• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65

“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
Memorie.al
Imazhe të personaliteteve që vizituan Shqipërinë nga 1930-ta e deri më 1991
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
“Në Pogradec më pyetën a ka ndikuar Mehmet Shehu në vdekjen e Hysni Kapos, pasi…”/ Raporti sekret i Spiro Kolekës në ’82-in
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65

Pjesa e parë

Memorie.al / Në mars të vitit 1965, një delegacion i lartë kinez i kryesuar nga kryeministri, Çu En Lai, mbërriti për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ajo ishte vizita e tij e dytë zyrtare në vendin e vogël komunist ballkanik dhe u zhvillua nga data 27 deri më 29 mars 1965 në Tiranë, ku ai u prit nga udhëheqësit kryesorë të Shqipërisë komuniste, duke filluar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Haxhi Lleshi etj., të cilët dolën për ta pritur mikun kinez që në aeroportin e Rinasit, nën tingujt e bandës muzikore dhe truprojave ushtarake të nderit. Takimet zyrtare u mbajtën në selinë e Kryeministrisë, ku përveç Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të Byrosë Politike dhe qeverisë shqiptare, si; Beqir Balluku, Hysni Kapo, Spiro Koleka, Adil Çarçani, Gogo Nushi, Haki Toska, Manush Mysfiu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Behar Shtylla, dhe ambasadori shqiptar në Kinë, Nesti Nase etj..

Po çfarë u bisedua në takimet me kryeministrin kinez, cilat ishin kërkesat prioritare të bërë nga qeveria shqiptare për ndihma dhe kredi nga Republika Popullore e Kinës dhe përgjigjja e Çu En Lait lidhur me sa i kërkohej? Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet arkivore ku ndodhet proces-verbali i takimit në fjalë, i cili është nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilin po e publikojmë me disa shkurtime.

Mars 1965

Gjithashtu mund të lexoni

“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984

“Radio-Janina jep një orë emision me Silogjet Vorio-epiriote dhe të arratisurit, me propagandë antishqiptare, Sebastiano e Micotaqis…”/ Letra Komitetit Partisë së Sarandës për Ramiz Alinë, 17 nëntor ‘90

Proces-verbali i bisedës mes shokut Çu En Lai dhe udhëheqësve të partisë e të shtetit shqiptar, 27 – 29 mars 1965

Shoku Çu En Lai dhe liderë të tjerë të partisë komuniste kineze u takuan në samitin me udhëheqësit shqiptarë në pallatin e kryeministrit.

Pala Shqiptare: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Haki Toska, Hysni Kapo, Manush Mysfiu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Behar Shtylla, dhe ambasadori në Kinë, Nesti Nase

Pala kineze: kryetari Çu En Lai, anëtarët e komitetit qendror Xie Fuzhi, Zhang Hanfu, Zhao Jimin, Çu Jien Guo dhe Li Xianian.

Takimi i parë nisi më 27 mars 1965, në 16.30. Të gjithë pjesëmarrësit u ulët dhe shoku Enver Hoxha i kërkoi Çu En Lai të nistë takimin sipas agjendës së eventeve të tilla.

ÇU EN LAI: Në rregull, mund të nisni ju.

ENVER HOXHA: (me shaka) Në rregull, po filloj të flas por kryetari jeni ju. I dashur shoku Çu En Lai, të dashur shokë të delegacionit kinez. Vizita juaj këtu ka sjellë gëzim të papërshkrueshëm në zemrat tona, dhe ngjarjet tilla u bëfshin traditë e përhershme mes vendeve tona. Partia dhe populli ynë po festojnë, sepse ju kanë juve shoku Çu En Lai mes tyre për herë të dytë, si një mik i dashur i tyre. Kur ju jeni mes nesh është si të kemi këtu Kinën e madhe, Komitetin tuaj Qendror dhe udhëheqësin e dashur Mao Ce Dun, për të cilat partia dhe populli ynë kanë respekt të pamasë.

Por ndjenjat tona marksiste-leniniste ekzistojnë çdo ditë dhe jo vetëm sot me ju këtu. Partia dhe populli ynë, i kanë lidhur këto ndjenja me vetë jetën e tyre, me luftën, përpjekjet, arritjet, fitoret, me gëzimin dhe me hidhërimin. Shqipëria dhe Kina të lidhura ngushtë nga miqësia e përjetshme, do të fitojnë e do të ecin përpara së bashku, dhe asnjë forcë nuk do të mund t’i dëmtojë. Ne e shikojmë sot zhvillimin e shpejtë të vendit tuaj të madh, të drejtuar nga politikat e ditura dhe heroike marksiste-leniniste, si të brendshme dhe të jashtme.

Ne e shikojmë përpjekjen tuaj të papërkulur marksiste-leniniste kundër imperializmit botëror, veçanërisht atij amerikan, si dhe kundër revizionizmit modern, veçanërisht atij hrushovian. Ky kurs i drejtë politikash ne na frymëzon dhe na forcon. Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, me ju dhe shokët e tjerë, ishin për ne jo vetëm një kënaqësi e madhe, por gjithashtu të vlefshme për forcimin e miqësisë sonë. Ne nxorëm mësime dhe konkluzione nga këshillat tuaja vëllazërore dhe nga toni emocionues i udhëheqësit Mao.

U gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro, për unitetin dhe entuziazmin e popullit të madh kinez rreth partisë suaj, dhe arritjet e mëdha ekonomike. Ambasadori ynë në Pekin, na flet për dashurinë që partia dhe populli juaj kanë për popullin tonë. Të gjitha delegacionet tona kthehen nga Kina me një pasion të madh, për gjithçka kanë parë aty dhe për dashurinë e popullit kinez për popullin shqiptar. Ata në tregojnë sesi ju keni kapërcyer vështirësitë dhe për këshillat e vlefshme që ju u jepni në takimet me ta.

Enver Hoxha elozhe Kinës

Pesha kolosale e Kinës së madhe dhe strategjia e saj e patundur marksiste-leniniste, janë bërë frymëzim për lëvizjen ndërkombëtare socialiste dhe një fener ndriçues për paqen dhe triumfin e revolucionit botëror socialist. Popujt e të gjithë botës, presin të drejtohen nga shoku Mao Ce Dun, me besim të plotë në luftën kundër imperializmit dhe revizionizmit modern, si dhe çdo armiku tjetër të fshehtë apo të hapur. Imperializmi amerikan, revizionizmi modern dhe reaksionarët e të gjithë botës tmerrohen kur shikojnë vendosmërinë e Kinës, që së bashku me popujt e tjerë revolucionarë dot hapë varret e tyre.

Në botë kanë ndodhur evente të rëndësishme dhe popujt përballen me probleme komplekse, luftëra të të gjitha llojeve dhe me aleanca që prishen e ndryshohen shpesh, disa liderë blihen dhe të tjerë zënë vendin e tyre, intriga thuren e shthuren nga armiqtë imperialistë dhe aleatët e tyre, por mbi gjithë këtë ne shikojmë si ndriçon kauza e drejtë marksiste-leniniste, e cila shtyp pa mëshirë botën e vjetër, duke ngritur lart e duke forcuar botën e re socialiste.

Në këtë luftë të madhe Kina qëndron si një shkëmb e një flamur. Partia dhe populli ynë heroik, e kanë për nder të luftojnë përkrah popullit vëlla të Kinës. Është nderi dhe detyra e tyre të japin kontributin e tyre të vogël në këtë përpjekje kolosale, ku Kina mban në shpatullat e saj një peshë të madhe, por të lavdishme. Vizita juaj këtu dhe këmbimet e opinioneve që do të nisin, për të cilat unë jam i bindur se do të kenë unitet të njëjtë marksist-leninist, do të na ndihmojnë të bëhemi më të fortë në këtë përpjekje me shumë fytyra.

Shqetësimet

Një nga shqetësimet e udhëheqjes sonë që prej vizitës suaj në Shqipëri vitin e shkuar, është puna për realizimin e planit të 4-t pesëvjeçar. Ne duam të sigurohemi që plani të ndiqet në mënyrë realiste, në përshtatje me sukseset e mëparshme dhe me kapacitete tona të brendshme. Ne duam të sigurohemi që të jemi në kohë, siç kemi rënë dakord në janar, kur parashtruam nevojat tona për ndihmë. Jemi përpjekur me anë të letrave që ju kemi dërguar, të bëjmë të qartë rrugën e veprimit për planin tonë, por nuk e dimë nëse e kemi kryer në mënyrë të kënaqshme.

Aktualisht disa nga specialistët tanë janë në Kinë, duke u konsultuar për problemet, në një frymë vëllazërore dhe miqësore. Kur shokët tanë dhe ju në Pekin të keni diskutuar të gjitha çështjet, atëherë delegacioni ynë i drejtuar nga shoku Spiro Koleka do të vijë në Pekin, për të zgjidhur këtë çështje jetësore për vendin tonë, që është plani pesë-vjeçar. Por vizita juaj sot na gëzon gjithsesi pa masë dhe është një fitore më vete për vendin tonë. Vizita juaj këtu në janar 1964, shoku Çu En Lai ishte një ngjarje historike për vendin tonë dhe marrëdhëniet e ngushta marksiste-leniniste mes popujve tanë.

Lidhjet tona ndihmojnë jo vetëm në forcimin e moralit të situatës në vendin tonë, por dhe në sferën ndërkombëtare. Ne ishim të lumtur për eksperiencën kompetente të marrë nga Kina në sektorë kyçë të ekonomisë. Konsultimet tona me ju na kanë ndihmuar shumë në detyrat tona ekonomike dhe në zhvillimin konkret dhe korrekt të sektorëve ekonomikë. Ju kishit të drejtë kur na këshilluat të mbështeteshim në pasuritë e brendshme dhe ka mbetur dhe opinioni ynë.

Ju na këshilluat zhvillimin e bujqësisë dhe plani ynë pesë-vjeçar u fokusua në të, pasi opinionet tona koinçidonin. Ne ju falënderojmë për frymëzimin që mbollët te ne për zhvillimin e industrisë dhe për ndihmën që nuk keni hezituar kurrë të na jepni, në shfrytëzimin e burimeve tonë të brendshme minerale. Ju ishit të interesuar në zhvillimin e industrisë së përpunimit të nikelit dhe mineraleve të tjera, në prodhimin e energjisë elektrike dhe rafinimin e mëtejshëm të naftës.

Ky inkurajim dhe orientim korrekt, ka bërë që ne të realizojmë detyrat tona të planifikuara. Tashmë ne jemi të bindur se do të vazhdojmë këto suksese edhe me forcat tona, bashkë me ndihmën tuaj, që do të ishte si një çlirim i dytë për Shqipërinë. Ne ju falënderojmë gjithashtu për ndihmën ushtarake dhe në fushat e agjitacionit e kulturës, pa përmendur mbështetjen në arenën ndërkombëtare.

Sfidat

Ne jemi të ndërgjegjshëm për sfidat kolosale me të cilat përballet partia e Kinës, siç është orientimi i kursit botëror drejt marksizëm-leninizmit, prandaj kërkesat tona bëhen një barrë dhe një sakrificë më shumë për të. Prandaj duam t’ju sigurojmë se dëshira jonë është zhvillimi i ekonomisë socialiste sipas një kursi racional dhe jo me karakter egoist apo nacionalist. Përkundrazi, dëshira jonë është zhvillimi i vendit ne sensin ndërkombëtar, zhvillimi harmonik i Shqipërisë në Evropën e sotme, të mbushur me sisteme kapitaliste dhe revizionistë të degjeneruar.

Kjo do ta bënte Shqipërinë një model të një vendi të vogël socialist, si një pikë uji në oqeanin kapitalisto-revizionist që jo vetëm i reziston sistemeve skllavëruese por triumfon mbi ta. Për më tepër kjo linjë korrekte e zhvillimit do të shërbejë si një shembull për t’u ndjekur nga vende të tjera dhe si sukses i mbështetjes së Kinës së madhe, me në krye shokun Mao Ce Dun.

Ne e kuptojmë se Shqipëria nuk ka vlerë të madhe në potencialin botëror, por ka bërë dhe do të bëjë deri në fund të përpjekjes detyrën e saj si shtet socialist, duke luftuar në përpjekjen e shenjtë për triumfin e marksizëm-leninizmit, kundër imperializmit botëror.

Zhvillimi i ekonomisë sonë socialiste dhe drejtimi i planit tonë pesë-vjeçar, merr parasysh të gjithë panoramën ndërkombëtare politike dhe ideologjike, si dhe problemet e pritura dhe të papritura që mund të dalin, pra ne jemi duke luftuar dhe duke u përpjekur për betejat e ardhshme.

Në planin tonë pesë vjeçar, në këtë kohë “paqeje të armatosur” ne përgatitemi për betejë. Ne besojmë se dhe ju mendoni në të njëjtën mënyrë. Në këto kohë të turbulluara, kjo qetësi relative tregon për nevoja urgjente ushtarake, pasi Shqipëria është kaq larg nga motra dhe aleatja e saj e fuqishme Kina.

Prandaj ajo duhet të forcojë mbrojtjen dhe të ndërtojë ekonominë socialiste në sektorët më të rëndësishëm, që të jetë e gatshme të përballet me ngjarje të papritura. Ne jemi të ndërgjegjshëm se plani ynë pesë-vjeçar megjithëse është konkret dhe i arritshëm, është në të njëjtën kohë i ngjeshur dhe kërkon sakrifica e mobilizim të madh.

Por ne jemi të gatshëm ta realizojmë atë dhe kështu do të bëjmë. Prandaj ju kërkojmë partisë Kineze dhe shokut Mao Ce Dun të kuptojnë arsyen e kërkesave tona për ju, të cilat ne i konsiderojmë ndihmë të madhe dhe si sakrificë nga ana juaj, veçanërisht duke marrë parasysh detyrat e mëdha që ju po kryeni në vendin tuaj dhe në arenën ndërkombëtare.

Rezervat minerale

Siç ju e dini mirë i dashur shoku Çu En Lai, rezervat tona të hekur-nikelit kanë potencial të lartë për pjesë metalike dhe janë nga burimet më të rëndësishme natyrore të vendit tonë. Nevojat tona për hekur dhe çelik janë të larta dhe gjithmonë në rritje. Hekurin dhe çelikun e përpunuar ne e importojmë dhe kjo na kushton shumë mallra të tjera të nevojshme. Për më tepër, për këtë çështje jemi në mëshirën e revizionistëve çekë e polakë, të cilat vazhdimisht nuk përmbushin detyrimet e tyre, me sasinë apo cilësinë e materialit.

Më parë kështu vepronin me ne revizionistët sovjetikë. Veçanërisht revizionistët çekosllovakë e kanë treguar fytyrën e tyre anti-marksiste, kapitaliste dhe merkantiliste. Të gjitha kushtet e kërkojnë që uzina e përpunimit të ferro-nikelit, duhet të nderohet në vendin tonë dhe jo në Çekosllovaki, por ata kanë shkelur mbi detyrimet e tyre dhe e ndërtuan fabrikën në vend, ne u detyruam të pranojmë dhe t’u japim atyre mineralin kundër dëshirës sonë.

Ata ende nuk e kanë vënë në punë uzinën e tyre por kanë grumbulluar rezerva mineralesh nga ne gjatë gjithë kësaj kohe. Çdo vit ata ushtrojnë presion për çështje të ndryshme, ose duke refuzuar çmimet blerjes, ose duke refuzuar sasinë pranuar të mineraleve, e të tjera si këto. Por tani me ndihmën e tuaj ne do të zgjidhim këtë problem thelbësor të ekonomisë sonë. Por tani me ndihmën e tuaj, ne do të zgjidhim këtë problem thelbësor të ekonomisë sonë. Ne kemi nisur ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan dhe punimet po vazhdojnë me sukses.

Shokët kineze janë duke përfunduar analizat e burimeve dhe depozitave minerale, në mënyrë që uzina e Elbasanit të përpunojë 100 mijë ton hekur-nikel në vit. Ne ju propozojmë dhe ju kërkojmë të pranoni planin tonë pesë-vjeçar dhe rritjen e limitit të përpunimit nga 100, në 300 mijë ton, deri në vitin 1972-‘73. Për arsyet që përmenda më sipër ne besojmë se kjo uzinë është e rëndësishme për jetën tonë, pasi siguron zhvillim konkret të ekonomisë dhe kemi besim se ju do të jeni dakord me ne.

Çështja e Uzinës së Ferro-kromit është e rëndësisë së madhe pasi ky është një mineral kryesor i vendit tonë. Kjo uzinë do të rrisë vlerën e kromit tonë dhe specialistët thonë se ajo do të ketë fitim në një kohë të shkurtër. Për nxjerrjen dhe pasurimin e kromit ne do të studiojmë eksperiencën tuaj, proceset e uzinës së re dhe çështjet e eksportit. Në lidhje me çështjen e prodhimit të energjisë në hidrocentrale ne inkurajohemi nga opsionet që ju prezantuat gjatë vizitës së fundit vitin e kaluar. Specialistët tuaj ishin entuziastë me idenë dhe bashkëpunuan ngushtë me specialistët tanë.

Këta të fundit shkuan në Kinë me rezultatet e bashkëpunimit për konsultime të mëtejshme. Bazuar në studimet dhe nevojën tonë për energji, ne kemi shtuar në plan dhe ndërtimin e hidrocentralit në Vaun e Dejës. Shokët tanë po e studiojnë zbatimin e këtij projekti të madh për vendin tonë. Ne do të angazhohemi me të gjitha forcat për planet e hidrocentralit, por nuk do të mund të arrijmë sukses pa ndihmën e specialistëve kinezë.

Ju kërkojmë që të kuptoni fuqinë tonë, ne do të kemi mobilizim total, por mendojmë se ndihma juaj është e domosdoshme. Më tej për çështjen e energjisë, është ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, që pritet të përfundojë brenda planit të ardhshëm pesë-vjeçar. Por është e rëndësishme që studimi dhe dizajni i këtij projekti, të kryhet në të njëjtën kohë me studimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Nafta

Në letrën që ju kemi dërguar ne kemi qartësuar pikat kryesore të planti tonë dhe e keni parë se fokusi kryesor është përdorimi i burimeve tona të naftës, zgjerimi i operacioneve të nxjerrjes dhe i përpunimit të saj, në mënyrë që ajo të përdoren për nevojat në zgjerim të ekonomisë sonë. Bashkë me këtë, ne ju kemi kërkuar ndihmë në dizajnin e një shtese për Uzinën e Fertilizuesve Azotikë, ndërtimi i së cilës parashikohet të përfundojë brenda planit të 5-të pesë vjeçar.

Kjo shtesë do të jetë një bazë e fuqishme për forcimin e bujqësisë sonë, për eksportimin e një pjese të produkteve drejt Kinës ose vendeve të tjera. Në hartimin e planit të 4-ët pesë-vjeçar, ne jemi udhëhequr pikësëpari nga objektivi i zhvillimit të bujqësisë dhe i arritjes së potencialit të plotë brenda planit pesë-vjeçar. Ju mund ta shikoni që ne i kemi vënë vetes detyra të vështira, por do të kemi mobilizim të plotë të partisë dhe shtetit, që do të punojnë nën frymën patriotike dhe revolucionare.

Ne kemi punuar me kujdes për të siguruar bazën materiale, financat dhe forcën punëtore, si atë manuale dhe të specializuar. Ne i kemi balancuar projektet në mënyrë që ato të mos bëhen barrë e ekonomisë dhe të ulin mirëqenien e popullit. Ne me modesti e kuptojmë dhe e pranojmë se ju duhet të bëni sakrifica për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e atdheut. Aktualisht kemi arritur rezultate të kënaqshme me masat e vendosura nga partia dhe rregullatorët, duke pasur nën kontroll të plotë lëvizjen e masës punëtore nga zona rurale, në zonat urbane.

Kemi zhvendosur shumë njerëz nga qytetet në zonat rurale bashkë me familjet e tyre, sipas nevojës së ekonomisë së vendit. Natyrisht që ne presim dhe vlerësojmë këshillat, kritikat dhe sugjerimet tuaja, pasi ato janë të rëndësishme si për udhëheqjen tonë dhe për tuajën, për të përgatitur sa më mirë delegacionet tona në Pekin./ Memorie.al

                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 21 Nëntor 2026

Next Post

“Atë e ndjek kujtimi i dashurisë për të shoqen, dhe nga ana tjetër, ndjenja se i është bërë një padrejtësi e madhe, pasi...”/ Refleksionet e filozofit dhe akademikut të njohur për librin e ing, Gjovalin Gjadrit

Artikuj të ngjashëm

“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
Dossier

“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984

November 21, 2026
“Ja e vërteta e shifrës së 6 mijë të zhdukurve nga regjimi komunist,  që thuhet se nuk u janë gjetur eshtrat ende…”/ Refleksionet e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Dossier

“Radio-Janina jep një orë emision me Silogjet Vorio-epiriote dhe të arratisurit, me propagandë antishqiptare, Sebastiano e Micotaqis…”/ Letra Komitetit Partisë së Sarandës për Ramiz Alinë, 17 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane, është tradhtarë i lindur, duhet varur në shtyllat e telefonit…”/ Biseda e Enver Hoxhës me delegacionin koreano-verior, maj ‘64
Dossier

“Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane, është tradhtarë i lindur, duhet varur në shtyllat e telefonit…”/ Biseda e Enver Hoxhës me delegacionin koreano-verior, maj ‘64

November 19, 2026
“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit …”/ Historia e trishtë e familjes Dosku
Dossier

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk…”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90
Dossier

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Aty u bë kasaphanë, vajzat i morën dhe i mbyllën në shkollë, ku zervistët i mbajtën dy net me radhë…dhe pasi i përdhunuan…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat në Paramithi

November 18, 2026
Next Post
“Atë e ndjek kujtimi i dashurisë për të shoqen, dhe nga ana tjetër, ndjenja se i është bërë një padrejtësi e madhe, pasi…”/ Refleksionet e filozofit dhe akademikut të njohur për librin e ing, Gjovalin Gjadrit

“Atë e ndjek kujtimi i dashurisë për të shoqen, dhe nga ana tjetër, ndjenja se i është bërë një padrejtësi e madhe, pasi...”/ Refleksionet e filozofit dhe akademikut të njohur për librin e ing, Gjovalin Gjadrit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme