë pas mbërritjes së tyre në Shqipëri, më datën 1 gusht, ata u pritën nga vetë kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, në vilën qeveritare në Kodrën e Durrësit (ish-Vila e Mbretit Zog), ku pas bisedimeve të gjata, ai shtroi edhe një drekë në nder të tyre. Bashkë me kryeministrin Mehmet Shehu, në atë takim sekret asistuan edhe ministri Mbrojtjes Popullore dhe zv. kryeministër Beqir Balluku, ministri i Jashtëm Nesti Nase, nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Xhafer Spahiu, drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë, Hito Çako, kryetari i Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste të popullit shqiptar, Shefqet Peçi, etj. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 1960, kur shefi i marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror, Piro Bita, i kërkoi Enver Hoxhës ta uronin Nolin me një telegram, për 80 vjetorin e lindjes, ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur

“Vetëm dy javë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 12 dhjetor 1912, drafti u botua në revistën austriake ‘Das Interessante Blatt’, ku thuhej se…”/ Zbulimi i historianit të njohur nga Kosova

Tre ditë më pas, (më 3 gusht 1970) delegacionin e lartë palestinez, e priti vetë udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, në vilën qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë në bregdetin e Vlorës, ku asistonin edhe Hysni Kapo, ministri Beqir Balluku, sekretari i parë i Komitetit Partisë së Vlorës, Petro Dode, zv. ministri i Mbrojtjes Popullore, Rrahman Parllaku, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Frontit Demokratik të Shqipërisë, Ramadan Xhangolli, etj.. Pritja që iu bëhej asokohe krerëve kryesorë të Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Palestinës (më vonë u quajt Organizata për Çlirimin e Paltestinës), ishte në vazhdën e ndihmave që Tirana zyrtare u jepte prej vitesh vendeve arabe dhe kryesisht Palestinës, në konfliktin e tyre të armatosur me shtetin e Izraelit, e cila u intensifikua së tepërmi kryesisht pas vitit 1967, kur nisi dhe lufta midis tyre.

Konflikti arabo-izraelit i vitit 1967, i njohur ndryshe si “Lufta Gjashtë Ditore”, nisi më 5 qershor 1967, kur Izraeli kreu një sulm ajror parandalues kundër Egjiptit. Konflikti në fjalë, e kishte zanafillën që gjatë mesit të viteve ’60-të, kur grupet guerile palestineze të mbështetura nga Siria, kryenin sulme të vazhdueshme përtej kufirit izraelit, të cilat pasoheshin me kundërpërgjigje ushtarake nga Izraeli. Tensionet u rritën edhe më shumë nga përpjekjet siriane për të devijuar burimet e ujit në Lartësitë Golan, gjë që kërcënonte furnizimin kryesor me ujë të Izraelit.

Në luftën arabo-izraelite e cila asokohe pati një jehonë të madhe, pasi indirekt aty u përfshinë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik i asaj kohe, pati një rol modest edhe Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës, e cila që nga ajo kohë dhe më pas, përveç ndihmës financiare apo materiale (stofra, ushqime, medikamente e pajisje mjekësore), që u jepte vendeve arabe, ajo priti dhe stërviti në Shqipëri edhe grupe të ndryshme palestinezësh, (në repartin e Zall-Herrit), kryesisht për luftën guerilje dhe vendosjen e lëndëve plasëse në objekte të ndryshme.

Sa më sipër tashmë prej kohësh këto janë gjëra janë shumë të njohura, në këtë shkrim po publikojmë dokumentet arkivore me proces-verbalin e takimit të kryeministrit Mehmet Shehu me delegacionin e lartë palestinez, të kryesuar nga Khalid Al Wazir, (të cilin e vrau Mosadi izraelit në Tunizi, në vitin 1988) ku midis të tjerash një vend të veçantë zuri edhe çështja e Çe Guevarës, për të cilin kryeministri shqiptar pati shumë rezerva, madje duke i këshilluar miqtë palestinezë, që të mos bazoheshin në asnjë moment në fjalët dhe idetë e tij. Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet në fjalë, që janë nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat publikohen për herë të parë me fotot dhe faksimilet përkatëse, nga Memorie.al.

                                                      Vijon nga numri kaluar

PROCES-VERBALI I TAKIMIT TË KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, ME DELEGACION E LARTË PALESTINEZ TË “AL FATAH”, I KRYESUAR NGA KHALID AL WAZIR, I NJOHUR ME PSEUDONIMIN “ABU XHIHAD”, KRAHU I DJATHTË I JASER ARAFAT

                                                     B I S E D I M

ZHVILLUAR ME DATËN 1 GUSHT 1970, NË DURRËS, NË PRITJEN QE I BËRI KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE MEHMET SHEHU, DELEGACIONIT TË LËVIZJES PËR ÇLIRIMIN KOMBËTAR TË PALESTINËS (AL-FATAH), KRYESUAR NGA ANËTARI I UDHËHEQJES SË PËRGJITHSHME TË FORCAVE TË AL-ALIFA-së ABU XHIHAD.

MEHMET SHEHU: Ne mendojmë se duhet ruajtur udhëheqja, jo vetëm nga komplotet politike, por edhe nga ato për likuidimin e tyre fizik.

ABU XHIHAD: Ne e kemi të qartë se armiqtë mund të ndjekin edhe rrugën për asgjësimin fizik të udhëheqjes sonë, prandaj detyra jonë është të jemi vigjilentë dhe të forcojmë vendosmërinë tonë. Ne e dimë se shokët shqiptarë janë shokët tanë, që na duan sinqerisht, po ashtu e dimë se edhe shokët kinezë kanë qëllime të sinqerta. Në këtë qëndrim do të mbajnë deri në fund. Shqipëria është bazë e revolucionit. Ju, shoku Mehmet, shprehni mendimin dhe aspiratat e popullit dhe të luftëtarëve tuaj, prandaj në vendin tuaj e konsiderojmë veten sikur jemi në shtëpinë tonë.

Flasim me njeri tjetrin sinqerisht dhe jemi të bindur se kështu do të ndodhë kurdoherë dhe se gjatë gjithë rrugës sonë, do të kemi mbështetjen tuaj. Nga ana tonë, ne ju japim fjalën se luftën do ta vazhdojmë deri në fitore. Ju shprehim falënderimet tona juve dhe udhëheqësit të Partisë suaj, shokut Enver Hoxha, për pritjen që na u bë. Ne do të kthehemi me ndjenjat me shoqërore dhe simpatinë e madhe ndaj vendit tuaj, të cilat nuk do të zhduken kurrë.

MEHMET SHEHU: Faleminderit.

ABU XHIHAD: Ju, shoku Mehmet, megjithëse e njihni mirë situatën tonë, por ndoshta mund të kini ndonje pyetje, ne jemi gati t’ju përgjigjemi.

MEHMET SHEHU: Natyrisht, ne nuk duam t’ju hamë kohën me pyetje, por meqenëse shumë nga ne e ndjekin nga larg situatën dhe nuk i dimë mirë kontradiktat që ekzistojnë, po të dëshironi mund të na thoni diçka lidhur me organizatat e ndryshme që ekzistojnë dhe që veprojnë nën petkun e luftës kombetare të popullit palestinez, mbi tendencat dhe qëndrimin e forcave të tyre.

ABU XHIHAD: Ngjarjet që ndodhën mbas vitit 1948, bënë që rinia palestineze të shpërndahej në zona të ndryshme të vendeve arabe. Rinia besonte se nëpërmjet partive që ekzistonin në këtë vende do të mund të organizohej e të bashkohej në një forcë të vetme për të çliruar atdheun e saj. Mirëpo kjo dëshirë, nuk mundi të realizohej nëpërmjet këtyre partive. Përkundrazi këto forca të rinisë u dëmtuan shumë. Megjithatë, shtypjet dhe represionet bënë që rinia të fillojë të reagojë. Grupet e të rinjve, në vendet e ndryshme ku ishin emigruar, filluan të lëvizin. Në vitin 1950, filloi lëvizja e popullit palestinez, u krijuan shumë organizata.

Në atë kohë Lëvizja e Al-Fatahut sapo kishte lindur, por filloi të shtrijë veprimtarinë e saj. Në vitin 1959, ajo botoi në Bejrut revistën e parë palestineze, e cila ndihmoi shumë për grupimin e këtyre forcave dhe organizimin e masave të popullit. Në vitin 1960, udhëheqësit, sunduesit e popujve të vendeve arabe, filluan ta ndjejnë rrezikun e kësaj lëvizjeje dhe për t’iu kundërvënë, u krijua “Organizata e Çlirimit”, e cila udhëhiqej nga sunduesit e këtyre vendeve, kryetar i saj u vu Shukëiri dhe kishte për qëllim të drejtonte gjithë lëvizjen e popujve arabë. Por vetë fakti se kjo u krijua nga lart, me vendim të Konferencës së nivelit të lartë dhe në krye të saj u vunë borgjeze dhe tregtare, nuk mund të shprehte aspiratat e popullit.

Kjo organizate krijoj edhe ushtrinë e saj. Ne vazhduam të punojmë për mobilizimin e masave. Gjithashtu, sunduesit e vendeve arabe krijuan organizata të ndryshme, si “Partia Baas”, në Siri e në Irak, “Frontin e Çlirimit Arab”, në Republikën Arabe të Bashkuar, etj. Qëllimi i tyre ishte që duke patur këto organizata në duart e tyre, të mashtronin masat. Al-Fatahu vazhdoi punën e tij, duke forcuar unitetin dhe bashkimin e popullit. Gjithashtu u përpoq të sqaronte shumë anëtarë të këtyre organizatave, disa prej të cilëve filluan ta konsiderojnë Lëvizjen e Al-Fatahut si udhëheqësen e tyre. Qëllimi ishte që të krijonim Këshillin e Mbrojtjes, të frenojmë veprimtarinë e tyre individuale dhe t’i organizojmë në një qendër të vetme revolucionare.

Kjo punë bëri që shumë prej anëtarëve të këtyre organizatave të marrin pjesë në luftën e armatosur. Inkurajuam bashkimin e luftëtarëve në mënyre që nëpërmjet kësaj miqësie t’i tërhiqnim në rrugë të drejtë. Kjo punë dha rezultate të mira. Fakti është se shumë nga këta elementë po largohen nga organizatat ku bënin pjesë më parë, dhe po bashkohen me Al-Fatahun. Ata po e njohin Al-Fatahun si shtyllë vertebrale, komandë të sigurtë të luftës. Vija jonë është mjaft e qartë dhe e drejtë. Ajo udhëhiqet nga parimi i mbështetjes në forcat e veta, për çdo gjë dhe larg nga çdo vartësi protektorati të qeverive të vendeve të tjera arabe.

MEHMET SHEHU: Me sa kemi dëgjuar është krijuar e ashtuquajtura lëvizje e njësiteve guerilje të ajrit. Për mendimin tonë këta janë piratë të pa princip, që nuk kanë të bëjnë me luftën popullore për çlirimin e popujve.

ABU XHIHAD: Ashtu është, ata nuk kanë për qëllim çlirimin dhe mbrojtjen e popullit, nuk janë për luftë të armatosur të popullit.

MEHMET SHEHU: Duhet patur kujdes, sipas mendimit tone, nga teoritë e Çe Guevarës. Ja u themi këtë se ka rrezik të huani teori të tilla, sepse mund të krijojnë përshtypja se teoritë e Çe Guevarës janë revolucionare, ndërsa kjo nuk është e vërtetë. Teoritë e Çe Guevarës mbi luftën janë në kundërshtim me të gjitha parimet e luftës së armatosur revolucionare të popullit. Çe Guevara mohon mbështetjen tek populli që është baza e luftës. Pa mbështetjen tek populli, nuk mund të ketë luftë popullore, mund të ketë banditizëm dhe çdo gjë tjetër, por jo luftë popullore. Prandaj po të duam të ecim në rrugën e drejtë, duhet të qëndrojmë larg nga teoritë e Çe Guevarës.

Çe Guevara mohon udhëheqjen e luftës nga një organizate politike revolucionare, nuk mbështetet në masat e popullit, por kryesisht në studentët e intelektualët, predikon puçizmin, me fjalë të tjera është në kundërshtim me parimet e luftës popullore të vërtetë. Kusht vendimtar për luftën popullore është që ajo të udhëhiqet nga marksizëm-leninizmi, nga partia e klasës punëtore, ashtu siç është udhëhequr në vendin tonë.

Gjithashtu, në vendet ku për arsye të zhvillimit, nuk janë pjekur kushtet për krijimin e një partie të organizuar të klasës punëtore, që ta udhëheqë këtë luftë, lufta popullore mund të udhëhiqet edhe nga një udhëheqje nacional-revolucionare, por sido që të jetë puna, kusht i domosdoshëm është që politika të drejtojë pushkën dhe jo pushka politikën, ndërsa Çe Guevara thoshte të kundërtën, d.m.th., pushka duhet të drejtojë politikën.

ABU XHIHAD: Ne vitin 1964, nacionalistët arabë ishin kundër nesh, bile më vonë, ne vitet 1965-1966 dhe 1967, filluan të na akuzojnë sikur jemi luftënxitës, njëkohësisht filluan të krijojnë organizata për të larguar masat, që e përkrahnin luftën nacionale. Këto organizata ishin mjete në duart e tyre, për të mashtruar popullin se gjoja luftonin, ndërsa në fakt ata pengonin luftën e armatosur të popullit.

Organizatat e krijuara nga sunduesit e vendeve arabe, nuk kanë unitet, disa prej tyre e heqin veten si marksist-leninistë, por fakti është se nuk kanë lidhje me popullin, as një prej këtyre organizatave nuk është në gjendje të mobilizojë masat, qoftë edhe në një demonstratë. Shpesh ato kanë ndërmarrë veprime të tilla, janë munduar të organizojnë demonstrata, por pjesëmarrësit kanë qenë shumë të pakët, ndërsa e kundërta ndodh, kur këto organizohen nga Levizja e Al-Fatahut.

P.sh., në demonstratën që u bë kohët e fundit në Aman: nga 180 mijë banorë, morën pjesë 25 mijë veta. Ne jemi të bindur se do të vijë dita që këto organizata do të likuidohen. Ne jemi në korrent për veprimet e sovjetikëve deri tani, si lidhur me përkrahjen e Republikës Arabe të Bashkuar, ashtu dhe në drejtime të tjera, por nuk dimë se çfarë hapash do të bëjnë këtej e tutje, prandaj në rast se do të ketë mundësi të na thoni diçka lidhur me këtë çështje.

MEHMET SHEHU: Këtë e dinë më mirë, Brezhnjevi, Kosigini dhe Niksoni, por me qenë se nuk mund t’i pyesim ata, mundet të arrijmë në këtë konkluzion: sipas mendimit tonë, plani strategjik i sovjetikëve është që të sigurojnë baza detare në Mesdhe, të kenë në dorë bazën e Aleksandrisë dhe të Port-Saidit, të hapin Kanalin e Suezit, i cili të sundohet prej tyre, duke mbajtur Republikën Arabe të Bashkuar në kthetrat e tyre ekonomike, ushtarake dhe politike.

Deri më sot ata ushtarakisht dhe ekonomikisht, e kanë shtënë në dorë R. A. të Bashkuar, por përpiqen ta sundojnë plotësisht edhe politikisht. Nëse këtë e kanë arritur, ose do ta arrijnë, ne nuk e dimë, vetëm një gjë është e qartë, se sovjetikët, kur shikojnë se populli fillon të reagojë dhe të zemërohet, atëhere tërhiqen, dhe fillojnë të përdorin forma të tjera. Prandaj për të arritur qëllimet e tyre, ata do të përpiqen të përdorin të gjitha format dhe mundësitë. Këtë qëllim kanë edhe propozimet e tyre, lidhur me zgjidhjen paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sovjetikët kanë parashikuar të gjitha masat edhe ndaj “Planit Roxhers”. Është e vërtetë se kundër këtij plani dhe në përgjithësi kundër qëllimeve amerikane, janë edhe qeveria e Irakut, e Sirisë dhe e Libanit. Këto janë një farë pengese, por pengesa kryesore është rezistenca, lufta e armatosur e popullit palestinez, prandaj do të përpiqen ta shuajnë. Por nuk kanë çfarë t’ju bëjnë, sepse ju kini baza kudo, bile edhe brenda në territorin e Izraelit. Ata mund t’ju sulmojnë në Jordani dhe në Liban.

Në Siri, ndoshta, nuk munden, sepse udhëheqja e saj qëndron në pozita më të mira, por në Aman është një Mbret në fuqi, i cili ka forca të rregullta ushtarake dhe amerikanët e sovjetikët mund ta përdorin këtë kundër jush. Ju ndonjë ditë mund të ndesheni me këto forca reaksionare të kurdisura nga amerikanët dhe sovjetikët, prandaj ne mendojmë se duhet të jini të përgatitur për t’i përballuar. Ne kemi besim se do të mbroheni si duhet. Në qoftë se forcat jordaneze nuk do të mund t’ju mposhtin, atëhere amerikanët dhe sovjetikët do të përdorin forca të tjera. Kjo mund të kthehet prej jush në favorin tuaj, po patët forca e mundësi, e kështu flaka e revolucionit do të përfshije edhe popujt e vendeve të tjera arabe. Por kjo është vetëm një mundësi.

Ne mendojmë se amerikanët, për t’ju gjunjëzuar, mund të përdorin edhe divizione të rregullta të Mbretit jordanez, do t’ju quajnë armiq, “agjentë të Kinës”, “tradhtarë” dhe do t’ju vënë shumë epitete. Ata do të përpiqen që të kapitulloni, për këtë do të përdorin variantin më të vështirë, por duke parë rezistencën e popullit tuaj, mundet të mos e çojnë deri në fund “Planin Roxhers”.

Qëllimi kryesor i sovjetikëve është të hapin kanalin e Suezit, izraelitët të tërhiqen rreth 50 km. në brendësi të Sinait, mjafton që kanali i Suezit të jetë i hapur, të mbetet trafiku i lirë dhe të vazhdojnë bisedimet 5 ose 10 vjet a më shumë, për të mbajtur gjendjen “as luftë, as paqe”, në atë rajon. Interesi i tyre është që gjendja e sotme të mos marrë fund, kështu sovjetikët t’i qëndrojnë si zhgabë mbi kokë Egjiptit. Ky është qëllimi i tyre.

Ne i kemi thënë zyrtarisht Qeverisë egjiptiane një vit më përpara, se ajo mund të mos e aprovojë mendimin tonë, mund të jetë kundër pikëpamjeve tona, por në rast se sovjetikët do të synojnë që në Aleksandri dhe në Port-Said të krijojnë bazat e tyre ushtarako-detare dhe Qeveria egjiptiane do t’i lejoje që këto t’i përdorin kundër Shqipërisë, ne do ta konsiderojmë Egjyptin armik, njësoj si sovjetikët. Egjiptianët na kanë siguruar se në Aleksandri dhe në Port-Said nuk ka baza sovjetike, ndërsa gjithë bota e di se praktikisht këto janë baza të sovjetikëve.

Gjithashtu ju kemi thënë se sovjetikët duan që përkohësisht problemi i Lindjes së Mesme të mos zgjidhet, me qëllim që ata të qëndrojnë si “shpata e Demokleut” mbi kokën e popujve arabë. Praktikisht zgjidhja vetëm deri në një farë mase e çështjes së Kanalit të Suezit, don të thotë që izraelitët të qëndrojnë disa dhjetëra kilometra larg, të vazhdojnë bisedimet dhe sovjetikët të sigurojnë kështu trafikun dhe ta sundojnë edhe ushtarakisht Kanalin e Suezit, ashtu sikundër edhe bazat e tjera detare në tokën egjiptiane. Kështu Egjipti të jetë i sunduar ushtarakisht dhe politikisht prej tyre. Ky është qëllimi i sovjetikëve dhe për të arritur këtë, ata do të përdorin një mijë forma.

Izraelitët duhet t’i kenë duart e lira të veprojnë kundër Al-Fatahut. Ne rast se ju nuk do të pranoni armëpushimin dhe do ta vazhdoni luftën, Izraeli ndoshta mund të bëjë represione kundër popullsisë suaj në Jordani. Ndoshta amerikanët nuk do të ndërhyjnë direkt, por mundet edhe të dërgojnë parashutistë, megjithatë rreziku më i madh është nga sunduesit e shteteve arabe. Tradhtia nuk ka fund, por nga eksperienca jonë, se ne jemi mësuar me gjerë të tilla, kemi besim se ju do të fitoni.

ABU XHIHAD: Atë përpiqen me çdo mënyrë të na shtypin.

MEHMET SHEHU: Po të qëndroni në këtë rrugë, me pushkë në dorë dhe në rrugën e drejtë, nuk kanë çfarë t’ju bëjnë. Forcat revolucionare të Palestinës, mund të bëhen shkëndijë për shpërthimin e revolucionit në gjithë popujt e vendeve arabe.

ABU XHIHAD: Kjo gjë tani nuk është e mundshme, por me siguri do të arrihet.

MEHMET SHEHU: Lëvizjen tuaj revolucionare, duhet ta konsideroni si një shkëndije, e cila mund të bëjë që nesër të shpërthejë një flake e madhe revolucionare në gjithë atë zonë. “Plani Roxhers” është vetëm një incident historik. Po të qëndroni në këtë rrugë, armiqtë nuk kanë çfarë t’ju bëjnë.

Ne ju urojmë fitoren mbi armiqtë, dhe do jemi gjithmonë me ju.

ABU XHIHAD: Faleminderit, shoku Mehmet, për gjithçka që na thatë.

(Mbas këtij takimi, shoku Mehmet i ftoi të pranishmit në një drekë miqësore, ku vazhdoi biseda e lirë)./Memorie.al

(Marrë me stenogram).

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 1960, kur shefi i marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror, Piro Bita, i kërkoi Enver Hoxhës ta uronin Nolin me një telegram, për 80 vjetorin e lindjes, ai...”/ Refleksionet e historianit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Më 1960, kur shefi i marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror, Piro Bita, i kërkoi Enver Hoxhës ta uronin Nolin me një telegram, për 80 vjetorin e lindjes, ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

November 25, 2026
“Vetëm dy javë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 12 dhjetor 1912, drafti u botua në revistën austriake ‘Das Interessante Blatt’, ku thuhej se…”/ Zbulimi i historianit të njohur nga Kosova
Dossier

“Vetëm dy javë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 12 dhjetor 1912, drafti u botua në revistën austriake ‘Das Interessante Blatt’, ku thuhej se…”/ Zbulimi i historianit të njohur nga Kosova

November 26, 2026
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
Dossier

“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970

November 25, 2026
“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë dot me forcat e veta, por dhe objektet kineze të ndërtuara këtu me ndihmën tonë, janë të një niveli teknik të dobët, pasi…”/ Biseda e Çu En Lait, me Enver Hoxhën, mars 1965
Dossier

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë dot me forcat e veta, por dhe objektet kineze të ndërtuara këtu me ndihmën tonë, janë të një niveli teknik të dobët, pasi…”/ Biseda e Çu En Lait, me Enver Hoxhën, mars 1965

November 25, 2026
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
Dossier

“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970

November 26, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme