• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, November 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970

“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970
Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: Si i stërvita në Zall-Herr në ‘71-in, 30 palestinezët e Al-Fatah-ut, për luftë guerilje…   
“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970
Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: Si i stërvita në Zall-Herr në ‘71-in, 30 palestinezët e Al-Fatah-ut, për luftë guerilje…   
“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970
Memorie.al
“Sot, me mijra bij të popullit tonë mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut dhe të Republikës Arabe…”/ Takimi sekret i Khalid Al Wazir me Mehmet Shehun, në Vilën e Zogut në Durrës, 1 gusht 1970

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al/ Aty nga fundi i korrikut të vitit 1970, në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, mbërriti për një vizitë zyrtare një delegacion i lartë i Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Palestinës, apo siç njihje ndryshe “Al Fatah”, i cili kryesohej nga Khalid Al Wazir, krahu i djathtë i Jasaer Arafat-it (zëvendëskryetar dhe bashkëthemelues i “Al Fatah”) i njohur me pseudonimin “Abu Xhihad”, që në hierarkinë e asaj organizate, ishte i zgjedhur edhe si anëtar i udhëheqjes së përgjithshme të Forcave të “AL – ALIFA”. Vizita e delegacionit të lartë të Al-Fatahut në Shqipëri, ishte organizuar prej disa kohësh në mënyrë të fshehtë, nga ana e ambasadës shqiptare në Kajro, sipas kërkesës së bërë nga Jasar Arafat, kreu kryesor i Lëvizjes palestineze. Vetëm dy tre ditë pas mbërritjes së tyre në Shqipëri, më datën 1 gusht, ata u pritën nga vetë kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, në vilën qeveritare në Kodrën e Durrësit (ish-Vila e Mbretit Zog), ku pas bisedimeve të gjata, ai shtroi edhe një drekë në nder të tyre. Bashkë me kryeministrin Mehmet Shehu, në atë takim sekret asistuan edhe ministri Mbrojtjes Popullore dhe zv. kryeministër Beqir Balluku, ministri i Jashtëm Nesti Nase, nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Xhafer Spahiu, drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë, Hito Çako, kryetari i Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste të popullit shqiptar, Shefqet Peçi, etj. 

Tre ditë më pas, (më 3 gusht 1970) delegacionin e lartë palestinez, e priti vetë udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, në vilën qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë në bregdetin e Vlorës, ku asistonin edhe Hysni Kapo, ministri Beqir Balluku, sekretari i parë i Komitetit Partisë së Vlorës, Petro Dode, zv. ministri i Mbrojtjes Popullore, Rrahman Parllaku, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Frontit Demokratik të Shqipërisë, Ramadan Xhangolli, etj.. Pritja që iu bëhej asokohe krerëve kryesorë të Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Palestinës (më vonë u quajt Organizata për Çlirimin e Paltestinës), ishte në vazhdën e ndihmave që Tirana zyrtare u jepte prej vitesh vendeve arabe dhe kryesisht Palestinës, në konfliktin e tyre të armatosur me shtetin e Izraelit, e cila u intensifikua së tepërmi kryesisht pas vitit 1967, kur nisi dhe lufta midis tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë dot me forcat e veta, por dhe objektet kineze të ndërtuara këtu me ndihmën tonë, janë të një niveli teknik të dobët, pasi…”/ Biseda e Çu En Lait, me Enver Hoxhën, mars 1965

Konflikti arabo-izraelit i vitit 1967, i njohur ndryshe si “Lufta Gjashtë Ditore”, nisi më 5 qershor 1967, kur Izraeli kreu një sulm ajror parandalues kundër Egjiptit. Konflikti në fjalë, e kishte zanafillën që gjatë mesit të viteve ’60-të, kur grupet guerile palestineze të mbështetura nga Siria, kryenin sulme të vazhdueshme përtej kufirit izraelit, të cilat pasoheshin me kundërpërgjigje ushtarake nga Izraeli. Tensionet u rritën edhe më shumë nga përpjekjet siriane për të devijuar burimet e ujit në Lartësitë Golan, gjë që kërcënonte furnizimin kryesor me ujë të Izraelit.

Në luftën arabo-izraelite e cila asokohe pati një jehonë të madhe, pasi indirekt aty u përfshinë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik i asaj kohe, pati një rol modest edhe Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës, e cila që nga ajo kohë dhe më pas, përveç ndihmës financiare apo materiale (stofra, ushqime, medikamente e pajisje mjekësore), që u jepte vendeve arabe, ajo priti dhe stërviti në Shqipëri edhe grupe të ndryshme palestinezësh, (në repartin e Zall-Herrit), kryesisht për luftën guerilje dhe vendosjen e lëndëve plasëse në objekte të ndryshme.

Sa më sipër tashmë prej kohësh këto janë gjëra janë shumë të njohura, në këtë shkrim po publikojmë dokumentet arkivore me proces-verbalin e takimit të kryeministrit Mehmet Shehu me delegacionin e lartë palestinez, të kryesuar nga Khalid Al Wazir, (të cilin e vrau Mosadi izraelit në Tunizi, në vitin 1988) ku midis të tjerash një vend të veçantë zuri edhe çështja e Çe Guevarës, për të cilin kryeministri shqiptar pati shumë rezerva, madje duke i këshilluar miqtë palestinezë, që të mos bazoheshin në asnjë moment në fjalët dhe idetë e tij. Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet në fjalë, që janë nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat publikohen për herë të parë me fotot dhe faksimilet përkatëse, nga Memorie.al.

                                          Vijon nga numri kaluar

PROCES-VERBALI I TAKIMIT TË KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, ME DELEGACION E LARTË PALESTINEZ TË “AL FATAH”, I KRYESUAR NGA KHALID AL WAZIR, I NJOHUR ME PSEUDONIMIN “ABU XHIHAD”, KRAHU I DJATHTË I JASER ARAFAT 

B I S E D I M

ZHVILLUAR ME DATËN 1 GUSHT 1970, NË DURRËS, NË PRITJEN QE I BËRI KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE MEHMET SHEHU, DELEGACIONIT TË LËVIZJES PËR ÇLIRIMIN KOMBËTAR TË PALESTINËS (AL-FATAH), KRYESUAR NGA ANËTARI I UDHËHEQJES SË PËRGJITHSHME TË FORCAVE TË AL-ALIFA-së ABU XHIHAD.

MEHMET SHEHU: Këtë do ta bëjmë, jo “me frymën e shenjtë të Allahut”, por me luftë, me gjak, këtu brenda në truallin shqiptar. Lind pyetja; me çfarë metode? Një metodë është e vlefshme për ne në këtë rast: Lufta Popullore. Ne jemi përgatitur për luftë të gjatë dhe të shkurtër, të rrufeshme që menjëherë të asgjësohen të gjitha divizionet armike, sikurse edhe në rast se lufta të vazhdojë me dhjetëra vjet. Kjo është shkenca ushtarake e Partisë sonë, e mbështetur në marksizëm-leninizmin dhe në eksperiencën konkrete tonën.

Siç e shikoni Partia dhe populli ynë shumë herë është ndodhur “në presën e briskut”, prandaj sikur pak të gabonim, mund të shkaktonim katastrofë. Është njësoj si akrobati që kur kalon telin, sikur një hap të hedh gabim në ekuilibrimin e tij, rrezikohet. Por ne jemi mësuar të ecim me “kujdes” e të matur. Edhe populli i Palestinës sot ka hipur dhe ecën “në telin” e historisë së revolucionit. Në rast se ju do të qëndroni si revolucionarë, do ta mbani “ekuilibrin” do të dilni në krye, por, në qoftë se, sidomos sot, do të hidhni një hap-jo dy, por sikur edhe vetëm një hap gabim, kjo mund t’u shkaktojë katastrofë. Këtë e themi nga eksperienca jonë.

Se të gjithë popujt e botës kanë kthyer fytyrën ndaj jush. Ne e kuptojmë se ju po kaloni një situatë të rëndë, krize. Të jini të sigurtë, se ju kuptojmë sinqerisht për gjithë ato që na thoni, edhe për ato që nuk mund të na i thoni dhe besoj se edhe ju na kuptoni për ato që u themi dhe për ato që nuk mund t’ju a themi. Një Munih të ri, Munihu i dikurshëm ishte në kurriz të Çekosllovakisë, ndërsa tani është në kurriz të popujve të tjerë e, sidomos në kurrizin tuaj, sepse ju, populli i Palestinës, sot ndodhet “në qendër të dallgëve”.

Objektivi i izraeliteve jini ju, në radhë të parë, është populli palestinez, nuk është as kanali i Suezit, as kodrat e Golanit dhe as pjesa lindore e lumit Jordan. Të gjitha forcat reaksionare janë përqendruar mbi ju, për shkak se ju jini bërë pengesa kryesore për zbatimin e planit sovjeto-amerikan në atë zonë. Për të likuiduar rezistencën e popullit palestinez, të jini të sigurtë, se pas amerikanëve ose më mirë të themi menjëherë pas tyre vijnë sovjetikët. Ne nuk e dimë se çfarë konkretisht kanë “thurur” sovjetikët kundër jush, po i njohim mirë ata dhe e marrim me mend.

Me fjalë ata thonë se janë pro lëvizjes çlirimtare të Palestinës, por në fakt e me vepra janë kundër. Ne kemi lexuar dhe dëgjuar mbi qëndrimin që mban sot Komiteti i Lartë Qendror i Lëvizjes së Al-Fatahut dhe jemi plotësisht dakord me të, sepse ky është një qëndrim revolucionar, kjo tregon se ju e kini kuptuar rrezikun që paraqet plani i armikut, ju e dini se kush është miku juaj dhe kush armiku. Kjo ka rëndësi themelore, kurse eksperiencën e thjeshtë ushtarake të Luftës sonë Nacionalçlirimtare, ose të ndonjë lufte tjetër të tillë, e mëson kur të duash.

Duke parë se si kini luftuar deri më sot, në këto kushte jashtëzakonisht të rënda, ne bindemi se e vlerësoni drejt rrezikun. Ky qëndrim juaj, të cilin ne e mbështesim, na frymëzon dhe na inkurajon për të forcuar më tej mbrojtjen tonë, për të shtyrë më tej vrullin revolucionar për ndërtimin e socializmit. Ne i themi popullit tonë; “kur shokët tanë palestinezë, në këto kushte kaq të rënda luftojnë, po pastaj ne çfarë duhet të bëjmë?”. Prandaj, ju falënderojmë për këtë qëndrim tuajin kundër “Planit Roxhers”, që ne fakt është një plan amerikano-sovjetik.

Qëndrimi juaj revolucionar është një inkurajim dhe frymëzim edhe për ne. Duke u mbështetur në eksperiencën tonë, ne ju themi të kini kujdes nga komplotet dhe jo vetëm nga amerikanët, por sidomos nga sovjetikët, të cilët janë shumë të rafinuar për këtë gjëra. Sovjetikët, duke parë se ju jini të vendosur të luftoni kundër “planit Roxhers” dhe komploteve të tyre, do të përpiqen ta marrin “kalanë” nga brenda. Edhe ketë e themi nga eksperienca jonë. Ditët e fundit dëgjuam se janë krijuar dy të ashtuquajtura organizata, të cilat nuk kanë të bëjnë me Al-Fatahun dhe që janë në favor të “Planit Roxhers”. Ne nuk dimë konkretisht se çfarë janë këto organizata, ju këtë e dini më mirë nga ne, por ju sigurojmë si i thonë fjalës; “me sy mbyllur”, se në krye të tyre janë vënë agjentë të amerikanëve dhe të sovjetikëve.

ABU XHIHAD: Të dy këto organizata, kanë lidhje me sovjetikët.

MEHMET SHEHU: Në qoftë se plani i tyre nuk do të mund të realizohet me anë të këtyre organizatave, ata do të përpiqen të penetrojnë në organizatën tuaj, në Al-Fatah, ashtu siç bënë titistët tek ne, ose ashtu siç bëri Nikita Hrushovi, që futën elementët e tyre deri në Byrone Politike të Komitetit Qendror të Partisë sonë. Prandaj ne ju themi si shokë e vëllezër që ju kemi, të kini kujdes, në radhë të parë dhe mbi të gjitha të tregoheni vigjilentë, të hapni sytë mirë, në qoftë se dje i kini hapur një herë, tani duhet t’i hapni dhjetë herë.

Vetëm qartësia politike, uniteti dhe kurajua revolucionare, mund ta çojnë deri në fund luftën e drejtë që kini filluar. Pa qartësinë politike, e cila nuk ju mungon, pa unitetin, që deri tash e kini, sa do ta mbani më tej është puna juaj, dhe pa kurajën revolucionare, të cilën ju e kini, nuk mund të dilni triumfues. Këto tre cilësi kanë rëndësi të madhe, të gjitha të tjerat, përfshi edhe ato që u treguan në vendin tonë, shokët tanë, mbi metodën e luftës partizane, janë të dorës së dytë, ato mësohen lehtë.

Si ne, ashtu dhe shokët kinezë e vietnamezë, jemi të predispozuar t’ju a japim këtë eksperiencë, por në radhë të parë ju duhet të kini besim në forcat tuaja, siç thotë një fjalë e urtë popullore, mikun pyete njëqind herë dhe bëj si di vetë. Në rast se do të mendoni se lufta e popullit palestinez do të mbarojë brenda 6 muajve, më mirë të hiqni dorë, sepse luftës nuk i dihet, për të çliruar atdheun ndoshta do të duhen 10 vjet, sikurse edhe për më gjatë, prandaj ju duhet të jeni të përgatitur për variantin më të vështirë, për ta vazhduar luftën edhe më gjatë e në kushte edhe më të vështira nga ato të sotmet.

Sot me ju janë gjithë forcat revolucionare të botës: me popullin palestinez është Shqipëria, Republika Popullore e Kinës, janë gjithë popujt arabë, lërini mënjanë klikat sunduese, nuk flasim për to, por popujt, popujt janë me ju, gjithë popujt liridashës të botës janë me ju. Çdo gjë e keqe ka dhe një anë të mirë, kështu ndodh edhe me “Planin Roxhers”, i cili në fakt është shumë i keq, por përse të mos jetë edhe i mirë? Fakti është se kush pranon këtë plan, i vë vetes njollën e tradhtisë, njollën e armikut para popullit të tij dhe popujve të tjerë. Mund të kesh fuqinë në dorë dhe të jesh pro “planit Roxhers”, por kështu ke demaskuar veten përpara popullit tënd dhe mund të vijë dita që populli të ngrihet kundër teje.

Sot, pavarësisht je Mbret ose president, revolucioni është revolucion, ecën përpara dhe një ditë do të shpërthejë, kështu që ngrysesh dhe nuk gdhihesh i gjallë si Mbret, a president reaksionar! Prandaj “Plani Roxhers” është me të vërtetë i keq, por ka edhe të mirën e tij, se nxjerrja e tij në shesh shton simpatinë e popujve për luftën tuaj, demaskon qëllimet e armiqve para popullit tuaj dhe popujve të tjerë. Në këto situata të rënda dhe të vështira që po kaloni, ne si vëllezër përgëzojmë entuziazmin tuaj revolucionar, ju shprehim ndjenjat e dashurisë revolucionare dhe optimizmin që na bashkon me ju.

Çështja juaj është njëkohësisht dhe jona dhe ju themi se tek ne do të gjeni kurdoherë mbështetjen tuaj. Mendimi ynë është se Izraeli është një shtet i krijuar artificialisht nga imperialistet amerikanë, për të kontrolluar Lindjen e Mesme. Ne jemi të bindur se do të vijë dita që ju do të veni në “shtëpinë” tuaj. Për këtë kini besim si ju, ashtu edhe ne. Koha punon për ne, prandaj a jemi të zotë të fitojmë kohë? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi: “Po!”, ne jemi të zotë të fitojmë kohë se atëhere dhe do të fitojmë. Edhe ne shqiptarët përpiqemi të fitojmë kohë, duke forcuar mbrojtjen tonë dhe duke ndërtuar socializmin, ndërsa ju do të fitoni kohë duke luftuar, duke sulmuar Izraelin e jo vetëm në front, por sidomos në prapavijat e tij.

Ju po kaloni me të vërtetë një situatë të vështirë, një pjesë të popullatës e kini në Izrael, një pjesë në Siri, në Jordani, në Liban e gjetkë. Ne mendojmë se të gjitha forcat duhet të përdoren, por forca kryesore është ajo që vepron brenda, aty ku është armiku, në territorin e armikut, “në shtëpinë” e armikut. Ne ju falënderojmë për ardhjen tuaj në Shqipëri si dhe për fjalët e ngrohta që kini thënë kudo që kini shkuar, për popullin dhe udhëheqjen tonë. Ne ju sigurojmë se në Republikën Popullore të Shqipërisë, në asnjë rast, flamuri i marksizëm-leninizmit, i socializmit nuk do të rrëzohet për tokë. Në qoftë se do të dëgjoni ndonjë ditë, se në Shqipëri flamuri i socializmit është rrëzuar, të thoni; “haram e paçi ju shokë shqiptar, që dikur kini qenë shokët tanë”.

Gjithashtu ju sigurojmë se në Shqipëri ju do të gjeni kurdoherë, në çdo situatë, mikun dhe vëllaun tuaj, që do t’ju mbështesë sinqerisht. Pra le të pimë për fitoren tuaj; për fitoren përfundimtare kundër Izraelit dhe gjithë komploteve që thuren rreth e përqark jush; të pimë për përmbysjen e “Planit Roxhers”; për popullin heroik palestinez; për forcën kryesore revolucionare të popullit tuaj, Al-Fatah; për gjithë luftëtarët e në radhë të parë për ata që luftojnë brenda territorit të Izraelit; të pimë për Komitetin e Lartë Qendror të lëvizjes së Al-Fatahut; për miqësinë e popullit shqiptar me popullin palestinez; për shëndetin e gjithë shokëve të delegacionit; për fitoren!

ABU XHIHAD: Të pimë për miqësinë tonë të përbashkët; për lidhjet midis popullit shqiptar dhe palestinez, të cilat kurrë nuk do të shkëputen; për shëndetin e udhëheqësve të partisë suaj; për shëndetin e udhëheqësit të madh të popullit shqiptar, shokut Enver Hoxha; për popullin tuaj heroik, për punëtorët e fshatarët që luftojnë për fitoren e gjithë popujve të botës!

BEQIR BALLUKU: Me sa kam dëgjuar shokët palestinezë, kanë marrë vendim që të mos pinë alkool.

MEHMET SHEHU: Edhe tek ne, në kohën e Luftës Nacionalçlirimtare, kishte direktive të Komitetit Qendror të Partisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që ndalonte pijen. Këtu nuk ishte çështja e fanatizmit, por për të patur gatishmëri luftarake. Gjatë gjithë luftës nuk kemi patur asnjë rast që të na jetë dehur ndonjë partizan. Mbas çlirimit ne lejuam alkoolin, por populli shqiptar pinë me raste dhe në përgjithësi tek ne pihet pak alkool.

ABU XHIHAD: Ju shoku Mehmet shprehet ndjenjat e zemrave tona, ndjenjat revolucionare të popullit palestinez. Natyrisht çdo revolucion ka kushtet e veta objektive, kështu ndodh edhe me popullin tonë dhe tuajin. Ne, para se të fillonte lufta e armatosur, para vitit 1965, provuam të gjitha rrugët e tjera, gjithashtu studiuam eksperiencën e revolucionit që është bërë në Shqipëri, në Kinë dhe në vendet e tjera, e nxorëm të drejtën e përgjithshme universal, se për të fituar mbi armikun, duhet të kesh në radhë të parë vendosmërinë revolucionare, të kesh program të qartë, të udhëhiqesh nga parimi që t’u shërbesh aspiratave të popullit, të kesh lidhje të pandërprerë me masat punonjëse dhe të punosh e të luftosh në mënyrë të pandërprerë për unitetin kombëtar, të luftosh kundër zgjedhjeve gjysmake dhe të mos lejosh kurrë të ulet flamuri i luftës së armatosur.

Qysh në fillim të marshimit tonë luftarak, ne kemi vendosur që lufta jonë të vazhdojë deri në fund, të punojmë pa u lodhur për unitetin kombëtar, të mobilizojmë të gjitha masat që të marrin pjesë në luftë. Natyrisht, kjo nuk ka qenë gjë e lehtë. Edhe tek ne, ashtu si tek ju, ka patur shumë vështirësi, të cilat na është dashur t’i kapërcejmë. Ne kemi ndjerë shumë dhimbje të mëdha, sidomos nga sunduesit e vendeve arabe që ndodhen rreth e përqark nesh. Megjithëse këta janë arabë dhe vëllezërit tanë, janë treguar më të egër nga armiqtë, kështu p.sh., kur është kapur rob ndonjë luftëtar yni nga forcat armike, ai është trajtuar si rob, ndërsa kur është zënë nga këta sundues, ndaj tij janë përdorur mjetet më barbare të torturave, deri sa ka vdekur.

Sot me qindra e mijëra bij të popullit tonë, mbushin burgjet e Izraelit, të Jordanisë, të Irakut, të Republikës Arabe të Bashkuar. Por me gjithë vështirësitë e mëdha që po kalojmë, lufta jonë vazhdon. Armiku është përpjekur me të gjitha mënyrat që ta shuajë luftën tonë, shpesh, kur nuk ka mundur të na gjunjëzojë me anë të forcës, ka kurdisur komplote nga më të ndryshmet, është përpjekur të na minojë nga brenda, duke krijuar rryma e organizata të ndryshme. Sidomos, kur panë se Lëvizja e Al-Fatahut po merrte proporcione të mëdha, filluan të organizojnë organizata të tyre, të cilat qeveritë sunduese të vendeve arabe po i armatosin me armë dhe mjete moderne.

Fakti është se praktikisht ne kemi më pak armë, por kjo nuk ka rëndësi, sepse ne udhëhiqemi nga parimi se fatin e luftës e vendos njeriu dhe nuk e vendosin armët. Pikërisht për këtë arsye i kemi dhënë rëndësi të madhe punës për edukimin e luftëtarëve tanë, për t’i armatosur me shpirtin luftarak, të jenë të durueshëm dhe të vendosur për të luftuar deri në fund. Kjo është arsyeja që lëvizja jonë po ecën përpara, nga çdo betejë ajo del më e fortë dhe radhët e saja sa vijnë e forcohen. Al-Fatahu lufton për t’u shërbyer masave, ajo udhëhiqet nga parulla që të udhëheq masat në rrugën e vërtetë.

Këtu qëndron forca e saj, kjo është forca kryesore, prandaj ne jemi të bindur se do të fitojmë dhe se do të gjejmë përkrahjen dhe mbështetjen jo vetëm tek populli juaj, por edhe nga gjithë luftëtarët në botë. Sovjetikët na akuzojnë si kokëfortë. Shkaku është se propozimet e tyre ne nuk i pranojmë, sepse këto janë zgjidhje gjysmake. Ata, me qëllim që të vënë në jetë planet e tyre, të zgjedhin sundimin në këto zona, kërkojnë të pranojmë të ashtuquajturën “zgjidhje paqësore”. Por, ne u kemi dhënë përgjigje se nuk do ta ndalojmë luftën e armatosur. Ne kemi programin tonë politik të qartë, që mobilizon masat, forcon unitetin.

Kemi planin tonë që synon të krijojmë një shtet demokratik me program të caktuar, ku të mund të jetojnë populli palestinez, bile edhe proletarët së bashku, çifutë, pa dallim feje dhe race. Ju themi, shokë shqiptarë, se ne jemi konsekuentë në luftën tonë. Tek ne i gjithë populli, përfshi edhe fëmijët, janë shndërruar në luftëtarë. Palestina do të jete baze e revolucionit në atë zonë dhe do të luftojmë deri në fund, flamuri i luftës sonë të armatosur, qofte edhe sikur të mbetet një luftëtar, nuk do të ulet kurrë. Populli ynë do të vazhdojë rrugën e luftës, sepse e ka të qartë se ndalimi i luftës don të thotë dorëzim dhe vdekje e sigurtë.

Vendi ynë, përpara se të fillonim luftën e armatosur, ndodhej në një situatë shumë të rëndë; forcat imperialiste dhe kolonialiste përpiqeshin me të gjitha mënyrat ta gërryenin, ta thyenin rezistencën e popullit, ta detyronin të heshtte dhe të dekompozonin shpirtin e tij luftarak. Sipas tyre, duhet të prisnim dhjetëra vjet, deri sa të vdiste ky brez dhe të lindte brezi i ri. Por ne nuk pritëm, luftën e filluam menjëherë dhe të sigurtë se do të fitojmë. Brezi i ri u bë më entuziastë se brezi i vjetër, sot shumë përpjekje dhe heroizma bëhen nga të rinjtë,bile edhe fëmijët gjithë ditën jetojnë me ndjenjat e luftës, ky është kuadri i përgjithshëm i tyre.

Lufta e armatosur e popullit tonë ka rendësi, jo vetëm për Palestinën, por edhe për revolucionin në të gjitha vendet arabe, ajo është bërë shkëndijë e revolucionit në këtë zonë. Megjithatë ne e kemi të qartë, se faza që po kalojmë është shumë e rëndë dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme. Kundër nesh janë thurur dhe po thuren komplote, si nga ana e imperialistëve amerikanë, sovjetikëve dhe Izraelit. Por ne jemi të bindur se popujt arabë janë me ne, pavarësisht se sunduesit e tyre mbajnë qëndrim negativ, armiqësor. Kjo u vërtetua në demonstratat e shumta që u zhvilluan kohët e fundit në këto vende. Ne jemi të bindur se armiqtë tanë, ne të ardhmen, do t’i shtojnë komplotet. Ata do të përpiqen ta shuajnë luftën tonë, duke vepruar me anë të forcës nga jashtë, ashtu dhe nga brenda. Prandaj, ju faleminderit shumë për këshillat që na dhatë lidhur me këtë çështje. / Memorie.al

                                             Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit' është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty...”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit

Artikuj të ngjashëm

“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit
Dossier

“’Tregu çam’, në Tiranë, aty në mes ‘Rrugës Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’ është si ‘Porta Porteze’ e italianëve në Romë, pasi aty…”/ Reportazh nga tregu i famshëm në qendër të kryeqytetit

November 25, 2026
“Shqipëria nuk mund të ndërtojë dot me forcat e veta, por dhe objektet kineze të ndërtuara këtu me ndihmën tonë, janë të një niveli teknik të dobët, pasi…”/ Biseda e Çu En Lait, me Enver Hoxhën, mars 1965
Dossier

“Shqipëria nuk mund të ndërtojë dot me forcat e veta, por dhe objektet kineze të ndërtuara këtu me ndihmën tonë, janë të një niveli teknik të dobët, pasi…”/ Biseda e Çu En Lait, me Enver Hoxhën, mars 1965

November 25, 2026
“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970
Dossier

“Po të dëgjonim sovjetikët, Durrësi dhe Vlora sot, do ishin baza detare të tyre…”/ Zbulohet takimi sekret i Mehmet Shehut me Khalid Al Wazir në Vilën e Zogut Durrës, gusht 1970

November 26, 2026
“Bëhet një gabim i madh, sa herë thuhet që Dr. Ibrahim Rugova, ishte pro evropian, jo, ai ishte një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur nga Kosova, për ish-presidentin
Dossier

“Bëhet një gabim i madh, sa herë thuhet që Dr. Ibrahim Rugova, ishte pro evropian, jo, ai ishte një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur nga Kosova, për ish-presidentin

November 24, 2026
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
Dossier

“Amerikanët, sovjetiket dhe Tito, e kanë sulmuar hapur Shqipërinë gjatë kohëve të fundit, por tashmë janë në terren të vështirë, pasi…”/ Fjala e Çu En Lait, në takimin me Enver Hoxhën, mars 1965

November 24, 2026
“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi…“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912
Dossier

“Flota luftarake greke, e cila patrullonte disa milje larg Gjirit të Vlorës, nuk lejonte asnjë anije të huaj të ankorohej në portin e saj, pasi…“/ Historia e panjohur e ditës së ngritjes së flamurit, 28 nëntor 1912

November 23, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme