• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, November 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit

“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit
“Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian, Paulo Pinto, në hotel ”Adriatik” në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos…”! / Misteri i ngjarjes, në fundin e qershorit 1985
“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit
“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit
“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al / Ndonëse ndryshojnë në shumë detaje, lidhur me historinë që i shoqëron nga pas, ndonëse shumë afër në dukje, po aq aq larg janë. Njëra me famë, e njohur antike në Romën e artit e të kulturës, tjetra jo aq e vjetër, ndonëse i takon shekullit të kaluar, por sot e famshme, dhe në qendër të Tiranës. Pas 1990-ës, hapjes e ndryshimeve politike, sociale në Shqipëri, dhe lëvizjes së lirë të shqiptarëve, krahas vizitave turistike, shëtitjeve në Romë, ishte edhe prania e tyre në një të dielë paradite te “Porta Porteze”, tregun e njohur romak. Ku në atë konfuzion, lëvizje pa kufi të mijra njerëzve, ndërsa dëgjoje të flitej edhe shqip. Një treg për të parë, blerë për gjithë shtresat e popullsisë, dhe ku gjen gjithçka. Italianë, dhe pafundësisht të huaj. Ndërsa je në kryeqytetin italian, në Romën e bukur, pasi e ke vizituar atë, nuk mund të mos marrësh rrugën pa kaluar një herë në pazarin e “Porta Portezes”.

Me rrezikun e madh që, vjedhësit, profesionistët e xhepave, borsave, kuletave, janë tejet të specializuar, pra kërkohet shumë kujdes.

“Porta Porteze”, pak histori

Gjithashtu mund të lexoni

“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë dot me forcat e veta, por dhe objektet kineze të ndërtuara këtu me ndihmën tonë, janë të një niveli teknik të dobët, pasi…”/ Biseda e Çu En Lait, me Enver Hoxhën, mars 1965

“Porta Porteze”, është nja nga portat e mëdha të Romës, e ndërtuar në vitin 1644, për të zëvendësuar portën më të vjetër e antike, “Porta Portuensis”. Ajo u ndërtua paralelisht me zgjerim i Mureve Leonine, i projektuar për të mbrojtur Kodrën e Xhianikolit, me urdhër të Papa Urbanit VIII-të, Barberini. E ndërtuar në vitin 1644, nga arkitekti Marcantonio De Rossi, ajo zëvendësoi portën e mëparshme, “Porta Portuensis”.

Në vitin 1974, në një mur të ish-godinës së doganës, u realizua një nga pikturat murale të para në Romë, nga Giancarlo Croce, një artisti të njohur. Pranë “Porta Porteze”, e vendosur brenda mureve të qytetit për qëllime doganore, ndodhej porti kryesor lumor i Romës, Tevere.

Përtej portës, në mesin e shekullit të XVIII, u ndërtua Arsenali Papnor; vendndodhja e tij jashtë mureve, bënte që materialet e destinuara për projektet ndërtimore të përjashtoheshin nga taksat që rëndonin mbi mallrat e destinuara për vetë qytetin. Pamja e përgjithshme e portës të jep përshtypjen e një strukture të papërfunduar, me një stil, me kolonat madhështore mbështesin një strukturë që ngjan me një ballkon, por që i mungojnë kullat anësore klasike, të cilat janë tipike për porta të këtij lloji.

Rreth vitit 1945, ajo që sot është tregu më i famshëm dhe më i frekuentuar i Romës për mallra të ndryshme (jo ushqimore), një treg i vërtetë sendesh të përdorura, filloi të merrte formë pikërisht jashtë portës së qytetit, përgjatë rrugës “Via Portuense” dhe zonës përreth, duke u shtrirë deri në “Viale Trastevere”.

Tregu zhvillohet ende ekskluzivisht të dielave në mëngjes; megjithatë, me kalimin e kohës, disa tregtarë i kanë shndërruar tezgat e tyre buzë rrugës, në struktura tregtare të përhershme. Një vizitë të dielën në “Porta Porteze”, mbetet një aktivitet popullor si për romakët, ashtu edhe për turistët; fama e tregut u forcua më tej nga një këngë e viteve 1969-’70, me të njëjtin emër, “Porta Porteze”, e këngëtarit dhe kantautorit Klaudio Baglioni.

Vitet e fundit, komuniteti në rritje i emigrantëve është bërë shumë aktiv në “Porta Porteze”, ku shumë individë tashmë që menaxhojnë tezga në emër, të pronarëve origjinalë italianë. Tregu “Porta Portese” ka shërbyer dhe shërben edhe sot, si treg blerës, por edhe argëtues. Roma e Koloseut, nuk ka kuptim pa “Porta Partezen”, sa reale, historike, e rëndësishme, identifikuese, si asnjë kryeqytet tjetër, të ngjashëm me “Porta Portezen” e saj.

“Zela”, rrugica e sportistëve dhe e “Tregut Çam”

Ato janë gjashtë rrugica veri-jug, që lidhin “Rrugën e Kavajës”, (ish-“Konferenca e Pezës”), me “Myslym Shyrin”, jo më shumë se 200 metra në gjatësi, as 3-4 metra gjerësi. Me emrin “Zela”, është e para nga radha. Me shkollën “Kristoforidhi”, tejet popullore, unike shumë vite më parë, si i shkolla e natës në kryeqytet, për qytetarët që paradite punonin dhe në mbrëmje arsimoheshin. Edhe sot aty është, pa lëvizur, por me destinacion të ndryshuar.

Nga veriu, hyrja, dikur ish-SHNUM-i (Shoqata në Ndihmë të Ushtrisë dhe Mbrojtjes), një ndërtesë dy katëshe nga e djathta, ku më pas ka shërbyer si Ambulanca e Lagjes nr. 5, me një hapësirë e terren të vogël, kur çdo të dielë luhej futboll “klandestin”, në ora 10 paradite. Pastaj kthesa e parë majtas, një rrugicë e ngushtë, e tillë funksionon edhe sot që të çonte te dalja e ish-Kinema “Republika” nga mbrapa. Pastaj rrugica tjetër për te Posta Qendrore, ish banjat publike.

Tejet e njohur edhe si “rrugica e sportistëve”, pasi aty kanë banuar familjet të njohura, si ajo e Luigj Shalës, familja e Sali Nallbanit me traditë në tenis, familja Galanxhi, Maloku, Kika, ajo Turtulli, vëllezërit Polena, E. Krifsa, ajo e K. Bulkut, Luigj Bytyçit, Gela Ferhati, Jani Ramës, M. Hykës, e Dik Seferit, familja e A. Ballës, Nurët, etj.

Ndërkohë sot, ajo ka marrë emrin të gjithë e njohin si rrugica e “Tregut çam”. I vetmi aq pranë qendrës së kryeqytetit, me një frekuentim të madh ditor; jo vetëm nga banorët e Tiranës por nga e gjithë Shqipërisë. Një treg që ka zënë vend, e prej vitesh furnizon me mall qytetarët, deri edhe ata të huaj, turistë nga Europa që vijnë për disa ditë në Shqipëri, Tiranë .

Pak histori

Si u krijua “Tregu çam”, dhe pse ajo rrugicë mori një emër të tillë? Një pyetje që ka një përgjigje: Atë treg e kanë themeluar dy vëllezër, familje çamë të vendosur në Tiranë pas gjenocidit grek ndaj tyre. U ngulën në kryeqytet me nipër e mbesa duke ndërtuar jetën, bashkë me pasionin, aftësinë e tyre sidomos në tregti. Dhe ishin pikërisht ata që në fillimet të viteve `90-të, do nisnin tregtinë me Turqinë, për të ardhur deri tek krijimi i “Tregut çam”.

Bëhet fjalë për Nurinjtë çamë të Tiranës, një histori që lidhet me fillesat e “Tregut $am”. Familjet Nuriu, (dy vëllezër me fëmijët dhe nipërit, ku mund të përmendësh Fadilin, Besimin, Arbenin, Lutfiun, Avniun, Namikun dhe Agon, që nisën atë aventurë, solli lulëzimin e tregtisë në tregun që më pas mori emrin “Çam” duke qenë se ata ishim të gjithë çamë që jetonim në një shtëpi të madhe pranë hapësirës që u shndërrua më pas në një treg të rëndësishëm të kryeqytetit.

Në vitin `90-`91 fillimisht me ato familjet çame që e themeluan këtë treg, duke dhënë mall pa para, për t’u ardhur në ndihmë atyre që e nisnin tregtinë. Ata tërhoqën edhe të tjerë, ndihmuan me mall e mjete, krijuan më tej biznese që funksionojnë edhe sot. Sekreti i çamëve tregtarë ishte se ata ishin bashkë në çdo gjë, ndihmonin njëri-tjetrin. Fillimisht ishte vetëm familja Nuri, me shtëpinë te ajo rrugicë ku është sot “Tregu Çam”. Një mall me çmim të lirë se tek tregjet e tjera, deri edhe banorët e tjerë të lagjes përfituan nga ai treg.

Ndonëse fillimisht pati ankesa për prishjen e qetësisë publike, por më pas ata që folën më shumë, u punësuan tek ai treg. Ai treg i ka shërbyer gjithë Shqipërisë me mallra, nga Kukësi e në të gjithë cepat e vendit, nga Jugu në Veri. Dyqanet mund t’i kenë çamët, por ata që shesin nuk janë të atij komuniteti. Sigurisht që “Tregu Çam”, mbeti emri prej familjes Nuri, me tregtarët që kanë ruajtur traditën, me dyqane të vogla dhe pa emër, rreth ka 420 të tilla, që çdo ditë funksionojnë pa ndërprerje.

Pas orës 14.00, në sinkron dëgjohet ulja e qepenëve, zhurmë-sinjal që informon se tregu nis e mbyllet. Rrugica është ndalim qarkullimi me orar të kufizuar 08.00-14.00, ndonëse gjatë ditës, ka shkelës të trafikut që kalojnë në atë fluks, duke ecur ngadalë për të mos u përplasur me blerësit. “Leje qarkullimi” kanë vetëm Bujari e Xhabafti, që me karrocat ambulante me shërbime të çastit dimër-verë, furnizojnë shitësit.

Pastaj disa nga shitësit më të vjetër, nga K. Pengili, vëllezërit Kosta, F. Reçi, J. Kapedani, Vedati i orëve, N. Veizi, V. Eba, A. Enesi, F. Beltoja, A. Durmishi, etj. Në mbrëmje bie qetësia, pak drita ndriçojnë rrugicën duke krijuar tjetër atmosferë. Nëse kalon në atë orë në atë rrugicë të zbrazur, të lirë, me pak lëvizje, e ndonjë dyqan tek-tuk të hapur, nuk të jep kurrë idenë se aty çdo paradite funksionon një treg i njohur e masiv.

Një treg edhe me “hidraulik për mirëmbajtje”

Të tërheq vëmendjen tabela “Rrugica e Çamëria”, e vendosur në ballinën e pallatit te kryqëzimi pranë shkollës “Kristoforilli”. E kundërta, kur del në dy skajet e saj, sidomos në mbrëmje, të shoqërojnë dyqane moderne me veshje të kushtueshme e të modës, drita dhe lëvizje intensive të popullsisë, që mbushin dy krahët e “Myslym Shyrit” e “Rrugën e Kavajës”. Në dy fillimet e rrugicës janë dy byrektoret e hershme, më veterane ajo Gert Ballës. Dhe dyqani i pikturave.

Një paradite në Tregun “Çam”

Pa përcaktim, e hënë, e mërkurë e shtunë apo e djelë. I njëjti fluks, ato dyqane, shitësa, malli që varet nga sezonet, dimër apo verë. Gjithçka mund të gjesh, mallra të konsumit ditor, ato shtëpiake, sportive, pa fund. Njerëz që shkojnë vijnë, nga një herë dy, që komunikojnë, provojnë, pyesin për çmimin, pretendojnë kërkojnë ulje. Krejt normale, siç ndodh në një treg të lirë të hapur ditor. Për ne kryeqytetasit apo ata që vijnë nga qytetet e tjera, është e pamundur të mos kalojnë një herë aty, pavarësisht blejnë apo jo.

“Po kaloj një herë nga tregu “Çam”; Do shkojmë nga Tregu “Çam”? Apo: “A ishe nga Tregu Çam”?- bëhet gjithmonë pyetja. Por ajo që të befason, tashmë prej kohësh është prania e njerëzve të huaj, një fluks i madh i pranisë së tyre të në atë segment, të shumtë në numër,gjithmonë në grupe, familje, apo individë, tejet të interesuar për të parë çdo gjë, e për të mos i shpëtuar asgjë. Sigurisht me dëshirën për të blerë.

Madje të ndodh që kur je në afërsi të asaj rrugice, dikush të pyet në gjuhë të huaja: “Ku ndodhet tregu çam”, duke e shqiptuar saktë dhe pa gabime këtë dy emërsh. Dëgjon që flitet anglisht, gjermanisht, apo gjuhë të tjera, por më shumë italisht. Madje edhe shitësit, ata në moshë pak të madhe dhe ata të brezit aktual, që tregtojnë aty, janë të detyruar të njohin, flasin disa gjuhë të domosdoshme, që i shoqëron, ndihmon në profesionin e tyre, në të përditshmen punë angazhim në atë treg në kohët e sotme modern.

Si një “Porta Portese “, për italianët

“Buon giorno, scusa, prego, attenzione, quanto costa, quall e il prezzo”, janë shprehja, fraza që i dëgjon në mënyrë sistematike gjatë ditëve në atë treg. Të panumërt janë në veçanti italianët, të pandarë të asaj rrugice, apo Tregut Çam. Veshi të kap dialekte që i përkasin jugut, Italisë së mesme por edhe asaj veriore. Të të gjithë moshave, hynë dalin me sende të blera, duke diskutuar pa pushim e me zë të lartë midis tyre. Dhe që duken, shprehen të kënaqur, edhe për faktin se nga shitësit, kuptohen, priten e trajtohen mirë, duke komunikuar pas asnjë vështirësi.

Si “Porta Porteze”, për ta, ku nuk ka dallim për turmat që e frekuentojnë atë: roman, napoletan, barez, bolonjez, torinez apo milanez. E njëjtë si te Tregu Çam, tiranas, shkodran, vlonjat, korçar, elbasanas, durrsak, pasi dallohen edhe nga dialekti. Të gjithë të dashuruar pas atij tregu, që në një distancë të shkurtër, pa humbur shumë kohë, mund ta shohësh, ri shohësh, vajtje -ardhje, duke parë, kontrolluar çfarë tregtohet aty.

Ikin, largohet një grup me italianë, turistë, apo që ndodhen në Shqipëri, Tiranë për probleme të ndryshme, janë të tjerë nga gadishulli që kur vijnë, do t’i shohësh, dëgjon tek flasin të informuar prej njëri-tjetrit për të kaluar, aty tek ai treg, të cilit nuk mungon prej kohësh emri, fama. Bashkë me to edhe shqiptarë që banojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë, në çdo ardhje të tyre në Tiranë do të kalojnë një herë në atë rrugicë-treg. Edhe nga SHBA-ës, i sheh aty. Për të parë, blerë çfarë nuk e gjejnë në vendin prej nga vijnë, veçanërisht ato karakteristike shqiptare. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë dot me forcat e veta, por dhe objektet kineze të ndërtuara këtu me ndihmën tonë, janë të një niveli teknik të dobët, pasi...”/ Biseda e Çu En Lait, me Enver Hoxhën, mars 1965

Next Post

“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe...”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970

Artikuj të ngjashëm

“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
Dossier

“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970

November 25, 2026
“Shqipëria nuk mund të ndërtojë dot me forcat e veta, por dhe objektet kineze të ndërtuara këtu me ndihmën tonë, janë të një niveli teknik të dobët, pasi…”/ Biseda e Çu En Lait, me Enver Hoxhën, mars 1965
Dossier

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë dot me forcat e veta, por dhe objektet kineze të ndërtuara këtu me ndihmën tonë, janë të një niveli teknik të dobët, pasi…”/ Biseda e Çu En Lait, me Enver Hoxhën, mars 1965

November 25, 2026
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
Dossier

“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970

November 26, 2026
“Bëhet një gabim i madh, sa herë thuhet që Dr. Ibrahim Rugova, ishte pro evropian, jo, ai ishte një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur nga Kosova, për ish-presidentin
Dossier

“Bëhet një gabim i madh, sa herë thuhet që Dr. Ibrahim Rugova, ishte pro evropian, jo, ai ishte një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur nga Kosova, për ish-presidentin

November 24, 2026
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
Dossier

“Amerikanët, sovjetiket dhe Tito, e kanë sulmuar hapur Shqipërinë gjatë kohëve të fundit, por tashmë janë në terren të vështirë, pasi…”/ Fjala e Çu En Lait, në takimin me Enver Hoxhën, mars 1965

November 24, 2026
“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi…“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912
Dossier

“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi…“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912

November 23, 2026
Next Post
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970

“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe...”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme