• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984

“Në 13 mars ’89, para Komitetit Qendror të PPSh-së, do të zhvillohej demonstrata nga organizata e fshehtë dhe diplomati francez …”/ Grupi “Tipografikut” që hodhi 5000 trakte në Shkodër, Tiranë dhe Durrës
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984
“Kemi besim se Shkëlqesia e Juaj, do pranojë propozimit tonë kundër Izraelit, pasi…”/ Zbulohet letra e panjohur e ish-presidentit të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dërguar Ramiz Alisë, më 13 tetor 1984

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik, me të cilët Tirana zyrtare i kishte ndërprerë të gjitha marrëdhëniet zyrtare, përkatësisht në vitin 1946, e 1961, duke i konsideruar ato si “dy superfuqi, imperialiste dhe revizioniste”, apo “xhandarë të popujve” (SHBA-në), regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, të tretin në “hierarkinë” e armiqve, kishte shtetin e Izraelit. Edhe pse e njohu zyrtarisht shtetin e Izraelit që nga krijimi i tij, (16 prill 1949), apo më saktë rreth një vit pas shpalljes së pavarësisë më 15 maj 1948, gjë e cila më shumë ishte nën ndikimin dhe në sinkron me Bashkimin Sovjetik të Josif Stalinit, qeveria komuniste e Enver Hoxhës refuzoi të vendoste marrëdhënie diplomatike, tregtare, apo kulturore me shtetin hebraik.  Po kështu, që nga mesi i muajit maj të vitit 1948, kohë në të cilën një koalicion vendesh fqinje arabe si; Egjipti, Jordania, Siria, Libani dhe Iraku, ndërhyri ushtarakisht, duke shënuar nisjen e Luftës së Parë Arabo-Izraelite, Tirana zyrtare filloi të mbante anën e vendeve arabe, gjë e cila vijoi deri në vitin 1990, pak kohë para rrëzimit të regjimit komunist.

Jo vetëm kaq, por pasi regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, gjatë gjithë kësaj periudhe kohe gati 40 vjeçare, e konsideronte Izraelin një shtet armik apo “vegël në duart e imperializmit amerikan”, si kundërvënie ndaj tij, ndihmoi e mbështeti financiarisht, pothuaj të gjitha partitë dhe grupet komuniste marksiste-leniniste të vendeve arabe, (përfshirë dhe Partinë Komuniste të Izraelit), duke i përkrahur publikisht ato shtete edhe në arenën ndërkombëtare, deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku votonte pro të gjitha rezolutat në favor të vendeve arabe e kundër Izraelit.

Shumë më e ndjeshme dhe më e madhe ishte ndihma e Tiranës zyrtare ndaj Organizatës për Çlirimin e Palestinës me në krye Jaser Arafat-in, ku përveç mbështetjes materiale e financiare, (batanije leshi, stofra, ushqime, medikamente etj,) pranoi dhe stërviti ushtarakisht në Shqipëri në mënyrë të fshehtë edhe grupe palestinezësh, apo duke pritur në Shqipëri krerët më të lartë të saj, siç ishte delegacioni i Organizatës për Çlirimin Kombëtar të Palestinës, i kryesuar nga anëtari i udhëheqjes së përgjithshme të forcave të AL ALIFA-s, Khalid al-Wazir (i njohur me pseudonimin “Abu Xhihad”), i cili ishte zëvendëskryetar dhe bashkëthemelues i “Al Fatah”-ut dhe gjithashtu krahu i djathtë i Jaser Arafat), të cilët më 1 gusht 1970, u pritën nga vetë kryeministri Mehmet Shehu në vilën qeveritare të Durrësit (ish-vila e Mbretit Zog).

Gjithashtu mund të lexoni

“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65

“Radio-Janina jep një orë emision me Silogjet Vorio-epiriote dhe të arratisurit, me propagandë antishqiptare, Sebastiano e Micotaqis…”/ Letra Komitetit Partisë së Sarandës për Ramiz Alinë, 17 nëntor ‘90

Gjatë asaj pritje dhe bisedimeve me delegacionin e lartë palestinez, bashkë me kryeministrin Mehmet Shehu, asistuan edhe ministri Mbrojtjes Popullore dhe zv. kryeministër Beqir Balluku, ministri i Jashtëm Nesti Nase, nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Xhafer Spahiu, drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë, Hito Çako, kryetari i Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste të popullit shqiptar, Shefqet Peçi, etj. Po kështu, tre ditë më vonë, (3 gusht 1970), delegacionin e lartë palestinez, e priti edhe vetë Enver Hoxha, në vilën e tij qeveritare në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ku asistonin edhe Hysni Kapo, ministri Beqir Balluku, sekretari i parë i Komitetit Partisë së Vlorës, Petro Dode, zv. ministri i Mbrojtjes Popullore, Rrahman Parllaku, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Frontit Demokratik të Shqipërisë, Ramadan Xhangolli, etj.

Lidhur me ardhjen e delegacionit të lartë palestinez në Shqipëri, në ditarin e tij politik, Enver Hoxha midis të tjerash do të shkruante: “Këto ditë vjen te ne për vizitë zyrtare, një delegacion i Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Palestinës, “Al Fatah”. Dërgimin e këtij delegacioni, e kërkoi në ambasadën tonë të Kajros, vetë Jaser Arafati. Ne kemi simpati dhe respekt për popullin arab të Palestinës, pse është një popull i mjeruar dhe trim. Ai është i vetmi popull arab, që lufton aktualisht në të katër anët e kufijve të Izraelit, kurse udhëheqësit arabë, që nga ata të Egjiptit dhe deri tek ata të Libanit, bëjnë llafe, mbajnë konferenca, përgatiten…për kompromise etj.

Palestinezët, të dëbuar nga tokat e tyre, nga qeveria kolonialiste angleze, nga OKB-ja, në favor të Izraelit, rrojnë në çadra e në mjerim të madh në kampe, në Jordani, në Liban, në Siri e gjetkë. Agresioni i fundit izraelit, bëri që refugjatët palestinezë të shtohen. Atëherë rruga e vetme e shpëtimit për ta, mbeti ajo e luftës partizane. Dhe ia filluan asaj, duke goditur izraelitët agresorë, si nga jashtë, nga Jordania, nga Siria, nga Libani dhe brenda, në territorin e pushtuar nga Izraeli.

Kështu që çështja palestineze, në sajë të luftës së palestinezëve, u bë një problem i rëndësishëm kombëtar dhe ndërkombëtar, problem që miqtë dhe armiqtë e popullit palestinez, duhet ta kenë parasysh dhe nuk mund të mos e llogaritin. Organizata “Al Fatah” me gjithë prirjet nacionaliste, është demokrate përparimtare dhe më e madhja e më e fuqishmja organizatë, që ka një vijë të drejtë, të luftës revolucionare, për çlirimin e Palestinës, për shkatërrimin e shtetit të Izraelit, të alambikuar nga sionizmi ndërkombëtar dhe të mbështetur nga imperialistët”.

Në këtë kontekst të zhvillimit të ngjarjeve të asaj kohe dhe mbështetjes e ndihmës që Tirana zyrtare u jepte vendeve arabe, (në konfliktin e tyre me shtetin Izraelit), në vitin 1979, Enver Hoxha mbështeti dhe përkrahu publikisht pa rezerva revolucionin islamik Iranian, i cili çoi në rrëzimin e Shahut Muhamed Reza Pahlavi dhe solli në pushtet një Republikë Islamike të udhëhequr nga Ajatollah Ruhollah Khomeini. Kështu, në kuadër të luftës kundër “imperializmit amerikan”, Enver Hoxha e përshëndeti rrëzimin e Shahut Reza Pahlavi, të cilin e cilësonte si një kukull dhe vegël të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në janar 1979, në ditarin e tij politik (me titullin “Lavdi popullit iranian”), Enver Hoxha vlerësonte atë revolucion, duke e parë revoltën si “një fitore të popullit, kundër shfrytëzuesve dhe interesave amerikane në Lindjen e Mesme”.

Në kuadrin e kësaj ndihme dhe mbështetje që Tirana zyrtare u jepte vendeve arabe dhe kryesisht Iranit (dy tre parti komuniste dhe grupe marksiste-leniniste iraniane, i mbështeste prej vitesh edhe financiarisht), në tetor të vitit 1984, presidenti i asaj kohe i Republikës Islаmike të Iranit, Seyed Ali Khamenei, me anë të një letre dërguar kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, i kërkonte ndihmë dhe mbështetjen e Shqipërisë, për propozimin e tyre në mosnjohjen e kredencialeve të Izraelit, në sesionin e 39-të të OKB-së. (Seyed Ali Khamenei, i cili u vra nga një sulm ajror amerikano-izraelit në kompleksin qeveritar në Teheran më 28 shkurt të këtij viti, është babai Mojtaba Khamenei, i cili aktualisht mban funksionin e Udhëheqësit Suprem ‘Rahbar’ të Iranit, që është autoriteti më i lartë politik dhe fetar në vend. Ai është udhëheqësi i tretë suprem i Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979). Lidhur me këto etj., na njeh dokumenti në fjalë i cili është nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili publikohet për herë të parë me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR ME SHKRESËN PËRCJELLËSE TË MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME, REIZ MALILE, DËRGUAR RAMIZ ALISË, LIDHUR ME LETRËN QË I DËRGON ATIJ, PRESIDENTI I REPUBLIKËS ISLAMIKE TË IRANIT, SEYED ALI KHAMENEI, MË 13 TETOR 1984

Shokut Ramiz Alia

Bashkëlidhur ju dërgojmë letrën që ju drejton presidenti i Republikës Islаmike të Iranit, Seyed Ali Khamenei, dorëzuar Misionit tonë në OKB, me të cilën kërkon mbështetjen e vendit tonë, për propozimin e tyre për mosnjohjen e kredencialeve të Izraelit, në sesionin e 39-të të OKB-së.

Për mirësjellje, mendojmë që letrës në fjalë, t’i jepet një përgjigje e shkurtër, projektin e së cilës do t’ua dërgojmë së shpejti.

                                  Reiz Malile

Tiranë, më 13 tetor 1984

DOKUMENTI ARKIVOR ME LETRËN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS ISLAMIKE TË IRANIT, SEYED ALI KHAMENEI, DËRGUAR KRYETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË, RAMIZ ALIA

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit

Në emër të Zotit, të plotfuqishëm

                                            Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ramiz Alia

                                      Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të

                                     Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

Shkëlqesi,

Siç e dini mirë, regjimi që sundon në Palestinën e pushtuar, i vendosur me anën e komplotit të përbashkët të fuqive me mentalitet perandorak, gjatë 36 vjetëve, vetëm ka materializuar pikësynimet e tij antinjerëzore dhe të ulta, që rrjedhin nga natyra raciste e sionizmit, nga karakteri ekspansionist dhe qëllimet e tij kolonialiste.

Ekzistenca dhe veprimtaria e kaluar e këtij regjimi uzurpator, si pjellë e paligjshme e imperializmit global dhe si mjeti kryesor dhe ekzekutues i politikës militariste agresive dhe ekspansioniste të imperializmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zemër të rajonit të ndërlikuar të Lindjes së Mesme, i kanë shërbyer vetëm agresionit, gjakderdhjes, krijimit të mosmarrëveshjeve dhe paqëndrueshmërisë politike.

Pushtimi i paligjshëm i Palestinës, duke lenë pa strehë palestinezet e privuar e të shtypur, shkelja e të gjitha të drejtave themelore të banorëve të territoreve të pushtuara, zaptimi dhe aneksimi i para -planifikuar i territoreve arabe, vazhdimi i politikës së shpallur dhe zyrtare të sionistëve për shtrirjen e kufijve të shtirur të Izraelit nga Nili në Eufrat, të gjitha këto janë në kundërshtim të hapët me Kartën e Kombeve të Bashkuara, me ligjet dhe rregullat ndërkombëtare, veçanërisht me dispozitat e Konventave të Gjenevës të vitit 1949

Veprimtaria e kaluar e regjimit sundues në Palestinën e pushtuar, provon plotësisht se ky regjim nuk është ndër anëtarët paqedashës të Kombeve të Bashkuara dhe nuk i ka plotësuar detyrimet dhe zotimet e tij të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Duke patur parasysh faktet e lartpërmendura dhe përjashtimin e mëparshëm të regjimit racist të Afrikës së Jugut nga Kombet e Bashkuara, si dhe miratimin e domosdoshmërisë për të bërë një luftë të vazhdueshme në të gjithë botën, kundër sionizmit dhe politikës së tij çnjerëzore, prania e vazhdueshme e regjimit sionist në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, konsiderohet si një fyerje e rëndë që u bëhet etikës, parimeve dhe normave ndërkombëtare, si dhe nderit e dinjitetit të popujve liridashës e paqedashës të botës.

Duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për votën pozitive të vendit përkatës vjetin e kaluar, kemi besim se Shkëlqesia e Juaj do t’i kushtojë vëmendje të veçantë propozimit për refuzimin e kredencialeve të përfaqësuesve të regjimit sionist, në sesionin e 39-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kështu, duke mbështetur ketë iniciativë, në parim ne do të përmbushnim zotimet tona etike, njerëzore dhe ndërkombëtare ndaj popullit martir palestinez./Memorie.al

                          Seyed Ali Khamenei

               President i Republikës Islamike të Iranit

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Atë e ndjek kujtimi i dashurisë për të shoqen, dhe nga ana tjetër, ndjenja se i është bërë një padrejtësi e madhe, pasi...”/ Refleksionet e filozofit dhe akademikut të njohur për librin e ing, Gjovalin Gjadrit

Artikuj të ngjashëm

“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65
Dossier

“Vizita e shokut Beqir në Pekin dhe bisedimet e frytshme me shokun Mao Ce Dun, ishin një kënaqësi e madhe për ne, por u gëzuam kur dëgjuam nga shoku Spiro…”/ Biseda e Enverit me Çu En Lain, mars ‘65

November 20, 2026
“Ja e vërteta e shifrës së 6 mijë të zhdukurve nga regjimi komunist,  që thuhet se nuk u janë gjetur eshtrat ende…”/ Refleksionet e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Dossier

“Radio-Janina jep një orë emision me Silogjet Vorio-epiriote dhe të arratisurit, me propagandë antishqiptare, Sebastiano e Micotaqis…”/ Letra Komitetit Partisë së Sarandës për Ramiz Alinë, 17 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane, është tradhtarë i lindur, duhet varur në shtyllat e telefonit…”/ Biseda e Enver Hoxhës me delegacionin koreano-verior, maj ‘64

“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit …”/ Historia e trishtë e familjes Dosku
Dossier

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk…”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Aty u bë kasaphanë, vajzat i morën dhe i mbyllën në shkollë, ku zervistët i mbajtën dy net me radhë…dhe pasi i përdhunuan…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat në Paramithi

November 18, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme