• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, November 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Që në fillim të bisedës me ambasadorin Lik Seiti, Fadil Hoxha, preku momente të pëlqyeshme për Enver Hoxhën, madje, u duk se po vazhdonte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe diplomatit Esat Myftari
“I gjithë projekti për përmbysjen e regjimit të Hoxhës duhet të ri hartohet, në mos të braktiset krejtësisht, nëse sovjetikët me një grusht shteti në Jugosllavi, do të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Memorie.al
Memorie.al
“Veprimtaria e agjentëve të UDB-së ndaj Shqipërisë”
“Në Murat Çelepias të Beratit, më vdiqën nga uria dy motrat dhe nipi, e nga që s’kishim qefin, nëna grisi jorganin e vetëm…”/ Dëshmia tragjike e ish-‘diversantit’

Pjesa e njëzeteshtatë

Memorie.al  / Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë vite punuan për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës, por nuk ja dolën. Në vitin 1951 ajo që i trembte më shumë amerikanët ishte rreziku i luftës në Ballkan. Sipas disa dokumenteve të de klasifikuar nga CIA, amerikanët kishin frikë se nëse rrëzonin Enver Hoxhën, atëherë Tito mund të shtrinte ndikimin në Tiranë.

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Qershor 1951

Gjithashtu mund të lexoni

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

“Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkovi, Enveri i Rusisë dhe Beria, Mehmet Shehu i Rusisë, po bënin një luftë të përgjakshme…”/ Dokumentet e CIA-s, me traktin e hedhur me avion në Shqipëri

Konflikti në Ballkan

Përdorimi i mjeteve jo-konvencionale për momentin është i kufizuar prej natyrës eksplozive të konfliktit dhe situatës në Ballkan, pasi një shqetësim parësor është evitimi i provokimeve që mund të prishin balancat delikate me luftës e paqes në këtë rajon. Por gjithsesi duket se ka vend për veprime të kujdesshme nga ana e SHBA-ës, që nuk do të prishnin balancat e pushteteve dhe që mund të vendosin struktura paraprake për veprim të mëtejshëm në kohën e duhur. Mendohet gjithashtu se mund të ndërmerret veprim diversionit klandestin kundër lëvizjeve sovjetike në vende të tjera, siç ishte aneksimi i Burmës.

Propozohet vazhdimi i aktiviteteve aktuale, me pikësynim përgatitjen e pozitës së përshtatshme për organizim dhe përgatitje si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Me sugjerimet e mësipërme SHBA-ja pranon se dy hapat e parë të memorandumit britanik duhet të kryhen nëse dhe në kohën kur nisja e konfliktit në Ballkan është e pashmangshme. Në rast të ndërhyrjes së Jugosllavisë dhe Greqisë në Shqipëri, SHBA-ja duhet gjithashtu të marrë pjesë ushtarakisht në ndërhyrje, për të siguruar dhe për të ushtruar presion të fortë kundër një konflikti mes tyre, si dhe për të siguruar që ndërhyrja të jetë e përkohshme.

SHBA-ja pranon sugjerimin britanik për komunikimin me tre fqinjët shqiptarë, duke i siguruar se asnjë fuqi e huaj nuk do të lejohej të merrte një pozitë të privilegjuar në Shqipëri pas rënies së regjimit aktual, dhe se vendet fqinje do të konsultoheshin për pushtetin e ri demokratik që do të vendoset. Në lidhje me “streset e brendshme”, britanikët duket se i referohen lëvizjeve subversive që nuk janë nxitur nga jugosllavët. SHBA-ja beson fuqimisht se në rast të tillë SHBA-ës dhe Britania nuk duhet të lejojnë që Jugosllavia të përgatitet të zëvendësojë regjimin sovjetik në Shqipëri me një regjim titist. Duhet të bëhen të gjitha presionet diplomatike për të theksuar se karakteri i regjimit të ri në Shqipëri do të jetë objekt konsultimesh të ngushta mes të gjithë palëve të interesuara si SHBA-ja, Britania, Italia, Greqia e Jugosllavia.

Synimet

Lëvizjet e sugjeruara në paragrafët e mësipërm kanë si qëllim marrjen e garancive nga Jugosllavia, Greqia e Italia se nuk pretendojnë një pozitë superiore në Shqipëri dhe nga ana tjetër se asnjë fuqi e huaj nuk do të bëjë këtë, gjë që mund të arrihet shumë më mirë nga veprimi i përbashkët shumëpalësh dhe jo vetëm nga SHBA-ja e Britania. Nëse NATO do të konsiderojë mbrojtjen e Jugosllavisë, si një mënyrë për trajtimin e situatës, atëherë duhet të veprohet sipas sugjerimeve të saj për problemin shqiptar. SHBA-ja mirëpret komentet e Britanisë mbi çështjen, edhe pse nuk pritet të ketë ndryshime idesh pas konsultimeve të kryera mes Departamentit të Shtetit dhe degës CJS të CIA-s. Mendimet konsiderohen si projekte dhe jo një plan veprim i aprovuar.

Korrik 1951

Marrëdhëniet Shqipëri – Jugosllavi

  1. Problemi

a) Parandalimi i marrjes së Shqipërisë nga jugosllavët apo i ndarjes së saj nga jugosllavët e grekët

b) Nëse kushtet e lejojnë, çlirimi i Shqipërisë nga kontrolli i Cominform dhe ardhja në fuqi e një regjimi pro-Perëndimor, pa rrezikuar sulme hakmarrëse nga Cominform mbi Jugosllavinë

2. Fakte me rëndësi për problemin

a) Kontrolli i Shqipërisë nga Cominform po bëhet gjithnjë e më i dobët.

(1) Pakënaqësia publike është gjithnjë e më e përhapur.

(2) Kushtet ekonomike po përkeqësohen shpejt.

(3) Në zona të izoluara duket se kanë shpërthyer revolta.

(4) Shtetet e tjera të Cominform janë të izoluara nga rrugët tokësore me Shqipërinë, që prej dezertimit të Jugosllavisë, prandaj siguria e shtypjes psikologjike dhe e afërsisë së ushtrive të Cominform është me e pakët në Shqipëri sesa në vende të tjera komuniste.

b)Jugosllavia po përgatitet seriozisht për ndërhyrje ushtarake në Shqipëri.

1) Një ushtri çlirimtare shqiptare e sponsorizuar nga Jugosllavia është krijuar në afërsi të kufirit shqiptar.

2) Rreth 100 grupe rezistence të sponsorizuara nga Jugosllavia janë aktualisht në veprim në Shqipëri.

3) Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi.

4) Jugosllavia ka lëshuar mbi Shqipëri të paktën një broshurë ku nxit rezistencën popullore kundër regjimit.

c. Jugosllavia tashmë njihet publikisht që merr ndihmë ushtarake dhe ekonomike nga SHBA-ja dhe qarkullojnë zhurma se Jugosllavia ka marrë dorë të lirë nga SHBA-ja për pushtimin e Shqipërisë dhe zëvendësimin e qeverisë komuniste me një qeveri pro-jugosllave.

d. Disa sinjalizime tregojnë për një marrëveshje të mundshme mes Jugosllavisë e Greqisë për ndarjen e Shqipërisë mes tyre. Por edhe sikur një marrëveshje e tillë të mos ekzistojë, nëse Jugosllavia ia del me sukses të përmbysë regjimin në Shqipëri, kjo detyrimisht do të sillte ndarjen e vendit mes saj dhe Greqisë.

g. Populli shqiptar, i cili kundërshton regjimin komunist, do të preferonin asistencë Perëndimore për ndryshimin e regjimit, në vend të ndërhyrjes greke apo jugosllave.

Operacionet aktuale amerikane e britanike nuk kanë pasur suksesin e mjaftueshëm në krijimin e një organizate të vetme rezistence. Por deri në fund të verës mund të rezultojë që aktivitetet të forcojnë thelbin e një rupi rezistence.

Konkluzione

Jugosllavia nuk merakoset shumë për shkaktimin e një sulmi sovjetik në rast ndërhyrjeje, të hapur apo klandestine në Shqipëri. Nëse Cominform nuk e sulmon Jugosllavinë deri brenda vitit që vjen, ka mundësi që pa ndërhyrjen e SHBA-ës, vetëm aktivitetet jugosllave në vend, si dhe përkeqësimi i situatës ekonomike, të sjellin shembjen e regjimit aktual, e rrjedhimisht ardhjen e një qeverie të sponsorizuar nga Beogradi apo ndoshta ndarjen e Shqipërisë mes fqinjëve.

Në rast të tillë, Cominform nuk do të ndërhynte, vetëm në rast se ka vendosur për likuidimin e regjimit të Titos, pa pasur lidhje nëse Shqipëria kërcënohet apo jo. Një përmbysje e mundshme e regjimit në Shqipëri do të merrej nga Evropa si dhënie e dorës së lirë ndaj Jugosllavisë për eliminimin e regjimit komunist në Shqipëri me aprovimin dhe ndihmën e SHBA-ës. Një mendësi e tillë do të kishte efekte të dëmshme në grupe të ndryshme të rezistencës në vende të tjera të Evropës Lindore ku zhvillimet do të interpretoheshin si në skenar i Shteteve të Bashkuara.

Eliminimi i regjimit aktual në Shqipëri do të ndihmonte nga ana tjetër për inkurajimin e lëvizjeve të tjera të rezistencës në vende satelite sovjetike, duke u bërë një prove e lëvizjes së suksesshme klandestine për përmbysjen e një regjimi komunist. Për arsye të simpative të Perëndimit me zyrtarët shqiptarë, do të ishte më i thjeshtë organizmi i një grushti shteti në Shqipëri me elementë amerikanë, ndoshta me më pak personel sesa një tentativë jugosllave. Besohet se në rrethana të caktuara, një revoltë e suksesshme mund të nisej nga SHBA-ja, duke hyrë nga jashtë vendit me 1000 deri në 2000 njerëz. Një operacion stërvitjeje me 1000 deri në 2000 shqiptarë, mund të krijohet në Gjermani nën mbulimin e kompanive të Gardës, me kosto relativisht të vogla.

Rekomandime

Operacionet aktuale të SHBA-ës që kanë si qëllim të krijojnë lëvizje rezistence, do të zgjerohen në mënyrë jo-provokuese si për shqiptarët ashtu dhe jugosllavët. Qeveria jugosllave do të këshillohet që aktivitete të tilla nuk shihen me sy të mirë nga SHBA-ja, dhe nëse vazhdojnë pozita e SHBA-ës në lidhje me Jugosllavinë, do të rishikohet e mundësisht do të ndërpritet. Nëse jugosllavët do të vazhdojnë operacionet e tyre në Jugosllavi, të bëhet e qartë se SHBA-ja do të kryejë operacione edhe më të fuqishme për të ndaluar një dominim të Shqipërisë nga Jugosllavia.

Kapacitet e SHBA-ës do të zgjerohen menjëherë, duke shtuar njësitë e Gardës shqiptare në Gjermani deri në 1000 njerëz, të cilët do të stërviten si paramilitarë dhe si njësi guerile në të ardhmen. Armë të mjaftueshme për 10 000 njerëz do të grumbullohen në vendet e Mesdheut dhe ndihmë ajrore klandestine do të jepet deri në mbështetjen e suksesshme të operacionit. Për këtë plan do të kërkohet bashkëpunimi i qeverisë britanike.

Kushtet që ndikojnë në aktivitetet politike dhe psikologjike në Shqipëri

  1. Megjithëse nuk mund të bëhet një studim shkencor, të gjitha faktet tregojnë se shumica e popullit shqiptar kundërshton dhe përçmon regjimin komunist. Arsyet kryesore të kësaj janë

(a) mangësitë ekonomike të vuajtura nga fshatarët dhe gjithashtu qytetarët si rezultat i programeve komuniste, shtypja e tregtisë private dhe programi i kolektivizimit. Gjithashtu taksat e mëdha mbi prodhimet bujqësore, shërbimi i detyrueshëm ushtarak, puna e detyruar dhe in kompetenca e administratës janë të tjerë faktorë.

(b) Shtypja e vlerave tradicionale të familjes e nderit personal që kanë qenë karakteristike për jetën shqiptare.

(c) Metodat e shtetit policor të regjimit.

(d) Sjellja servile e regjimit ndaj një fuqie të huaj (BRSS)

  1. Meqenëse Shqipëria është një vend bujqësor, fshatarësia është objektit ynë kryesor për zhvillimin e ndjenjës së miqësisë ndaj agjentëve dhe anti-komunistëve, dhe në kohën e duhur, edhe për pjesëmarrjen në rezidencën aktive. Objektiva të tjerë janë Ushtria, për të cilën raportohet se nuk është besnike ndaj komunistëve, ose njerëzit në poste qeveritare, shumica e të cilëve janë arsimuar nga regjimi i kaluar. Përveç kësaj ka gjithashtu një numër të madh komunistësh të pakënaqur që mund të jenë objektiv i dezertimeve speciale. Tradita e vjetër e luftës guerile ndaj dominimit të huaj dhe autoriteti qendror, është një faktor i favorshëm psikologjik.

Kufizime dhe disavantazhe të aktiviteteve

a. Disa pretendime të vendeve fqinje, veçanërisht ato territoriale të Greqisë, të cilat bëjnë që regjimi të hiqet sikur po mbron sovranitetin e Shqipërisë.

b. Aktivitetet operacionale të disa qeverive brenda Shqipërisë, veçanërisht nga Jugosllavia, çka ka sjellë njëfarë konfuzioni në mendjet e njerëzve.

c. Lajmet që arrijnë te popullata për mungesën e unitetit në rrethet e emigracionit, kanë krijuar konfuzioni se cili grup ka në fakt mbështetjen e Perëndimit, çka sjell hezitim në mbështetjen e agjentëve të ndryshëm që nuk kanë njohje personale.

d. Numri i kufizuar i radiove në Shqipëri që vë në dyshim efektin e propagandës dhe transmetimeve në radio.

14 shkurt 1951

Rivlerësim dhe rishikim i planeve të degës OPC në lidhje me Shqipërinë

  1. Disa ndryshime të situatës ndërkombëtare që prej hartimit të planit aktual të OPC mbi Shqipërinë, sjellin nevojën e një ri-ekzaminimi të faktorëve që përcaktojnë politikat drejt këtij vendi, si dhe të objektivave dhe natyrës së veprimit.
  2. Plani origjinal kundër Shqipërisë ishte aprovuar në 22 qershor 1949, në një kohë kur pozita e Jugosllavisë në lidhje me Bashkimin Sovjetik dhe zyrën e Cominform nuk ishte e qartë, dhe kur Shqipëria ishte një faktor i rëndësishëm për mbështetjen e guerrilasve komunistë në Greqi. Asokohe objektivi kryesor i përpjekjeve ishte përmbysja e regjimit të Hoxhës me anë të një force që do të godiste shpejt, e cila do të rekrutohej nga refugjatët shqiptarë në Greqi dhe vende të tjera të Mesdheut.

Në dhjetor 1949, si rezultat i zhvillimeve të reja, duke përfshirë dhe një mendësi të re të SHBA-ës dhe Britanisë ndaj regjimit të Titos në Jugosllavi, si dhe ndalimin e operacioneve guerile anti-komuniste në Greqi, projekti për Shqipërinë u modifikua duke përcaktuar objektiva më modeste. Objektivi i përmbysjes së regjimit Hoxha është lënë mënjanë për momentin.

Braktisa e operacionit

Arsyet kryesore për dorëheqjen nga projekti origjinal dhe braktisja e rebelimit të përgjithshëm me anë të ndërhyrjes ushtarake guerile, janë si më poshtë:

a) Tentativa për përmbysjen e regjimit mund të sjellë veprim ushtarak të BRSS-së ndaj Jugosllavisë me pretekstin e dhënies së ndihmës ndaj operacionit shqiptar.

b) Trazira të masës së gjerë në Shqipëri mund të sjellin përdorimin e njësive taktike sovjetikë dhe rritje të aktivitetit ushtarak sovjetik që jo vetëm do të sillte dështimin e rebelimit, por dhe forcimin e kontrollit sovjetik në Shqipëri, dhe në zonën e Mesdheut.

4. Sipas rishikimeve, misioni për Shqipërinë duhet të përfshijë qëllimet e mëposhtme:

a) Reduktimin e rëndësisë së Shqipërisë për Bashkimin Sovjetik me anë të dëmtimit të vazhdueshëm të autoritetit të komunistëve dhe me anë të ngacmimeve të brendshme. Ngacmime të tilla kufizojnë rëndësinë e Shqipërisë në rast agresioni kundër fqinjëve të saj apo kundër vendeve Perëndimore

b) Inkurajimi dhe asistimi i popullit shqiptar në rezistencën ndaj regjimit të Hoxhës dhe mbajtja e gjallë e shpresës së çlirimit prej tij. Përgatitja psikologjike për veprim të mundshëm për çlirimin e vendit nga tirania komuniste.

c) Krijimi dhe ndjellja e mbështetjes klandestine për grupet e rezistencës që mund të përdoren më pas si baza e lëvizjes për çlirimin e vendit.

5. Makineria e zbatimit të projektit të OPC kundër Shqipërisë është krijuar tashmë dhe funksionon. Ka disa operacione në zhvillim të cilat kanë dhënë rezultate, me gjithë aktivitetin relativisht të vogël. Mbetet për t’u përcaktuar sipas vlerësimeve të reja, nëse është e udhës të ndryshohet masa, shpejtësia apo natyra e operacioneve.

Vlerësime të reja mbi situatën

Mes faktorëve të rinj apo të ndryshuar që duhet të marrin vëmendje përmendim:

a) Ka disa sinjalizime se Jugosllavia mund të sulmohet nga vendet e Cominform në të ardhmen e afërt, ose nga një prej vendeve satelite fqinje, ose me pjesëmarrjen aktive të forcave të armatosura sovjetike.

b) Ka pasur kohët e fundit një rritje të personelit ushtarak sovjetik në Shqipëri, që tregon për qëllimin e forcimit të fuqisë ushtarake shqiptare.

c) Jugosllavia, e cila i trembet një sulmi ushtarak të Bllokut sovjetik, ka në plan të pushtojë Shqipërinë sapo të nisë agresioni, gjë që e konsideron të mundshme në një periudhë prej dhjetë ditësh.

d) Jugosllavia është përfshirë në një sërë aktivitetesh klandestine në Shqipëri, dhe besohet se po mbledh një forcë të shqiptarëve në Jugosllavi, me qëllimin e krijimit e goditjes pushtuese, të ngjashme me atë të parashikuar në planin fillestar të OPC, për rrëzimin e regjimit Hoxha.

e) Tito është i shqetësuar prej aktivitetit amerikan e britanik në Shqipëri dhe e ka bërë të qartë se do të ndjehej më i qetë nëse kjo ndërpritej.

f) Përveç aktiviteteve jugosllave, grekët, italianët e britanikët po kryejnë gjithashtu veprime klandestine, dhe situata është ngatërruar më shumë nga fakti se disa qeveri po përdorin elementë rivale politikë për ndërhyrje mes shqiptarëve.

g) Italianët dhe grekët nuk janë dakord me politikat e SHBA dhe kundërshtojnë objektivat tona të grupeve politike të emigracionit.

h) Si rezultat i marrjes në konsideratë të përfshirjes së Italisë apo Titos, ministria e jashtme britanike do të mirëpresë ndërprerjen e aktiviteteve tona në Shqipëri, edhe pse mund të pranojë vazhdimin e aktivitetit në nivelet aktuale edhe për një vit. /Memorie.al 

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hitleri u përpoq t’u mbushte mendjen italianëve, për ta braktisur operacionin e pushtimit të Shqipërisë dhe të planifikonin pushtimin e Kretës, por...”/ Zbulohen dokumentet e Zbulimit Ushtarak të SHBA-s

Next Post

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

Artikuj të ngjashëm

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

November 5, 2026
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkovi, Enveri i Rusisë dhe Beria, Mehmet Shehu i Rusisë, po bënin një luftë të përgjakshme…”/ Dokumentet e CIA-s, me traktin e hedhur me avion në Shqipëri

November 5, 2026
“Ndërkohë që priste me armë në dorë që të mbushej avioni me karburant, i thanë se që të ulej në Tiranë, do të duhej që avioni të bënte edhe dy ndalesa të tjera në…”/ Aventura e studentit spanjoll në janar ’70-të
Dossier

“Ndërkohë që priste me armë në dorë që të mbushej avioni me karburant, i thanë se që të ulej në Tiranë, do të duhej që avioni të bënte edhe dy ndalesa të tjera në…”/ Aventura e studentit spanjoll në janar ’70-të

November 3, 2026
“Mosmarrja pjesë e Hoxhës e Shehut në Paktin e Varshavës, tregoi tensionim të marrëdhënieve, por propaganda e Moskës është përpjekur shumë për të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Mosmarrja pjesë e Hoxhës e Shehut në Paktin e Varshavës, tregoi tensionim të marrëdhënieve, por propaganda e Moskës është përpjekur shumë për të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

November 2, 2026
“A janë sllavë Koci Xoxe me Pandi Kriston’? Enveri; ‘Po, Xoxe ka lindur në Maqedoni, Kristo është nga Korça. Tek ne ka pak grekë dhe hebrenj e 5-6 mijë maqedonas…’”/ Biseda e Enverit me Stalinin, 1949
Dossier

“A janë sllavë Koci Xoxe me Pandi Kriston’? Enveri; ‘Po, Xoxe ka lindur në Maqedoni, Kristo është nga Korça. Tek ne ka pak grekë dhe hebrenj e 5-6 mijë maqedonas…’”/ Biseda e Enverit me Stalinin, 1949

November 2, 2026
“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969
Dossier

“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969

November 1, 2026
Next Post
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme