• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, November 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndërkohë që priste me armë në dorë që të mbushej avioni me karburant, i thanë se që të ulej në Tiranë, do të duhej që avioni të bënte edhe dy ndalesa të tjera në…”/ Aventura e studentit spanjoll në janar ’70-të

Nga Ruben Avxhiu

Memorie.al / Më 7 janar 1970, një djalë i ri, i armatosur me një pistoletë lodër (që dukej si e vërtetë), urdhëroi pilotin e një avioni që po fluturonte nga Madridi në Saragozë, që të ndryshonte drejtim dhe të ulej në Shqipëri. Ai ishte një student i Informatikës, 18-vjeçar, me emrin Mariano Ventura Rodriguez. Avioni kishte 41 vetë në bord. Shqipëria, në atë kohë, ishte një vend komunist, i izoluar nga shumica e Europës, në një aleancë të pazakontë me Kinën e largët. Mirëpo, në atë kohë, edhe Spanja ishte një diktaturë, nën pushtetin e gjeneralit Françisko Franko. Në fakt, thuhet se ai kishte kërkuar të shkonte në Kubë, po i kishin thënë se nuk ishte avion që mund të kalonte Oqeanin. “Më çoni në Tiranë, në Shqipëri, atëhere”, kishte thënë ai.

Ndonëse me pistoletën mbi kokë, piloti i “Iberia Airlines” i shpjegoi studentit me qetësi, se avioni nuk kishte karburant të mjaftueshëm për një udhëtim aq të gjatë dhe se ishte e nevojshme të ulej në destinacion (Saragozë), për t’u furnizuar. Në Saragozë, studenti priste me armë në dorë që të mbushej avioni me karburant, ndërkohë që i komunikuan se që të ulej në Tiranë me këtë lloj avioni, do të duhej të bënte dy ndalesa të tjera. Një në Marsejë dhe një në Romë.

Mariano ra dakord. Me pistoletën prej plastike në dorë që e kishte blerë në një dyqan lodrash në Madrid, ai doli nga kabina e pilotit dhe i njoftoi udhëtarët e hutuar, se do të kishin shansin të shikonin disa qytete të bukura: Marsejën, Romën dhe Tiranën. Mirëpo, ndërkohë, e informuar për rrëmbyesin, situatën në aeroport e kishte marrë në dorë ushtria. Ushtarë të veshur si punëtorë u afruan gjoja për të bërë furnizimin me karburant dhe shfrynë gomat e rrotave të avionit, ndërsa elektriçistët kishin stakuar disa qarqe të nevojshme për funksionimin e avionit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkovi, Enveri i Rusisë dhe Beria, Mehmet Shehu i Rusisë, po bënin një luftë të përgjakshme…”/ Dokumentet e CIA-s, me traktin e hedhur me avion në Shqipëri

“Mosmarrja pjesë e Hoxhës e Shehut në Paktin e Varshavës, tregoi tensionim të marrëdhënieve, por propaganda e Moskës është përpjekur shumë për të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Dritat e aeroportit u fikën dhe studentit iu komunikua me megafon, se avioni nuk mund të nisej më dhe se nëse do të prekte udhëtarët, do të vritej në vend nga ushtarët. Dy kamionë nxituan për të bllokuar pistën e fluturimit përpara tij. Studenti bërtiti se nëse nuk niseshin për 15 minuta, do të masakronte të gjithë njerëzit që ndodheshin në bord. Ndërkohë avionit i mbaruan bateritë dhe gjithçka ishte në errësirë. Rrëmbyesit iu komunikua se maksimumi do të bënte dy vite burg, ndërsa nëse pësonte gjë njeri, do të vritej në vend. Pas katër orësh negociatash, ai pranoi të dorëzohej.

Ndonëse nuk pati asnjë viktimë, ngjarja nervozoi pilotët spanjollë, shoqata e të cilëve në një shembull të rrallë rebelimi, kritikoi publikisht gjeneralin që kishte drejtuar operacionin, duke e akuzuar se kishte vënë në rrezik udhëtarët me agresivitetin ndaj sulmuesit. Më vonë, studenti pranoi se kishte pirë disa gota më shumë dhe se nuk kishte dashur të dëmtojë askënd. Çfarë e shtyu të kërkonte ta çonin në Shqipërinë e Enver Hoxhës? Nuk ishte në fakt i vetmi i ri në Perëndim me kuriozitet për botën komuniste.

Babai i tij foli i shokuar për median, duke thënë se nuk e kishte pritur prej djalit të tij që kishte qenë gjithnjë një i ri normal, pa ndonjë interes në politikë e, aq më pak për politikën ndërkombëtare. Mirëpo, kishte shtuar se familja e tij kishte qenë gjithnjë në anën e ligjit dhe se ligji duhej t’i jepte dënimin që meritonte. Në fund, gjykatësi i dha dënimin me shtatë vjet e një ditë.

Nuk dihet se çfarë është bërë me të më vonë, apo se çfarë ka menduar më vonë kur ka parë arratisjen e dëshpëruar nga Shqipëria të njerëzve që iknin nga vendi ku ai donte të shkonte. Mariano Ventura Rodriguez mbase nuk arriti të mbërrijë në Shqipëri, por të paktën hyri në histori. Media spanjolle e njeh si “piratin e parë ajror të historisë së Spanjës”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 4 Nëntor 2026

Next Post

“Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkovi, Enveri i Rusisë dhe Beria, Mehmet Shehu i Rusisë, po bënin një luftë të përgjakshme...”/ Dokumentet e CIA-s, me traktin e hedhur me avion në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkovi, Enveri i Rusisë dhe Beria, Mehmet Shehu i Rusisë, po bënin një luftë të përgjakshme…”/ Dokumentet e CIA-s, me traktin e hedhur me avion në Shqipëri

November 3, 2026
“Mosmarrja pjesë e Hoxhës e Shehut në Paktin e Varshavës, tregoi tensionim të marrëdhënieve, por propaganda e Moskës është përpjekur shumë për të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Mosmarrja pjesë e Hoxhës e Shehut në Paktin e Varshavës, tregoi tensionim të marrëdhënieve, por propaganda e Moskës është përpjekur shumë për të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

November 2, 2026
“A janë sllavë Koci Xoxe me Pandi Kriston’? Enveri; ‘Po, Xoxe ka lindur në Maqedoni, Kristo është nga Korça. Tek ne ka pak grekë dhe hebrenj e 5-6 mijë maqedonas…’”/ Biseda e Enverit me Stalinin, 1949

“Gjatë vizitës sime në Belgjikë me shokun Harrilla Kola, ne shkuam në Universitetin e Brukselit, (Fakulteti i Drejtësisë) dhe pyetëm e konstatuam: Shoku Enver Hoxha…”/ Biografia e panjohur e vitit 1969

November 1, 2026
“Në një tjetër fazë të negociatave, pala jugosllave me në krye kolonelin Branko, morën veçmas dy të dërguarit e Mbretit Zog, Irfan Beun dhe Derrallën, për t’iu kërkuar…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai…”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969
Dossier

“Kristo Kono tregon se drejtori i liceut, De Kurvil, e dinte qëndrimin përparimtar të Enverit dhe njohjet e tij me Grupin Komunist të Korçës, por ai…”/ “Biografia e panjohur e Enver Hoxhës, e vitit 1969

November 2, 2026
Next Post
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkovi, Enveri i Rusisë dhe Beria, Mehmet Shehu i Rusisë, po bënin një luftë të përgjakshme...”/ Dokumentet e CIA-s, me traktin e hedhur me avion në Shqipëri

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme